BREAKING NEWS

Zgjedhja për kreun e PD-së/ Përfundon procesi i numërimit, Berisha nuk surprizon, fitues në të gjitha degët

Zgjedhja për kreun e PD-së/ Përfundon procesi i numërimit,
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së, procesi i numërimit drejt fundit, kush pritet të marrë drejtimin

Zgjedhjet për kreun e PD-së, procesi i numërimit drejt fundit,
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i rëndë me vdekje në superstradën Lezhë-Shkodër, policia jep detajet

Aksidenti i rëndë me vdekje në superstradën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja për kreun e PD-së, dalin rezultatet në disa qytete, ja kush kryeson

Zgjedhja për kreun e PD-së, dalin rezultatet në disa qytete, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së, përfundon numërimi i votave në Dibër, ja fituesi

Zgjedhjet për kreun e PD-së, përfundon numërimi i votave
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja për kreun e Partisë Demokratike, mbyllet votimi

Zgjedhja për kreun e Partisë Demokratike, mbyllet votimi
x
BREAKING NEWS

Moti bën ndryshimin drastik, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Moti bën ndryshimin drastik, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Publikohen shifrat, sa persona kanë votuar deri në orën 17:00, ja kush kryeson

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Publikohen shifrat, sa persona kanë
x

Opinion / Editorial

Kur vëllai i madh tenton të rrahë vëllanë e vogël

Kur vëllai i madh tenton të rrahë vëllanë e vogël

Kur ishim ende në shkollën fillore, mbaj mend se mësuesit na tregonin (meqë ende ishim nën diktimin e sistemit arsimor sovjetik) se në Rusinë e stepave, mësimet në përgjithësi tregoheshin si përralla, si forma më përvetësuese e tij. Një shembull i thjeshtë: na ishte njëherë një njeri i zgjuar që quhej Isak Njuton që … dhe vazhdonte me veprimtarinë e tij. Nën këtë shembull, duke mos e besuar se ajo që po ndodh me PD sot e kësaj dite është e vërtetë edhe unë do ta tregoj historinë e saj si një përrallë. Na ishte njëherë “big brother” që bëri dredhi në ideologji dhe nga kriptokomunist arriti të drejtonte partinë më të madhe opozitare të vendit. Me ulje – ngritjet e tij, me sukseset dhe humbjet që e shoqëruan atë, ai e drejtojë atë parti për gati 30 vjet, më së shumti si diktator dhe jo në mënyrë demokratike. Dikur ju mbush mendja se nuk duhej të ishte më primari “de jure” por duhej të ishte I tillë vetëm “de fakto”. Kërkoj dhe shumë shpejt e gjeti atë që I duhej. Një djalë që dukej axhami, me kulturë perëndimore, simpatik fizikisht dhe shumë I përshtatshëm që do të mbulonte natyrën pak të egër të drejtimit të tij të dikurshëm. Më parë duhej të kalonte një provë stazhi dhe për këtë e bëri pjesë të kabinetit të tij. E instruktojë më së miri, ia dha me shkrim detyrat kryesore dhe metodën e drejtimit dhe porosia e fundit ishte: për çdo situatë të dyshimtë do të trokiste në zyrën e tij dhe asnjëherë nuk do të vendoste sipas mendjes së vetë. Për 8 vjet që ishin në pushtet, vëllai I vogël ishte si veshka në mes dhjamit: me poste dhe detyra për t’ia pasur zili, ndonëse në të gjitha ato largohej pasi linte pas një dështim zëmadh. Të gjitha i’a mbulonte vëllai i madh. Mirëpo erdhi një moment kur edhe ai dështojë dhe I duhej të largohej dhe tërë peshën ia la vëllait të vogël, që për dreq edhe emrin e kishte minoren, Luli.( Sa herë e shoh Lulin duke qeshur më kujtohet ajo historia me atë emigrantin e mjerë. Shkonte dikush shpesh në emigracion dhe sa herë kthehej gjente nga një korropoc më shumë në shtëpi. Kur erdhi herën e fundit gjeti edhe një njomëzak që po hante kos. Bëri llogaritë e muajve dhe ato nuk dilnin. Thirri të shoqen dhe e pyeti se kur I bën kaq shumë? Po ja , I thotë ajo, këtë të madhin e bëm pa ikur në emigracion, këtë tjetrin e bëm dimrin e madh, ishte shumë ftohtë, ne u futëm nën jorgan dhe …, këtë tjetrin e bëmë beharin që bëri shumë vapë, flinim pa brekë dhe…Po këtë moj, pyeti për të voglin? Po ç’ke me të ore I uruar, ai kos po ha). Erdhën vitet e opozitarizmit që me luksin e të qenit në qeveri janë ku e ku të vështira. Në pamjen e jashtme vëllai i vogël dukej se ishte coherent me zhvillimet që ndodhnin por në realitet po shkonte nga humbja në humbje. Ndonëse nuk i mungonte konsulenca nga vëllai i madh, nuk po ja dilte dot. Ishin familje e stërmadhe dhe mund të kërkonin ndryshim por duke menduar ose më saktë duke qënë të bindur se drejtimi bëhej si duet midis vëllezërve, ulnin kokën edhe në respekt të vëllait të madh por edhe me shpresën se edhe i vogli do ta merrte vetën. Por ky nuk mendonte shumë për fitoret se sa të bëhej pronar I shtëpisë, i izmës, i vulës… dhe i mori të gjitha ligjërisht. Mirëpo erdhi një moment që kupa u mbush. Ultimatumi ishte I saktë dhe I prerë : ose sikterisë vëllanë e madh dhe komando siç duhet ose largohu bashkë me të. Dhe si në atë historinë kur ra kolera dhe të gjithë thanë larg fshatit tonë, pastaj kur ra në fshat lutja ishte larg shtëpisë time dhe kur u afrua aty u lutën larg b…s sime, vëllai i vogël atë ruajti , të tijën. U detyrua ta largojë vëllanë e madh nga shtëpia dhe ta nxjerrë në rrugë të madhe. Po a mund ta pranonte një fakt të tillë vëllai i madh? Si mund të rrinte jashtë influencës politike ai që për 30 vjet c’nuk kishte bërë për të qënë protagonist i saj? Këtu nisi edhe lufta. Në fillim si gjysmë ilegale, pastaj me formacione të vogla luftarake deri sa i nxorën të gjithë arsenalin e fjalëve dhe mbeti vetëm veprimi praktik. Llogjikisht që hatërmbetja më e madhe ishte tek vëllai I madh që mbeti me gisht në gojë, kurse i vogli ishte në terezi. Mirëpo I madhi që e kishte emrin Sali ishte ujk I vjetër dhe ndonëse kishte vite sikur hiqej që I kishte harruar zakonet e vjetra, iu ringjallën ato por tashmë jo ndaj kundërshtarëve politik, por ndaj vëllait të vogël dhe atyre që i vinin pas. Tërë jetën kishte komanduar me dorë të hekurt dhe I thoshte mendja se ishte ende një Don Kishot. Ashtu siç kishte vepruar më parë me shtetin kur merrte vendimet dhe pastaj plotësonte dosjet, po vepronte edhe me partinë. Dha urdhër të tregohej forcë dhe mbushi stadiumin me militant që kurrë nuk u verifikuan dhe nuk u bënë transparent me emra për të treguar të vërtetën. Bëri një referendum sipas stilit stalinian, vetë voto, vetë numëro dhe vetë shpall fituesit. Të gjitha këto jashtë statusit dhe ligjeve partiake. Dhe shpalli veten e grupin që e shoqëron si mazhorancë. Të ndodh diçka e tillë edhe në jetën shtetërore shqiptare bëhet katrahurë. Sepse mund të dilte p.sh një grup qytetarësh e zëmë në qarkun e Vlorës dhe duan të bëjnë një referendum për shkëputjen nga Tirana zyrtare. Shtypin flet – votimi, bëjnë vetë kutitë e votimit, ngrenë komisionet për çdo njësi administrative, bëjnë votimin, bëjnë edhe numërimin vetë dhe shpallin fitoren. Pas shembullit të Vlorës veprojnë edhe qarqet e tjera. Pasi mbaron edhe kjo, çdo njësi administrative kërkon po ashtu mëvetësi. Dhe bëhet çdo fshat një qeveri. Por ka ikur koha e “vetë vulos dhe vetë firmos”. Gjithmonë duhet një palë e tretë që jep drejtësi, në rastin konkret është gjykata dhe që nuk po pritet nga asnjëra pale që ajo të shprehet. Kjo në mënyrë hipotetike sepse ashtu si shteti edhe partia ka ca rregulla që nuk është lehtë të shkelen. Po vëllai I madh nuk pj…për to. Ai do medoemos selinë, në çdo formë. Me hipokrizinë e tij të përhershme: ne jemi paqësor por kemi për siguri edhe “kobure” me vete. Do ti hapim patjetër dyert ndonëse ato janë të blinduara dhe nuk mund të hapen me frymën e shenjtë, përveç me forcë fizike. Paqësor por xhamat do ti thyejmë. Ndaj mbledh falangat dhe …o burra. I jep krah në dualitet edhe Luli. Secili kërkon komandën. Shtëpinë. Secili beson se është shumica. E kishin zgjidhur me kohë dhe paqësisht këtë gjë, por…Ju kanë sugjeruar plot alternativa. Unë po I them Luli një që nuk ia ka thënë askush deri tani: po ik o Lul, merr të gjithë dokumentacionin e partisë dhe sistemohu diku tjetër dhe vazhdo punën. Lërja selinë përkohësisht Salës dhe bëj denoncim për përdhunim prone. Gjykata të njeh ty si pronar legjitim dhe është e detyruar ta ktheje përsëri selinë. Aq më tepër që ke “tifoz” edhe të madhin fare, Ramën. Por jo, tragjedia midis dy vëllezërve duhet të shkojë deri në fund. Sepse në vite drejtimi vëllai i madh ishte shfaqur si kundërshtar jo vetëm politik por edhe fizik me ata që mendojnë ndryshe nga ai por duhet të provonte forcën edhe me të tijët. Dhe ne rrimë bëjmë sehirë: demokratët rrihen me sivëllezërit. Më turp njerëzor nuk ka po vëllai i madh tashmë nuk njeh turp, teksa i rrezikohet jeta e vetë dhe familjes. U sorrollat rreth oborrit, theu ca xhama, shtëpinë nuk e mori dot dhe iku me bisht ndërshalë, siç kishte ikur edhe më parë. Por nuk I bën fare përshtypje. Ishte betuar për ta larguar vëllanë e vogël nga “shtëpia e lirisë” (lirisë në termin klasik dhe jo Lirisë së tij) nuk e bëri dot megjithatë ka kurajon të shprehet se nuk heq dorë nga objektivi. Do ti thërras përsëri ata që ishin në vijën e parë të frontit për një betejë rrimarje, ndonëse e di me siguri që nuk do të realizohet. Përsëri paqësisht por me hunj në dorë. Si ai hoxha që kur i bëri një nuskë dikujt që po I binin më qafë minjtë e porositi që për siguri të merrte edhe mace. Këtij vëllait tonë të madh nuk I bëjnë më efekt as macet dhe asnjë kafshë tjetër. I kanë kërcyer kacabujt, i ka ngelur vetëm një dhëmb dhe me atë kërkon të kafshojë sa të mundet. E ka të kotë. Shqipëria e sotme nuk është ajo e brishta e 30 vjetëve më parë. Po ka edhe ca aleatë që nuk të lënë të bësh c’të duash. Keqardhja në këtë rast është për demokratët e vërtetë dhe të thjeshtë që shkojnë pas një të marri, pasi nuk kanë përfituar dhe nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo parti, që me sa duket po shkon drejt fundit të saj. Keqardhja në këtë rast është për gjithë Shqipërinë.