Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Kur mendon t’i bësh “varrin” tjetrit dhe bie vetë brenda!
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Shkurt 2019
Në fytyrat e opozitarëve, kohët e fundit vërehet entuziazëm. Kanë kohë që bëjnë përgatitjet për Revolucionin (M-L Mona- Luli) dhe me përgatitjet e deritanishme, kanë korrur edhe disa “fitore” të pjesshme, të cilat do të çojnë në “fitoren” strategjike, atë të 16 Shkurtit. Me këto “fitore” të deritanishme siç janë disa “dëmtimi” të kundërshtarit nga goditja me çizme, goditja me vezë dhe me bojë stilolapsi po duket edhe “fitorja” përfundimtare, siç thuhet nga “strategët” opozitarë që do të “pushtojnë” ambientet e Kryeministrisë! Nuk dihet akoma qëllimi i këtyre “strategëve” nëse qëllimi final i tyre është “pushtimi” i dhomave të ndërtesës qeveritare, rrëzimi i qeverisë, apo “tërheqja zvarrë e kryeministrit! Monika ka një plan më “konkret” për kryeministrin, e cila “nuk do ta tërheqë zvarrë pa e lidhur bashkë me pesë goca, me shallet që mbajnë gratë”. Nuk është kjo një ide e keqe, por problemi është që kur qenka kaq e thjeshtë që kryeministri të “tërhiqet zvarrë vetëm me pesë goca apo me tre gra, më të fuqishme si Nora” pse u dashka tërë ajo punë disa mujore e një “Kllouni” poshtë e përpjetë qyteteve e fshatrave për të thirrur sa më shumë protestues e të bëhen tërë ato shpenzime për ekonominë e dobët të shqiptarëve? Pse Monika i hyn një rruge kaq të mundimshme për qindra e mijëra protestues në një kohë që ajo, qëllimin e saj e “realizon” me pesë goca, me Kllanjën, me Keidën, me Kërpacin, vetë ajo dhe me Norën, që është sa për dy goca dhe çdo gjë merr fund! “Fitoret” e fundit, siç është ajo e goditjes me vezë të kryeministrit, spërkatja me bojë etj., etj., i kanë entuziazmuar jashtë mase opozitarët. Me këto “dëmtime të rënda” që i kanë shkaktuar kundërshtarit, përveç atyre, qeshin edhe disa militantë. Qeshin këta tipa rrugaçësh pa e menduar aspak që veprime të tilla, përveç dobësisë nuk tregojnë asnjë forcë. As më shumë e as më pak, Ramën dhe qeverinë e tij, jo vetëm që nuk e kanë dëmtuar, por përkundrazi e kanë forcuar edhe më shumë. Këto veprime të këtyre opozitarëve, mëse njëherë kanë treguar që janë pa ide, pa alternativa, pa asnjë program të qartë për të marrë pushtetin në rrugë demokratike me mjete demokratike. Cili na qenka qëllimi i tyre që i bëjnë iso edhe disa gazetarucë si biçim analistë që u tregojnë protestuesve që “heqja e gardhit rrethues të Kryeministrisë, u jep atyre mundësinë që të futen në ambientet e saj”! O “anal-lëpist”, mos vallë protestuesit kanë për qëllim të pushtojnë dhomat dhe tualetet e ndërtesës qeveritare apo të marrin qeverinë? Me këto mënyra, edhe një “buf kënete” e di që nuk është absolutisht rruga e duhur për të marrë qeverinë, por as më shumë e as më pak, do t’i krijojnë mundësinë disa sehirxhinjve që të shohin edhe pak spektakël dhe ky do të jetë realizimi i qëllimit të tyre? Edhe më qesharake bëhet kjo, kur edhe tre muaj kanë mbetur për zgjedhjet lokale dhe opozita i ka të gjitha mundësitë që të tregojë veten e saj që është një opozitë e denjë për të ardhur në pushtet. Nganjëherë kur do që të shpejtosh, “gremisesh” dhe duhet shumë kohë për të marrë veten. Opozita është në qorrsokak. Këtë e ka të imponuar dhe kërkon të realizojnë qëllimin e tyre enda pa dhënë llogari për ato ç’ka ata i kanë bërë këtij populli përfshi këtu edhe qeveritarët e Ramës. Kur ata të merren para “fronkës”, atëherë qytetarët do të shohin këta “qelibarë” që synojnë pushtetin.
Qytetarët, po e shohin me sytë e tyre e po e dëgjojnë me veshët e tyre që më shumë se sa kjo opozitë e ka dëmtuar vetveten me akte “hunveibiniane” nuk ka bërë asgjë për t’u treguar si një opozitë e denjë. Si do të krijohet besimi tek qytetarët nga kjo opozitë me ato çirret që bën Klevis Balliu tek banorët e Astirit? Ky palo deputeti, spekullon me hallin që i ka zënë ata banorë, për të thënë që ja, “ka edhe një Klevis Balliu, që megjithëse nuk ka as një grimë meritë që është bërë deputet, po e ngre zërin e tij në mbrojtje të interesave të qytetarëve”! Pse ky deputet nuk zgjidh hallet e shumta të zonës së tij, por ka harruar edhe rrugën nga shkohet për në atë Zonë”? Sot, ata qytetarë të Astirit e dëgjojnë nga halli, por po aq sa e dëgjojnë ata hallexhinj, po aq edhe e urrejnë shumica e qytetarëve të tjerë, duke e parë se çfarë “malli” kanë zgjedhur të përfaqësojë popullin në organin më të lartë ligjvënës. Ky, përveçse një “populist” që vetëm çirret e kërcënon për të treguar se sa “trim” është, nuk bën asgjë tjetër. “Çfarë është përdorimi i dhunës dhe i sharjeve? Është, as më shumë e as më pak, paaftësi për të vënë logjikën dhe arsyen, për të vënë mendjen përpara rrugaçërisë. Hasa, i paaftë për të dhënë ndonjë mendim në parlament për përmirësimin e gjendjes, qëllon me vezë, Paloka e pa që nuk i funksionon truri dhe ndërmerr veprime rrugaçërore. Tërë opozitarët janë “klevisëzuar” dhe e kanë humbur toruan. Ngutja dhe kalimi në veprime të papërgjegjshme tregon se akoma na mungon kultura qytetare, na mungon qytetërimi për të shkuar në Europë si qytetarë të denjë. Çfarë mesazhi i kemi dhënë Europës me karagjozllëqe që bëjmë duke goditur me vezë, bojë, apo çizme kryeministrin e vendit? Mos vallë i kemi rritur prestigjin Shqipërisë? Absolutisht që jo. Përveçse kemi nxirë imazhin e saj nuk i kemi bërë asnjë të mirë as Shqipërisë, por as vetvetes, që këta opozitarë çdo ditë e më shumë po shtojnë kundërshtarët e vet. Kryesorja është që me të tilla veprime, tek të gjithë qytetarët është krijuar bindja e patundur sipas të cilës: Qeverisja aktuale që kemi, jo vetëm nuk është më e mira por ndoshta nga qeverisjet më të keqe. Kjo, është e treguar me vepra dhe ka shumë tregues duke filluar qysh nga qeverisja me amatorë... Kjo është njëra anë. Ana tjetër është që po të jetë që në vendin e këtyre qeveritarëve që kemi, të vijmë këta “maluketërit” që sot janë në opozitë, është më mirë që të mbajmë këta që kemi. Askush nuk ja ka fajin opozitarëve që i kanë bërë këtë dëm vetvetes, apo kanë bërë “varrin” e vetes për të mos ardhur kurrë në pushtet. Në vitin 2013, kur kjo mazhorancë erdhi në pushtet, e kam thënë jo vetëm unë, që nuk fitoi Rilindja, por humbën ata që ishin në pushtet e që jo pak bëma bënë ata gjatë tetë viteve në pushtet. Por, koha për më shumë se pesë vjet, ka bërë që ato të harrohen. A kanë arsye që qytetarët të ngrihen kundër kësaj qeverisjeje? Kanë dhe kanë shumë, por jo dhe jo që këto mangësi të mëdha të shfrytëzohen nga opozita për të ardhur në pushtet E çfarë kuptimi do të ketë që të heqim nga pushteti një “të zi” dhe të vendosim një “arap”? Në fillimet e demokracisë, atëherë kur nuk i kishin “provuar” akoma mirë të majtët e të djathtët, edhe mund t’i falej që qytetarët të thoshin: “Hë mo t’i provojmë njëherë këta të djathtët, këta të majtët apo të qendrës”! Po sot mbas afro tridhjetë vite që i kanë provuar e stërprovuar se ç’mall janë të majtë apo të djathtë, a u lejohet? Që të dy krahët e politikës kanë krijuar vetëm zhgënjime dhe kanë shkatërruar Shqipërinë, por mjerë populli se kujt i besojnë. A mund të jetë i besueshëm Basha, i cili kudo hap defterin e tij dhe gjithçka i thonë qytetarët, ai i përgjigjet: Po. Keni të drejtë, sapo unë të vij në pushtet këtë do ta zgjidh”! Të tilla palaçollëqe nuk i bën asnjë “elifimatrak” që nuk ka “haberin” as nga punët e qeverisjes dhe as nga punët e ekonomisë. Këtij “Manillovi” mëndja i ka mbetur në faqen 14, atje ku shkruhet: “Do ta shporrim këtë qeveri hajdute dhe kriminelësh, këtë qeveri oligarkësh, këtë kryeministër që çdo ditë e çdo orë vjedh xhepat e qytetarëve...”! Dakord, por si do ta heqim këtë qeveri? Do ta heqim me britma dhe shkatërrime? Do ta heqim duke bllokuar rrugët dhe duke djegur goma? Do ta heqim duke goditur muret e institucioneve me gurë nga “trimat” dhe militantët e opozitës? Kujt i bëjnë dëm veprime të tilla? Mbi të gjitha këto dëmtojnë vetë ata që i ndërmarrin këto veprime dhe askujt tjetër. Në Parlament, atje ku është vendi nuk kanë shtruar asnjë alternativë, asnjë propozim konkret, përveç sharjeve dhe ofendimeve deri edhe me gratë. Në këto kushte, Rama dhe qeveria e tij janë “me një sy” midis “qorrave” të opozitës. Një “gërdallë” vjen vërdallë ekran më ekran të televizioneve për të dhënë mesazhe dhune. A është faji i tij? Absolutisht që jo, por faji është i atyre që e thërrasin për të marrë mënd nga ky i rënë nga vakti! E ç’mund të presin tjetër nga ky që po prezantohet edhe më mirë nga sa është prezantuar për tridhjetë vite në politikë? Këta farë opozitarësh nuk e kuptojnë që mbi këto karagjozllëqe të këtyre njerëzve pa asnjë ideal, ajo ç’ka e dëmton Ramën dhe qeverinë e tij, është paaftësia e tij për të menaxhuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, kur më shumë se kurrë qytetarët, nuk duan të shohin spektakle karagjozësh, por duan të shohin punë konkrete nga e gjithë Klasa politike, të majtë e të djathtë. Si do të mund të besojnë qytetarët tek LSI-stët, të cilët ndryshe flisnin dje kur ishin në koalicion me mazhorancën dhe ndryshe flasin sot si të rënë nga “fiku”? “Profesoreshave” me shkollë të lartë dhe doktoratura plagjiatura i ka ardhur goja dhe nuk flisnin dje për arsimin e lartë, sepse ndiheshin “ngrohtë”, kurse sot që janë “zbuluar”, bërtasin se “mërdhijnë” qytetarët. Një i vetëm është qëllimi i tyre. Të bëjnë ç’është e mundur, përfshi edhe dhunën sa pa ardhur SPAK-U, sepse vetëm ai dhe ai i bërë nga ndërkombëtarët, sepse këtu të gjithëve ua kanë “pirë lëngun”, do t’i vendosi pikat mbi “i”! Të shohim, por një gjë është e qartë. E qartë është ajo që opozitarëve, u është errur arsyeja dhe... “fali zot se nuk e dinë ç’bëjnë”!
Nga Pandeli BARDHI