BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Opinion / Editorial

Kur popullin si kopaçe e përdor për kërcënim e frikë!

Kur popullin si kopaçe e përdor për kërcënim e

Përditë, oratorët opozitarë, kryetari i PL dhe Rithemelimit, Meta dhe Berisha, si dhe funksionarë të niveleve të dyta e të treta, deputetë që kërkojnë të bëjnë pragmatizmin e radhës, përdorin për kërcënim emrin popull, si kopaçe kundër Edi Ramës dhe mazhorancës. Të parën fjalë që përdor Sali Berisha në betejën kundër kryeministrit, është populli.Do ta shpartallojmë Ramën, duke i dhënë dënimin e merituar përmes vullkaninit të pandalshëm, popullit të revoltuar! Sa zbret Berisha nga podiumi dhe lë mikrofonin, shfaqet Meta që këtë gusht nuk di të pushoj. Edhe kryetari i PL, kërcënon Ramën se, populli i alarmuar dhe i shqetsuar, i mërzitur, i revoltuar do ta thyej kryeministrin në mes dhe ai do i paguaj të gjitha borxhet që ka ndaj shqiptarëve. Sikur të mos mjaftonin deklaratat e dy bashkëkualicionistëve, betuar për bashkëpunim të ngusht kundër mazhorancës së pari kryeministrit, në podium ngjiteten deputetët me radhë, foltoristë e pëdëistët e Alibeajt. E nis fjalën i pari Salianji.Deputeti reformator me një këmbë nga Alibeaj dhe tjetrën nga Rithemelimi, kërcënon edhe ai si tutorët e tij dy kryetarët që janë edhe në krye të shtabit të revolucionit të shtatorit. Për Salianjin, është e sigurt se populli është bashkuar me udhëheqësit e revolucionit dhe urrejtja e tij do jetë uragan i papërballueshëm kundër qeverisë “Rama” në shtator. Që për çdo rast përdorët populli, si të ishte kobure në duart e opozitarëve dhe lodër që përdorët kundër kundërshtarëve në betejën për pushtet, është vërtetë për tu habitur dhe për mos t`i marrë seriozisht në fjalorin deklarativ se me popullin do ta shembin regjimin dhe do arrinë të fitojnë pushtetin. Po përdorimin e popullit si kopaçe kundër kundërshtarëve politik është një iluzion që i ushqejnë Salianjët vetes sikur shqiptarët të jenë në një mendje, të kenë të njëjtin qëndrim si liderët në opozitë. Kur thonë opozitarët se populli është në anën tonë dhe pret vetëm sinjalin për të sulmuar mazhorancën dhe për t`u treguar vendin, të gjithë duhet ta besojnë se ata që deklarojnë në emër të popullit i dinë mirë këto punë dhe flasim me llogari dhe nuk maten me hijen e mëngjezit. Në të gjitha sistemet politike, oratorët dhe liderët politik e njesojnë veten me popullin. Shiten si të jenë vet populli dhe e kanë nën hyqëm atë për ta përdorur si të ishte lodër në duart e tij sit ë ishte kope. Ata që janë lindur dhe rritur në vitet e sistemit që lam pas e njohin shumë mirë psikologjinë e drejtuesve të cilët e barazonin veten me popullin dhe u dukej se i gjithë populli ishte në një mendje me ta. Parrulla,” Ç`thot partia, bën populli dhe ç`don populli bën partia” ishte e kudofolur dhe aq e pëlqyer nga udhëheqja e cila e kishte slogan të parë. Jo vetëm udhëheqësit, po edhe propoganduesit skajor e përdornin këtë parrullë në mënyrën më të rëndomtë. Gradoheshe në emër të popullit. Pushkatoheshe në emër të tij.Dënoheshe me burgim të përjtshëm në emër të tij!Planet pesëvjeçare bëheshin në emër të shqiptarëve. Politikës së brendshme dhe të jashtme i veshej pelerina në emër të popullit. Dhe arrestimet në mes të natës kur populli flinte gjumë, bëheshin në emër dhe interes të ti. Të gjitha këto i kishin mbushur mendjen shtetarëve se fjala e tyre ishte ligj e pakundërshtueshme e pranueshme pa debat. Ndryshe i kundërviheshe vijës së masave ishe kundërrevolucionar deri edhe armik që meritoje burgun. Po koha tregoj se koncepti i sundimit të popullit dhe bindja se ishte lodër që ta lëvizje sipas dëshirës dhe vullnetit, ta orientoje nga ta doje, rezultoi i pasakt, thjesht një iluzion. Sa i erdhi rasti të shprehte kundërshinë dhe mos bindjen me udhëheqjen, ai, popull që trajtohej si më i lumturi, më i binduri,si të ishte dele e urt dhe e qetë, u ngrit si uragan dhe e flaku atë sistem në koshin e historisë. Dhe këtë e bëri një popull që e dashuronte fillimisht sistemin, po që degradoi në atë masë sa nuk mund të pranohej më ta drejtonte ajo udhëheqje . Po mes atij zëmrimi ndaj atij sistemi dhe mburrjeve të liderëve tanë politik në opozitë që duan të luajnë më fjalën popull dhe ta paraqesin se janë të gjithë në një mendje me ata që duan ta armiqsojnë me qeverinë, kuvendin dhe shtetin apo drejtësinë, kanë një perceptim shumë subjektiv dhe larg realitetit. Kujtojmë këtu se ishte ky popull që përmbysi sistemin komunist. Votoi demokratët, u dha pushtet dhe kur mësoj se cilët ishin, vetë pak muaj më vonë, u hoqi mbështetjen me vote, duke votuar në masë, të majtët në pushtetin vendor! Ky është populli dhe këto qëndrime i mbanë me pjekuri, pa u gabuar. Po kjo nuk do të thotë t`i lërë të flasin në emër të tij, ata që jo vetëm në pushtet, po edhe në opozitë, i kanë bërë gjëmën qytetarëve të këtij vendi dhe ky popull që duan ta përdorin si t ishte leckë dhe kopaçe nuk është aq naiv ta haj sapunin për djath. Në emër të popullit, këtu tek ne flasin të gjithë. Edhe një individ para një gjyqi u thotë të pranishmëve se po nuk I dhanë të drejt do mbledhi popullin! Po cilën popull do mbledhi ky individ që flet në emër të tij që nuk ka me vete as familjen? Është abuzim i pastër të deklarosh veten si të jeshë populli, të barazohesh me të dhe ke të drejtën të flasësh në emër dhe interes të tij. Korit të kërcënimeve në emër të popullit, këto ditë iu bashkua edhe Kaci Islami, edhe pse larg politikës inati nuk e lë të bëj rolin e gjyshit me nipat e mbesat i cili në krah të Ilir Metës, deklaroi se populli do i tregoj vendin Edi Ramës!? Të gjithë mbështetësit e Berishës dhe Metës opozitarët e çartur, jo vetëm ata partiak, po edhe mediatik flasin në emër të popullit dhe masat milonshe i etiketojnë si kopaçe të gatshëm për të thyer në mes qeveritarët për t`i hedhur në det si të ishin jo shqiptarë dhe të zgjedhur me vote, po pushtues që duhen asgjesuar fizikisht Po pse ky qëndrim dhe ky fjalor i padenjë në gojën e politikanëve dhe korit të tyre që e gjykojnë qytetarin si qënie pa tru, pa mend, pa logjikë dhe pa ndërgjegjie, si të ishte turmë amorfe që mund ta sajosh si plastelinë për ta shndërruar në format që u duken më interesante politikaëve në betejën e tyre politike për pushtet? Ky perceptim, ky agrsivitet, përdorimi është, jo vetëm i gabuar, jasht logjike nuk përbën sens dhe nuk ka të ardhme. Pas tri dekadave demokraci, është thjesht iluzion kur popullin si kopaçe, opozita kërkon ta përdor kundër kundërshtarëve politik për, hakmarrje, frikë dhe panik!