BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Kur të vijë vera… për virusin"!

"Kur të vijë vera… për virusin"!

("Qëllimi i mjekësisë është të parandalojë sëmundjen dhe të zgjasë jetën"- Uilliam J.Mayo)

 Si mjek jam mendjengritur për çka ndodh me virusin e mallkuar, pa pasur mundësi të ndihmoj sadopak në këtë vorbull pandemie e për situatën disi kaotike ku ndodhemi jo vetëm ne. Po ashtu, sipas mendimit tim, është për të ardhur keq, që institucioni më i autoritetshëm që mund ta trajtonte këtë problem kaq të madh jetik,OBSH-ja, u gjend, si të thuash, jo në lartësinë e duhur dhe as në rolin prijës, për t'u dalë zot rrethanave të krijuara. Ja, le t'i marrim me radhë disa nga ato: Për koronavirusin, i cili nuk është i ri, por mëse shekullor, ndërsa tabloja klinike, simptomat, ndërliksjet dhe prekja e sistemeve të organizmit, u plotësuan gjatë ecurisë së virusit. Më tej edhe masat antiepidemike që u morën e që boll na futën në "kafaz" pa mundur të kalonim as pragun e derës, si dhe për distancimin fizik (1,5; 2; 3 metro apo...). Pale pastaj për maskat mbrojtëse, të cilat nga njëpërdorimshme, tani na thonë t'i përgatisim edhe në shtëpi e t'i lajmë bashkë me teshat e tjera. Për mjekimin, u futën lloj-soj barnash sipas shteteve pa një protokoll të qartë. Kur sot flitej për një medikament, mbas disa ditësh, thuhej e kundërta se jo vetëm që s'duhej të përdorej, por të hidhej se përkeqësonte sëmundjen. Edhe deksmetazoni ndikon për mirë vetëm në format e rënda. Turravrap nisi me vaksinën (lista e së cilës arriti rreth dyqind) dhe dikush në botë për ta bërë më të besueshme, e përdori te familjarët e vet, ndonëse shumë institucione mikrobiologjike (e virusologjike në veçanti), shprehën dyshime për aplikimin e saj. Për plazmën e gjakut të të sëmurëve me Covid-19, u shprehën shumë më vonë, kur dihet se ajo do të ishte më e efektshmja edhe kur u "kujtuan", organet shëndetësore për marrjen e saj, pothuajse u hesht dhe vetëm tani vonë bota mjekësore u zgjua nga letargjia dhe nisi dhënia e saj. Edhe në Shqipërinë tonë të vogël, kemi mjekë specialistë të mirëfilltë, të cilët kanë dhënë mendime të vlefshme në këtë drejtim, sidomos për imunizimin e popullatës. Njëri prej tyre, dr. i shkencave farmaceutike Josif Risto, që shkruan: "Njerëzit që tashmë quhen të shëruar, në trupin e tyre mbartin antikorpin mbrojtës të këtij virusi shkatërrimtar", i drejtohet ai Ministrisë së Shëndetësisë, duke u shprehur se pse mos t'i mëshohet edhe kësaj mënyre parandaluese apo mjekuese, pra injektimit të plazmës. (Letra mban datën 12 prill 2020). Kjo mënyrë ndoshta nga më efikaset në epidemitë virusore, do të ishte më mirë të fillohej më herët, thekson ai. Grekët e vjetër thoshin se mund të gjesh të vërtetën, nëpërmjet diskutimit. Kjo përballje nuk dihet se sa do të vazhdojë dhe sipas burimeve shkencore, si shkruan dr.Risto, epidemia do të bjerë, kur të jetë imunizuar 70 për qind e popullsisë së infektuar. Gjithashtu në rrjetet sociale lexuam përkthimin dhe komentin për kovidin-19 (material i datës dy shtator 2020) të paraqitur nga mjeku përvojë shumë Laver Stroka. Për plazmën riaftësuese, theksohet në artikullin në fjalë, të përdoret urgjent për trajtim, por ajo të jetë me përqendrim të lartë të antitrupave. Desha këtu të sjell në vëmendje atë komponentin e temperaturës së mjedisit sipas stinëve, që u fol aq shumë në fillimet e pandemisë. Na u tha se kur të vijë vera do të ulej shumë agresiviteti i virusit, sepse dielli i fortë do të vriste apo dobësonte ata. Vera iku e shkoi dhe s'u tha më asgjë për "temperaturën"! Po ashtu më duket e çuditshme më duket e çuditshme se politika ka futur duart (edhe hundët) në këtë pandemi botërore, sidomos opozitarët, të cilët me patjetër, qind për qind, kundërshtojnë vendimet kolegjiale të komitetit përkatës për menaxhimin e mirë të sëmundjes. Po si nuk pamë ndonjë mjek të opozitës që të hynte në fushëbetejë, sepse virusoza (dhe çdo gjendje tjetër e tillë), nuk ka parti e as bën politikë! Ajo i prek të gjithë njëlloj. "Mos besoni te politikanët, ata shkojnë e vijnë, por mjekësia ecën gjithnjë përpara", shkruan dr. britanik Thomas Horder. Qeveritë dhe shtetet pra, duhet të marrin masat sipas mendimeve ose këshillave të personelit të lartë shëndetësor të kualifikuar, i cili po sakrifikon shumë (madje edhe jetën e vet) në këta muaj pune të stërmundimshëm si nga ana fizike dhe mendore.