BREAKING NEWS

“Televizionet shqiptare paguhen nga rusët”, Ngjela jep alarmin dhe paralajmëron: SHBA e pranoi, nuk flasin me emra, por...

“Televizionet shqiptare paguhen nga rusët”, Ngjela jep alarmin
x
BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x

Opinion / Editorial

Kur ish-Spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë të normalizohet

Kur ish-Spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë

Historia e kësaj maskarade ka filluar që kur udhëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia, duke parë rënien e murit të Berlinit me 9 nëntor 1989 dhe pushkatimin e Çausheskut në 22 dhjetor 1989, seriozisht dhe me frikë në zemër kuptoj se diktatura komuniste në Shqipëri praktikisht kishte marrë fund. insistimi i OSBE për të demokratizuar Shqipërinë dhe për të ndërruar sistemin në Shqipëri nga një diktaturë në një vend me sistem të demokracisë perëndimore. Masat që ai mori për të përballuar një revoltë popullore dhe një hakmarrje me gjakderdhje të madhe ishin në përputhje me deklaratën e Katovicës. Këto u zbuluan nga Prof. Servet Pëllumbi ish Kryetar i PS disa vite më vonë për strategjinë që ndoqi Ramiz Alia për të bërë kalimin e butë nga Diktatura në Demokracinë perëndimore. ``Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës së ‘87. Madje, në një pritje, në prezencë të ish-presidentit Moisiu e kam pyetur: “Të ka dërguar Gorbaçovi një material për Katovicën?”, sepse Ramiz Alia ka qenë në një periudhë me Gorbaçovin në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale në atë kohë, por asgjë konkrete. Ai e mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji. Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike. Deklaratat e profesor Pëllumbit për një skenar të Katovicës të aplikuar në Shqipëri nga Ramiz Alia, u kundërshtuan nga Fatos Nano i cili tha se:`` janë vetëm një përpjekje për të zënë një vend në histori. Në emisionin “Debat”, profesor Pëllumbi, përmes dokumentit që zbuloi, tregoi se ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano që u vendosën në krye të dy partive kryesore politike e që drejtuan historinë politike të pas viteve ‘90 në Shqipëri. “Kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet dhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano”, u shpreh Servet Pëllumbi (Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit (forumishqiptar.com). E ashtuquajtura Platforma Katovica- për ndryshimin e sistemit komunist dhe për mbajtjen e pushtetit post-komunist me ish drejtuesit e administratës komuniste, nuk ka patur pika të caktuara përveç krijimit të partive të reja jo komuniste për shkak të dështimit të komunizmit, krijimit të glasnost-it, perestroika-s dhe uskorenie-s, dhe kalimit të butë nga komunizmi në kapitalizëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, dhe respektimit të sovranitetit të të tjerëve pa asnjë ndërhyrje ushtarake. Pavarësisht se këtë Platformë Nano dhe Berisha e mohuan kjo tregon se Platforma e Katovicës për ndryshimin e butë të sistemit ishte reale dhe ngjashme më glasnost dhe perestroika të Gorbaçovit. Këtë Platformë Ramizi Alia e zbatoi duke inkuadruar ish sigurimsat dhe ish spiunët të cilët ishin rreth 120.000 individë, të gjithë me dosje të cilët i shërbenin PPSH me vetëmohim për 44 vite rresht. Për fat të keq këto dosje një pjesë kanë humbur ose asgjësuar për persona të veçantë dhe nga këto kanë mbetur 12 mijë të tilla, ku 6 mijë prej tyre janë të ruajtura në mikrofilma. Në dosjet sekrete të ìsh-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia”, ”Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri. Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur: Medicina; Penicilina; Qukapiku; inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; i Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi;Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni;Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; Kosovari; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër…(I mbajtën në gji për 32 vjet dhe sot u kujtuan për spiunët e sigurimit...lojëra të fëlliqura për emra të përveçëm! - NewsIn).

Kjo armatë ish-spiunësh u shpërnda në katër partitë e para si fillim i pluralizmit në Shqipëri: PS, PD, PR, PPDNJ. Të gjithë kryetarët e Partive ishin drejtues komunistë dhe spiunë ose ish sigurimsa. Dikush mund të thotë se ka patur një ligj që komunisti me kartë nuk mundtë bëhej spiun. Po ashtu është, por kur ai komunist martohej ose kishte ndonjë `kleçkë` në biografi ai mund të bëhej spiun Me këtë Kontigjent Ramiz Alia shpëtoi veten dhe PPSH duke e copëtuar në katër parti dhe më vonë pas 30 vitesh janë 114 parti në Shqipëri. Çfarë ndodhi që nga 199i deri më sot/ Këta ish spiunë e ish sigurimsa drejtuan Shqipërinë në të tre pushtetet e shtetit shqiptar: në Drejtësi (që duhet të ishte e pavarur), në Parlament (Shqipëria është Republikë Parlamentare) dhe Pushteti ekzekutiv (Këshilli i Ministrave). Gjithashtu këta ish spiunë dhe shërbëtorët e tyre të shumtë të ashtuquajturit `Intelektualët katundarë` . sidomos ata nga rrethet e vogla. kapën Pushtetin e Katërt- Mediat: TV, Media e shkruara, portalet e internetit që dolën pas viteve 2000. Këta individë dhe pasuesit e tyre siç shpjegova më lart e mbajtën Shqipërinë dhe po përpiqen ta mbajnë edhe sot kur SHBA po përkrah fuqimisht një Shqipëri pa korrupsion dhe pa `non gratat` -një vend anarkik, plot shpifje, duke nxirë faqen Shqipërisë, duke përdorur çdo mjet të mundshëm madje duke politizuar çdo vdekje për të krijuar një destabilizim të saj me qëllim që të shpëtojnë veten e tyre. Këto aspekte, kushdo që ka pak inteligjencë mund të shohë sesi një mori TV, portalesh të drejtuar nga ish spiunët dhe miqtë e tyre, përpiqen të nxijnë jetën shoqërinë shqiptare, nxisin mllefe urrejtje, e plot djallëzi për të destabilizuar vendin. Rasti i fundit ish-Presidentit Meta, është flagrant. Fshehja e tij nga të qenit spiun më në fund u zbulua dhe u zbuluan edhe marrëdhëniet e tij të fshehta me non-grata Berisha. Vonesa për të nxjerrë ligjin e dekomunistizimit dhe lustracionit e kanë shkaktuar këtë problem në Shqipëri, populli dhe jeta sociale si dhe ekonomike e politike është ngërthyer në konflikte të vazhdueshme nga këta njerëz të cilët vazhdimisht përpiqen të shkaktojnë ato 5 anarkitë të cilat i përmendi Fan Noli dikur. Nëse deri në 1997 me rrëzimin e Berishës nga pushteti ky kontigjent ish spiunësh dhe ish sigurimsash u përpoqën të tregonin se kapitalizmi nuk është më i mirë se komunizmi (sipas Platformës Katovica), pas `97 me ardhjen e socialistëve në pushtet të cilët edhe ata kishin në parti drejtues ish spiunë dhe ish sigurimsa, strategjia e tyre se bashku me ish spiunët dhe ish sigurimsat e partive opozitare u përpoqën që të vononin ligjin e lustracionit dhe të dekomunistizimit (të cilin Berisha nuk e miratoi as në `93 dhe as më vonë), por edhe për tu pasuruar vetë dhe për të mbrojtur veten nga forcimi i ligjit. Largimi i Berishës (pavarësisht nga meritat dhe të metat) i dha fund formalisht hegjemonisë së Platformës Katovica në Shqipëri por duke e mbajtur peng Shqipërinë për 22 vite me radhë dhe duke i shkaktuar këtij vendi disa pasoja negative:
- Largim masiv të popullatës jashtë shtetit 1990-2013, rreth 1.4 milion shqiptarë,
- Korrupsion masiv dhe përvetësim të pronës kombëtare nga ish drejtuesit komunistë, dhe njerëzit e tyre përfshi dhe shitjet e materialeve ushtarake, të rezervave të shtetit, vjedhjen e thesarit të shtetit, në një vlerë totale prej 18-22 miliard dollarë (të vlerës së viteve 1999)
- Tranzicion i zgjatur dhe papunësi massive,
- Vonim dhe tjetërsim i pronave të individëve dhe të komuniteteve fetare në favor të pushtetarëve dhe miqve të tyre,
- Mos zbatim i ligjeve dhe mos pasje frike nga ligji duke krijuar një paradox të çuditshëm anti-ligjor kryesisht nga drejtuesit por edhe nga vetë popullata,
- Vendosje masive dhe të çrregullt popullatave të veriut dhe të jugut për në qytetet kryesor Tiranë, Durrës, duke zënë pronat e të tjerëve e duke krijuar konflikte të rënda pronësie aktualisht të pazgjidhshme,
- Krijimi i piramidave monetare të cilat shkaktuan një luftë civile në vitet 1997-1998,
- Konflikte të rënda politike ndërpartiake të cilat ende nuk kanë përfunduar për shkak se dy grupimet kryesore politike and nuk janë pastruar nga militantizmi dhe nostalgjikët e ish-komunizmit,
- Vonesën në integrimin e Shqipërisë në BE me qëllim të vazhdimit të rrëmbimit të pronave dhe të pasurive shtetërore nga një grusht njerëzish të lidhur me ish regjimin komunist (art 2022).

Marrja e pushtetit nga Rama, ashpërsoi përplasjen sepse Rama ishte me kulturë qytetare, dhe nuk kishte dosje . Kjo shkaktoi frikë dhe pështjellim, dhe të gjithë mbeturinat e ish spiunëve dhe ish sigurimsave me miqtë e tyre, u vunë kundër tij -të majtë e të djathë. Sidoqoftë përkrahja e SHBA dhe BE pengoj krijimin e një `97 të dytë, por gjendja mbetet e rrezikshme sepse akoma opozita drejtohet nga dy ish spiunë. Dhe ka njerëz që u shkojnë pas (borxhlinjtë dhe injorantët), por edhe se shumë nga mediat TV dhe e shkruar. drejtohen apo paguhen nga këta njerëz të pasuar padrejtësisht. Këtë gjendje e rëndon fakti se edhe në Mazhorancën e sotme ka plot të korruptuar, hileqarë dhe ish- sigurimsa apo ish spiunë me miqtë e tyre që po përpiqen të ruajnë statuquo-në e tyre si njerëz të `ndershëm` dhe se pasurinë e fituar padrejtësisht e kanë marrë me `djersën e ballit`. Këta janë bërë bashkë ish-spiunë dhe ish sigurimsa me miqtë e tyre janë bërë bashkë kundër Shqipërisë për të shpëtuar veten e tyre nga ndëshkimi. Sot ka shumë punë për t’u bërë dhe pa ndihmën e SHBA dhe BE, Shqipëria mund të bjerë në kaos, anarki, dhe destabilitet, pikërisht nga presioni i medias dhe i pseudo shoqërive civile të cilat janë kryekëput të financuara po nga këta njerëz. Shpresojmë që Shqipëria do t’i bëjë ballë edhe këtij sulmi diabolikish-spiunësh.