BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Kur humanizmin e ndjen si detyrim!

Kur humanizmin e ndjen si detyrim!

Skënder Lenën, nuk kam shumë kohë që e njoh. Tek e takoj rrugës më thotë: “Nesër do të shkojmë diku, e do të kthehemi. Po të mos keni ndonjë punë, më shoqëroni të shkojmë bashkë”. “Me siguri, i them, duke e njohur natyrën e tij si bamirës, do të shkoni për të bërë ndonjë nder”! Dhe nuk gabova. Të nesërmen nisemi për në Gramsh ku Skënderi, do të dhuronte katërmbëdhjetë kompjutera, gjashtë në shkollën e mesme, gjashtë në konviktin e studentëve, një Shtëpisë së Kulturës dhe një tek një mik i tij, Enver Qose. Përveç këtyre, Skënderi paguan edhe një studente ekselente, Elisa Boci që përfundon studimet e larta për mjekësi. Enver Qose, gjatë gjithë jetës ka punuar si mësues në shkolla të ndryshme të Gramshit dhe kohët e fundit ishte në detyrën e drejtorit të shkollës së mesme. Me daljen në pension, shkoi në fshatin e tij të lindjes, Sojnik edhe për të kaluar pensionin, por edhe për të qëndruar pranë njerëzve të tij të afërt dhe bashkëfshatarëve. Është kjo një iniciativë e mirë e njerëzve të tillë mbasi sot, më tepër se kurrë, njerëzit kanë nevojë për ngrohtësi, kanë nevojë për të dëgjuar një fjalë të mirë, një muhabet prej intelektuali. Pra shkurt kanë nevojë për një fjalë të mirë që çdokujt nuk i kushton asgjë, e nuk shpenzon asgjë për ta nxjerrë. E megjithatë, njerëz të tillë si Enveri, janë të pakët. Askush nuk të mat të themi sot me shumat që jep për bamirësi, por të matin nga fjala, nga veprimi, nga predispozicioni për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve qoftë edhe me një fjalë të ëmbël. Por, kanë ardhur të tjera kohë, thuhet rëndom. Kohët, janë po ato, kohën e zbukuron apo e shëmton njeriu. Askush deri më sot nuk të akuzon që të japësh për të tjerët. Njerëzit sot të akuzojnë për të këqijat që bën. Dhe këtyre të fundit, duket sikur njerëzit i mëshojnë më shumë. Dhe veprimet antiligjore. bien në sy më shumë nga ato brenda ligjeve e normave. Një nga këto të jashtëkohës është prirja për t’i dhënë sa më pak shoqërisë e për të përfituar sa më shumë prej saj, janë aktet e korrupsionit në rrugë e forma të ndryshme nga kuadro e punonjës të të gjitha rangjeve e më keq akoma të vjedhjeve e abuzimeve me detyrën. Të tilla veprime, kanë marrë përmasa të frikshme aq sa është e vështirë të vendosësh një vijë midis atyre që ulin figurën e tyre siç mund të jenë gjykatës, prokurorë, kuadro të pushtetit vendor apo qendror etj. etj. të të gjitha niveleve, kurse ata të ndershmit kanë mbetur në minorancë. Po kush janë më të ndershmit sot? Janë fukarenjtë, janë ata që gjithçka e presin nga të tjerët, janë ata, të themi që nuk kanë asgjë në dorë apo nuk i pyet kush... Edhe vitin e kaluar Skënderi dhuroi 21 kompjutera për mësues e studentë, por edhe për persona të veçantë në nevojë në zonat e thella përveç Enver Qoses edhe për Muharrem Zela, Kukur, Xhezar Meci Porocan, Jonuc Cerciu, Gjergjevinë, Caush Senja,Tunjë etj. Nuk është ndonjë gjë e madhe dhurimi i një kompjuteri, por mbi të gjitha është ana humane e Skënderit, e një pensionisti që as nuk e ka fare për detyrë, por që Skënderi e ndjen si detyrim për njerëzit e punës, për njerëzit që kanë lënë gjurmë me punën e tyre në shërbim të shoqërisë. Humanizmi nuk imponohet, ai buron nga shpirti. Ka edhe të tjerë që e bëjnë për t’u dukur, siç janë në jo pak raste sidomos nga shoqata të ndryshme, apo persona të veçantë... Por, të vazhdojmë me Skënderin. Skënderin, as dje kur ka punuar si biznesmen në ndërtim dhe ca më pak sot, askush nuk e detyron që të bënte një gjë të tillë me të ardhurat e tij dhe këtë e bën sa herë që i jepet mundësia. Aty, bëri edhe një ceremoni të thjeshtë, mori nga drejtoria e shkollës një pikturë të gdhendur në dru, por mbi të gjitha ai mori prej tyre, mirënjohjen e studentëve dhe personelit mësimdhënës, mori prej tyre urimet për këtë akt human dhe këto, për Skënderin janë gjithçka, janë siç e thotë ai “fjalë që burojnë nga zemra e tyre dhe këto më japin jetë”! Skënderi, bas hkë me kompjuterët, për të gjithë mësuesit e Bashkisë Gramsh, dhuroi edhe katërqind e pesëdhjetë maska mbrojtëse anti Covid-19. Edhe këto në shenjë respekti për mësuesit, të cilët për vetë natyrën e tyre të punës janë të rrezikuar. “Asgjë nuk më kushtojnë mua, thotë Skënderi që sipas mundësive të mija të jap për njerëzit diçka, por ama ajo që unë marr prej tyre, kanë shumë shumë herë më tepër vlerë nga sa unë jap”! Po cilat janë këto që Skënderi merr prej tyre. Janë fjalët e mirënjohjes, janë urimet e tyre dhe kjo Skënderit i jep jetë e shëndet, i jep kënaqësi shpirtërore, që siç shprehet, “nuk blihen me asnjë lloj shume parash dhe nuk i gjen në asnjë pazar”! Skënderi, siç e thamë nuk e ka të imponuar, por e ka pjesë të shpirtit të tij, e ka të trashëguar nga të parët e tij. Ai është djali i Kapo Lenës, i njohur në gjithë Qarkun e Elbasanit e veçanërisht në Zonën e Gramshit, si Kapedani trim në luftë, si partizan i orëve të para e më vonë si Komandant i batalionit Vërcë Sulovë aq të njohur në Zonën e Gramshit e më gjerë. Përpara pushtimit fashist, Kapoja takon intelektualin e shquar Kadri Hoxhën me të cilin kishte një shoqëri të ngushtë. Më vonë Kadriu, bëhet drejtor i bankës italo-shqiptare. Kadriu, i shkon për të marrë një kredi për të blerë një kalë. “Merrni më shumë Kapo, i thotë Kadriu, të marrësh edhe dhi e dhen, sepse italianët do t’i përzëmë sepse ti je antifashist dhe nuk do t’i paguash”! Kështu bëri Kapoja dhe qysh atë ditë doli malit, pa e imponuar kush. Këtë e ndjente detyrim si çdo qytetar për Atdheun e vet, për fshatin e vet. Me vete mori edhe të tjerë bashkëfshatarë të tij të zonës përreth dhe formoi çetën e parë. Më vonë krijoi Batalionin e Zonës Vërcë-Sulovë dhe efektivi, pa hezitim njëzëri e kërkuan për komandant, trimin Kapo Lena, i cili, bashkë me shokët e tij, luftoi si trim deri në çlirimin e Shqipërisë. Edhe mbas çlirimit, Kapo Lena, me punën e tij, në çdo detyrë që iu ngarkua punoi me përkushtim si atdhetar i vërtetë pa synuar për poste e privilegje, por mbi të gjitha si njeri human e në shërbim të komunitetit. Detyrat e shumta që kreu, harrohen shpejt, por ato që nuk harrohen kurrë e do të mbeten në kujtesën e njerëzve, janë humanizmi i tij në shërbim të njerëzve, dashuria e tij për të gjithë njerëzit pa përjashtim e mbi të gjitha për të afërmit e tij. Por, a u vlerësua Kapo Lena mbas çlirimit ashtu si e meritonte? Për të qënë më të saktë, jo! Pavarësisht kësaj Kapoja shprehej: “Unë, kam bërë detyrën si të tjerët”! Por a mund të qëndronte indiferent djali i tij, Skënder Lena, për t’i bërë babait gjithçka meritonte megjithëse babai i tij nuk u ankua asnjëherë? Jo! Më shumë nga sa mendonte për babain e tij, mendonte edhe për ata shokë të shumtë të tij, kolegë që luftuan në krah të Kapos që kohën e lirë e kalonin ulur në trotuaret apo lokalet e kafeneve. Skënderi për këtë me një shumë prej më shumë se 40 milionë lekë (të vjetra), ndërtoi Lulishten në qendër të qytetit të Gramshit, ndërtoi bustin e babait të tij Kapo Lena, e pajisi lulishten me të gjitha kushtet e nevojshme si ndriçim, stola e tavolina. “Nuk ishin për mua asgjë edhe sikur 100 milionë lekë të shpenzoja, por prej më shumë se tre vitesh që unë ndërtova këto ambiente, urimet që kam marrë nga shokët e kolegët e babait, kanë qindra herë më shumë vlerë për mua. E them këtë, mbasi sa herë të moshuar e kolegë të babait, apo edhe të rinj e të reja që kalojnë kohën në këtë ambient, do të më dërgojnë edhe mua urimet dhe falënderimet e tyre, që këto, për mua e kalojnë kufirin e çfarëdo shume që unë apo dikush tjetër të shpenzojë! Sa shumë mëson nga ky njeri që duket sikur ka lindur për të bërë bamirësi. Ai thotë: “Në qoftë se unë jam mirë duke menduar vetëm për veten time, nuk jam aspak mirë. Unë jam mirë vetëm atëherë kur janë mirë edhe njerëzit e mi në radhë të parë e më pas, sipas mundësive që kam të jap kontribut edhe për fshatin edhe për njerëzit në nevojë. Sigurisht, nuk do të bëj ndonjë gjë të madhe, por nuk mund të bëj dot për të gjithë, por ama, keq, as kam bërë e as nuk do të bëj ndonjëherë, sepse e keqja mbahet mend, kurse të mirat, le ti dinë kush të ketë dëshirën e mirë”! Skënderi nuk e thotë, por të tjerët nuk qëndrojnë pa e thënë. Me rënien e tërmetit në muajin nëntor të vitit 2019, si shumë shoqata apo biznesmenë edhe Skënderi dhuroi një shumë prej një milion lekësh të reja në ndihmë të familjeve në nevojë nëpërmjet bankës. Por ja që ka edhe mosmirënjohje, e cila kjo është ana më e keqe, apo ekstremi i kundërt i humanizmit. Jo vetëm njerëz të veçantë janë mosmirënjohës për ndihmën që u jep, por ndodh që edhe “deti” vetë edhe “banka” vetë, të jenë mosmirënjohës, jo për gjë tjetër, por të paktën vetëm për një fjalë për një “faleminderit për ndihmën tuaj”! Kjo është ana më e keqe, duke të krijuar edhe dyshime nesë kjo ndihmë simbolike, a shkoi në vendin për ku u nis apo jo?! E megjithatë, Skënderi nuk jep kontributin e tij modest as për t’u dukur, as pr të bërë emër, sepse ai, këtë mund ta bënte fare mirë atëherë kur ishte koha e jo sot. Por, fakti është që ai ndihmën për të tjerët, përfshi edhe për vëllanë e tij e ka si të them “sëmundje”, mbasi kur janë mirë të gjithë, atëherë është edhe vetë ai pavarësisht nëse ia dinë të mirat që bën ose jo. Edhe në të ardhmen, të tjera projekte ka, për ata që i japin jetë, i japin forcë, nëpërmjet urimeve. Sikur të kishim jo shumë, por edhe shumë pak, do të ishin shumë për kohët që kalojmë, për kohën kur njerëzit priren nga antihumanizmi që nuk e justifikon as fukarallëku, as kohët e vështira që kalojmë. Për njeriun, mbi të gjitha, është ana e tij njerëzore, e shprehur me humanizmin e tij.