Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur të keqen e kemi inkorporuar brenda vetes

Postuar: 12/07/2018 - 07:19

Përpjekjet e shoqërisë shqiptare për të nxjerrë ekstraktin e të mirës nga e keqja, janë përballur gjithnjë me papërgjegjshmërinë e politikës. Strategjia e mirëorganizuar e politikës kundërshtuese, ka bërë që sistemi të stopojë duke mos bërë hapa përpara në ecurinë e reformave. Ky sistem i çalë me institucione të deformuara nga influenca e oligarkëve të vjetër dhe të rinj, nuk po i shërben qytetarit, por mafies politike. Kjo mafie politike e inkorporuar brenda tij, nuk e ka aspak të vështirë të moralizojë të keqen për dështimin e ndërtimit funksional të sistemit.

Politikanët e papërgjegjshëm për gjithçka që ka ndodhur dhe po ndodh, nuk impenjohen për reformimin e sistemit, por nga pozicione komode nuk e kanë të vështirë të fyejnë, denigrojnë e diskreditojnë çdo ndjenjë sublime që lidhet me prognozën e ndryshimeve në Shqipëri. Ka muaj të tërë që kjo klasë politike me oligarkët brenda saj, duke zbritur në nivelet e rrugës, ka vënë në lëvizje të gjithë krahun e saj kundërshtues, për godinën e vjetër të një teatri. Kur për Shqipërinë sot nuk është tema e ditës teatri kombëtar, por teatri i shkatërruar i drejtësisë, që përbën pikën më nevralgjike të paralizimit të sistemit. Kaq sa është folur dhe operuar për këtë problem që i përket më shumë pushtetit lokal, nuk është folur dhe bërë zhurmë për tragjeditë e Gërdecit dhe 21 Janarit. Vonesat në mos riformatimin e strukturave të drejtësisë, i kanë dhënë krah faktorit kriminogjen, të fshehur pas imunitetit të funksioneve të larta, duke krijuar hapësira që krimit t'i kthehet triumfi. Ky front anti-reformë i përbërë nga oligarkë apo siç i ka quajtur faktori ndërkombëtar peshqit e mëdhenj, po manipulojnë të gjithë jetën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Por fatkeqësisht drejtësia bën shurdh memecin, me pretekstin se mungojnë strukturat përkatëse. Ndërkaq, me këto vonesa dhe me këtë kohë të humbur, e keqja po na merr nëpër këmbë, duke hedhur poshtë çdo propozim e ide për ndryshim. Në parlament vazhdojnë hipotezat dhe polemikat në rrjedhë të kundërt të reformave, vetëm për të krijuar pështjellim me prapësi dëshpëruese.

Ky front anti-reformë që ka viktimizuar jetën politike dhe ekonomike në këtë vend problematik, e ka selinë në Gjirin e Lalzit me në krye familjen dhe të afërmit e Sali Berishës, Ilir Metës etj., nga ku i bëjnë karshillëk popullit. Janë këta oligarkë që me paratë e grabitura të popullit,kanë ndërtuar lumturinë dhe shëtisin me jahte luksoze, si ai i familjes Meta, që nuk i kishin parë as në ëndërr. Por më shumë se kush tjetër produktin e viktimizimit të jetës në vend e ndien populli, i tradhtuar, braktisur, mashtruar e fyer deri atje ku nuk mban më. Kjo rracë oligarkësh, nuk janë gatuar me ndjenja sublime, por me atë të interesave familjare klanore e partiake. Atyre nuk u dhimbset Shqipëria por Gjiri i Lalzit, prandaj dhe vazhdojnë të luajnë kartat e tyre të fundit, për t'u shpëtuar akuzave që u vijnë nga cilido institucion, strukturë apo shtet që kanë lobuar kundër Shqipërisë. Aq sa kanë kurajo të fyejnë, denigrojnë, diskreditojnë këdo që i vë përpara akuzës, aq më tepër thellohen, për të ndërtuar strategji në mbrojtje të së keqes. Këta kundërshtarë të mirëorganizuar brenda dhe jashtë partive politike, nuk e kanë dashur kurrë shtetin ligjor, pa të cilin siç e dimë të gjithë, nuk ka siguri, nuk ka liri, nuk ka autoritet dhe nuk ka respekt për sovranin që voton këta oligarkë. Po ta kishim bërë shtetin ashtu siç e kemi dëshiruar me përmbysjen e sistemit të mëparshëm, do t’i kishim bindur edhe më shumë ndërkombëtarët SHBA-BE që po çuditen me profecitë e klasës sonë politike. Janë po këta partnerë strategjikë që ashtu si një shekull më parë, ku Shqipëria diskutohej në tavolinat e kancelarive të mëdha të kohës, për ta fshirë nga harta e Evropës, po bëjnë çmos dhe kërkojnë të na shpëtojnë nga krimi i organizuar. Të dy këta partnerë strategjikë kanë mbërritur në përfundim se peshqit e mëdhenj apo oligarkët e politikës shqiptare, janë protagonistë të të gjitha tipologjive të krimit të organizuar. Jo më kot organizmat e specializuara të tyre DEA-FBI, kanë hedhur mbi tavolinat e prokurorisë së përgjithshme materialet që flasin për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve. Jo pa qëllim ata me këto materiale kryqëzojnë presidentin aktual Ilir Metën, lidhjet dhe bashkëpunimin me prapavijë politike me ish kryeministrin Berisha. Burimet diplomatike saktësojnë se Ilir Meta është një nga peshqit e mëdhenj, prandaj SHBA me strukturat e specializuara ligjzbatuese, vijon të mbetet shpëtimtarja e Shqipërisë nga këto figura anti shtet. Këto struktura si DEA dhe FBI, janë instaluar në Shqipëri "non stop"dhe kanë nën mbikqyrje rrugën e abuzimeve të Ilirit me pushtetin, për aferat korruptive, për trafikun e drogës, për bllokimin e hetimit të dosjeve të krimit ekonomik. Por veprimtaria e tij ka përmasa më të mëdha se kaq, sepse ka zvarritur ngritjen e strukturave të drejtësisë, ka materiale që flasin për lobing me mafien ruse, ka ngritur rrjetën e vetingut duke vonuar ngritjen e SPAK-ut, me qëllim që të mos kontrollohen dhe vihen nën sekuestro pasuritë e jashtëligjshme të peshqve të mëdhenj. A do të ishte e arsyeshme dhe e moralshme dorëheqja e tij, si shprehje e pjekurisë së ndërgjegjes politike? Këtë më shumë se sa ai vetë si figura qendrore e shtetit, nuk mund ta dijë askush tjetër, kur bota përreth na jep shumë shembuj, që duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë demokratike. Shembulli më i fundit ishte dorëheqja nga detyrat e dy ministrave të qeverisë angleze, sepse nuk ishin dakord me "brext-in". Por në Shqipëri, ndërgjegjja politike nuk ka arritur në ato nivele, që dorëheqja e vullnetshme të bëhet institucion i pashmangshëm. Por klasa jonë politike nuk e ka këtë kurajo, sepse jemi zhytur në deduksione pa fund, për hakmarrje personale, klanore e partiake, duke mos dalë dot tek e keqja që po mban peng reformat integruese. Institucionet ligjzbatuese të SHBA, DEA e FBI, po na e thonë troç dhe shkoqur se ujqërit i keni me dosje tek tavolina e Prokurorisë së Përgjithshme. Por për fat të keq, Shqipëria është ngrënë pa u ndier nga këta ujqër ashtu si tek ëndrra e gomarit. Prandaj nxjerrja e ekstraktit të së mirës nga e keqja mbetet detyrë parësorë e të gjithë shoqërisë sonë, për të inkorporuar ndjenjën se asgjë nuk është më e rëndësishme se Shqipëria. E për ta shpëtuar atë nga e keqja,duhet medoemos të filloj ndëshkueshmëria nëpërmjet institucioneve ligjore, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shoqërinë nga degradimi ekonomik, moral e shoqëror./Nga Kastriot ALIAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2018 - 08:30

Nga Artan Fuga/

Ra tërmeti sot aty rreth orës 15, isha në restorant, askush nuk çau kokë.

Dikush vazhdoi të thërriste : Edhe një syltjaç për këtë zonjën kamarier!

Postuar: 18/07/2018 - 07:14

 Ia bëjnë të vetët, shqiptarët!

Postuar: 18/07/2018 - 07:12

 Duke u mbështetur në udhëzimet e standardeve ISSAI të organizatës botërore të institucionev

Postuar: 18/07/2018 - 07:11

 Skena ku zhvillohet beteja politike e sotme është mbushur me aktorë grotesk, në shumicë jo

Postuar: 17/07/2018 - 09:48

ARTAN FUGA/ 

Frikë nga Mallkimi pas 50 vjetësh

Postuar: 17/07/2018 - 07:29

Në historikun e jetës së partive tona politike, sistemeve që kemi kaluar, është evidentuar plotës

Postuar: 17/07/2018 - 07:27

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), është Institucioni më i lartë i kontrollit ekonomiko-financia