
Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’, zbulohet lëvizja e minutave të fundit nga grupi i Alibeajt (Foto)

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri

Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e bujshme: Ja pse Berisha vrau 4 protestuesit, përgjimet e reja do fundosin ish-kryeministrin, dosjet që ka hapur SHBA dhe si po përgatitet terreni për arrestime ‘VIP’

Kush beson, kur babai akuzon birin e tij politik për korrupsion

Shkruar nga Prof. Dr. Ago Nezha 5 Dhjetor 2022

Berisha, e zbuloj, e veçoj dhe e zgjodhi Bashën, për prezencën e tij simpatike, pa qenë asnjë ditë në strukturat e Partisë Demokratike. E mësoj, instruktoj, e mëkoj, e promovoj dhe pastaj e katapultoj, diellin e ri që lindi, që Partinë Demokratike ta ndriçoj dhe Ai besnik i qëndroj, deri sa e detyruan të ndryshoj. Kjo situatë “non gratën” e befasoj, se nuk e priste ta “tradhtoj”, dhe nuk e besoj. Ky zhgënjim e egërsoi, e shpërfytyroi dhe filloi të shpif e krijoj, me lloj, lloj epitetesh, Bashën ta akuzoj. Po kush e besoj?!... Ai, ende se kupton, se çdo “predhë” që lëshon, veten diskrediton. Berisha e ka zakon, në mëngjes shan, në dark lavdëron, kur replikat me Metën kujton, të vjen turp kur i dëgjon, por të dy janë kameleon. Njerëzit që s’kanë moral, nxjerrin pakontrolluar çdo fjalë, janë tepër banal dhe s’dinë të thonë kurrë më fal dhe pse të sharat e tyre janë bërë mal. Basha, biri i tij politik, i qëndroi besnik, derisa u vu qenia e tij në rrezik. Dikush e urdhëroi, që ndryshoi, por “non grata” këtë veprim nuk e pranoi dhe filloji ta sulmoj, me një fjalor të çdo lloj, që vetëm Ai di ta krijoj. Çdo ditë e dëgjon t’i bjeri fyellit e kambanës, duke e quajtur aleat e mik të Edi Ramës, flet siç thotë populli: si Zequa në majë të thanës. Berisha është në siklet, sepse Ai e di se çfarë e pret, për të mbrojtur veten e vet, kush i del para kundra, e vret. Nuk e kupton veten “non grata”, se ata që i shkojnë prapa, me sfurqe e me sopata,i ndjek për vete mandata. Vuajnë nga i njëjti ndëshkim, sido që të sillen nuk kanë shpëtim, kërkojnë shërim, dhe pse te protestat kanë besim. Populli proteston për interesa jetike, çifti komik për karrige, që përdor të njëjtat “relike”. Me sofizma e britma nuk ju beson bota, qeveria rrëzohet vetëm me vota, sharjet e dhuna janë të kota. Populli ndryshimin e kërkon, që të ketë rrotacion, se kjo demokracinë e ndihmon. Kur pushteti nuk ndryshon, demokracia asfikson, por vëllezërit siamezë s’i beson, se janë shtrydhur si limon, duke qenë disa herë në timon dhe e dinë se asgjë nuk ndryshon, me këta kameleon, që gënjeshtrën e kanë profesion. Me këtë opozitë komike, që luftojnë për karrige, vijnë me filozofinë: ha merr dhe ik, se ndihen në rrezik. Kush nuk e kupton ironinë, se duan të vijnë në pushtet me sloganin: të ndreqin Shqipërinë, kur të gjithë e dinë, se sa herë që kanë qeverisur, janë gremisur dhe kanë bërë kërdinë, duke shkatërruar e vjedhur pasurinë. Populli ynë na mëson: se ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron, ndaj nuk beson. Duhet një klasë e re politike, për të ndryshuar situatën tonë kritike, që ka pllakosur ndër vite. Duhet ndryshim, populli nuk ka më durim, kërkon shërim, por jo me këta shkatërrimtarë, nuk ka besim. Sa herë kanë qenë pushtetarë, Shqipërinë e kanë vrarë. Dihet dhe njihet se kush është Berisha, por çudia është për atë turmë, që i shkojnë si këlyshë pas, ndihen trishtim dhe ke maraz, por ata janë në borxhe, prej “qirasë”. Si shpjegohet ky horror, Berishën e ke çdo ditë në shtyp dhe në televizor, duke ligjëruar si orator, triumfator, duke përcjellë politikën si lider kryesor. Këtu sheh çudinë, ku e gjen fuqinë, sigurinë, që si fitimtar turmës i prinë?!. Sfidon politikën, sfidon shtetin, kurrkush si thotë ndal, se Ai përgjigjet: unë shkaktoj tërmetin, duke pasur në krahë dhe Metën, blejnë dhe shesin miletin, se e kanë plotë kuletën. Nga të akuzuar, akuzojnë! Edhe pse janë “non gratë”, i bëjnë të fuqishëm paratë, dhe flamurin e fitores, të “Lirisë” dhe “Foltores” e mbajnë lartë. Kjo komedi, që është kthyer në tragjedi, me këtë opozitë që nuk e beson njeri, është fatkeqësi për këtë demokraci, ndaj Shqipëria në vend numëro rri, lulëzon korrupsioni në qeveri dhe se shemb dot njeri. Pyesim ku jemi ? ku vemi? kështu si ecën “treni”, do bjerë në humnerë dhe ne do mbetemi përsëri të mjerë. Mazhoranca me këtë opozitë, të nxjerrë sytë, gjë tjetër mos prit, në fund të tunelit nuk shohim dritë!...
Më të lexuarat


Lulzim Basha dhe Garry Kasparov, sëbashku për demokracinë kundër stabilokracisë!

Ja dy skenarët që e presin PS nëse konfirmohet përfshirja e Ramës në afera me ish-agjentin e FBI

A mund ta quajmë maturën shtetërore një reformë të dështuar?

Bashkimi Evropian drejt shpërbërjes apo “New Start”?

“Tullumbacet”e shpuara që u fryn opozita...

Heteronomia e një morali shkatërrues

Të vonuarit dhe të dëmtuarit e elektoratit !

David Kostelancik ose fundi i alışveriş, alleshverisheve dhe “kukullave” ruse në Shqipëri!

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali Berishës

Albin Kurti, midis akrobacisë europiane dhe diplomacisë amerikane!
