BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur mallin dhe dashurinë që digjen, nuk e “shuajnë” lotët!

Kur mallin dhe dashurinë që digjen, nuk e “shuajnë”

Për Ishullin e Sazanit, është shkruar e folur shumë, herë me krenari e herë me optimizëm, por në fund të fundit, ky ishull i vogël, nuk pa kurrë gëzim!. Qysh në lashtësi, në shek e VI-të kur u zbulua për herë të parë me emrin SASON e deri në çlirimin e vendit ka qënë në shërbim të të tjerëve. Herë nën pushtimin romak, herë në pushtimin venecian, francez, anglez, turk, italian e së fundmi gjerman. Kështu i “ngrysi” shekujt. Duhej të vinte ajo ditë e 22 Tetorit të vitit 1944, kur ish-Komandanti I Brigadës XII-të Sulmuese Refat Bajrami, do të merrte urdhër nga Komandanti i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë që “… Vlora do të quhet e çliruar, atëherë kur të jetë çliruar edhe Sazani…”! Për herë të parë, nga Udhëheqja e lartë kujtohej që Shqipëria, kishte edhe një pjesë tjetër, Sazanin. Midis shumë partizanëve vullnetarë që dolën për të shkuar në Sazan me një varkë druri të improvizuar në atë natë të errët e det të trazuar, Komandanti batalionit të 2-të, zgjodhi vetëm gjashtë prej tyre. Ishte kjo sa një sakrificë aq edhe heroizëm. Deri në këtë kohë, siç e kemi thënë, pushtuesit, kishin ardhur e kishin ikur e kanë përdorur si bazë nisje apo si vendstrehim për të sulmuar apo mbrojtur nga kundërshtarët, por asnjëherë nuk ka qenë i “qetë” për t’i shërbyer asaj që e ka “pjellë”, Shqipërisë. Me të drejtë poeti i ndjerë Fluturak Gërmenji, e përshkruante Gadishullin e Karaburunit si “dora e shtrirë” e nënës Shqipëri, për të marrë “foshnjën” e vogël Sazanin në gjirin e vet e për të mos e lejuar ta shkelnin me këmbë të huajt. Nuk ishte faji i Shqipërisë, atëherë kur të huajt e kalonin herë në interes të njërit e herë në interes të tjetrit pushtues, ashtu si bënin edhe me Shqipërinë.  Duhej të dëgjoheshin të shtënat e artilerisë nga Sazani që Vlora të quhej e çliruar. Për herë të parë Sazani kishte një Zot, kishte shtetin e vet, të cilit ju “bind” armatosjes që ai i bëri deri në dhëmbë, e bëri hekur e beton, e bëri barrikadë të pakapërcyeshme në Mesdhe aq sa me të drejtë edhe armiqtë e quanin “Zoti i Mesdheut”! Dhe Zot, ishte vërtet, i armatosur si askush tjetër me të gjitha llojet e armëve e të të gjitha kalibrave, ishte përherë në shërbim të “mëmës” së tij. Për më shumë se dyzet e pesë vite shërbyen atje qindra e mijëra kuadro e ushtarë, si në çdo cep të Shqipërisë, ku sidomos në dhjetëvjeçarët e parë, edhe uji edhe energjia elektrike ishte vetëm pak orë në mëngjes dhe në darkë. Vështirësitë ishin të shumta, por edhe sakrificat ishin të mëdha. E ajo çka është për të theksuar, askush prej atyre qindra e mijëra kuadrove, nuk i neglizhoi detyrës, nuk iu shmangën përgjegjësisë, nuk u ankuan për vështirësitë. “Armë” mbi çdo lloj arme ishte shpirti luftarak i të gjithë kuadrove të të gjitha rangjeve, “armë” kjo e pazëvendësueshme nga asnjë armë tjetër. Nuk kishte orar pune, nuk pyeste kush nëse ishte ditë apo natë. As kuadrot dhe as ushtarët nuk i kishin as prindërit dhe as të dashurit pranë. Janë të shumtë kuadrot dhe ushtarët që nuk arrinin t’u gjendeshin pranë prindërve apo të dashurve të tyre që ndaheshin nga jeta, si Sali Shirka, Ziqiri Bylyku, Aleks Andoni, përfshi edhe mua që flas, e t’i hidhnim atyre një dorë dhe. Është e vërtetë që të gjithë ne që merrnim emërimin për të shërbyer në Sazan, nuk na vinte mirë, por, duke menduar, betimin që kishim bërë për Atdheun, ligjin, nuk e bënim fjalën dysh. Kjo, ishte e keqja më e vogël përpara asaj kur këta kuadro transferoheshin nga ishulli për të shërbyer në një repart tjetër jashtë tij. Kjo për faktin që edhe sikur një kohë të shkurtër të qëndroje mes kuadrove dhe ushtarëve mes ngrohtësisë së tyre, mes gatishmërisë së tyre, mes dashurisë për njëri-tjetrin dhe reparti, kompania apo bateria ishte “familja e parë” e tyre, ndjenin keqardhje që po largoheshin nga kjo ngrohtësi. Secili kur transferohej, do të përcillej me ceremoni, do të shoqërohej nga ushtarët që kalonin bashkë tre vite, do të shoqërohej nga kolegët, vartësit dhe eprorët të cilët ishin njësh me njëri-tjetrin e do të largoheshin nën gjëmimin e sirenave të anijeve luftarake derisa anija të zhdukej në horizont. Këtë, mall, këtë dashuri e mbajnë të pashuar të gjithë ata që kanë shërbyer në këtë vend të bekuar. Kjo i detyron që në çdo ditëlindje të ishullit më 22 Tetor, të jenë të gatshëm të shkojnë e të shohin nga afër, repartin, të kujtojnë shokët, të shohin banesën e tyre të jetesës, të punës të stërvitjes. Të tjerë, megjithëse të paktë që u kërkoj ndjesë që u lëndoj zëmrat, shkojnë tek varri i fëmijëve të tyre të ndarë nga jeta për arsye të ndryshme, por asnjëherë për fajin e papërgjegjshmërisë. Mjeku shembullor Ndue Bardhi, nuk ishte vetëm specialist i zanatit të tij, por ai ushte edhe kardiolog edhe dermatolog edhe neurolog, pra i të gjithave, një specialist për çdo lloj sëmundje. Këto “fakultete të mjekësisë” ai i përfundoi në Ishullin e Sazanit. Naim Muhaj, tërë karrierën e tij ushtarake që nga detyra më e ulët e deri në atë më të lartën si Komandant i Mbrojtjes së Ishullit, e kaloi në Sazan. Sazani për atë është vendlindja, është vendi më i dashur dhe të gjithë i japin të drejtë kur thotë: “Asgjë tjetër nuk dua përveç asaj që para se të ndahem nga jeta të më shëtisin e të shoh çdo repart, çdo gur e çdo rrugë të atij vendi që më rriti e më edukoi”! Kështu shprehet edhe ish-Komisari i Ishullit, Ibrahim Gaxholli, gojëmbël, i dashur e komunikues me të gjithë dhe të gjithë ata që e njohën e punuan, e mbajnë në gojë. Nuk është këtu as koha as vendi që t’i përmend të gjithë mbasi e kam të pamundur. Kanë qënë qysh atëherë, janë edhe sot në moshën e pensionit model i njeriut të edukuar me cilësi të rralla, janë familjarë të mirë, prindër dhe gjyshër shembullorë. Të tillë janë Mustafa Beu, Hasan Oparaku, Vladimir Dako, Genci Shahini, Xhelal Hasalla, Kadri Qelibashi, Lame Troqe, Niko Lera, Gori Prifti, Arian Daupi, Ilo Thimjo, Kujtim Baze, Stavri Gjoka, Nexhip Shkëmbi, Sali Shirka, Petrit Mënaj. E ç’të kujtoj më parë nga këta “simbole” të punës, heroizmit, sakrificave që mbi gjithçka, kishin interesat e Atdheut. Nuk mund të harrohen mundi djersa dhe sakrificat e tyre e të familjeve të tyre. A nuk është paradoks që sot, disa “dominoxhinj” të ashtuquajtur demokratë të mohojnë sakrificat e kuadrove ushtarakë të të gjitha rangjeve e të thonë: “E mo çfarë na kanë bërë këta ushtarakët, përveçse i kanë marrë këtij populli”! Këta lloje janë pjesa më e keqe e shoqërisë që megjithëse nuk kanë bërë asnjë “shkrap” në jetë, akuzojnë të tjerët. Ende për shumë kohë kjo shoqëri do të vuajë nga këta “mbeturina” të shoqërisë, nga këta mosmirënjohës, ves ky nga më të neveritshmit e shoqërisë. Aq sa këta kuadro dhe punonjës që shërbyen në ishull duan vendlindjen e tyre, po atë dashuri ndoshta edhe më të madhe e kanë për ishullin e Sazanit. Kjo është dhe mbetet arsyeja që edhe në këtë 76 vjetor të ditëlindjes së tij, të inkuadruar në Shoqatën Atdhetare “Sazani” me qendër në qytetin e Vlorës me Kryetar Kujtim Baze dhe Sekretar Lame Troqe, shkuan për t’i treguar “Strehëzës” së tyre për shumë vite, që ata, nuk e kanë harruar e nuk do ta harrojnë. E kishin këtë hatërmbetje nga viti i kaluar në 75 vjetorin e Ishullit që nuk mundën të shkojnë. Edhe MM duket sikur e shleu gabimin e vitit të kaluar për sigurimin e një mjeti detar. Tek shohin me mall e shpërndahen në vendet ku kanë mësuar, punuar e shërbyer, fjetinat, mencat, depot e municionit vendet ku kryenin shërbimin ditë e natë, shkollën ku kanë mësuar, rrobaqepësinë ku kanë punuar, kopshtin, çerdhet etj. edhe malli nuk shuhet, por edhe entuziazmi nuk do të zgjasë shumë. Edhe pushtuesit e shekujve, siç e përmendëm, nuk e shkatërruan, por ndërtuan e lanë gjurmë, ndërtuan objekte e depo uji, ndërtesa… Edhe ndërtesa e Komandës qendrore e ndërtuar në vitin 1929 është e ndërtuar nga italianët, të cilët kanë gdhendur edhe simbolet e tyre. Shteti komunist, jo vetëm që nuk prishi e shkatërroi ato, por i shfrytëzoi në interes të kushteve për jetesë, punë e stërvitje të efektivave... Po sot? Atë shkatërrim barbar që ka pësuar Ishulli i Sazanit në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të 20-të, nuk e ka përjetuar asnjëherë gjatë dyqind e gjashtëdhjetë dhjetëvjeçarëve të tjerë nga pushtuesit e huaj qysh kur u zbulua për herë të parë! Nuk i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend as Sazanit dhe as Shqipërisë që e keqja më e madhe do t’i vinte nga të vetët, nga shqiptarët të cilët u “dyndën” me “të drejtën” që i jep demokracia, për të shkatërruar gjithçka që nuk i pëlqen. Edhe Sazani, nuk i pëlqente atyre që e shkatërruan, siç e shkatërruan gjithë Shqipërinë. Në Sazan, kishte shumë ndërtesa bile edhe shumë të cilësishme siç e tregon edhe ajo që ato i kanë rezistuar edhe sulmit më të egër barbar “demokratik” pas viteve 90-të! Këto, mund të shfrytëzoheshin fare mirë për vizitorët e huaj apo vendas sikur asnjë objekt tjetër të mos ndërtohej. Por u ndërtua një muze model, nga më të mirët në Shqipëri mund të themi sipas krerëve të sistemit të kaluar që e vizituan. Më mirë se kushdo këtë e dinë ata që e ndërtuan, Ibrahim Gaxholli, Mehdi Reso dhe i ndjeri Fluturak Gërmenji. Atje ishte e tërë biografia e Sazanit qysh kur u zbulua dhe si u zbulua. Po ç’ka mbetur? As “nam e as nishan”. Nuk u mjafton “barbarëve” të “vrasin”e të vjedhin ç’t’iu dali përpara, banesa, strehime objekte të ndryshme, kulte fetare etj. etj., por bëhen “vrasës me pagesë” edhe kundër historisë dë popullit të vet, për të cilën Konica, thotë: “A ka gjë më të turpshme e më të ulët se historia e këtij kombi që për pak të qelbur ergjënd (të holla) shet mish njeriu në çdo luftë dhe kujt s’i erdhi dëshirim nga ato qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japi dy pika gjak për lirinë e vetvehtes”! Për të vendosur një tufë lule tek lapidari në kujtim të të rënëve, do të na duhej të çanim mes ferrave dhe gjembave, burra e gra bashkë e megjithatë dashuria për këtë vend e këta heronj, bëri atë që të mos sprapseshim. Ishulli i Sazanit, sot të ngjall trishtim për gjendjen ku është katandisur. Flasin shumë për Sazanin, bëjnë edhe premtime, por gjendja mbetet po ajo. Flasin krerë të politikës, flasin edhe disa media për të marrë meritat sikur të kenë zbuluar ndonjë ishull të panjohur, flasin edhe disa mburravecë e kush nuk flet “për të larë gojën”! Ata që flasin me zemër janë ata që i kanë hequr mbi kurrizin e tyre hallet dhe shqetësimet e ishullit, ata që i kanë ndarë bashkë dhimbjet e plagëve, por këta, nuk kanë gjë në dorë përvecv mallit dhe dashurisë që digjen në zemrat e tyre. Ata që diçka kanë në dorë, bëjnë premtime, si për të mbushur “thesin” për të realizuar “normën”, sepse “nuk ka fonde”, “të shohim vitin tjetër”, “presim buxhetin e ardhshëm”!