Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Ka ditë që politika po merret me Kushtetutën për të gjetur ndonjë klauzolë, që i shpëton nga ndëshkimi. Presidenti nuk po vë gjumë në sy, duke aktivizuar dhe ca të ashtuquajtur këshilltarë ligjorë, për të bindur drejtësinë se ai ka të drejtë që me një dekret mund ta shpërndajë Kuvendin e Shqipërisë. Dhe mbeti me Kushtetutë në dorë, për të cilën përbetohet se ajo dhe populli e mbrojnë atë. Për të qetësuar veten na mbledh dhe ca Zylo në Presidencë, që i vijnë pas avazit. Por më e turpshme ishte dalja në skenë e një llozi, që e ka mënjanuar populli për akaretet që i ka bërë. Sali Berishën e thirri, jo për t’i dhënë ndonjë mendim, se ai është shterpëzuar me kohë, po për të bërë zhurmë përpara ekranit. Dhe a e dini se çfarë deklaroi ky pundiq? “Parlamenti duhej shkarkuar që në shtator”! Dhe ec e beso tek këta xhangallë, që nuk pushojnë së shkatërruar këtë vend e popull. Nuk u ngop ky njeri me ato masakra që i bëri popullit në vitin 1997 e vazhdon ta vrasë, po ka kurajë të na dalë dhe në shesh. Presidenti nga ana e tij nuk pushon së thëni, se Parlamenti shpërndahet me një dekret. Mazhoranca foli vetëm një herë nëpërmjet Ballës dhe u tha gazetarëve dhe zotërinjve, se në asnjë nen të Kushtetutës nuk ngarkohet presidenti që të shpërndajë Parlamentin. Kushtetuta nuk lexohet e interpretohet sipas interesave, por siç e ka shkruar dhe interpretuar ligjvënësi. Juve që u gënjejnë çdo ditë nëpër konferenca shtypi e media, merreni dhe lexojeni vetë Kushtetutën dhe do të bindeni se sa mediokër janë ata që u drejtojnë. Është e çuditshme, se edhe disa gazetarë bien në pozitat e politikanëve të dështuar, që e lexojnë Kushtetutën me sy mbyllur. Ata iu drejtuan zotit Balla, se në Kushtetutë thuhet që presidenti me dekretin e tij shpërndan Parlamentin! Po në cilin nen të kompetencave të Presidentit është e shkruar kjo? Gazetari është më mirë të heshtë, se të flasë prapa zverkut. Ai shkon i përgatitur në konferenca shtypi me dokumente ligjore, jo me opinione e thashetheme pazari. Në Kushtetutë ka vetëm një nen në kompetencat e Këshillit të Ministrave (neni 96) ku thuhet shqip shprehimisht: “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, presidenti emëron një kryeministër të ri brenda 10-ditëve. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”. Tani na thoni ju, që doni të çoroditni popullin dhe drejtësinë me hamendësime, si e shpërndaka Kuvendin presidenti pa asnjë shkak? Në cilën Kushtetutë e keni lexuar? Tani na del edhe një farë Nishani e na thotë, se Kuvendi nuk është funksional e duhet shpërndarë, se nuk ka 140 deputetë, siç përcakton Kushtetuta! Nuk është e vërtetë, që thotë se nuk është funksional, por duhet të ketë 140 deputetë. Ky numër ka efekt që përcakton, se nuk duhet të zgjidhen më shumë ose më pak. Kuvendi nuk është funksional kur ka më pak se 71-deputetë. A u kujtohet zotit Nishani, kur opozita e atëhershme, që ishte PS, e braktisi Kuvendin dhe Pjetër Arbërori deklaroi se po të vijnë 71-deputetë në sallë unë vazhdoj punë. Përse nuk kërkuat shpërndarjen e Kuvendit, që nuk kishte 140-deputetë? Ai Sali, që ulërin si ujqit, ishte President, përse e la të shkelej Kushtetuta, sipas teje dhe tani na i quan shkelje? Keni drejtuar institucione të rëndësishme, po me këto deklarime bajate që po bëni, po e ulni deri në minimum veten tuaj. Populli nuk u ka vënë në krye të shtetit, që të mashtroni njerëzit për të shpëtuar kokën tuaj. Presidenti mbeti me Kushtetutë në dorë, kur për atë nuk ka asnjë mbrojtje nga akuzat që i kanë bërë. Le të na thotë, çfarë të drejtë i jep Kushtetuta presidentit veç atyre që ka atje? Ai ka të drejtë vetëm kur i propozon Kryeministri për t’i emëruar dhe shkarkuar ministra e ata të institucioneve, që barazohen me ministrat. Ai mund të lëshojë dekrete sa të dojë me propozim të Sali Berishës, që doli e priti si hero, kur ai ka bërë krime pa fund. Të kërkosh mendime nga ky kriminel, do të thotë të jesh si ai, sepse edhe ky president ka bërë thirrje për të armatosur e ngritur popullin. Kushtetuta është shumë e qartë, po nuk e dimë pse duan ta ngatërrojnë. Ajo nuk i mbron ata që e shkelin sa herë të duan. Presidenti mund të nxjerrë dekrete si ata që ka nxjerrë dhe nuk u zbatua asnjë. Le të nxjerrë edhe një për shpërndarjen e Kuvendit, po kush ja zbaton. Është Kuvendi ai që ka zgjedhur presidentin, jo presidenti Kuvendin. Mos na i ndyni Kushtetutën më pallavra, po edhe funksionet mos na i përdhosni. Populli i ka zgjedhur në ato detyra t’i tregoni të drejtën jo ta futni nëpër thekra. Presidenca e ka humbur rolin e saj kushtetues dhe po merret me publikim videosh, sepse është bashkuar me opozitën dhe ecën në gjurmët e saj. Nuk po e lënë drejtësinë të hyjë në shinat e saj të plota, po merren vetë me hetime, të cilat i kthejnë në kaseta. Dhe nuk i shfaqin, por i ruajnë për ditën e keqe të tyre, që të zhurmojnë ca ditë. Kushtetuta është ligji themelor i shtetit, po kur e tjetërsoni atë për interesa, nuk e keni për gjë të shini me ligjet e tjera. Thirrini mendjes, se populli nuk u fal më.
Nga Enver CAKAJ