
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…


I ndodhur ne holli i spitalit gjerman të zemrës , ''Roland Xhaxho'', për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të mikut tim, isha bërë rob i fjalës së kirurgut Edvin Prifti . Familjarët e pacientit të sapo operuar, ishin kureshtarë të mësonin deri në detaje, mbi shkuarjen e operacionit . Të lehtësuar nga suksesi fëmijët, s'përmbaheshin nga gëzimi. S'di pse në një çast, kirurgu u shpreh për një kontratë pune në Gjermani.
-Po pse !? - shfaqi habinë Volteri djali i pacientit të operuar
-S'mund ta duroj vrasjen .....
-Po sikur të të kërkojnë falje publike! - pyeti gjithë keqardhje Volteri, mjekun për të cilin, ka aq shumë nevojë vendi ...
-Kjo nuk mund të ndodhi ....
-Gabimi është njerëzor , falja është hyjnore ...
- Për atë që beson në zot , por jo për ata, që të vrasin natën e të qajnë ditën ...Këtu bën hall intriga. Më e keqja e të këqijave është se ata lart, se kanë vetëm me njëri tjetrin , por për të realizuar qëllimet e mbrapsht të tyre , turbullojnë dhe jetën tonë me lloj e lloj sajesash , aq sa robi i ndershëm nuk di nga t'ia mbajë ...Le që ç'flas dhe unë !: Kur përpiqen të kryqëzojnë kryeministrin, mua s'më kishin në refene fare”, ktheu mjeku edhe pse kishte dalë i pafajshëm nga SPAK , për një përgjim i përcjellë me aq shumë bujë në emisioni investigativ STOP. Ndërsa mjeku fliste (ne që ishim dëshmitarë okularë ,të asaj mrekullie që kishin bërë duart e tija të arta, përmes një operacioni shumë të vështirë në zemër , kishin bërë të munduar shpëtimin e njeriut që kishte kohë në betejë me sëmundjen ) nuk gjenim fjalë për të ndryshuar mendjen e mjekut për të qëndruar në Shqipëri .
-Është një mjedis shumë vrasës. Aq shumë traumë, të krijon jo vetëm si individ, por gjithë familjes sa babai im, më shprehu sy ndër sy: Të urroj mbarësi në Gjermani! Këtu dhe në vdekjen time, nuk do të kthehesh. Sytë e kirurgut pashë se ishin mbushur me pellgje loti, gati për t'u derdhur. Juli, djali tjetër që ndjeu nga afër brengën e madhe të mjekut , për të mos e lënë të përjetonte më gjatë , na kërkoji ta linim të qetë mbas pesë orë operacioni. U ndamë. Gjithkush nga familjarët të ndodhur në atë bisedë krahas gëzimit, për suksesin e operacionit, morri me vete dhe dhimbjen që këtij spitali do t'i mungonte mjeku, që kishte shpëtuar mbi 850 jetë kur më parë për një operim zemre, duhet t'i shkoje Stambollit me një kosto të papërballueshme. Unë dhe Volteri ngamë një copë rrugë, duke mos u ndarë nga ajo që, na dëgjuan veshët. Volteri nuk deshte ta besonte. Sillej dhe pështillej pas një vorbull pyetjesh për të gjetur vrastarët ... Dikush na parakaloi me një celular, duke folur në skajp .
-Ule zërin! ...
-Pse!?- rrëmbeu Volteri.
Ambient i rënduar. Mund të filmohesh, përgjohesh. I çdo kalibri qofsh, mjafton që t'i futesh në punë, për SPAK në gjykohesh nga ordinerët apo thjesht për t'u hedhur nëpër portale për shou , për disa klikime. Është kthyer njeriu në një mall tregu, që kushdo mund të të reklamojë, mjafton që t'i futesh sadopak në punë për interesat meskine. Një jetë me përgjues që vrasin shpirta të pafajshëm ,si të doktor Edvin Priftit si pa të keq, vetëm e vetëm të nxijnë realitetin, për të sulmuar në çdo gjë dhe për çdo kënd... Ndaj dhe mjeku i nderuar i ngarkuar nga ky mjedis i vrazhdë për një intelektual, i ndjerë në trysni nga opinionet mbytëse të ca karaktereve paranojakë, që shesin veten për dy pare spec , pa pyetur për plagën që krijon në shoqëri, zgjedh të largohet. Është shumë madhore arsyeja që e detyron njeriun, të lerë vendin e tij. Për më tepër një mjek si Prifti, i cili ishte mirë e bukur në Romë si mjek, me shtëpi private e gjithçka , por ja që ndarja nga jeta e gruas, e detyroi t'i kthehej familjes, për të zbutur disi plagën e madhe të dhimbjes . Ndërsa kamerat për qëllimet e ulta të politikës , deshin të viktimizonin njeriun , që i është përkushtuar, me mish e me shpirt profesionit. Nuk e kishte keq, kur u shpreh se; -''Kjo që po ndodh me trurin e shqiptarëve, ka ndodhur këtu e gjashtin vjet të shkuar, në kohën e Skënderbeut. Do kohë të shërohet kjo plagë, sepse është krijuar një mjedis vrasës nga politikanët që, nuk e kanë për gjë të groposin meritokracinë shqiptare , për të peshkuar lehtë me njerëzit që luftojnë për bukën e gojës ''. Ndihesh i keq ardhur teksa sheh e dëgjon, se si vrasësit e trurit , si kriminelë ordinerë, për politikat e tyre të ditës , po detyrojnë intelektualët më profesionistë të marrin rrugët e botës me brengën e madhe në shpirt , e lënies së vendit të tyre në pikë të hallit , por ja që s'kanë zgjidhje tjetër, kur politika i përdor si mish për top. S'ke ç't'i bësh ! Ajo që përbën interes për ekranet tona, janë çështjet e agjentit të FBI -së , a thua se drejtësia amerikane, pret liderët tonë për ta zgjidhur. Mbasi i kanë vënë ferrën shqetësimeve që ka vendi , ngrysen e gdhihen duke bërë spektakël, për çështje që i takojnë drejtësisë amerikanë për t'i dhënë drejtësi . Mjerë inteligjencë e populli në ç'dorë liderësh ka rënë! Në vend të luftojë , për t'ju gjendur afër dhe krijuar mjedise të përshtatshme, për të ushtruar me dinjitet profesionin e tyre, pa u përbuzur e prosvalur, merret me lojëra pa bukë. E keqja mbi gjithë të këqijat, është se këta mëkatarë që përpiqet të kryqëzojnë mendjet e ndritura, s'bëjnë tjetër veçse kryqëzojnë një popull të tërë, sepse duke e lënë intelektualin të marri rrugët e botës, zbrazin shërbimin shëndetësor me mjekët specialist dhe do t'i detyrojnë të sëmurët të enden spitaleve të botës , për t'i bërë derman vetes, duke u detyruar të shesin dhe shtëpitë e tyre sepse nuk mund të përballen dot me kostot e larta të mjekësisë jashtë vendit ashtu siç dhe ka ndodhur deri atëhere, kur Shqipërisë i kanë munguar kirurgjisë, shkallë të larta ndërhyrjes në zemër. Ne dhe ata mjekë që i kemi me kokrra si Edvin Prifti, ia çojmë Gjermanisë, si të mos i mjaftojnë ata qindra infermierë tanë që kanë emigruar për paga më të larta , por tani dhe ajka e mjekëve, ndihet e kryqëzuar nga ca meskinë politikanësh, për interesa të ngushta pushteti .
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
