BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur mundohesh të bësh opozitarizëm me disa kryebashkiakë

Kur mundohesh të bësh opozitarizëm me disa kryebashkiakë

Përsëri PD nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm G. Bardhi doli në media e deklaroi se “është në zbulim edhe të disa kryebashkiakëve të tjerë të inkriminuar”. Deklarime të tilla janë bërë herë pas here,duke patur parasysh dy- tre kryebashkiakë që kanë patur problem me drejtësinë. Pavarësisht se si qëndron e vërteta e inkriminimit të tyre dhe opozita bën mirë që denoncon raste të tilla, por jo ama që opozitarizmi i një opozite që ka tre vjet që ka mbetur rrugëve të përqendrohet vetëm në raste të tilla. Opozitarizëm nuk është vetëm hetimi dhe gjurmimi i jetës rinore të disa personave që tashmë kanë marrë poste publike, të cilat në fund të fundit janë detyra të organeve të drejtësisë, por shtrimi i alternativave dhe afishimi i vizioneve të reja për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve e presporitetin e vendit. Është thënë e stërthënë, se ne prej shtatë vitesh nuk kemi opozitë reale për të cilën ka nevojë një demokracie të pastër. Megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar opozita shqiptare në strategjinë dhe taktikat e saj dhe kjo jo vetëm se opozitës sonë i mungojnë krejtësisht alternativat, por edhe për faktin se për privilegjet që zotëron ajo ndjehet shumë komode në këto kushte. Të jesh në kushtet e një opozitarizmi siç janë liderët e opozitës sonë, me privilegje nepotike, me pasuri marramendëse dhe kërkesa krejtësisht të plotësuara, nuk ka pse ta dojë pushtetin. E ku ka më mirë e më lehtë se nga mesi i bollëkut ku noton, me vila e rroga të majme, me të afërm të punësuar në vende të privilegjuara e me fëmijët jashtë shtetit, të dalësh në rrugë e të bësh sikur po proteston me ulërima “Rama ik”, ose të denoncosh në konferenca shtypi ndonjë kryebashkiak të bërë pis. Nuk e harroj kurrë këshillën që më jepte kryekëshilltari pd-ist i rrethit kur isha kryetar komune: “Mbaje mirë me opozitën, jepi asaj ç’kërkon dhe kështu e kalon shumë mirë. Ajo bën sikur proteston dhe ju bëni sikur punoni, dhe demokracia përparon”. Opozita e ndershme lufton për pushtet të ndershëm dhe kërkon rotacionin, jo kur i mungojnë privilegjet, por kur sheh se një qeverisje është vërtet e konsumuar dhe se vendit i duhet një rifreskim i menaxhimit të pushtetit, me synimin që të çojë më përpara zhvillimin e konsolidimin e demokracisë. Për pushtet lufton opozita atdhetare, që i dhimbset populli dhe demokracia e vërtetë, jo opozita e kërrusur nga privilegjet. Po ta shikosh luftën e opozitës sonë, të paktën këta tre vjetët e fundit, ajo është e përqëndruar në dy aspekte: në gjurmimin dhe zbulimin e kryebashkiakëve “të inkriminuar” dhe ndaj vjedhjes së votës. Në të dy këto drejtime lufta e saj është e kompromentuar dhe si rrjedhim e dështuar. Nuk themi se opozitarizmi ndaj këtyre dy çështjeve nuk është i rëndësishme dhe këto të mos jenë objektiv i tij. Përkundrazi! Por jo ama të bëhen refren e moto e çdo proteste dhe konference shtypi. Kjo edhe për faktin se në këta dy aspekte që ajo i ka si parim të luftës së saj, opozita jonë nuk ka patur e nuk do të ketë kurrë rezultat, se është vetë e menderosur kokë e këmbë. Së pari askush nuk e dëgjon dhe nuk i beson opozitës sonë për vjedhjen e votës, se ajo ka qenë “profesoresha” e parë që u mësoi shqiptarëve mafiozllëkun e vjedhjes dhe manipulimit të votës. Mos të kishin përdorur mekanizmin e djallëzuar të kalkulimit të votave, PD dhe LSI nuk do të kishin ardhur në pushtet asnjëherë. Po kështu edhe në luftën e “magjishme” që bën opozita në zbulimin e kryebashkiakëve të inkriminuar, nuk është aspak e besueshme dhe nuk sjell ndonjë ndryshim në jetën ekonomike e politike të vendit. Kandidaturat për kryetar bashkie ishin shpallur para elektoratit dhe PD e LSI le të futeshin në zgjedhje, le të konkurronin përballë kandidatëve të PS, e të fitonin me ndershmërinë e tyre përballë kandidatëve të “inkriminuar” socialistë. A nuk do të ishte më mirë që në këtë përballje, populli të ndante vetë shapin nga sheqeri, “të inkriminuarit” e PS nga “qelibari” i PD e LSI? Por opozita jonë është frikacake dhe hileqare, ndaj kërkon pushtet qyl e në rrugë të pandershme. Kjo që bën PD dhe LSI nuk është opozitarizëm, sepse thelbi i demokracisë nuk varet as nga një apo dy- tre kryebashkiakë të inkriminuar, e as nga tre a katër të tjerë të përkushtuar. Demokracia dhe politika e qeverisjes ka dimensione shumë më të gjera dhe të ndërlidhura e të ndërvarura me shumë faktorë. Kur qenkan kaq të kulluar kandidaturat e PD dhe LSI, pse nuk dalin ata përballë elektoratit, me alternativat dhe ndershmërinë e tyre si të pavarur? Po të vazhdojmë më tej me teorinë e “vjedhjes” së votës, mund të pyesim se çfarë rezultati konkret ka dhënë lufta e opozitës në këtë drejtim, se ky është një avaz që përsëritet pas çdo palë zgjedhjesh që zhvillohen. Edhe kur ka denoncuar vjedhjen e votës, ajo ose ka bërë autogol me inskenime skenarësh të tipit “Babale”, që çoi deri në dënimin e një ish-deputeti, ose është rrëzuar me turp në gjykatë për mungesë faktesh. Opozita jonë sillet rreth pseudo fakteve e pseudo alternativave, si qeni për të kapur bishtin e vet. Mos vallë ky popull, nga Veriu në Jug, ka hallin se kush u zgjodh kryebashkiak apo kush doli i inkriminuar? Nëse ka të inkriminuar në çdo hallkë të pushtetit, le të merret drejtësia me ta. Opozita nuk është as hetues dhe as shërbim inteligjent, opozita nuk është as roje e jetës private dhe verifikuese e të së kaluarës individuale të çdo pushtetari. Opozitarizmi duhet të ketë hapësira dhe frymëmarrje të gjerë, që të prekë realisht plagët që i dhembin popullit. Populli shqiptar relativisht ka një nivel mirëqenie të ulët, por çfarë alternativash konkrete ka shtruar opozita jonë për të hapur vende të reja pune, për shtimin e kapaciteteve prodhuese në vend, për rritjen e intensitetit dhe efektivitetit në punë, për bllokimin e hyrjes së mallrave kontrabandë etj. Çfarë alternative ka opozita jonë për uljen e çmimeve dhe luftën kundër monopolizimit të disa mallrave? Çfarë duhet bërë për të ngushtuar disproporcionalitetin midis pagave të larta dhe atyre të ulta? Përditë dëgjojmë ankesat e pensionistëve për masën e ulët të pensionit që marrin, por çfarë kontributi ka dhënë opozita jonë në këtë drejtim? A mos vallë janë alternativa këshillat e Monikës për të mos blerë në supermarketet e oligarkëve dhe deklaratat e Bashës se me të ardhur ai në pushtet nuk do të ketë pension nën 250 dollarë dhe rroga minimale nën 400 dollarë!? Ankohet shumë opozita jonë se ikin të rinjtë dhe po boshatiset vendi. Po çfarë alternative mund të japë opozita për kufizimin e këtij fenomeni, kur shumica e liderëve të saj i kanë fëmijët dhe të afërmit e tyre me shkollim e me punë të zgjedhura jashtë shtetit? Çfarë alternative mund të japë për strehimin e të pastrehëve, kur vetë është e rehatuar në dhomat e vilave luksoze? Çfarë mund të thotë opozita jonë për zhvillimin e turizmit, kur ajo vetë pushimet i bën në plazhet më të shtrenjta të botës, madje duke na bërë edhe karshillëk me reklama moderne? Kështu opozita jonë, jo se nuk di të bëjë opozitarizëm, por nuk do ta bëjë atë.