
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec


Sa herë që vjen muaji Nëntor, është një entuziazëm i madh tek ne shqiptarët,është një entuziazëm për faktin se e kujtojmë me krenari dhe mall atë ditë kur Shqipëria pas shumë shekujsh të robërisë otomane u ba shtet edhe pse i cunguar. Cungimin përveç luftërave politike dhe atyre diplomatike në të shumtën e rasteve ia bëmë edhe vetvetes. A do të bëhet zgjimi kombëtar do të shohim në të ardhme. Për të mos e mbytur e keqja të mirën, gënjeshtra të vërtetën, duhet një reagim gjithëshqiptarë ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë. Ky reagim nuk guxon asesi të privatizohet dhe të rrokulliset pa një ide dhe pa një koncept të pastër kombëtar. E derisa mendoj për rrezet e diellit frytin e tokës dhe djemtë e nënlokës asesi nuk mundem të mos e përmend qëndresën, shpresën dhe mbijetesën. Të qëndrosh është burrërore dhe heroike, të shpresosh nuk është utopi por vetëm urë lidhëse për të arritur deri të mbijetesa. E të mbijetosh si komb duhet përveç trimërisë dhe qëndrueshmërisë, duhet bërë edhe lëvizje të fortë për të vendosur konceptët kombëtare në vendin e duhur. E këtyre çështjeve i shtojmë edhe bashkëpunimin kombëtar në mes të veprimtareve dhe intelektualeve për te gjetur rrugën e dritës e cila shpeshherë është vonuar por çdo herë ka triumfuar. Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke. Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq, më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar. Më 28 Nëntor t? vitit 1912, në Vlorë, u ngrit flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet e kohës. Prandaj, më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-ës q? ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës. Pra, Dita e shpalljes së Pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar. Kujtimi që sot na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-ës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë vjetëve e shekujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan dhe flijuar gjithçka, madje edhe jetën për atë ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon flamuri kuq e zi. Sistemet politike, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat ,nga të cilat tash tre dekada lëvrojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm. . Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete.
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
