SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Dihet që sot në Shqipëri edhe se ka arritje, ka probleme e fenomene që shqetësojnë mbarë shoqërinë shqiptare. Dihet se duhet të njohësh gjendjen që të marrësh masa për ta përmirësuar atë. Një plagë, gati kombëtare që s' po merr udhë, është ai i mbajtjes pastër të ambienteve ku ne jetojmë, që ka të bëjë me jetën e shëndetin tonë. Shembujt pozitivë nuk mungojnë, pasi ka qytete, sidomos në ato me numër të vogël banorësh, që janë shembull në mbajtjen pastër si të ambienteve në pallate ashtu edhe në rrugë, lulishte e kudo. Por është fakt që në shumë qytete apo lagje, jeta është bërë e padurueshme. Mjafton të shohësh Lagjen Nr 14, Zona Astir, një lagje krejt e re, por gjendja është e mjerueshme si në pallate apo rrugë tërë pluhur, hedhurina, letra. Nëpër kazanë hidhen gjer edhe pemë, si janë e karrige të prishura, sepse s' ka asnjë rregull. E, akoma më keq është gjendja në shumicën e pallateve të banimit dhe ambienteve brenda tyre. Është mirë që banorët të ndërgjegjësohen dhe të mos qëndrojnë indiferent, pasi shumica e shqiptarëve kanë shkelur në qytete të botës së përparuar, kur në çdo pallat banojnë intelektualë, por që rrinë indiferentë. Të habit fakti që në asnjë rrugë, bulevard apo dhe Unazën e Re nuk sheh një makinë që të lagë rrugët gjatë verës dhe pluhuri që ndot ajrin ia kalon ajrit të minierave. Tek shikon pastruese me fshesa primitive që më shumë ndotin se sa pastrojnë, qytetarit i duhet të largohet me shpejtësi nga pluhuri. Mos vallë kaq të vështirë e ka bashkia apo firma që të sigurojë një makinë pastrimi. Përveç sensibilitetit të qytetarëve shteti ka për detyrë t' u sigurojë me ligj atyre rregull e pastërti në ambjentet ku jetojnë. Shtrohet pyetja - ku janë të zgjedhurit dhe të emëruarit. Qytetari nuk ka ku të përplaset, pasi është i braktisur, nuk e kontakton askush që t' i marrë një mendim. Si ka mundësi që sot nuk sheh një organizëm shëndetësor që të ndëshkojë ato që dëmtojnë shëndetin e njerëzve, kur një kanal i ujërave të zeza në Yzberisht ka 10 vjet që është i hapur edhe se është premtuar disa herë. Në programin e qeverise kryeministri përdori një shprehje- se pushteti vendor nuk do tolerohet tek pastërtia. Kjo, nëse mbahet, është mjaft pozitive. Por shteti nuk duhet të përdorë pjesëza duhet të bëhen, por do të bëjmë. Marrëdhëniet e banorëve të pallateve duhet të ndërtohen me ligj, pasi paguajnë çdo muaj, por nuk marrin shërbimin që u takon. Thuhet që Tirana ka rreth 5 mijë administratorë, që pothuajse punojnë në të zezë, bile shumë syresh e ndajnë pallatin në shkallë e një pallat ka 3-4 administratorë. Nëse u shtojmë edhe mbi 5 mijë pastruese shkojnë mbi 10 mijë të punësuar që duhet të paguhen me rregulla. Por fakti është se administratorët mbledhin lekët, paguajnë ndonjë pastruese sa e mendojnë ata dhe gjendja në pallate e ambiente është skandaloze. Qytetari që paguan çdo muaj ka të drejtë të shtrojë pyetjen: Pse Bashkia Tiranë, siç mbledh taksën e arsimit, ndërtesës, pastrimit etj., nuk mbledh edhe këtë pagesë dhe të përcaktojë pagesën e administratorëve, pastruesve, shërbimin e ashensorëve etj. Mendoj se edhe funksionimi i Njësive apo Lagjeve, ku paguhen tërë ata punonjës lë për të dëshiruar, pasi qytetarit nuk i serviset asnjë shërbim, kjo edhe për faktin se nuk kanë asnjë kompetencë. Bashkia e "madhe" duhet të lëshojë kompetenca që t' u shërbehet qytetarëve dhe del e fituar jo e humbur. Jo për të bërë rolin e kritizerit, pasi në Tiranë janë bërë mjaft punë të mira, sidomos në qendër, por vërehet një shkëputje totale nga qytetari. Për 4 vjet nuk sheh në zonë as të zgjedhur, as deputet, por dhe as punonjës të administratës. Mendoj se gjërat duhet të rregullohen me ligj dhe nuk ka pse të shpiken gjëra të reja. Është folur për reformën në pushtetin vendor dhe nëse u shkurtuan komunat, u rrit administrata, u zvogëluan shërbimet ndaj qytetarëve. Nuk ka nevojë për shpikje- mjafton të marrësh shembull, bie fjala, si funksionojnë komunat në Itali dhe se numri i banorëve në shumë raste është më pak se 10 mijë banorë. Si mund të flasësh për shërbim shëndetësor kur në Zonën e Astirit, me më shumë banorë se sa Siena në Itali, nuk ka një qendër shëndetësore me specialitetet apo shërbim 24 orësh e qytetari për një serum natën duhet të shkoje te spitalet "Nënë Tereza". Që t' u shërbesh njerëzve duhet të bëhesh i besueshëm. Nëse flasim për Policinë e Shtetit, vitet e fundit është modernizuar e perfeksionuar. Përgjithësisht sot sheh polic që në shërbim ecin me makina disi luksoze, pak sheh patrulla, por të habit fakti që në zona gati mbi 50 mije banorë nuk ka një postë policie, ç’ka do ishte mirë për qytetarët por dhe vetë policinë. Mbase, në dukje duken si gjëra të vogla, por qytetari ndeshet çdo ditë, kur i zihet trotuari dhe s' ka nga të kalojë rrugën, sheh që gati çdo ditë çahet asfalti nga privati për internet apo gjëra të tjera dhe nuk mbyllet për muaj të tërë dhe s' ka ku të ankohet edhe se gjysma e dyqaneve të kateve të para të pallateve apo një pallat ka 4 kafe, përsëri bashkia jep leje për të zënë trotuaret për lokale. Qytetarët duhet të trajtohen si njerëz me dinjitet. Jo të gjitha punët bëhen njëherësh. E them këtë pasi edhe në zonën e Astirit është bërë bulevardi i Kasharit, Unaza e Re, janë asfaltuar disa rrugë, por është e pafalshme që kjo zonë në pjesën më të madhe të rrugëve nuk ka ndriçim, apo edhe se banojnë mbi 4-5 mijë banorë ka rrugë pa asfalt, për mbi 10 vjet nuk është ndërtuar asnj? shkollë e re, të paktën me lekët që paguajnë qytetarët me taksën e arsimit. E kjo shkëputje, mendoj se vjen edhe se duhet që me ligj të zgjedhurit apo të emëruarit duhet të japin llogari. Së fundi mendoj se që t'u shërbehet qytetarëve, qeveria, kryeministri, duhet t'u kërkojë më shumë llogari kryetarëve të bashkive, bile të marrë edhe masa e jo siç po ndodh që disa syresh janë të paligjshëm.