BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Kur publikja degradon, ai qytet nuk mund të quhet “metropol i veriut”!

Kur publikja degradon, ai qytet nuk mund të quhet “metropol i

Dje takova mbas 26 vitesh një shok dhe mik timin, i cili u largua në vitin e çmëndur 1997 për në Amerikë! Iku, sepse i vunë gjoba, i prishën bisnesin dhe e rrahën. Është nga një familje qytetare e vjetër dhe me shumë njerëz të lartë të artit dhe kulturës, por dhe tregtisë në të dikurshmen e Shkodrës! Nga familjet më të persekutuara nga regjimi! Nuk e kam dëgjuar pothuaj fare më shumë se dy dekada! Ka një super bisnes atje por ka mbajtur një profil të ulët paraqitje në raport me Shkodrën dhe njerzit në Shqipëri. Shkurt nuk ka dashur fare të “bier në sy”!  U ulën të pimë kafe dhe e pyes: hë si të duket Shkodra? Bëra gabim! Këtë kishte pritur shoku im i vjetër. Bektesh me tha: jam i trishtuar, i tmerruar pothuaj njësoj si ditën që ika në 1997-tën! Më vjen keq, po fotografia nuk tregon asgjë! Lexoj nganjëherë shkrimet tua dhe mundohem të përfytyroj por dhe ti qenke ruajtur shumë për të mos treguar realitetin! E lashë të fliste, sepse e pashë se kishte nevojë dhe donte të shfrynte! Bektesh vazhdoi: ka marrë fund identiteti Shkodrës. Kanë prishur rrugicat, dyert dhe oborret pothuaj fare. Kur isha në Korçë gjeta plot nga trashëgimia  saj! Shkodra i ka humbur o mik. Bektesh, Shkodra nuk ka fasada të lyera, por pallatet duken të vjetra, më të vjetra se mosha e tyre. Biles dhe të rejat të ndërtuara pa orientim dhe pa sistem.  Bektesh nuk ka rrugë të shtruara dhe janë të gjitha magjistralet e Shkodra për faqe të zezë. Pusetat dhe gropat bashkë me plehrat e kazanet janë “sinfoni” që nuk e kam parë, as në Vlorë, as në Durrës dhe as në Elbasan. Bektesh, nuk ka trotuara të lira dhe të vijueshme në Shkodër. Janë plot, si në fillimet e medemek demokracisë më thotë miku nga Amerika. Kujtova se do ti kishin rregulluar tregjet dhe liruar trotuaret, por është e kotë. Po o Bektesh më tha,  malli jashtë dhe dyqani bosh brenda! Nga Rusi deri në Xhabije o mik. Dikush do të shesë me kulturë, por ai tjetri përballë e konkuron duke mos zbatuar asnjë rregull urban qytetar! Bektesh Nuk ka shërbim urban. Është një linjë njëherë në orë dhe me disa autobuzë që të marrin frymën! Nuk ka sheshe o Bektesh, është prishur dhe lulishtja e madhe dhe mbushur me marrëzi ndërtimesh të kota dhe ajo e pontilit ku është pedonalja.   Janë marrë oborret e shkollave o Bektesh! Nuk ka as semafor qyteti. Bektesh në Shkodër nuk ka rregull në trafik. Është kaosi më i madh në ecje dhe në marrëzi shtjellje mes biçikletave, këmbësorëve dhe makinave! Parkimet në Shkodër, janë jo dyshe Bektesh, po treshe! Arroganca e të fortëve dhe atyre me “makina e targa të bukura” është një model që nuk e pashë, as në Tiranë dhe as kërkund në Shqipëri. Nuk ka polici o Bektesh, nuk është prezent, as kur kthehet në parkim makinash qëndra e Shkodrës te “Luigj Gurakuqi!  Bektesh të gjitha vendet e bukura të Shkodrës, janë pjesë fushimi nga komuniteti Rom dhe Egjyptian, e sigurisht nuk është faji i tyre, por i qytetarisë shkodrane dhe pushtetit që nuk përkujdeset për to. Nuk ka projekte dhe plane për to!  Unaza është prishur pa filluar punë o Bektesh. Çajnë rrugën dhe askush nuk përgjigjet për dëmet që bëjnë.  Lejet e ndërtimit po bëhen në mënyre tregjike o Bektesh! Kam parë betone në mes të Shkodrës në mënyrë të pakuptimtë. Është mbuluar “Sahati Inglizit” o  Bektesh! Nuk e pashë më “Shtëpinë e Pionierit” më tha duke ju dridhur buza dhe për faktin se kishte pothuaj tre dekada mungesë në Shkodër.  Shkova në zyrat e pushtetit dhe aty më thanë: prej kujna, je or shooq! Në zyrat e qeverisë më thanë se duhet të vërtetoja se isha qytetar Shkodre! Nuk ndigjova shkodrançe në rrugë o mik më tha! Komshia kishte shitur shtëpinë dhe ai që kishte ardhur kishte kërcyer me verandë mbi muret e shtëpisë së vjetër time o Bektesh! Kur e pyeta “a e ke me leje” më tha: Shapodon ti, me të marrë leje bëthës tande, prej Ameriks aaaaa?! Sha ke kujtu se po tmarrin leje ty naaa! Kur ju thashë atyre të pushtetit për këtë problem më thanë: qyre e rregulloju vet me to, se janë belaçurë të mdhenj!  Më aksidentuan me makinë pa i pas faj dhe më thanë “ qe ku i ke çilsat e makinës dhe e dumë të re me na e pru nesër”!  Rashë dhe në pusetën që më kishin çilë afër shtëpisë për punë të linjave të internetit dhe kabloveve tv të privatit! Në fund shkova në varreza dhe aty më erdhi fryma! Ato ishin gjaja më e mirë publike në Shkodër. Varrezat ishin më të mira në Shkodër se në Tiranë!  Kur shkova të bëj regjistrimet për disa punë më thotë një zyrtar i lartë: Shkodra është metropol i veriut mor zotni! U bana nervoz më tha shoku i vjetër! I thashë zyrtarit: kur çdo gja publike degradon, ky qytet nuk mund të quhet “motropol” i veriut! Po çfarë metropoli mor zotni i thashë,  Shkodra nuk ka një rrugë të hajrit dhe ti thua – metropol! Po pra dhe metro!! Buzëqesha, shoku im i vjetër ishte “ba nervoz”! Bektesh asgja publike nuk ka normal Shkodra. Është ma keq se në çdo kohë. Absolutisht ma keq se dhe në diktaturë më tha një nga pinjollët e familjes ndoshta më të persekutuar në Shkodër nga regjimi komunist.  Vetëm varrezat i keni disi mirë si diçka publike më dha! Mu duk gati gati, sikur po më thoshte: Banesën e fundit e keni të mirë! Ishte sarkazëm e madhe, por në fund të fundit kishte të drejtë. Besoj se sot ka ikur. E zor se kthehet më.