Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

...Kur krimbat bëhen “flutura” dhe fluturat vlerësohen si “krimba”!

Postuar: 14/08/2019 - 07:15

..As nuk e kishte njohur, as nuk kishte dëgjuar Presidenti për poetin e njohur të “Bjeshkëve në Nemuna” Hamit Aliaj e ca më pak të kishte lexuar vargjet e tij të poezisë “Histori”, “Do të vijnë ditë të bukura/ Gjithë krimbat u bënë flutura.!.Kemi tridhjetë vjet që jetojmë me shpresa dhe “ditët e bukura” as nuk po i shohim e as presim që t’i shohim pikërisht për atë që, të gjithë “Baballarët e Kombit” mallkojnë ‘krimbat” dhe të gjithë, veten e quajnë “flutur” sepse ngjiten në maja malesh dhe fluturojnë me avionë rreth e qark globit dhe jo me punë konkrete. Vargjet e poetit Hamit Aliaj, Presidenti i mësoi në majën e maleve të Sharrit nga një “buburrec” i cili tek e pa këtë “krimb” që kacavirrej mes shkëmbinjve me ujë bore, e pyet:” “Po juve si arritët deri këtu”? “Ja, duke u zvarritur..”! Nuk u besonte syve “buburreci” dhe kërkonte të dinte diçka më shumë. “Për juve, jo pak “prapësillëqe’ janë dëgjuar gjatë këtyre tridhjetë viteve në këtë “kënetë” demokratike dhe shumë “këpucë” kanë tentuar t’ju shtypin... Juve, si keni arritur të shpëtoni.? “....Me mjeshtërinë time kam arritur deri në këto “maja” e këto “lartësi” pikërisht duke u lëpirë pas atyre “këpucëve” të cilat meqë nuk më kanë “kafshuar” dot, më kanë “puthur”, sepse unë, jam shumë herë më i fortë se ata, që kujtohen tani, si “kofini pas të vjelit” që të më shtypin..”! Jo pa qëllim ky “mjeshtër” i politikës, e përjashton veten nga përgjegjësitë dhe flet për “krimbat që u bënë flutura”! Edhe ky “njësh’ i politikës, është po aq përgjegjës sa të gjithë “njëshat” dhe “dyshat” krerë të politikës në këtë “kënetë” tridhjetëvjeçare derisa e kanë sjellë këtë vend në gjendjen ku ndodhet. Për të mos u shkëputur nga poeti i madh Hamit Aliaj, po flasim me gojën e tij:” :“ E di një vend/ Ku vdekjet e bukura kanë vdekë/ Ka vdekur vdekja për Atë e Dhe/ Vdekja për liri, ka shkuar në mërgatë/ S’ka më vdekje për bukurinë..”! Jo vetëm këtij “njeriu të majave të larta” qytetarët poshtë u duken si “miza” por të gjithëve të rangut të tij të cilët me politikën e tyre kanë bërë që të gjithë “krimbat’ të fluturojnë dhe të gjitha “fluturat” të përpiqen të mbijetojnë në këtë “kënetë”! E keqja më e madhe, është kur krimbat të marrin “mendjen” dhe më pas të marrësh pozat e një “Tarzani”, e të hidhesh nga një degë në degën tjetër të politikës. E dëgjuam para disa kohësh personazhin tonë, tek i shkruante kryetarit të OSBE-së një letër të gjatë ku i shkruante për të ndërmjetësuar në dialogun mes palëve të politikës shqiptare. I shkruan tani që ka marrë “ferra uratën”! Ky, nuk e di që këta krerë të politikës janë shkaktarët e kësaj gjendje dhe janë këta që duhet të dalin nga ky “batak” ku janë futur! E megjithatë, deri këtu, nuk ka ndonjë gjë të keqe, pavarësisht që disa kohë më parë, i kishte sulmuar ambasadorët e vendeve evropiane, që me politikën e tyre kanë “stimuluar politikën qeverisëse dhe kanë sulmuar opozitën”! Më parë i shkroi letër presidentit amerikan, që ai ta kuptonte drejt që “Është qeveria kundër politikës amerikane dhe jo Presidenti, i cili ka qenë dhe mbetet një mbështetës i politikës amerikane”! Nuk kalon shumë kohë dhe e sulmon politikën amerikane siç është sulmi që ai i bën z. Palmer kur ky thotë:” Është në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese që të gjykojë nëse është konform Kushtetutës zhdekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit ose jo dhe nuk është kjo, kompetencë e qeverisë amerikane”! Kjo, nuk i pëlqen Presidentit dhe i “hakërrohet”: "Pse ne, t’i besojmë një organi të drejtësisë që nuk ekziston siç është Gjykata Kushtetuese dhe të mos i besojmë Institucionit të Presidencës, e cila kjo me argumente e quan “zhdekretimin” e dekretit si të ligjshëm dhe në përputhje me Kushtetutën?.." A nuk është kjo kundërvënie e hapur ndaj institucioneve ndërkombëtare, të cilët mbështetën zgjedhjet e 30 qershorit dhe ai që nuk i mbështeti ishte vetëm Institucioni i Presidencës dhe vetë Presidenti. “Shteti jam unë, drejtësia jam unë” thoshte Luigji i XIV-të”! Të hysh në “majat e maleve” dhe “degëve” nga ku ai "kacavirret", zbulon shume “xhevahire” dhe meqë “vetë i flet e vetë i dëgjon” mirë bëjnë që nuk merren me të. Para disa ditësh nxori me radhë në foltoren e Presidencës disa nga zëdhënësit e tij ku “argumentuan” me shifra dhe fakte se sa dekrete Presidenti ka dekretuar dhe sa akoma presin radhën që të dekretohen. “Në vitin 2017, Presidenti ka firmosur aq e kaq dekrete, me qetësi, në vitin 2018, ka firmosur aq e kaq dekrete me dashuri, disa dekrete presin radhën të firmosen në “pritshmëri” dhe shumë të tjerë, këtë vit nuk do të firmosen sepse Presidenti i ka parë me “egërsi”!, u shpreh pak a shumë zëdhënësi i tij. Megjithatë, është në të drejtën e tij që të firmosi apo të kthejë mbrapsht dekrete, por ç'na duhen neve të mësojmë sa shumë qenka lodhur Presidenti, me dekrete e ç'dekrete, kur nuk ka bërë detyrën që i takon për të qenë “simbol i unitetit”? Me “zhdekretimin” e zgjedhjeve të 30 qershorit, i vuri “vulën” të gjitha dekreteve të tij nga ku edhe sikur të mblidhen të gjithë “të mençurit” e botës, vështirë se do të gjejnë një zgjidhje, e aq më autori i këtij “ç'dekretimi”! Ta quajmë normal vallë atë çka thotë ai që, “Pjesëmarrja në zgjedhjet e 13 tetorit është kushti kryesor për integrimin në BE”? A e kuptoni juve qytetarë të këtij vendi që “kushti kryesor për integrimin në BE, është pjesëmarrja në zgjedhjet “fantazmë” të 13 tetorit dhe asgjë tjetër? Të gjitha u lanë mënjanë, edhe lufta kundër krimit e korrupsionit, edhe mosmarrëveshjet midis krahëve të politikës, edhe propaganda që ka bërë opozita për atë që “Shqipëria me qeverinë e Edi Ramës, nuk e meriton që të bëhet pjesë e BE-së”! Të gjitha këto, na i paska mbajtur të fshehura Presidenti dhe më kot jemi përpjekur të bëjmë sa më mirë “detyrat e shtëpisë” pavarësisht që opozitarët me në krye Presidentin, kanë “argumentuar” që “Shqipëria, nuk ka as “fletore”, as “laps” as “bojë”, për të bërë këto detyra”! "Lehtësi" më të madhe nuk keni o qytetarët për t’iu bashkuar familjes europiane, vetëm shkoni në zgjedhje e 13 tetorit, atje ku ju bën thirrje Presidenti! Po mirë more President, a e dini juve që Partia Socialiste me “kollare” apo Rilindja me “brekushe” quajeni si të doni, nuk i njeh këto zgjedhje, por nuk i njeh as Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare, apo më mirë të themi i njeh por nuk merr pjesë pa ikur Edi Rama si kryeministër?! Po kësaj ç’ti themi? “Lulzimi, i njeh zgjedhjet vetëm në qoftë se më 13 tetor qielli nuk do të ketë asnjë rre”! Po ç'janë këto more President, po ç'janë këto kushte more nga opozitarët e tu, po ku njeh bota demokratike të tilla “nardnokllëqe” more President? Mbetet të themi që integrimin në BE, e kanë në dorë partia e “njeriut që qesh”, Nard Ndoka, që ka nja katër a pesë anëtarë në partinë e tij, partia e pasardhësit të “agarit” Xhuvel dhe ajo e “seriozit” Fatmir Mediu! Presidenti, shkon edhe më tej akoma. Ai, na “argumenton” që qeveria, duhet të rrëzohet! Për këtë, ai heq një paralele midis opozitës “së bashkuar” i thënçin, shqiptare dhe opozitës jugosllave. "Vetëm e bashkuar opozita jugosllave, mundi të rrëzojë diktatorin Miloshevic" thotë ai dhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, vetëm në qoftë se jemi të bashkuar! Ja ka shumë qejfi këtij hallexhiu që qeveria dhe Rama të rrëzohen. Që ata duhet të rrëzohen, kjo është e domosdoshme, por me këtë opozitë, atyre, përveçse u shtohen ditët, asnjë “gjemb” nuk u hyn në këmbë! Presidentit, vërtet ja ka qejfi që të mos i shohë asnjë orë të qeverisin këta të sotmit, por nuk ka parasysh ca gjëra “të vockla”. Opozitarët jugosllave, nuk i dogjën mandatet siç bënë këta të Presidentit tonë të cilët, vetë i “bekoi”! Sot, jo vetëm deputetët i kanë ikur, por edhe anëtarët e thjeshtë po ja mbathin. Së dyti, drejtuesit e opozitës jugosllave, nuk ishin prej “kartoni” si z.Basha, por argumentuan me fakte që diktatori Miloshevic, duhej t’i jepej organeve të drejtësisë për krimet e tij dhe ashtu u bë. Siç thashë më sipër, qeverisja e sotme nuk është ajo që duam dhe duhet të lëshojë vendin, por kjo, more i dashur President, nuk bëhet me “inat” por bëhet me “takat”! Dikur Saliu i dytë thoshte: “dakord të rrëzojmë qeverinë, por kjo varet nga kokrrat, a i keni juve kokrrat?”, i drejtohej opozitës. Thuaj që ai e kishte keq dhe nuk besojmë që si shok e si mik ai nuk ua thotë këtë por juve nuk ju intereson që ta thoni! Juve President, duhet të kuptoni që me krerë opozitarë si Lulzim Basha, prej “kartoni” nuk bëjnë gjë tjetër përveçse i shtojnë ditët e muajt Edi Ramës! Kur qytetarët dëgjojnë vetëm tre “argumente” të Lulzimit që “Edi Rama është i sëmurë psikik”, që "Edi Rama, me oligarkët e tij vjedhin përditë xhepat e shqiptarëve" dhe “me Edi Ramën, që nxit krimin dhe korrupsionin që ka vjedhur miliona euro pasuri të shqiptarëve”, jo vetëm që nuk ju dëgjojnë por ja mbathin “vrapit” sapo e shohin që të dali në ekranin e televizorit. Z.Basha, nuk ka një program, nuk ka një alternativë, nuk ka një argument që t’u mbushë mendjen qytetarëve që Rama të largohet një orë e më parë, prandaj edhe ata, e dëgjojnë "veresie" sepse kanë mijëra herë që i kanë dëgjuar. Përveç kësaj, Basha, ka marrë edhe kompetencat e prokurorëve, të gjykatësve, të ministrit të Financës, të Ekonomisë etj etj duke na sjellë përditë shuma marramendëse që Rama ka vjedhur. Po kush ju beson juve more z.Basha që më shumë se një papagall asgjë më shumë nuk jeni! Kështu juve do të bëheni i besueshëm apo do të “qeverisni” nesër,” mos e dhëntë Zoti”? Përveç “kusureve” që ka opozita. Ato ja shtoni edhe më shumë juve President, prandaj, është në të mirën tuaj që ta ktheni atë “fletë” dhe të flisni me “këmbë në tokë” dhe jo nga malet e Sharrit dhe të Korabit..!..

 Nga Pandeli Bardhi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm