Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur humbet një monument!

Postuar: 17/04/2019 - 07:11

Sigurisht shumë njerëz, jo vetëm francezë, u përlotën përpara një zjarri që nuk përpiu gradaçiela dhe pallate luksoze, por shembi një pjesë të rëndësishme të një monumenti plot histori, kulturë, vepra, religjion dhe simbol i një kryeqyteti botëror! Parisi nuk u bombardua nga nazizmi! La një diktator të jashtëzakonshëm dhe shkatërrues, ta shijonte me krenari naziste dhe pastaj erdhi koha që të krenohej me pasurinë monumentale dhe në trashëgimi kulturore të paprekur nga lufta dhe horrori i saj! Pikërisht në të kundërtën e shumë monumenteve, të cilat u shembën nga bombardimet dhe lufta kudo në Europë! U rindërtuan shumë prej tyre, por sigurisht kanë brenda atë mungesë të madhe të trashëgimisë, e cila nuk vjen më! Më kujtohet kur u dogj "Fenice" në Venecia! Ajo u ribë, i rindërtua, u restaurua, por sigurisht mungon ajo që konsiderohet "autenticitet" madhështor i kohës dhe trashëgimisë kulturore! Ka shumë për fat të keq, shembuj të tillë! Ajo që duhet të kujtojmë është vlera e madhe në trashëgimi e cila nuk ribëhet, nuk vjen më ose më mirë humbet, kur një monument, rrëzohet, prishet, degradohet dhe digjet!

Ku e kam fjalën? Por është shumë e thjeshtë! Kur i ndodh një fatkeqësi e tillë Parisit, akoma më shumë në një fazë konservimi dhe në punime restauruese, kuptohet se mund t’i ndodhë gjithkujt! "Notre Dame" ishte plaçkitur dhe dëmtuar shumë sidomos gjatë Revolucionit Francez! Shumë vepra të vjetra në atë kohë u prishën dhe autenticiteti i vjetër u dëmtua, por sërish u restaurua dhe u ndërtua! Kështu do të ndodhë sërish! Por strategjitë sidomos për vendet e vogla si Shqipëria duhet të shkojnë më parandalimin e rrënimit dhe humbjes së monumenteve të shumta që ne kemi në territorin tonë. Më vjen keq ta them sot, por ne në këtë pikë, sot jemi shumë më keq se sa ishim në kohë të diktaturës! Ajo (diktatura) ka bërë faje të mëdha, por në fund të fundit, arriti të konservonte dhe të vendoste në ruajtje shumë nga ato monumente, zona arkeologjike dhe rrënoja që sot ne nuk u ruajmë dot! Thashë se ka bërë marrëzi me disa prishje si bie fjala Pazari i madh në Shkodër, Kisha e Vaut të Dejës dhe disa të tjera të kësaj natyre, por në përgjithësi organizimi i monumenteve të kulturës ishte pothuaj perfekt në atë kohë dhe sot është një zero me xhufka për të thënë se "jemi mirë"! Monumentet e Kulturës në atë kohë "nuk kishin nevojë për tendera për trashëgiminë"! Kur në fakt tenderi në trashëgimi nuk shkon me logjikën e tenderit në ekonomi! Po pra logjikës idiote për të grabitur! Kishte njerëz të shumtë atëhere, specialistë të restaurimit dhe roje kudo në vendet e rëndësishme monumentale dhe arkeologjike! Ruante vlerat e trashëgimisë me anën e fushatave (dhe në çdo kohë diktatura) të shumta restauruese dhe konservuese, sepse në fund të fundit, një pjesë e mirë e monumenteve ishin të dëmtuara dhe erdhën mbas një pune pothuaj 30 vjeçare në një formë të mirë teknike. U zbatua elementi ruajtës konservues me ndërtimin e shumë muzeve që sot ose janë zhdukur, ose ato që janë vuajnë për fonde dhe strategji të mirëfillta rikuperuese dhe restauruese! Lagje të shumta në qytetet tradicionalë si Shkodra, Berati, Korça, Gjirokastra nuk kanë më as aftësinë dhe as fondet që të trajtohen si në diktaturë dhe nuk është zgjidhur aspak raporti tashmë shkatërrues pronë private dhe monument kulture apo zonë historike! Për të mos thënë raporti qesharak në trashëgimi mes pushtetit vendor dhe atij qendror! Dje Monumentet e Kulturës nuk vinin në "mbrojtje paraprake" që pastaj ta heqin me ryshfet, për të ndërtuar një pallat! Dakord? Nuk kishte mundësi dje dhe nuk ka mundësi as në botën kapitaliste dhe demokratike sot që mos të kontrollohet territori në raport dhe me trashëgiminë kulturore, sikundër është bërë këto tre dekada e fundit te ne. Nuk kishte mundësi dje, që institucionet e kulturës dhe sidomos Instituti i Monumenteve të "zotërohen" dhe komandohen nga individë "no name no face" pa rekorde pune dhe me moshë adoleshente në trashëgiminë e tyre në punë! Po si sot dhe dje në medemek demokraci! As "ministria vetë" drejtuar nga individë që edhe nga monumentet duan të nxjerrin përfitim personal! As ASHA dhe arkeologjia për të dhënë leje aty ku nuk duhet të kalojë as "gomari me dru"! Nuk mund të bënte vaki që të rrezikoheshin rrënoja dhe kisha, por dhe ura mesjetar si nga njerëzit, nga ujërat dhe koha! Sot më vjen keq, por rrezikohen struktura të mëdha, lagje dhe shtëpi, përveç atyre që janë zhdukur nga lista e Monumenteve të Kulturës së kategorisë së parë!

E kjo shkurtimisht është ajo që unë them "kur një monument humbet" duke e përsëritur se nuk vjen më te ne! Liria e abuzuar, liria e shpërdoruar dhe demokracia me ligje e pa zbatuar, ka bërë dhe "lirinë e monumenteve për të shkatërruar" dhe kjo është një diçka që të lodh dhe të tmerron!

Sepse në shumë raste njerëzit e sektorit janë militantë dhe injorantë partie, janë bashibozukë votash dhe përfitimesh dhe kjo në kulturë është vrastare! Ato largojnë dhe lodhin dhe njerëzit pasionantë, të devotshëm! Po krijojnë tmerrin katastrofik të pasigurisë në trashëgimi!

"Notre Dame" akoma më shumë, po na kujton sa shumë probleme kemi ne në këtë drejtim! Është një kujtesë që na djeg dhe pse është më shumë se 1000 km larg nesh, pikërisht zjarri që rrëzoi një pjesë të atij simboli të jashtëzakonshëm të Parisit! Ky është dhe momenti për të reflektuar! Kush? Kjo tani është shumë për tu diskutuar.

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç me të intervistuarin e parë, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga

Postuar: 24/08/2019 - 07:48

Çdo vit e më shumë shtohet një nga fatkeqësitë kombëtare akoma e pa marrë seriozisht jo vetëm nga

Postuar: 24/08/2019 - 07:46

Kjo është përgjigja që merr nga fatorinot dhe shoferët e linjave urbane e ndërqytetëse të autobus

Postuar: 24/08/2019 - 07:45

Roli i lidershipit ka qenë dhe mbetet objekt studimi, për vetë domosdoshmërinë dhe interesimin që

Postuar: 23/08/2019 - 07:43

Beteja me informalitetin ka nisur me një tjetër ritëm.

Postuar: 23/08/2019 - 07:41

Shqipëria është nga të paktat "demokraci hibride" që të keqen e madhe të saj, e ka në m