BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Kur “zbulohen të patronizuarit”, pse të mos njihen “patronazhistët” e vërtetë!

Kur “zbulohen të patronizuarit”, pse të mos njihen

-Pse të mos pi një kafe me atë që di si voton fëmija im, kur as unë nuk e di?!-

Ne jemi një vend që në 1990-n dolëm nga regjimi i Enver Hoxhës dhe pastaj nga ai i Ramiz Alisë. Po çfarë realisht kishin primare në sjelljen e tyre përballë shoqërisë ky regjim? Padyshim dijeninë dhe survejimin e çdo individi për mendimet e tij të “mbyllura dhe të hapura” pro apo kundra regjimit. Këtë gjë e bënin fantastikisht mirë, duke i bërë një “nder” luftës së klasave dhe duke persekutuar në pesë dekada mijëra e mijëra njerëz. Po, por kishin sigurisht një aparat të madh kontrolli dhe survejimi që fillonte me levat e partisë si Fronti apo rinia e gratë dhe deri te organizata e Pionierëve dhe Veteranëve. Të gjithë bënin biografitë dhe të gjithë merreshin me zbulimin e mendimit kundra apo pakënaqësive. Për fat të keq, këtë dreq marrëzie e trashëgoi dhe SHIK-u i parë i Berishës dhe ai vetë, që ndante njerëzit pastaj në një luftë klase të re në të “Mirë me PD dhe të Këqij me PS”. I ndante në “antikomunistë dhe komunistë”. Po pra, zakon dhe impenjim i ngjashëm me kohën e diktaturës. U harrua disi me Nanon dhe pastaj me futjen e ideve të Rilindjes dhe 99-shave apo “Mjaft-istëve Soros-llopistë” rifilloi kontrolli absolut jo vetëm për ata “këndej nga partia jonë”, por dhe kontrolli dhe zotërimi të dhënave dhe tendencës politike, në votim të shoqërisë. Në fakt, ne nuk vijmë nga një shoqëri e hapur pa trashëgimi kontrolli dhe regjimi kriminal, ne vijmë nga shoqëria me ideologjizuar dhe kriminale në – luftën e klasave në kontinent. E për këtë “patronazhi, të patronizuarit dhe patronazhistët” janë një shëmti qytetare, sepse dashje pa dashje, na kthejnë tre dekada përpara dhe pse nuk kanë më – by...ë, të internojnë dhe shantazhojnë (po me të punësuarit në shtet e bëjnë dhe te bizneset e taksapagues) apo dhe të kthejnë në spiunë të sigurimit. Në fakt, janë thjesht kontrollues të mendimeve politike tonat dhe të punësuar që bëjnë me filozofinë e tyre të qartë PS-në, se për kë bie fjala votoj unë, apo ky prokuror apo ky gjykatës apo ky individ pedagog, punëtor apo farmacist e mjek. Patronazhistëve iu është lënë hetimi politik se sa e sigurtë është vajza e xhaxhait apo motra, vëllai dhe kunati apo krushku i të gjithëve për të gjithë. Mirëpo në qoftë se në listat e dala janë emrat e prokurorëve dhe artistëve apo dhe akademikëve dhe punonjësve të zyrave dhe gazetarëve etj. etj. – ka dhe emra patronazhistësh që mund të jenë të vërtetë, por dhe të sajuar. Kombinime emri dhe mbiemri, që kanë personin e vërtetë ose dhe mund të jenë të vërtetë që shkojnë deri në kufi të idesë filozofike të luftës së klasave që thotë – ky është i sigurtë dhe ky jo apo kundra. Por në shoqërinë e lirë në qoftë se dikush merr përsipër të dijë nr e telefonit tim, adresën, ID, punësimin dhe çdo gjë që di shteti i detyruar t’i ruajë në “privacy” pse ne, nuk duhet të dimë se kush na bën biografinë politike? Hëëë apo e kam gabim? Pse ata duhet të dinë të dhënat tona dhe pastaj të bashkëngjisin se për kë është politikisht i sigurtë apo kundra apo i pasigurtë dhe ne mos të njohin se kush bën biografinë tonë politike në 2021-shin. Pse mos t’i njohin personalisht të tillë “patronazhistë” që kujdesen për ne politikisht? Pse çfarë të keqe ka? Pse të mos pimë një kafe me atë që di si voton fëmija im, kur as unë nuk e di? Sëpaku të pi një kafe me të. Pse na e ndaloni këtë kafe për të mirë. Pse u dashka që individë që bëjnë kaq “mund” dhe derdhin kaq djersë, të mos i respektojmë si duhet. Tju themi faleminderit që dini se kush është ideja jonë politike, kush është besimi ynë politik dhe kush është modeli im i qëndrimit djathtas e majtas në shoqëri. Pse mos të dimë kush është principi i tyre i punës, metodika e tyre, pagesa për të bërë këtë punë “kaq fisnike” dhe kush është realisht institucioni demokratik që i kontrollon për të mos bërë pastaj abuzim me – hahahaha detyrën? Sepse kështu besoj se funksionin në demokraci. Sa i bazuar në ligj është ky institucion, po të jetë institucion? Në fund të fundit, janë të vërtetë këto emra “patronazhistësh” apo falsitete që ruajnë anonimatin e tyre, duke zbuluar e përdorur anonimatin tonë në ID dhe shumë e shumë vlera të tjera të “privacy” që ne duhet të kemi në një shtet demokratik. Janë realë këta emra që marrin përsipër të kontrollojnë idetë poltike të njerëzve të institucioneve të larta të drejtësisë dhe SPAK apo prokurorisë etj. etj? Duam të qartësojmë se kush është “patronazhisti” i kryeministrit tonë Edi Rama, po i kryebashkiakut Erion Veliaj, po i Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, po i të tjerëve në qeveri? Apo nuk kanë “patronazh” të tillë individë? Po në qoftë se nuk kanë, pse qytetarët e tjerë të Tiranës kanë? Mos vallë po e bëjnë punën keq, apo shkel e shko – patronazhistët e PS-së? Pse mos të ketë emrin Rama (apo e ka dhe nuk e kanë nxjerrë) dhe të përcaktohet atje është apo nuk është i sigurtë? Apo Lulzim Basha. Do ishte e bukur që të kishte emrin Sali Berisha (apo e ka) e të mos ishte i – sigurtë për PS? Janë fantastikë. Të organizuar për të ditur dhe idenë tënde apo sigurinë tënde politike në votim. Imagjinoni se sa të aftë duhet të jenë këta – patronazhistë të Rilindjes. Është gjynah të mos i njohim personalisht. Dikush duhet të kujdeset që ti njohim. Po dhe ata që janë të “patronizuar” t’i qerasnin me një kafe.