
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Kur s’ke by…, kacavirresh pas karriges!

Shkruar nga Nga Llesh Ndoj 11 Nëntor 2023

Skenat e javëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë (që s’e meriton aspak të quhet i tillë!) janë dëshmia më e qartë e sentencës, se ai që s’ka by…, i duhet doemos të kapet pas karriges, ndryshe ndjehet i pafuqishëm, apo ndoshta më keq se kaq: mosekzistues! Është një situatë që, më shumë se kujtdo tjetër, duhet t’na bëj ne votuesve t’i vëmë gishtin kokës e të mendojmë fort kur të hedhim votën tonë, të vetmin pushtet, që fatmirësisht, akoma ne e zotërojmë edhe pse të deformuar qenësisht! Pra, ta peshojmë mirë rëndësinë e votës e ta përdorim atë, jo për t’u dhënë karrige të pa byth…, por për t’u deleguar fatet tona atyre që realisht kanë by…, t’u dalin zot e t’i çojnë përpara aspiratat tona evropiane. Skena si ato që ndodhën pak ditë më parë, janë trishtuese e të turpshme njëkohësisht, ato nuk shihen për herë të parë në vendin tonë. Madje, guxoj të them se nuk i përkasin vetëm të ashtuquajturës periudhë demokratike, por vijojnë që nga koha e shtetit monopartiak. Natyrisht me forma e metoda të ndryshme, e me të njëjtën përmbajtje: përfaqësues pa by…, që fuqinë e marrin nga karrigia e dhuruar nga partia e jo nga morali i përfaqësuesit të popullit. I njëjti film, si ata të kinostudios “Shqipëria e Re”, restauruar në kohët aktuale, e që na serviret me ngjyra. Natyrisht që dhuna ka ndryshuar kahe. Deri në nëntëdhjetën e gjithë dhuna ushtrohej nga presidiumi, tash ajo ushtrohet dukshëm nga salla, bile nga një pjesë e saj, pjesa që është minorancë numerike, por qëllimi mbetet i njëjtë: të na mbushin mendjen ne popullit, se ata sakrifikojnë shumë për ne, bëjnë gjithshka, veç karrigen s’e lëshojnë… Edhe pushteti, por në një formë më “soft”, ushtron të njëjtën dhunë e me të njëjtat qëllime. Është e qartë se të dyja palët e kanë humbur “çelësin” e fuqisë, atë të të qenit përfaqësues të popullit. Për më keq se kaq, një pjesë kanë humbur edhe shpresën e durimin, për pasojë, të dyja palët politike kanë zgjedhur rrugë e mjete të ndryshme nga ato për të cilat paguhen, deri edhe parapolitike për t’i dhënë vetes fuqinë e munguar dhe janë kapur qartësisht pas karrigeve të atij që duhet të ishte Kuvendi i Shqipërisë, por s’kanë by… të rrinë në to! Mazhoranca, e dehur nga mbipushteti dhe e lodhur nga sukseset, disa herë imagjinare, e disa që ngjajnë si një rreze e vogël drite në terrin e madh që gjendemi, qartësisht e ka humbur durimin. Mirë që me përfaqësuesit politikë të opozitës, së shumti jo për fajin e saj, nuk dialogon dot, por edhe me zgjedhësit e saj ka kohë që monologon dhe thuajse pak, për të mos thënë aspak, duke u paraqitur si përfaqësuese e shumicës. Ndërkohë që shumica nuk gjen akoma arsye pse vazhdon t’i votojë ata, me të cilët ndodh pikërisht kështu: sapo hipin mbi kalë, të parin vrasin kalin, duke harruar se pa të s’kanë gjunjë për të shku askund… Arroganca e tyre është e kudondodhur, epidemike, ulëritëse e vrastare! Jo vetëm në Qeveri e Kuvend, ata flasin me vete, pyesin e përgjigjen po vetë, por edhe në çdo hallkë të administratës publike të pushtetit vendor, mendjemadhësia, arroganca, nënvleftësimi i njerëzve të thjeshtë dhe i halleve të tyre janë shumë prezente. Dhe kanë dy herë “të drejtë”: një se i kemi votuar pa kushte dhe dy se i ka zgjedh partia, jo ne. Minoranca, e dobësuar nga kohë qëndrimi i gjatë pa karrigen e pushtetit, tash e sheh veten pa shpresë e by… për të ardhur në pushtet. Bile u ka mbetur “me një këmbë” edhe karrigia e vogël, ajo e pushtetit brenda shtëpisë së tyre, gjë që i ka angazhuar gjatë në atë hall të madh. Edhe këta perëndimorët, si gjithnjë, ua kanë me hile. Ata nuk i duan komunistët e komunizmin, e për këtë shkak e kanë shpallur udhëheqësin e tyre shpirtëror non grata… Hallet s’mbarojnë këtu. Tashmë thuajse mbaruan edhe kursantët 6 - mujorë të drejtësisë e një filiz, edhe pse akoma i dobët, SPAK - u, po duket se disave prej tyre po u siguron hijen e gjatë të birucave të burgjeve. Është hall i madh ky, ndaj janë egërsuar e po përdorin gjithçka për t’u ngjitur me karriget… madje, lideri suprem propozoi edhe shpikjen e një lloji “ngjitësi”, që kush ulet në ato karrige të mos ndahet më prej tyre, por t’i marr me vete ngado. Është e gjitha një situatë paradoksale, komike e njëherit tragjike e njëkohësisht, që kërkon zgjidhje të menjëhershme e të pranueshme. E kur them të pranueshme, kurrsesi nuk kam parasysh një marrëveshje të re zhvatëse mes mazhorancës e minorancës. Asnjë hajër nuk vjen prej këtyre marrëveshjeve dhe kjo, jo se marrëveshjet në vetvete janë të këqija, por se palët ushqejnë keqdashje e shpesh keqbesim të hapur. Po si mund të dalim nga kjo situatë? - mund të pyes dikush pa të keq!
Thjesht fare: Duhet rithirrur në skenë çelësi: Populli që delegon pushtet, e jep fuqi!
Qartësisht, këtë çelës e ka mazhoranca. Le t’a përdorë atë sa më shpejt, duke ndjekur dy hapa:
- Hapi i parë, të ftojë minorancën për të përcaktuar rregullat e lojës. Bile le t’i delegojë asaj më shumë pushtet se numrat në këtë çështje, me kusht që kodi i ri zgjedhor të bekohet pa vërejtje nga organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë.
- Hapi i dytë, zgjedhje të reja të përgjithshme e pas 1 viti dhe ato vendore. Nëse ndjehen përfaqësues të popullit, siç pretendojnë se janë, asnjëra palë nuk ka pse frigohen nga “ky çelës magjik”. As hallin e shpenzimeve le t’mos e kenë fare! Paratë tona ka kohë që shkojnë në “drejtim të paditur”, kështu që le të shkojnë edhe këto. Partitë politike në fushatë, të angazhohen seriozisht e qartësisht, së paku në disa drejtime, si:
-Rikthimin e fuqisë masës së popullit përmes referendumeve e mënyrave të tjera të llogaridhënies;
- Reformë të plotë kushtetuese, duke shkurtuar numrin e deputetëve e dhënien fuqi më shumë Presidentit;
- Shkurtimin e anëtarëve të Qeverisë e sidomos të administrates publike. Jemi më pak se dy milion frymë e administrata, edhe sikur të jetë e ndershme dhe e aftë, gjë që s’dëshmohet aspak, është gur i rand në qafën e lodhur të këtij populli;
- Një qëndrim të qartë e të prerë ndaj administrimit të pasurive kombëtare, aq sa kanë mbetur;
- Një strategji të qartë në përballimin e krizave që trokasin ne derë, nga plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore, skemave të pensioneve, shëndetësisë, arsimit etj,
- Shprehje e qartë për ndarjen përfundimtare të pushteteve, jo vetëm në letra.
Ndërkohë uroj që “çelësi tjetër ”, SPAK e organet e Drejtësisë së Re, të mos humbin si “gjilpëra në kashtë”, duke vrarë kohën me “cironka”, por të guxojnë të venë në zgarë e zjarrin e tyre “peshqit e mëdhenj”. Nuk ka pse lodhet për t’i zgjedhur majtas e djathtas, sepse i ka me bollëk e gjysëm të gatshëm, në të dy krahët. Guxoni, se kurrë s’keni patur aleatë kaq të mëdhenj: SHBA, BE, si dhe etjen e madhe të popullit për drejtësi!
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
