BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kur themi “kjo kokë këtë kapelë meriton”!

Kur themi “kjo kokë këtë kapelë meriton”!

 Sikur shprehjen “Ç’do popull e meriton qeverinë që ka në krye” ta kthejmë në gjuhën e popullit do të ishte: “Kjo kokë e meriton këtë “kapelë” që ka në krye. Po sikur këtë thënie ta kthejmë me “kokë poshtë” si do të thonim në gjuhën e popullit? Kjo është e thjeshtë “Numri i kësaj kapele është e destinuar vetëm për këtë “kokë” apo e thënë më shqip, kjo qeveri është vetëm për këtë popull”! Të dyja, edhe “koka” edhe “kapelja” duket sikur kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pavarësisht që njëra e ka në “terezi” e nuk i mungon asgjë, tjetra “llafos me vete” sepse nuk ka asgjë...“Kapelën” Diktaturë, kjo “kokë” e kërkoi vetë si “breshka tek Nallbani”. Por, na duhet të pohojmë një të vërtetë. Për të thënë që edhe faj nuk kishte sepse “rrobaqepësit”, atë model i paraqitën si më të mirin në botë. E kush e kishte provuar më parë? Ashtu kishin dëgjuar dhe ashtu i kishin thënë, për të cilën edhe luftuan për këtë të shkretë “kapelë”, duke kujtuar se gjetën “kapelën e artë”, mbasi në shekuj nuk kishin provuar një “kapelë” të saktë, por jo të përsosur, vetëm xhunga të mos i shkaktonte, pavarësisht që nuk e kishte mbrojtur as nga shiu as nga breshëri. “S’ka gjë që është e “zezë” i thanë, por për “kokën” do të bëjë vetëm gjëra të “bardha”! “Rrobaqepësit” që i vendosën mbi krye “kapelën” e re i garantuan që “këtej e tutje, nuk do të kishte më luftë, nuk do të kishte varfëri, e do të kishte vetëm mirëqenie, deri atje sa do të hanin edhe me lugë floriri”! Nuk do të kalonte shumë kohë dhe koka e ndjeu mashtrimin që i ishte bërë, por nuk kishte ç’të bënte. “Kapela” i ishte rrasur aq shumë kokës, saqë ja kishte zënë edhe sytë që të mos shikonte larg, edhe frymëmarrjen, edhe hundën që të mos nuhaste edhe veshët që të mos dëgjonte. I kishte lënë jashtë vetëm gojën, që të fuste ndonjë thërrime, aq sa i ishte caktuar racioni, në fillim me triskë e më pas me tallon, por asnjëherë me bollëk. Herë pas here, “koka” edhe psherëtinte e nxirrte nga goja “stërkla” urrejtjeje, por këto shpejt e shpejt fshiheshin e zhdukeshin që të mos “infektonin” tërë “trupin”, pavarësisht se “trupi” ishte i tëri i infektuar! Ata që ishin në burg, ishin më të qetë sepse e kishin mendjen e fjetur, por më keq ishte për ata që ishin “të burgosur”, në liri apo jashtë burgjeve, sepse ishin bërë të gjithë me fiksime dhe të gjithë ruheshin nga njëri tjetri. Edhe natën flinin me frikë e tërë ankth duke menduar “kujt do t’i vijë rradha sot e kujt do t’i vijë nesër të futet në burg”! Të gjithë ishin kthyer në “Robotë” e lëviznin buzët e duart, sipas komandës së “dirigjentit”, kurse mendja që duhej të komandonte gjithçka, ishte jashtë funksionit, sikur ja kishin vënë në gjumë me narkozë. Po kush ja qepi “kapelet” kësaj “koke”? Thonë që mbas mbarimit të luftës, ishte “Njëshi i plotfuqishëm” që zgjodhi “ustallarët”! Po mbasi hoqi qafe “njëshin”? Thonë që koka, sipas “masës” që ka i cakton vetë “rrobaqepësit” Gjepura! Eh, sa prapësira janë bërë e bëhen në emrin tënd o popull, ti asnjëherë nuk ke për ta kuptuar. Në fund të fundit, ti je popull, ti je “Sovrani”, ti je gjithçka, por në të vërtetë, ti nuk je asgjë, ti je i fundit, ti ke vetën namin që je “gjithkushi”!

Me shumë vështirësi, në fillimin e ndërrimit të “kapeleve” nga popujt e Europës Lindore, i flakën “kapelet” e tyre. Edhe ne, bëmë si ata, apo më mirë i kopjuam ata. “E flakëm, thanë më në fund, edhe këtë “kapelë” që na kishte zënë sytë, veshët, hundën. Tani shohim gjithçka, dëgjojmë, nuhatim. Jemi në qejfin tonë”! Por, kush luftoi e kush fitoi, apo siç thotë populli, “kush e bëri p... e kush e mori groshën”! Ditët kalonin dhe zhgënjimi ishte edhe më i madh se përpara afro pesëdhjetë viteve. “Ti “kokë” i thanë “rrobaqepësit” voto në qejfin tënd, zgjidh cilin “rrobaqepës” të duash, ne më pas, kur të të hypim sipër, e dimë vetë”! Filluan “rrobaqepësit” politikanë rrëmbe “arna” (vota) andej, rrëmbe këndej, ca me të vjedhur, ca të tjera nëpër magazinat me “shumicë me çmim të lirë, ca të tjera me shkëmbim me “mallra”skerco, ca të tjera me fjalë të mira e “guri në trastë” etj, etj., dhe në fund nxirrnin në “vitrinë” një “kapelë” surrogatë lara- lara, që vetëm kësaj “koke” nuk i shkonte sepse asnjëherë “koka” nuk ka dhënë një “arnë” me pëlqimin e saj. “E dimë i thanë “kokës”, që nuk do të të rrijë në mënyrë të përsosur e nuk do të jenë të gjitha “shqisat” të kënaqura, por rregulli e do që po e pëlqyen pesëdhjetë plurnje e tyre, jemi në rregull! Nuk ka më si qëmoti kur “kapelja” duhet t’u pëlqente nëntëdhjetë e nëntë përqind”! Nuk kaloi shumë kohë dhe “kapelja” filloi të shtrëngonte kokën, t’ja zinte sytë e veshët. Kur nuk u pëlqen një gjë devollinjve, ata thonë: “Ç’na u desh ne kjo “kapë” e gjelbër? Nuk janë të paktë ata që sot thonë “Mirë e kishim atë “kapelën” e Zezë, ç’na duhej kjo lara - lara? “Jo, jo thoshin “ustallarët” sepse kështu e kërkon edhe Europa, edhe Amerika. “E dimë ne, ku është defekti”, i thonë të majtët! “Defekti” është tek ngjyra blu. Nuk të shkon kjo ngjyrë! “Defekti i dytë është që “kapelja “syrin” e majtë ta ka zënë fare dhe vetëm të djathtin ta kanë lënë jashtë! “Koka vjen vërdallë dhe mërmërit me vete: “Koka bën, koka pëson” e megjithatë, asnjëherë nuk i është bërë pësimi, mësim! “Vetëm mos më ardhtë koha, thotë “koka” pa di unë se si e rregulloj këtë “kapele”! Dhe koha vjen. Këtë rradhë “kapelja” nuk është as e zezë, as blu, por ka marrë një ngjyrë portokalli. “E sheh kokë”, ju thamë ne që kjo kapele nuk ju shkon”, hidhen të djathtët. Ajo ua ka zënë fare syrin e djathtë dhe nuk shikoni të mirat që sollëm ne! Ejani të ngrihemi në protestë, të “shporrim” këtë “kapele” sa më parë, me armë, me protesta, me mosbindje civile me ç’të mundim që të të vendosim ne, një “kapele” më të qenë? Kjo “kapele” është “narkokapele” i thonë rrobaqepësit “drogaxhinj”! Kaluan kështu njëzet e tetë vjet. “Trupi” është bërë “kockë e lëkurë” djersitet e nuk ka fuqi, ecën sa andej këtej e përsëri dëgjon “rrobaqepësit” politikanë se cilën “kapele” të vendosi, cilën “ngjyrë” të zgjedhi, se si duhet ta rregullojë atë që t’i rrijë më mirë tek balli! “Koka bën koka pëson”! E përsërit shpesh këtë shprehje dhe asnjëherë pësimi nuk i bëhet mësim. Ç’do “kokë” e di, që “trupi” ka nevojë të hajë, ka nevojë për ujë, ka nevojë për të gjitha siç i kanë edhe kolegët e tij në Londër e Amerikë! As “rrobaqepësit” e majtë, as ata të djathtë nuk e kanë pyetur ndonjëherë: “A ke rrugë ku të ecësh moj “kokëshkretë”? “A ke ujë për të pirë apo po të thahet gurmazi”? “A ke bukë të saktë të hash apo ha bukë që të të zërë barku nga mielli i qenve të Europës”? “A ke barna të shërohesh, apo ke barna që të çojnë në botën tjetër”? “A ke mjekë që të shërbejnë e mendojnë për shëndetin tënd apo të shikojnë shtrembër e thonë: “E ç’më duhesh ti kur nuk ke një “kacidhe” në xhep”!

Është me vend ajo që tha dikur një deputet i djathtë një turri “misqin” kur ngritën çmimin e bukës:“Kur nuk u ngrit askush kur u rrit çmimi i bukës, bëji çfarë të duash kësaj “koke” sepse nuk flet njeri”! Thoni po deshët që nuk është aktuale kjo thënie e një të “mençuri” që del sot akoma e përrallis! Qysh atëherë e deri sot, jo vetëm çmimi i bukës që vazhdon të rritet, por edhe më keq. Askush nuk flet edhe kur “ngopen” me ushqime të skaduara, kur tregtohet ç’do gjë jashtë ç’do standarti e i zë barku, kur nuk ka ujë për të pirë e për të larë sepse për vaditje mendon Zoti... Çmimet dhe taksat rriten çdo muaj kurse pensionet një herë në katër vjet para zgjedhjeve sa për të marrë një kg domate, por jo me çmimet e sotme, por me të dikurshmet. A është ngritur njeri deri më sot? Harroje se është ngritur kush! Po, janë ngritur vetëm kur i bëjnë thirrje “rrobaqepësit” e kapelës, për të hequr atë me ngjyrë portokalli e për të vënë atë blu e anasjelltas. Tërë bota rrëmben armët që u jep demokracia për të hequr “kapelet” që nuk ju shkojnë. Tjetër punë është nëse i largojnë apo jo, ama, luftojnë. Kjo “koka” jonë, kur vjen edhe dita për të t’i thënë kësaj “kapele” që “po na merr frymën”, përkundrazi, rrëmbejnë çantat me ushqime dhe shkojnë e drekojnë livadheve, pinë verë e hanë “kokofilka” për shtatë palë qejfe! “Lum si ne, për këtë “kapelë” që na kanë vënë mbi kokë”, thonë.

Na ishin njëherë e një kohë ca sindikata që janë si të thuash ato që provojnë “ushqimin” që jep “koka” për “trupin”, nëse është i tharët, i ëmbël apo bajat që nuk e shijon askush. U zhdukën pa lënë gjurmë dhe mirë bënë që më mirë të mos kesh fare se sa të kesh të tilla. Në tërë botën, sindikatat janë në konflikte me “kapelën” jo me armë luftarake, por me armë demokratike. Sindikatat gjithmonë kërkojnë një “gjellë të shijshme” për popullin, kurse “kapelja” kërkon të majmet, të vjedhi nga kurrizi i popullit etj., etj. Kurse sindikatat që ishin tek ne bënin konferenca për të dekoruar kryeministrin, e cilin kryeministër pa! Një kryeministër që e bëri “kokën” gunga- gunga, që i zhdëpi të gjithë në dru, që edhe “kapelën” ja ktheu “kokës” në samar! “Kapelja” e di që ka të bëjë me një “kokë”, që nuk para bën shumë “naze” as kur ja shtrenjtojnë bukën e gojës, as kur ja than “gjuhën” për një pikë ujë, as kur veshët i dëgjojnë vetëm zhurmë, as kur “hunda” e kësaj “koke” nuhat vetëm pisllëqe, as kur truri i vjen vërdallë”. Edhe sikur trupi të shembet me kokë poshtë, “kapelja” nuk i shqitet nga koka, përsëri qëndron ashtu e palëvizur. Edhe ashtu si është “koka” poshtë, “rrobaqepësit” dalin nëpër ekranet e televizorëve, shpifin, premtojnë përrallisin, sugjerojnë, ankohen, premtojnë, shajnë, hakërrohen, grushtojnë, mërmërisin, zotohen... por asnjëherë për “sikletin” ku ndodhet “koka” por vetëm për ngjyrën e “kapelës”!

Nga Pandeli BARDHI