Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kur të largohet ky establishment, kthehet shpresa, ikën stresi!

Postuar: 17/08/2018 - 07:07

Ishte “mërzitur” shumë dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, se në 2030-ën “do mbesim më pak se 1 milion”. Po sigurisht që mërzitet, sepse do mbeten vetëm pensionistët dhe nuk ka se me kë të bëjë të anuarin politik më të paskrupullt në Shqipëri si President dhe kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë më të ndryshkur dhe fajtor, që ka pasur Shqipëria. Kur “shqetësohet” se do të pakësohemi si shtetas shqiptarë dhe një njeri i tillë që ka përgjegjësi të mëdha për kohën kur ka qenë drejtues dhe mbikëqyrës i drejtësisë, do të thotë se raporti jonë me demokracinë është një kotësi emblematike! Një njeri si Bujar Nishani është tipikisht dhe realisht “etalon” mase për fajtorin e madh të largimit të shqiptarëve kryesisht të rinj, fajtor për ngarkesën idiote dhe të paskrupullt politike në postin e lartë të shtetit. Fajtor për drejtimin e KLD-së, mbushur dhe nga ai me hajdutë, kriminelë dhe arrogantë të drejtësisë shqiptare! Fajtor i madh për katapultimin lart në drejtësi të korrupsionit më të madh të mundshëm në Shqipëri! Të mos kontrollit dhe të shitjes së interesave të vendit në zyrat e partisë së tij politike! Ky njeri ka dhe gojë e shkrim sot, për të bërë opinionistin dhe fjalëmadhin për pakësimin e shqiptarëve, të cilët dhe për faj të tij ikin dhe ia bëjnë mirë, përderisa vazhdon establishmenti i modelit “Nishani”! E gjithë klasa drejtuese politike dhe lidershipi i saj në Shqipëri është një kotësi e inkriminuar dhe arrogante, e cila ka tejkaluar në krim gjithçka të mundshme për tolerancë! Tashmë janë të patolerueshëm dhe nuk ka askush pse mban shpresë për të tillë monstra politike në të gjithë klasën e tillë në Shqipëri! Po ashtu dhe në administratë dhe kulturë, por dhe në sport e financa, në media dhe OJQ e kudo! Vendi është në stres të madh nga marrëzia e kthyer në kolektive, e cila është e padurueshme!

E nisa me Nishanin, i cili është “bira e fundit e kavallit”, por në partinë e tij janë njerëzit që kanë dëshmuar se janë dëshpëruesit më të fortë dhe më të mëdhenj të shoqërisë! Lidership që si dikur dhe tani, si në pushtet dhe opozitë, vjedhin, mashtrojnë, delirojnë për demokraci, por asnjëherë nuk zbatojnë dhe nuk veprojnë në bazë të ligjit pikërisht në demokraci. Përkundrazi, sa më anti-ligj dhe anti-moral janë, aq më të sigurt e ndjejnë veten! Kanë devijuar zgjedhje, i kanë vjedhur ato, kanë rrënuar sisteme elektorale, kanë vjedhur tendera dhe kanë rrëzuar sistemin financiar të vendit në 1997-ën, kanë bërë që të vriten mbi 4.000 veta në 97-98! Kanë vrarë në bulevard dhe kanë përmbytur toka e qytete për korrupsion, kanë plasur Gërdecin dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë në emër të demokracisë, duke e përdhunuar përditë atë! Janë kthyer në anti-perëndim dhe anti-BE! Janë pasuruar dhe kanë shitur interesa të vendit me trafik, me kontrabandë, me drogë, me njerëz të hurit dhe litarit në shërbim të tyre! Me administrim banal dhe rural në të gjitha sistemet, me vjedhjet e pangopshme të rrugëve të shtruara shumë keq!

Nga opozita shqiptare nuk ka pse të kthejë kokën askush, sepse është gjëja më e pa besueshme në botë! Ajo është një model mes Berishës dhe Bashës që bën Basha-Berisha!? Me të humbet bastet, humbet zgjedhjet dhe për më tepër humbet dhe reputacionin politik. Me opozitën e sotme, askush nuk provon gjë të mirë! Nuk ka më besim kush te një sjellje e tillë! Të gjithë e dinë se ky establishment jep jetën për të tilla gjëra si: para dhe pasuri. Kurse pozita tashmë ka mbledhur kulmin e saj dhe pse i ka shkatërruar të gjitha reformat që ka nisur! Pres të mos shkojë kështu për keq dhe reforma në drejtësi!

Kjo mazhorancë vërtetë ka më me standarde rrugët që ndërton! Po po, SB-së i ndodhte që të ndërtonte rrugë për të vajtuar! Ai është njeriu që ka bërë të mundur shkatërrimin e plotë të vendit! Por edhe reforma në shëndetësi e pozitës është një marrëzi e plotë administrative që ka sërish ilaçet jashtë dhe marrëveshje me brenda në spital, shërbimin e dobët dhe mjekët e infermierët. Spitalet sigurisht që janë më mirë se në kohën e SB-së dhe kjo duhet thënë, por korrupsioni, monopolet dhe të palarat, vijojnë me shumicë dhe pa ndalim! Pak kush, ka besim te ne! Reforma në arsim është dhe më keq! Lëmsh me kurrikula, me ndryshime programi në mes të vitit, me portalet e partisë që “medemek” duan të largojnë partizanët e partisë dhe që bëjnë akoma më keq se dje PD-ja, me emërimet e saj politike dhe financiare deri te pastruesja e shkollave! Reforma në arsim, ku shkollat janë kthyer në marrëzi mësimdhënieje dhe “mësimnxënieje”? Reforma administrative që nuk u plotësua kurrë me kuadër ligjor, që ka bërë lëmsh marrëdhëniet mes pushtetit vendor dhe atij qendror! Reforma në polici akoma dhe sot asgjë! Mos-peshimi i ligjit, arroganca qeveritare, pasurimi nga korrupsioni, krijimi i plutoktracisë mbi monopolizmin tepër akut dhe bashkimin e tij me politikën e lartë të vendit! Çfarë t’i thuash sot KM-së të Shqipërisë?! Establishmenti i sotëm padyshim në pozitë dhe opozitë e ka mbushur kupën. Sepse marrëzia nuk mund të pranojë futjen në punë të 300.000 njerëzve. Por po të shikosh largimet e rinisë në perëndim thua: po, 300.000 shqiptarë kanë “hyrë” në punë! Po, por jo në vendin e tyre! Ky establishment e ka vendosur shoqërinë nën stres dhe i ka humbur fare shpresën për më mirë! Sot nuk ka më politikanë që të shprehin shpresë dhe anti-stres! Jo, janë fytyra të vrazhda, të plakura nga “shejtanllëqet” e shumta për fitim! Këtë establishment askush nuk do të mundet ta mbrojë dot!

Ky establishment ka mbushur xhepat dhe ka pasuri përrallore! Kanë vjedhur tendera dikur haptas dhe sot me PPP, kanë shkatërruar vendin ekonomikisht dy herë, kanë rritur taksat duke thënë “po i ulim”, duke ja ngarkuar vetëm një shtrese të popullsisë e cila vuan shumë dhe është shtresa e mesme ose pjesa më e mirë dhe e edukuar, por dhe e arsimuar e shoqërisë! Ky establishment ka shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe punësimit! Është anti-kombëtar! Nuk ngjall shpresë askund në asnjë sektor!? Ky establishment ka vendosur nën stres dhe frikë të madhe administratën dhe pushtetin vendor, që tani nuk është as i decentralizuar dhe as profesionalisht i futur nën rregulla! Vetëm largimi i këtij establishmenti kthen shpresën e fillim viteve 90-të se do “bëhemi si gjithë Evropa” dhe largon stresin! Në fakt janë të inkriminuar plotësisht dhe pritet që vetëm drejtësia në duart e ndërkombëtarëve dhe fakteve të mëdha ta rrëzojë këtë farë të keqe që është “establishmenti” politik i shqiptarëve sot! Establishmenti ose ky grup dominues i një medemek elite, por gjysmë injorante e lumpen dhe gjysmë kriminale politikisht, që ka fuqinë dhe autoritetin e shtetit shqiptar, është fatkeqësi kombëtare dhe nuk ikën kurrë vetë! Për të ka dy mënyra dhe njëra është ajo e ashpra e rrugës, deri në rrëzim të së gjithës në 360 gradë dhe e dyta, e drejtësisë në krah dhe besim të ndërkombëtarëve miq tanë! Uroj të bëhet kjo e dyta!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua. Trimi Like zhgënjeu shpresën e vulëhumburve për revolucione apo puçe pallati, ku turma e bazhibozukëve pushtethumbur kërkonte një dorë për revansh. Likja i zhgënjeu.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a

Postuar: 17/11/2018 - 07:14

 Nga ekrani i televizionit, Presidenti Meta sqaroi shumë probleme dhe u ndal në mjaft temati

Postuar: 17/11/2018 - 07:12

 E vizitova panairin e Librit në ditën e dytë të tij.

Postuar: 16/11/2018 - 07:11

Megjithëse sistemin e kaluar e lamë pas, duket sikur Sekretarët e parë nuk duan të shkulen nga po

Postuar: 16/11/2018 - 07:10

Sigurisht që duheshin sjellë eshtrat e Mid'hat Frashërit në Shqipëri!