Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur s'mbajnë përgjegjësi për veten, si mund të mbajnë për ata poshtë tyre?!

Kur s'mbajnë përgjegjësi për veten, si mund të

Sigurisht është i pranueshëm një farë "ultimatumi" që ambasadorja Kim ju ka dhënë krerëve të partive kryesore, por unë besoj gjithë klasës politike që përgatitet për zgjedhje. Në fakt unë them se është një paralajmërim. Ajo iu ka dërguar një letër liderëve të partive ku thuhet: Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre. Ndërkohë që partitë tuaja, po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj. Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të verifikojnë deklaratat e tyre. Ligji i dekriminalizimit thotë se individët me rekorde kriminale nuk duhet të mbajnë poste publike, apo të zgjidhen”. Po po, ka të drejtë zonja ambasadore, por... Kush ka nxjerrë konkluzione të qarta për politikën shqiptare, përmbi krimin dhe korrupsionin dhe padyshim dhe rekordet kriminale të përfaqësuesve e di qartë dhe mirë, se janë varësi e plotë e qartë dhe e natyrshme e lidershipeve të tillë në Shqipëri. E nuk është fjala vetëm për disa dhjetëra kriminelë dhe trafikantë apo dhe delirantë të krimit që Rilindja e PS-së me sigurisht vullnetin e Ramës nxori si në bashkitë dhe padyshim Kuvendin e Shqipërisë. Kështu janë "mendërisht" të gjithë partitë dhe ai ligji i dekriminalizimit që zëvendëson drejtësinë (marrëzi juridike) në Shqipëri, nuk është se zgjidh ndonjë gjë të madhe në këtë drejtim. Krye të akuzuarit dhe kurrë të dënuarit, por të shumëditurit për krime korrupsioni dhe politike, janë vetë personat që iu drejtohet letra e ambasadores Kim. Janë Rama, Basha, Kryemadhi, por dhe Berisha e Meta e të gjithë kryetarët e partive aleate si të PS dhe PD. Nuk është problemi se nuk mbajnë përgjegjësi zonja Ambasadore i duhet thënë përfaqësues së USA në Shqipëri, por problemi kryesor është se pikërisht Rama, Basha, Kryemadhi dhe të tjerët nuk mbajnë përgjegjësi për vete dhe jo më për të tjerët poshtë. E sigurisht ajo e di mirë, prandaj po i paralajmëron. Ne nuk kemi as politikanë të drejtë dhe as të ndershëm dhe sidomos as politikanë të së vërtetës dhe të qartës politike në Shqipëri. Dekriminalizimi mbase ndalon disa "kokrra të poshtër të krimit dhe trafiqeve" si injorantë të pasur dhe kriminelë, por që janë pasurues të partisë me anën e lekëve që partia na i merr ne popullit dhe jua jep atyre. Këta boss të politikës, ish-trafikantë dhe vrasës, por dhe kriminelë e të korruptuar, mbase nuk hyjnë dot vetë, (zonja Kim do ta shikojë njërin prej tyre që shteti i saj ja ka ndaluar hyrjen që do të hyjë dhe konkurrojë), por me anën e kryetarëve të partive do të katapultojnë si deputetë dhe kryetarë bashkie, njerëzit e pikërisht kriminelëve që i kap me vetëdeklarim dekriminalizimi. Sepse kështu janë këta transformera dhe sidomos me anën e grave që ju binden. Po po në kuotat gjinore një pjesë e krimit në Shqipëri do të katapultojë gratë e "duhura" dhe padyshim dhe burrat e duhur akoma më pa burrni që ju bëjnë punët. E kjo ka për të qenë dhe përgjegjësia e Bashës, Kryemadhit dhe sidomos e Ramës, që ka zakon të bëjë interesantin arrogant me njerëzit që kanë lekë dhe përdhunojnë parime dhe ideale, duke marrë në qafë të ndershmit dhe parimorët që nuk shkelin mbi principe të tilla morale, etike dhe politike. Në fakt zonja Kim duhet ta dijë se partitë tona nuk janë organizime që gjenerojnë politikë dhe ligje apo ide e programe. Jo ato nuk merren me të tilla gjëra me të cilat merren në Amerikë. Ato janë thjesht fabrika, banka dhe dogana ku njerëzit punësohen dhe përfitojnë nga shoqëria që i lejon. Janë banalitet folkpolitik që merret me para. Kur këta liderët që po porosit zonja Kim bëjnë gati zgjedhjet, në fakt, ata po bëjnë gati listat e punësimit dhe bordet e tyre, të cilat i kanë jashtë partisë dhe brenda individëve të pasur me biznese (që kontrollojnë partitë) tepër të dyshuara, por që tashmë kanë kapur majat e suksesit dhe kanë kuotat e tyre mazhoritare të pronës parti. Nuk është fushata elektorale si në USA, kur fondet dhe kontribuesit deklarojnë gjithçka. Te ne më të papërgjegjshmit janë pikërisht ata që iu është dërguar letra dhe pastaj vijnë kriminelët që këta fusin në lista deri sot dhe ndoshta nesër. Te ne vetëm pijet që qeraset i famshmi elektorat, bëjnë më shumë në përqindje buxheti se sa ndihma sociale e shqiptarëve gjatë gjithë vitit. Por sigurisht që do të sofistikohen dhe në lista do të futen pa as më të voglin dyshim njerëzit e shërbimeve, "luogotentetet" apo qehallarët e tyre në rrethe, që janë akoma më të poshtër se sa vetë kokat e krimit të futur deri sot në lista. Ajo letër që ka bërë zonja Kim, ju ka shkuar atyre që nuk mbajnë përgjegjësi për veten. Duke filluar nga Rama dhe akuzave që ka pikërisht për këtë veprim me njerëzit që katapultoi kudo dhe sigurisht për marrëzi të tjera korruptive dhe Basha me dallkaukllëqet e tij dikur në pushtet dhe tani në opozitë e padyshim me partinë e familjes Meta-Kryemadhi. Janë pothuaj të gjitha partitë kështu. Janë këta më të papërgjegjshmit dhe më duket si grotesk megjithëse i duhur politikisht, porositja e tyre për të mbajtur përgjegjësi. Ata nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi, sepse po të kishin sensin e përgjegjësisë nuk do të kishte nevojë për letrën e zonjës Kim që i porosit - mbani përgjegjësi. Ajo është një letër paralajmëruese dhe pikërisht për këtë gjë ambasadorja Yuri Kim ka bërë shumë mirë. Po Amerika iu thotë: Po ju paralajmëroj.