BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Kur shteti të vret, urdhërdhënësi maskohet

Kur shteti të vret, urdhërdhënësi maskohet

Vrasjet e katër demonstruesve dhe plagosja e dhjetë të tjerëve është një rast tipik kur shteti të vret dhe urdhërdhënësi maskohet mjeshtërisht. Ai e tjerr në atë mënyrë merimangën e tij sa edhe pas 12 vjetësh ende është vështirë të mësohet e vërteta lakuriq e asaj dite të kobëshme.

 Urdhërdhënësi komandonte edhe drejtësinë, me përjashtim të Prokurores së Përgjithëshme që po bënte detyrën me ndershmëri, prandaj dhe u anatemua e shkarkua nga detyra. U përgatit edhe dosja e kopsitur nga të tëra anët që të fshihej krimi dhe urdhërdhënësi të mos thirrej as edhe si dëshmitar?! Kur ndaj demonstrimeve paqësore, qoftë edhe pak të dhunëshme si ajo e asaj dite, kur protestuesit ishin të paarmatosur, kurrë nuk qëllohet kundër tyre me plumba të vërtetë. Përdoren fishekë manove, qëllohet në ajër. Përdoret edhe uji ose gazi lotsjellës, po kurrë nuk qëllohet drejt turmës. U qëlluan shumë plumba, po vetëm katër morën 4 jetë njerëzish të pafajshëm. Nuk kishin kaluar zonën e ndaluar. As nuk kishin hyrë në Kryeministri. Madje kur ata u flijuan demonstrata pothuajse kishte mbaruar. Atëhere si dhe pse ata u shtrinë përtokë të gjakosur për vdekje? U trillua nga urdhërdhënësi gjakatar teoria absurde që dy prej dëshmorëve na paskëshin rënë nga që plumbat bënë rikoshetë në drutë e pemëve?! Ec e besoje po pate dy para mënd në kokë?! Po Aleks Nika që u qëllua në mes të bulevardit? Nga i shkoi rikosheta që i mori jetën atij?! Edhe për atë shërbëtorët e urdhërdhënësit e gjetën zgjidhjen. E dëmtuan plumbin që mori një jetë në atë mënyrë që edhe ekspertët amerikanë nuk mund ta përcaktonin se nga cila grykë zjarri kishte dalë ai fishek. Prandaj dhe për Aleksin nuk u akuzua asnjeri.Edhe prishësi i serverave të Kryeministrisë ishte i pandehur. Pse nuk u ngulmua për të zbuluar se kush e urdhëroi atë njeri t'i prishte serverat që kishin regjistruar çdo detaj që kishte ndodhur brenda Kryeministrisë?! Kush vetëm NJËSHIT të Kryeministrisë mund të jepte atë urdhër?!

       Gjykatësit e Berishës, të njohur për ç'drejtësi, i fërkuan duart si Pons Pillati, madje u gëzuan kur vrasësit nuk i akuzuan për krim, sepse 21 janari na paskësh qenë një ditë kur ndodhën vetëm 4 vrasje aksidentale?!  Vrasje nga ''shpëtimtarja'' rikoshetë?! Si Kryeministri urdhërdhënës  dhe Ministri i tij i Brendshëm nuk u morën as në pyetje!?

       Sipas ligjit shqiptar, doemos bazuar në të drejtën ndërkombëtare, një person që është gjykuar dhe dënuar një herë, nuk mund të rigjykohet sërisht për atë akuzë. Kështu u mbyll nga Partia Demokratike edhe me ligj  ajo masakër. Mbyllje i thënçin, sepse nuk u gjykua personi që kishte dhënë urdhër për vrasje!? Në këto rrethana, edhe për njerzillëk Edi Rama premtoi që do ta çonte deri në fund 21 janarin, ai ligjërisht nuk mund të bënte asgjë për pa dalë fakte të reja. Sikur provën më të vogël të ndërrmirte, opozita do të ngrihej në demostrata, edhe të dhunëshme, duke e akuzuar se po fillonte një fushatë politike kundër udhëheqësit të tyre, etj., etj.?! U desh të kalonin 12 vjet kur gazetari investigativ brilant Artan Hoxha të nxirrte kasetën me inçizimin e bisedës midis gardistëve. Edhe kjo kasetë, po qe e vërtetë, nuk e akuzon urdhërdhënësin. Ajo vetëm dëshmon të vërtetën që Garda e Republikës ishte përgatitur edhe për të qëlluar në trup. Do të prisnin vetëm urdhërin e komandantit të tyre për të qëlluar. Dhe u qëllua. Pra, urdhëri u dha për të qëlluar me plumba realë në trup.Kuptohet që urdhërin e dha komandanti, Gjeneral Ndrea Prendi. A thua me mendje të tij veproi gjeneral Ndrea?! Si i paditur për vrasje aksidentale ai nuk kishte pse të nxirrte urdhërdhënësin aq më tepër që nuk iu kërkua. Tani që Sali Berisha është akuzuar nga Partia Socialiste për t'u marrë si i pandehur, të shikojmë se ç'ka për të na thënë. Do të tregojë se kush e urdhëroi apo ka për të pranuar dënimin e rëndë për vrasje që do të thotë tërë jetën të jesh i mbyllur në qeli?! Është edhe Basha në valle për të treguar të vërtetën. Berisha po e po, ndonëse ai thotë vetëm gënjeshtra fantazmagorike.

         Edhe pse çdo gjë është e qartë si drita e diellit, mbështetësit e Berishës qofshin ata gazetarë apo juristë, përsëri vazhdojnë t'i dalin atij në mbrojtje. Atë që ka kërkuar këtë lloj përgjimi e quajnë dorë e zezë. Po thonë se nuk kanë një të dhënë konkrete, prej së cilës të burojë si provë, që ky urdhër (për vrasje.shënim i im)është dhënë nga një person, çfarëdo pozicioni që ai të ketë pasur. I bien fort daulles se nuk mund të ngrihet një akuzë e re për subjekte që drejtësia i ka dënuar për atë fakt. Vazhdojnë ta quajnë çështje politike që nuk ka pse të tejçohet kjo ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë. Madje,duan të thonë, se nga komunikimi i gardistëve nuk del se është shkelur ligji?!...Vërtetë ligji nuk është shkelur, po ata ishin të përgatitur për të qëlluar në trup dhe qëlluan. Pra, plumbat nuk bënë rikoshetë nga ajri. Ato patën drejtimin për te demonstruesit. Mbase këta idhtarë të verbër edhe 4 të vrarët dhe të plagosurit nuk i quajnë fakt!

          Kjo ngjarje tërkuzë dëshmon se sa e vështirë është të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë njerëzit kur krimin e kryen SHTETI. Kur themi SHTETI kryeministri është ai që e udhëheq atë shtet dhe ai duhet të përgjigjet për ato vrasje. A do të shpëtojë Berisha  edhe kësaj here  ashtu sikur bëri puçin ndaj shtetit dhe pushtoi me tanke edhe RTSH-në, duke përzënë Fatos Nanon që e mbajti vrapin në Maqedoni? Të presim dhe të shikojmë. Do të jetë një provë e madhe për drejtësinë e re, po qe se vërtetë është e tillë.