Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur është fjala për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe

Postuar: 14/06/2018 - 07:21

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka dhënë shqiptarëve mundësinë e artë për të parë me argument të pakontestueshëm se sa i korruptuar ka qenë sistemi i drejtësisë. Të mos ishte Vetingu, e gjithë panorama tronditëse e korrupsionit, që ne kemi sot parasysh, do ishte mbuluar nga heshtja dhe gjërat do kalonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë me ata që tundin flamurin e drejtësisë në emër të ligjit dhe barazisë. Vetingu po tregon me emër dhe mbiemër anëtarët e gjykatave dhe prokurorisë, të cilët kanë të ardhura financiare, që për fatin e tyre të keq, nuk janë në gjendje t’i argumentojnë ato para Komisionit të Vetingut. Kemi parë se si trupat gjyqësore kanë larguar nga detyra anëtarë të gjykatave të nivelit të lartë, prokurorë, të cilët janë dorëzuar para Komisionit të Vetingut duke mos argumentuar paratë që kanë në llogaritë e tyre familjare.

Një njeri në marrëdhënie pune, qoftë ky edhe prokuror i përgjithshëm, kryeministër, deputet, politikan, biznesmen, është në gjendje të bëjë llogaritë e të ardhurave që merr, madje mund të japë përgjigje edhe në mes të natës, pa u menduar shumë gjatë. Ndërsa gjyqtarët që nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, prokurorët, deputetë, nuk janë në gjendje të llogarisin fitimet që nxjerrin nga puna e tyre e normuar, nuk janë në gjendje të llogaritin fitimet e biznesit, të transaksioneve, të fitimeve që vijnë nga shitblerjet e ndryshme. Si është e mundur që ndodh kështu?! Në seancat gjyqësore që ka realizuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në sistemin e drejtësisë kemi parë se anëtarëve të gjykatave dhe prokurorëve, të cilët u janë nënshtruar skanerit të drejtësisë u është lënë kohë e mjaftueshme, në seanca të mëvonshme për të qenë edhe më të qetë, në argumentimin e llogarive të deklaruara më parë. Kemi parë se si njerëz me profesione të nderuara, me vjetërsi të konsiderueshme janë “dorëzuar” para Komisionit, duke mos dhënë përgjigje për paratë që dalin jashtë llogarive buxhetore.

Askush nga këta autoritete me funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, dhe jo vetëm këtu, nuk e kanë menduar se do vinte një moment ku do përballeshin kaq ashpër me kolegët e tyre përsa i takon zbatimit të ligjit të vetingut. Nuk e kanë menduar kurrë se trupat e Komisionit do merrnin në pyetje kolegët e tyre me të cilët kanë qenë ndoshta në një trupë gjykuese ku kanë dhënë drejtësi të tjerëve për korrupsion e më gjerë se kaq. Por ja që kështu erdhën punët. Gjyqtarët kërkojnë llogari gjyqtarëve, prokurorëve se ku dhe si i kanë bërë këto shuma financiare, të cilat për hir të së vërtetës, edhe vet po çuditen se si i kanë bërë shuma të tilla të ardhurash. Nuk është aspak e lehtë t’i kërkosh llogari kolegut në profesion e etikë për paratë që nuk dinë t’i argumentojnë se si i kanë grumbulluar shuma të tilla, që nuk dinë se në ç`kohë dhe mënyrë i kanë futur në buxhetin familjar.

Është e qartë dhe me të drejtë mund të thonë se Vetingu i ka skanuar, ua ka nxjerrë në dritë të diellit modelin se si i kanë nxjerrë fitimet, për të cilat nuk janë në gjendje të thonë me zë dhe figurë se vetëm me punë të ndershme nuk janë. KPK dhe ILDKP kanë ushtruar detyrën e tyre ligjore duke bërë kontrolle fizike për të qartësuar në emër të ligjit ndershmërinë e anëtarëve të gjykatave dhe prokurorisë për deklarimin e pasurisë që kanë në pronësi.

Shumë emra të njohur në organet e drejtësisë janë përjashtuar nga funksionet shtetërore sepse janë gjetur në shkelje të ligjit dhe nuk e justifikojnë kapitalin që kanë vënë në vitet e punës.

Vetingu ka nxjerrë zbuluar këta gjyqtarë e prokurorë sa i takon vënies së pasurisë së tyre familjare. Dhe ndodh kështu me njerëzit e drejtësisë, me ata që njerëzit e thjeshtë kanë pritur në këto 28 vjet të shikonin një balancë të drejtësisë. Nuk ka ndodhur ajo që duhej të ndodhte. Anëtarë gjykatash, prokurorë, punonjës të nivelit të lartë në sistemin e drejtësisë kanë punuar me dy e më shumë standarte: në njërin krah kanë spekuluar me ligjet dhe funksionet profesionale që u jep detyra. Për vete janë pasuruar në mënyrë abuzive dhe kanë penalizuar njerëzit e thjeshtë, që nuk kanë mbrojtje ligjore.

Burimet thonë se anëtarët e Gjykatës së Lartë, shumica e tyre kanë të ardhura vjetore që i kalojnë 70 milionë lekë, pa llogaritur këtu makinat luksoze, apartamente banimi e kështu me radhë. Kësisoj ka ndodhur edhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, prokurorisë etj. Pyetja është e thjeshtë dhe nuk kërkon përgjigje: Ku i kanë gjetur këta nëpunës të lartë, këta zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë kaq shumë para, kur matematika e të ardhurve financiare si buxhetor nuk arrin tek këto kuota.

Duket se ka patur një garë të hapur pasurore midis këtyre autoriteteve të larta. Ata kanë gjetur formulën e artë të pasurimit dhe askush nuk ka nguruar të kryejë misionin, duke spekuluar me detyrën dhe fuqinë që të jep ligji, detyra shtetërore. Shumë prej tyre kanë dhënë edhe leksione për mënyrën se si duhet luftuar korrupsioni, duke drejtuar gishtin tek ligji, shteti i së drejtës dhe kushtetuta e vendit. Kështu janë shprehur duke u dhënë mësim të tjerëve për të luftuar korrupsionin, këtë gangrenë që po e gërryen shtetin. Deri sot asnjë punonjës i drejtësisë nuk ka denoncuar raste abuzimi për kolegët që kanë abuzuar nën maskën e shtetit të së drejtës. Të gjithë kanë qenë koshientë për këtë trend pasuror, të cilin Vetingu ua bëri të ditur shqiptarëve. Askush, prokuror, gjyqtar, nëpunës i drejtësisë, qeveritar, punonjës policie, nuk e kanë marrë guximin të bëjnë publike rastet e korrupsionit të kësaj praktike të vjedhjes së njerëzve që luftojnë me urinë. Askush nga ata për të cilët ka marrë vendim Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për largim nga detyra nuk e kanë pasur kurajon të hapin lojën spekullimit me detyrën, duke shfrytëzuar çdo burim të ardhurash, paçka se praktikat kanë qenë jo ligjore. Kur është fjala për paratë thotë populli, të gjithë kanë një fe. Vetingu doli ateist dhe nuk friket nga zullumqarët, që për Bibël dhe Kuran kanë vetëm paratë. Kjo është e vetmja fe që kanë dhe respektojnë./Nga Sokrat NDREÇKA

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

 Çfarë  fshihet pas aleancës Meta-Berisha për bllokimin e negociatave?

Postuar: 17/06/2018 - 22:51

Tashmë është evidente aleanca Meta-Berisha.

Postuar: 17/06/2018 - 07:34

Rreth dhjetë vjet më parë, në vitin 2007 në komunën e Ksamilit u paraqitën një grup qytetarësh fr

Postuar: 17/06/2018 - 07:33

Njohjet dhe takimet me qytetarë të ndryshëm që kanë pritur dhe ndihmuar popullatën çame pas asaj

Postuar: 17/06/2018 - 07:32

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar për zbatimin

Postuar: 16/06/2018 - 22:03

Gazetari dhe moderatori i njohur Arian Cani ne nje reagim ne faqen online te emisionit te tij &ld

Postuar: 16/06/2018 - 21:15

Taksë gjithë familjeve për 4-5 FAMILJE?!!

Postuar: 16/06/2018 - 12:21

Miq Ronaldo dje nuk e shënoi golin me këmbë si thonë disa, por me kokë.