BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kur njerëzit e artit dhe kulturës nuk janë bashkë!

Kur njerëzit e artit dhe kulturës nuk janë bashkë!

As që dua të hyj në tashmë "sagën" e gjatë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, sepse ka kaq shumë fajtorë dhe kaq shumë "gjynah" që këto 28 vite e kanë bërë kaq të madh pikërisht "gjynahun" sa që nuk ka më as qeveri, as individ të madh, as shoqëri që e rregullon dot më?!

Idea e një teatri të ri, kullave mbas tij, modeli PPP-i, artistët që rebelohen, Edi Rama që ka vendosur, Ministria e Kulturës që nuk ka lidhje me mbiemrin e saj në titullim institucioni, rropatja mes politikës të aktorëve, duke i bërë dëm kauzës, shoqëria që ju jep të drejtë, por nuk i mbron dot, raporti që ka sot politika me kulturën etj., etj - janë kaq shumë, sa që edhe po të futesh emocionalisht dhe institucionalisht nuk nxjerr më asgjë! Dje një e përditshme ju kujtonte grupit të aktorëve se mënxyra e 28 viteve të fundit kundër kulturës kishte prishur shumë e shumë të tjera lartësi (në fakt bënte gabim për disa prej tyre, por nuk dua ti ndreq gabimet në shkrim) dhe komuniteti i artit, kulturës dhe artistëve nuk kanë reaguar i bashkuar dhe fort.

Unë jam i qartë pse nuk kanë reaguar! E para, sepse një pjesë kanë qenë të anësuar politikisht dhe shumë madje. Një pjesë e madhe janë dhe sot! Disa kanë pranuar të jenë deputetë. U përdorën ose kujtuan se do të jenë të dobishëm në të kundërtën e dikurshme të PPSH-së dhe shkuan me shumicë te PDSH-ja. Jo vetëm nuk zgjidhën asgjë, por sigurisht janë zhgënjyer dhe po nuk morën vesh do të vazhdojnë dhe jo vetëm te PDSH-ja por dhe PSSH-ja! I shikonin se punët nuk ishin mirë, arti po shuhej, kultura po denigrohej, fondet po pakësohen, po vidhen, po lobohet për korrupsion dhe nuk ishin asnjëherë të zot të bëheshin bashkë të reagonin si duhej kundër korifenjve të politikës si të PD-së dhe PS-së.

E dyta, kishin frikë sepse mund të kishte dhe hakmarrje politike nga më të ndryshmet dhe padyshim që as për këtë nuk reaguan bashkë, nuk u rebeluan dhe nuk krijuan premisat të përballen me politikat anti kulturë dhe anti art, të politikës dhe ministrave partiakë deri injorantë dhe gjysëm folklorikë, por dhe me vese "postmoderniste" të kulturës dhe trashëgimisë.

E treta, u mësuan të jetojnë me paga të vogla, urie, dhe shteti bënte sikur i paguante ato punonin me të tillë mizerje dhe dikush përfitoi për të marrë rrogën pa bërë asgjë!

Sot arrin një drejtor (drejtor partie sepse të gjithë drejtorët e partisë janë) ti thotë Mirush Kabashit që ke marrë 15 vite rrogën kot pa bërë asgjë! Po dhe mund të jetë e vërtetë dhe ta zëmë se është e vërtetë. Po sa drejtorë kanë marrë rrogën duke dëmtuar, duke përfituar dhe vjedhur, duke katandisur teatrin dhe artin në një demencë kombëtare!? Duke e çuar artin dhe teatrin që të mos krahasohet me diktaturën?! Po po, të mos i afrohet asaj në asnjë majë thoi?! E ky është jo vetëm turpi, por dhe mashtrimi më i madh me demokracinë, në liri të shfaqjes dhe skenës jo vetëm në teatër, po kudo në kulturë. Sa ministra kanë vjedhur dhe vazhdon të vidhet arti dhe trashëgimia, e cila po shembet në tokë nga "përkujdesjet" e sidomos bukuraneve dhe shumë pak bukuroshëve te vendi ku duhet t’i mbrojnë.

Komuniteti i artistëve dhe kultura në përgjithësi ka jo kusure, por tanimë gati-gati, i jepet e drejta njërit prej tyre që është Kryeministër i Shqipërisë (që nuk e kuptoj nga i vjen gjithë kjo "dashuri" për artistët) të mos pyesë më askënd! Ka marrë rrogën kot Kabashi! Hahahaha, po këtu në këtë vend kanë marrë rrogën kot katër zv/ministra në kohë të partisë së të madhit Robert Ndrenika dhe kanë bërë namin me afera dhe teatri po rrëzohej! Si nuk u çuan dhe nuk protestuan ashpër kur "humbi" makina e ministrit të Kulturës "demokratike" që bënte në çmim sa një riparim i pjesshëm i Teatrit Kombëtar!? Si nuk u bashkuan njëherë të vetme pa pjesëmarrjen e partive për të vendosur dhe dhënë alarmin se artistët dhe teatri, kinematografia dhe trashëgimia por fundosen nga maskarenjtë që ndërronin pushtete. Më vjen shumë keq, unë jam një njeri që admiroj artin e shumë kujt atje dhe bashkohem me ta. Nuk do t’ju kisha prishur (sigurisht nuk kam asgjë në dorë) kurrë Teatrin Kombëtar, si të jetë ndërtuar nga fashizmi dhe si të ketë bërë kryevepra në komunizëm. Nuk do t’jua kisha prishur dhe pse është ndërtesë e dobët! Unë admiroj njerëzit dhe veprat e këtij teatri dhe kurrë nuk do ta kisha prishur. Nëqoftëse e prish dhe ju ndërton një tjetër teatër kryeministri, as që mund të them asgjë më tepër, sepse ai është edhe vetë po nga ky komunitet dhe realisht tregon qartë se sa pak komunitet perëndimor janë dhe jemi si shoqëri, jashtë partive dhe jashtë politikës si mentalitet i dikurshëm që duhet të ishin, por që nuk arritën të jenë as ata dhe as shoqëria në Shqipëri. Por artisti dhe aktori kanë gjithmonë të drejtë! Të drejtë nuk kanë drejtorët e partisë! As ministrat dhe në përgjithësi as politika nuk ka të drejtë pa i apeluar (pyetur) për elementët e sensibilitetit të tyre! Për nostalgjitë e tyre, për jetën e tyre të vështirë si atëhere dhe sidomos këto 28 vite marrëzi kolektive në medemek demokraci! Ne (jo unë, por lidershipet e famshme demokratike dhe nganjëherë dhe socialiste) prishëm gjithçka dhe në emër të "antikomunizmit idiot" biles, ata që i dalin "zot" te PD-ja teatrit dhe Ndrenikës, përgatisin drafte që të ndalojnë filma dhe drama, piktura dhe letërsi, prozë dhe poezi të diktaturës që kanë dalë shumë nga ky teatër! Po pra të ndalojnë artin, teatrin, filmin dhe pothuaj të gjithë kulturën e asaj kohe! Kurse komuniteti i artistëve, ato brenda dhe ato jashtë, nuk apeluan njëherë njëri tjetrin! Nuk u mblodhën dhe nuk vendosën të jenë bashkë kundër të gjithë barbarëve në pushtet. Tani mbas 28 viteve, akoma nuk bëhen bashkë. Ky nuk është faji i politikës, por vetëm i tyri! Kështu që mbas shumë tragjedive me kulturën dhe artin edhe kjo shembje e presupozuar dhe që me sa duket do të realizohet, nuk përbën ndonjë diferencë kaq të madhe. Uroj që të jenë bashkë dhe fitojnë!/Nga Besi BEKTESHI