BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kur politika kthehet në biznes fitimprurës vetëm për familjen e vet

Kur politika kthehet në biznes fitimprurës vetëm për

Nga Riza HOXHA

Në Parlamentin Shqiptar, qarku i Kukësit gjithnjë pas vitit 1992 është përfaqësuar nga banorë të Tiranës. Mjafton ky tregues për të saktësuar se deri ku ndjehet braktisja e këtij rajoni nga e gjithë klasa politike që mban prej vitesh pushtetin në këtë vend. Rajoni më i varfër, edhe pse me një shumicë pasurish mbi e nëntokësore që vazhdojnë të shfrytëzohen në mënyrën më barbare nga lloj-lloj biznesmenësh që përkrahen nga lloj-lloj politikanësh të paskrupullt.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Studimeve Politike, qarku i Kukësit ishte i vetmi që të gjithë deputetët i ka banorë të Tiranës. Për banorët e rajonit verilindor, një gjë e tillë nuk përbën ndonjë çudi. Të tillë deputetë kanë qenë gjithnjë në këto 27 vite të demokracisë shqiptare. Aq sa, “tashmë mashtrimet e deputetëve na janë bërë si “buka që hamë”, ndërsa do të çuditeshim nëse ndonjë deputet i yni do t’i realizonte premtimet e tij që rëndom na i artikulon si një vjershë gjatë fushatës elektorale”, thonë kuksianët. Me të qeshur ata kujtojnë deputetët e kohës së diktaturës. “Të paktën atëherë shumicën i kishim vendas dhe me to bisedonim çdo ditë”, thonë kuksianët.

Kuksianët kanë dëshirë të zgjedhin të paktën vetëm një herë një banor të tyre deputet, që t’ua dinte hallet edhe pa ia treguar ata. Po një gjë të tillë nuk e duan forcat politike, të cilat pasi e kanë braktisur qarkun verilindor e shohin si një mundësi për realizimin e përllogaritjeve të tyre. Ndaj banorët e këtij rajoni gjithnjë kanë votuar banorë të Tiranës, që kanë ardhur në qytetin verilindor si një plaçkë e dërguar nga kjo farë politike, vetëm gjatë muajit fushatës.

 Është për të qeshur, por ka ndodhur që kandidatë gjatë fushatës kanë premtuar se do t’u qëndrojnë pranë, aq sa për këtë qëllim do të marrin shtëpi me qera. Por më pas, as nuk janë dukur deri në përfundim të të gjithë mandatit. Aq sa edhe kur kanë patur ndonjë takim me “ushtarët” e tyre, i kanë thirrur jashtë qytetit në ndonjë lokal, anës autostradës. Mesa duket u ka ardhur turp të takohen me ndonjë prej zgjedhësve të vet.

Të tallesh me një komunitet të tërë është mëkat. Mëkatin forcat politike e dinë, ndaj dhe asnjëherë nuk kanë sjellë deputet që të rikandidojë në këtë rajon. Sa herë ka zgjedhje, kandidati i secilës forcë politike është fringo i ri. Kësisoj, atij nuk ke çfarë i kërkon llogari për premtimet e pambajtura gjatë legjislaturës së kaluar. Kështu ka ndodhur gjithnjë në rajonin verilindor. Aq sa tashmë, askush në këtë rajon nuk u beson pallavrave që premtojnë kandidatët sa herë partia e tyre i kandidon në këtë rajon. Ndërsa votuesit ose i kanë braktisur, ose secili voton si t’i vijë më për mbarë. Voton për një vend pune, apo edhe për disa mijëra lekë që ndonjë kandidat ia afron. Një realitet tashmë i gjithëpranuar në të gjithë Shqipërinë tonë e jo më në rajonin e harruar verilindor.

Duket ashiqare se nuk ka zgjidhje tjetër për shumicën e fakirfukarenjve që ende jetojnë në këtë rajon. Vetë kuksianët e pranojnë se, tashmë secila forcë politike që mund të fitojë, do të ngrejë shtetin dhe pushtetin e vet familjar. Vendosja e strukturave nepotiko – familjaro – politike në çdo institucion, ndërmarrje a njësi administrative është tashmë një realitet i gjithëpranuar, një realitet që ka sjellë rrumpallosjen e plotë të shtetit, sa vetë shqiptarët thonë: “ne kemi një me nder me thënë shtet”.

Tashmë është e gjithëpranuar se politika te ne ka rënë të paktën në dorë të elementëve që as nuk duan t’ia dinë për problemet me të cilat përplasen shumica e shqiptarëve, po shohin thjesht pasurimin e pandalshëm të familjes së tyre. Tashmë politika është kthyer në një profesion që vetëm moralin nuk e pranon. Kjo i ka bërë deputetët që të ngrenë edhe struktura të veçanta në shërbim të tyre si, bie fjala, G – 5 (grupi i të pestëve) që merret me tregun e vendeve të punës. Një strukturë që vetë përfaqësuesit e forcave politike e pranojnë se është i gjithëpushtetshëm dhe përfaqësues fuqiplotë i deputetit.

Akoma më qesharake është përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Të gjithë përfaqësues të kryetarit. Kjo ka bërë që tashmë gënjeshtra e mashtrimi të vlerësohen si realitete të virtytshme në rajonin më të varfër të vendit. Zaten jo vetëm këtu, por në të gjithë vendin tonë, ku ende të gjithë ëndërrojmë që një ditë të mund të mbërrijmë në Evropë.

Që nga zgjedhjet e vitit 1992 ende në qytetin e Kukësit vazhdon të jetojë mjeku Mustafë Mystafa që ishte deputet në periudhën 1992 – 1996, përfaqësues i PD-së. Të gjithë deputetët e tjerë, ky rajon i ka patur ardhacakë nga Tirana që duke patur mbështetjen e njërës a tjetrës parti ia kanë arritur lehtësisht të marrin votën përmes lloj-lloj gënjeshtrash nga më të çuditshmet, siç e përmendëm më sipër se, “do të merrnin edhe shtëpi me qera për të jetuar bashkë me zgjedhësit e qytetit të Kukësit”.

Në realitet, janë forcat politike maja e ajsbergut të mashtrimit që ndër vite i kanë bërë komunitetit të rajonit verilindor. Janë ata që këtij rajoni i kanë sjellë gjithnjë deputetë vetëm për një mandat. Thuajse asnjë deputet nuk ka patur në këtë rajon më shumë se një mandat, gjë që do të mundësonte që elektorati t’i kërkonte llogari për mosrealizimin e lloj-lloj premtimeve të bëra para 4 viteve. Duke e ditur këtë, edhe vetë deputetët sapo fitonin, harronin gjithçka, edhe premtimet, edhe malin e problemeve që përballonin ata banorë që i dhanë votën deputetit. Nuk donin t’ia dinin as për varfërinë migjeniane që vazhdonte të rritej pa prerë për shumicën e banorëve të mbetur në këto male, pasurinë e të cilave e shfrytëzonin deri diku në mënyrë banditeske lloj-lloj hajdutësh që kishin mbrojtjen edhe të këtyre deputetëve, që me votën e këtyre të varfërve brenda një legjislature ktheheshin nga varfanjakë në milionerë. Si rëndom politikanët tanë, vazhdojnë të jenë të pakontrolluar për mënyrën si ia arritën të ktheheshin në milionerë brenda pak viteve. Ata dhe gjykatës - prokurorët e këtij vendi, që dinë vetëm të mbyllin dosjet dhe të pasurohen. Asgjë tjetër nuk dinë këta farë plazhistësh të Durrësit.

Në të gjithë këtë zallamahi alla albaneze, ne shqiptarët është e natyrshme ta humbasim besimin te kjo farë politikanësh që ende e mbajmë të na drejtojë. Bile as të mos presim ndonjë ndryshim pozitiv edhe në vitet që po vijnë, përderisa ua japim votën vetëm pse na mashtrojnë. Pra, edhe demokracinë vetëm të vazhdojmë ta ëndërrojmë. Ndërsa ende do të na mbetet ëndërr “ta shohim Shqipërinë si Evropa”. Sepse e gjithë pasuria jonë po shfrytëzohet në mënyrën më barbare të mundshme nga një grup oligarkësh dhe nga një klasë politike që ka mundur të ndërtojë një pushtet krejtësisht nepotiko – familjar. Kësisoj është evident shkërmoqja e këtij shteti të ngritur mbi baza nepotiko – familjare. Aq sa po e shohim me sytë tanë sa me vështirësi po ecën zbatimi i reformës në Drejtësi. Janë maluketërit e familjes në pushtet që po bëjnë çmos ta parandalojnë ritmin normal të zbatimit të saj. Sepse janë të tmerruar nga zbatimi i saj nga vetë ndërkombëtarët. Janë të frikësuar sepse e dinë se çfarë nuk kanë bërë mbi këtë popull gjatë këtyre 27 viteve të instalimit të një pseudodemokracie që ka çuditur gjithë dynjanë.

 Pse mbeti Kukësi qarku më i varfër i vendit?

 Rajoni verilindor pas vitit 1992 nuk ka patur përfaqësuesit e tij në parlament. Çfarë i kanë sjellë, ai vetëm i ka votuar. Çuditërisht ka mbetur në një varfëri të pashoqe. 

Me një pasuri të madhe duket paradoksale që rajoni verilindor të mbetet rajoni më i varfër dhe pa asnjë perspektivë zhvillimi në të ardhmen. Një çudi që askush nuk merr përsipër t’i japë një përgjigje dhe zgjidhje efikase. Edhe pse shumë deputetë kanë ardhur dhe janë stërbetuar “për dashurinë e madhe” që ushqejnë për banorët e këtij rajoni. Të gjithë shpejt e kanë harruar gjithë rajonin. Vetëm se nga kjo harresë nis e merr jetë paradoksi i zbrazjes që vazhdon sot e kësaj dite. Zona me një pasuri nën e mbi tokësore thuajse të pamata. Me pasuri të mëdha kromi, bakri dhe hekur nikeli, bile edhe me pasuri uraniumi, siç është miniera e Nimcës. Rajon me afro 120 mijë ha pyje, me pasuri të mëdha ujore, me një numër të madh bimësh mjekësore etj. Një pasuri e pafundme që në mënyrën më të çuditshme i ka lënë banorët e vet më të varfërit e këtij vendi të çuditshëm që edhe këto pasuri të pafundme askush nuk i di si po shfrytëzohen. Aq sa tashmë varfanjakët i thonë qartë kësaj farë klase politike: “mjaft më me mashtrime. Ne nuk ushqehemi me fjalë, por me vepra, vepra që në realitet në këtë rajon ende mungojnë”.

Janë të gjitha këto arsyet që për banorët e këtij rajoni ishte qesharake evidentimi se, asnjë prej deputetëve të këtij rajoni nuk jeton këtu, por në Tiranë. Kjo dukuri është e hershme dhe jo e sotme. Është një realitet, që klasa politike po përpiqet më kot ta minimizojë. Sepse janë ende të pakta edhe reformat. Deri tani ka më shumë fjalë se vepra. Vetëm me fjalë secili kërkon karrigen e pushtetit për familjen e vet, por jo zgjidhjen efikase të lumit të problemeve. Sepse sot të gjithë politikanët, karrigen e pushtetit e konsiderojnë një biznes fitimprurës. Për vete, oligarkët dhe familjen. Ndërsa për ne shqiptarët, gjithçka ende mbetet humbje kohe dhe varfërim i mëtejshëm. Ndaj sytë i kemi te emigracioni.