Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur Kushtetuta përdoret si heshtë dhe mburojë

Postuar: 20/06/2019 - 07:21

Presidenti anuloi datën e zgjedhjeve për hir të “unitetit” dhe “mbrojtjes së demokracisë”! PD –ja me dekret presidencial djeg dhe shkatërron KZAZ-të! PS-ja thotë se zgjedhjet do zhvillohen në 30 qershor pavarësisht pengesave artificiale të krijuara dhe premton ndëshkim për dhunuesit e institucioneve. Secila palë mbrohet me ligj dhe Kushtetutë! Kur po i afrohemi 30 qershorit kemi një tensionim në pikën kritike të situatës. Bashkitë që kontrollohen nga të majtët vijojnë të qeta fushatën zgjedhore, ato që varen nga të djathtët paraqiten në kaos total dhe kërcënojnë me luftë. Duket sikur kemi dy shtete paralele, dy republika. Por një president! I cili “mban shënime” ata që nuk po bëjnë dhunë! Apriori amniston zjarrvënësit, duke i paraqitur si mbrojtës të demokracisë! Ose i cilëson në kushtet e vetëmbrojtjes! Mbron policinë bashkiake dhe fajëson atë të rendit publik! Sepse ai është “president mbi palët” dhe këtë jua ka bërë të qartë edhe ndërkombëtarëve. Por pyetja shtrohet: A do mundet t’i mbajë shënim zgjedhësit emër për emër aty ku do bëhen votimet?! A do ketë një dekret, një masë dënimi kolektiv, për gjithë kontigjentin në fjalë që nuk ju bindën dekret-fermanit të tij?! Po sikur PS-ja në kushtet e pamundësisë në bashkitë e djathta, të konsiderojë zgjedhjet vetëm në ato që drejton aktualisht, pra shumicën, rreth 80%, duke pretenduar për një fazë të dytë për kontrollin e gjithë territorit?... Njësoj si në vitin e mbrapshtë 1997. Kësisoj i bie që qytetarët e pafajshëm të këtyre bashkive të mbeteshin pa fonde nga qeveria qendrore dhe pa shumë shërbime të domosdoshme. Nxjerrja me gjasë e ushtrisë në rrugë dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do jetë një tentativë e dështuar, të cilën e ka provuar edhe Berisha më parë. Në thelb akti i presidentit mëtoi t’i japë një alibi PD-së për gjithë axhendën e saj revanshiste, antiinstitucionale. Kjo krijon klimë polarizuese, minon paqen dhe kohezionin social dhe krijon precedentin e ndarjes veri - jug. Kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të perëndimorëve: ose të pranojnë riskun e stabilizimit të vendit me kosto mjaft të larta financiare, diplomatike, ose të lejojnë status-kuo-në, mosndryshimin e elitave dhe të japin garanci të plota azili, në u dashtë. Precedenti rrezikon rajonin dhe vë në garë për zgjerimin e zonave të influencës, në një raport forcash, qoftë edhe virtual si ai i Luftës së Ftohtë midis amerikanëve dhe rusëve dhe aleatëve respektivë. Lojtarët modest politikë të një vendi të vogël si Shqipëria, po përpiqen t’u imponojnë stilin e tyre të lojës Big-ëve, të organizmave dhe kancelarive kryesore diplomatike botërore. Në versionin biblik Davidi kundër Goliatit, por në mungesë të theksuar të moralitetit.

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 07:20

Voltana Ademi i kërkoi ndihmë disa ambasadorëve të huaj për të hetuar e vendosur drejtësinë në lidhje me votimet e 30 qershorit dhe për vazhdimësinë e mëtejshme ligjore të pushtetit lokal në Shkodër.

Postuar: 23/07/2019 - 07:18

Pasi u dergj rrugëve, mbushi burgjet me huliganët, shkatërroi dhe u shkatërrua vetë, opozita na q

Postuar: 23/07/2019 - 07:16

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjedhje të trefishta në 13 tetor është njëherësh edhe para

Postuar: 23/07/2019 - 07:15

Isha i sigurt që Lulzim Basha do të shpikte një marrëzi tjetër që të bënte ballë si reputacionit

Postuar: 21/07/2019 - 07:48

Prej javësh qëndroj orëve të pasditeve në fshat.

Postuar: 21/07/2019 - 07:36

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u përcoll në kohë reale në tërë mjediset

Postuar: 21/07/2019 - 07:35

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit (ministria e Jashtme e SHBA-ve) kumtoi vlerësimin dhe mbështe