BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Kur nuk i dalin zot as partisë, si mund t’i dalin zot Shqipërisë?

Kur nuk i dalin zot as partisë, si mund t’i dalin zot

Para çdo fushate elektorale për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato të pushtetit vendor, partitë politike afishojnë devizën e tyre, e cila është edhe thelbi i angazhimit, sentenca përgjithësuese përmbajtjesore e aksionit politik, simbolika që udhëheq tërë veprimtarinë politike për të arritur treguesit më të lartë në zgjedhje. Partia Demokratike ndër vite është udhëhequr nga motive që i kanë shërbyer mobilizimit dhe vënies në jetë të ideve, programeve dhe projekteve, qëllimeve për të mobilizuar tërë resurset njerëzore, për të motivuar strukturat partiake, anëtarësinë dhe mbështetësit e saj për të ecur në rrugën drejt pushtetit në zgjedhje dhe fitoren e tyre. Mbetet në kujtesën e qytetarëve, deviza e viteve të para të kësaj force politike, ku slogani “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa” apo “ Mirëqenie, punë, dinjitet”, “ Ne jemi e ardhmja, jemi ndryshimi” e dhjetëra logo të tilla domethënëse, të cilat realisht i kanë shërbyer PD si forca e parë e opozitës pas rënies së sistemit komunist dhe instalimit të pluralizmit shumëpartiak në Shqipëri, si frymë për mobilizimin e votuesve. Po devizat e shpallura, të cilat janë shprehja e koncentruar përmbajtjesore e tërë zhvillimeve politike, piketa orientimi dhe rrugëtimi të tyre drejt realizimit të qëllimeve dhe objektivave konkrete për të fituar zgjedhjet, jo gjithmonë devizat e përzgjedhura janë gjetje që harmonizojnë, formën me përmbajtjen, qëllimet me arritjet, të sotmen me perspektivën. Realitetin me dëshirat, emocionet përballë të vërtetës. Jo pak herë ka mospërputhje dhe subjektivizëm ekstrem mes asaj që synohet me sloganet që bëhen lajtmotiv i aksionit politik dhe situatës reale të forcave politike. Po t’i referohemi sloganit të sotëm të PD, pjesës opozitare përfaqësuar nga “Rithemelimi” kryesuar nga Sali Berisha: “T’i dalim zot Shqipërisë” dhe gjendjes reale në të cilën gjendet opozita, betejat që zhvillohen sot në gjirin e Partisë Demokratike, energjitë që harxhohen për të fituar epërsinë  përballë PD zyrtare  është beteja epike me palën tjetër për të dominuar me çdo kusht në çmim partinë. Lufta, prej më shumë se një viti, mes pjesëve të kësaj force politike e ka përçarë në atë masë PD sa që ka shkaktuar truam të rëndë në gjirin e anëtarësisë nga baza e thjeshtë deri në kupolën drejtuese, si dhe grupin e deputetëve. Kulmin acarimi dhe lufta mes palëve për dominimin e partisë e arriti në 8 janarin e vitit 2022, ku palët u konfrontuan dhunshëm, u përfshin në një përleshje fizike për jetë a vdekje, ku nuk mungoi dhuna e qysqive, shkopinjve, varetë, gazi lotsjellës, thyerja e xhamave dhe shembja e dyerve dhe një arsenal i tërë “armësh” që të kujtonin shekujt e parë të historisë njerëzore  në epokën primitive, ku armët në betejat që zhvilloheshin ishin pikërisht ato prej druri dhe më vonë prej bronxi dhe hekuri. Sulmet mbi selinë e PD ishin të panjohura në vendin tonë, së paku në shekullin e fundit, ku parapolitika dhe dhuna i zunë vendin dialogut, debatit, kompromiseve dhe marrëveshjeve politike aq më tepër brenda  gjirit të një partie politike. Qysh prej andej, lufta e brendshme ka thelluar përçarjen, duke i vënë palët përballë në një ballafaqim force dhe mosmarrëveshjeve, që zor të shërohen ndonjëherë. Krimbi ka hyrë thellë dhe po gërryen muret dhe kolonat mbi të cilat bëhet politika, ndërtohen strategjitë e fitores dhe zhvillohet fushata zgjedhore. Sot, kur më pak se dy muaj na ndajnë nga dita kur do të zhvillohen zgjedhjet e pushtetit vendor, ku opozita për faj të vet pas vetëvrasjes politike të bojkotit të zgjedhjeve ka tetë vjet që është jashtë pushtetit lokal, e papërfaqësuar në bashkitë e vendit, vjen në këtë aksion të rëndësishëm politik e shpartalluar. Dy PD - të, kanë humbur, jo vetëm kohezionin mes tyre, po edhe aleatët, të cilët i janë larguar dhe janë sot në një distancë e cila thellohet përditë e më shumë. Ata që u bënë deputetë me votat e militantëve dhe mbështetësve të PD, janë distancuar me shpejtësi nga shtëpia e përbashkët, duke ndjerë se po vjen tërmeti dhe nuk duan të mbeten poshtë gërmadhave. Largimi i tyre edhe pse deputetë nën siglën e PD, të cilët nuk arritën të marrin as 300 vota preferenciale, tani vrapojnë nën moton “o burra të dalë kush të dalë”. Pikërisht në një përçarje të tillë, gati e copëtuar, PD hyn në fushatë e pamotivuar, e përçarë dhe e dërrmuar nga lufta brenda llojit. Në këtë vit të betejës për të dominuar partinë, Berisha më shumë se luftën me Edi Ramën edhe pse sloganin e ka refren të përminutshëm për ta përmbysur regjimin diktatorial, vazhdon të ecë me shpejtësi në rrugën e konfrontimit për dominimin e partisë për t’u treguar shqiptarëve se opozita reale është pjesa që drejton ai. Edhe pse para zgjedhjeve pas 8 vitesh për t’i fituar bashkitë që kanë drejtuar prej vitesh energjitë njerëzore dhe politike, resurset, përvoja e viteve konsumohen pamëshirë për të rrëmbyer vulën, siglën dhe selinë, duke e delendisur pjesën tjetër në seli me qira. Thirrja e Berishës, “ose me mua ose me armikun”, duke nënkuptuar dyshen, Alibeaj- Basha, të etiketuarit pengje të Ramës, flasin më shumë se njëmijë deklarata që shpalosen nga tribunat e takimet që zhvillon kreu i “Rithemelimit” dhe ortaku i koalicionit Meta. Beteja është zhvendosur brenda shtëpisë. Po rrënohen shtyllat dhe kolonat, që mbajnë në këmbë këtë ngrehinë politike. Pjesët e ndara në PD vrapojnë në vektor me drejtime të ndryshme në vend, që të ishin të bashkuar, kompakt, të qartë në aksionin më të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve, të cilat nuk janë thjesht lokale, po për rrethanat që zhvillohen kanë marrë përmasa dhe karakter thellësisht politik për nga bojkoti i para katër viteve. Pikërisht, kjo përçarje, kjo luftë e paprinciptë, pa asnjë parim, sipas stilit, t’i biem njëri -tjetrit, të zaptojmë partinë, të dominojmë situatën, tregon në dritë të diellit se sa boshe dhe subjektive ka qenë propaganda dhe strategjia e Berishës për kompaktësimin e partisë dhe bashkimin në një front të vetëm kundër mazhorancës për të sjellë opozitën në pushtet. Në deklaratat pa fund për fitore edhe pse të copëzuar e të ndarë, çep e këmbë, ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, kur secili ndërron vijën e ujit për ta drejtuar në mullirin e vet, flasin për fitore të paparë, garantojnë se 15 maji do shënojë fundin e regjimit dhe instalimin e pushtetit të popullit. Se bashkitë do i kalojnë opozitës në tërë qytetet e mëdha nga Tirana deri në Elbasan, Korçë e Durrës. Vërtetë bëjnë politikë, po edhe politika ka një moral dreqi e mori. Ka idealizëm dhe sinqeritet. Askush në këtë vend nuk mund të besojë se përçarja sjell triumf dhe bashkimi disfatë. Është paradoksale, thirrja që ngjan si, rroftë përçarja! Në djall shkoftë bashkimi që vërtetë nuk artikulohet me fjalë, po gdhendet përditë me veprimet e lidershipit të opozitës. E skanuar opozita, veçanërisht dy PD që janë vënë përballë në llogore të ndryshme si një mozaik i thërmuar, është pothuaj pa vlerë, slogani që shoqëron Berishën në takime e fjalime në shpalosjen e objektivit për fitore në 14 majit me devizën “ T’i dalim zot Shqipërisë”. Çdo shqiptar sado larg politikës, i majtë, i djathtë, pa bindje politike, militant, anëtar apo mbështetës i një force politike, çdo individ me një minimum inteligjencë, pasi njihet me këtë devizë të shpallur, thotë: “Mirë , o mirë se këta të “Rithemelimit “ do i dalin zot Shqipërisë që vlerësohet prej tyre si në rënie të lirë, pa menaxhim, me mungesë drejtimi që ka rënë në dorë të “banditëve” dhe kriminelëve  të Edi Ramës, pretendojnë të ndryshojnë Shqipërinë si do t’ia arrijnë? Kur nuk ndreqin shtëpinë e tyre? Kur kanë të prishur themelet dhe u ka rënë çatia kur përplasen me njëri - tjetrin dhe janë të përçarë e të ndarë dhe nuk i kanë dalë zot për ta bashkuar e shëruar si mund të shërojnë e t’i dalin zot Shqipërisë? Ata që nuk arrin t’i dalin zot partisë, ta bashkojnë e unifikojnë, ta kompaktësojnë e orientojnë drejt fitores, si mund t’u besojnë shqiptarët se do i dalin zot atdheut, vendit e popullit? Ndaj, shqiptarë, shikoni ata që betohen se do i dalin zot vendit si e kanë brenda shtëpinë dhe mendohuni e gjykoni se si mund t’i dalin zot Shqipërisë?! Janë vërtetë të pabesueshëm për atë çfarë janë, jo për atë që shiten e mburren  pa kufi se do ta bëjnë zonjë, nënën Shqipëri!