BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x

Opinion / Editorial

Kur tirania do të duket si demokraci, tirani ka marrë pushtet perfekt!

Kur tirania do të duket si demokraci, tirani ka marrë pushtet perfekt!

-Që të vijë një sundimtar i zot, duhesh të kesh fat!-

Tashmë unë jo vetëm nuk besoj te demokracia e brendshme e partive shqiptare, e sidomos te dy të mëdhatë PS dhe PD, por nuk besoj se aplikimi i saj (demokracisë) te shqiptarët është gjë që mund të ketë sukses të plotë dhe për disa dekada! Them se është pasojë e folk kulturës dhe retro urbanitetit tonë në mentalitet dhe këtu mbyllet diskursi! Ne duhet të pësojmë dhe për disa vite sundimtarë mbi partinë dhe shtetin, sepse kështu kemi organizimin tonë politik që nga krijimi i shtetit shqiptar modern. Është fat i madh që dhe tirani apo sundimtari mbi shoqërinë dhe shtetin të jetë i zot dhe brenda normales tonë! Nuk është për të qeshur, sepse ne normalitet njohim historikisht Ali Pashain në Jugun e Shqipërisë që e nisi si brigand dhe e bitisi dhe një njeri që sundonte në mënyrë tiranike me prerje kokash. Pashallarët e veriut ose dinastia e Bushatllinjve sigurisht nuk ishin kaq vrastarë me të vetët dhe nuk e kishin nisur lavdinë e tyre në origjinë si brigandë. Por ishin sundimtarë dhe në një farë mënyrë tiranë në sundimin e tyre. Ne kemi pasur sundimtar të zot Ahmet Zogun dhe shtetin e tij sidomos në monarki dhe pse folklorisht me faj por dhe pa fat në lidhjen me Italinë fashiste. Kishim një diktator sundimtar tiranokrat si Enver Hoxha dhe këtu fati ynë për sundimtar të zot humbi, sepse ideologjia, lufta e klasave dhe izolimi na çuan në fund të shteteve normalë në anormalitetin tonë kriminal të ngritur nga një tiran vrasës së popullit të tij. Ramiz Alia nuk ishte një sundimtar, ai ishte më tepër i specializuar t’i shërbente një tiranie ideologjike dhe këtë gjë bëri. Por ai ktheu në PD një tiranosaur politik si Sali Berisha! Sundimtar absolut që tentoi të sillte tiraninë e tij në dukje si demokraci! I fundit sundimtar deri tani është Edi Rama si aftësi e popullit shqiptar, të prodhojë sundimtarë pothuaj perfekt të zotët! Po pra, prej atyre që e bëjnë “tiraninë të duket ose shëmbëllejë si demokraci dhe si rezultat përfitojnë pushtet pothuaj perfekt”! Sot PD vuan nga mungesa e një sundimtari të tillë, sepse Basha nuk sundon dot as bindjet e veta që nuk i ka “bindje” në fakt! As në PS nuk ka sundimtar apo tiran perfekt që të konkurrojë Ramën. Duket Veliaj, por hahahaha, pa Ramën, ai do të bëhej i dobët si një vajzë e brishtë qyteti në suborget e krimit dhe drogës sot! Pra duhet të kesh fat që të të vijë një – sundimtar i zoti mbi parti ose në shtet! Montesquieu thotë: Tirania e një princi në oligarki nuk është e rrezikshme për të mirën e publikut sa apatia e qytetarit në një demokraci! Në fakt, pikërisht kjo që dikur kishte filluar të ndodhte në Europën e revolucioneve po ndodh te ne! Në oligarki të pashpallur ndoshta kjo frazë duhet retushuar. Por ne jemi në demokraci dhe kështu që vlen shumë për sot. Mirëpo Aristoteli thotë: Tiranët rrethohen nga njerëz të këqij, sepse iu pëlqen t’iu bëhen lajka, por njerëzit e mirë me shpirt të madh, nuk dinë t’iu bëjnë lajka! E kjo ka ndodhur në fillimet e demokraturës shqiptare ose “tiranokraturës” me Berishën në mënyrë të çuditshme dhe përditë. Mirëpo një person kult si Franklin thoshte në kohën e shtetformimit dhe komb ormimit të Amerikës kështu: T’i rebelohesh tiranit do të thotë t’i bindesh Zotit! E kjo iu jepte të drejtë shumë prej individëve dhe shoqërive në ndërtim të bënin dhe rebelimin e tyre, duke besuar sigurisht te Zoti! Mirëpo tiranët sundimtarë kanë turmat e mëdha me vete! Ato (turmat) hipnotizohen nga tiranët. Turmat lartësojnë piramidën e çdo tirani që nga lashtësia deri në kohët moderne! Diogjeni ose Ciniku thotë kështu: Turma është nëna e tiranit! Turma pjell tiraninë dhe tiranët! Të gjithë sundimtarët tanë në shtetin modern, kanë pasur turma të mëdha! Zogu, Enveri, Berisha, Ra...?! Megjithëse ky i fundit, bën sikur nuk i do, por sërish ka dëshirë të jetë showman i tyre! Will Durant ka diçka interesante në fakt. Ai thotë: Rebeli i sotëm do të jetë tirani nesërm! Ka ndodhur shpesh herë. Sigurisht kam frikë se kështu do të mund të ndodhte dhe mua! Po i ka ndodhur dhe Ramës dhe kjo më “qetëson”! Mbase dhe shumë tiranokratëve sundimtarë në Perëndim. Ajo që ne kemi të jashtëzakonshme është se tirania jonë po paraqitet si demokraci! Po duket si demokraci. Po e pikturojnë si demokraci. Jo vetëm një njeri, jo vetëm një parti, por pothuaj të gjithë aty lart në klasën politike! Jo vetëm në të ashtuquajturën të majtë shqiptare sot më djathtas se dikur e djathta shqiptare. As te e djathta demente dhe mashtruese folkbolshevike ekstrem majtiste që ka emrin PD! Kudo dhe në shoqëri poshtë dhe lart. Abuzimin me demokracinë dhe lirinë e paraqesim si kulmin e demokracisë dhe lirisë! E prej këtij abuzim dalin pastaj dhe sundimtarët tiranokratë “par exelance”! Në ambiguitetin “dashuror” tirani dhe demokraci në një kohë, prodhohen shumë marrëzi dhe padyshim dhe mrekulli që vetë zhvillimi sjell. Po dhe prodhohet një mentalitet gjysmak urban, gjysmak qytetar, gjysmak në zbatim të ligjit dhe si prodhim ka një shtet – gjysmagjel mes tiranisë dhe demokracisë. Por tirani ku sundimtari sipër këtij gjysmagjeli, ka pushtet perfekt.