BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Kush dhe çfarë fshihet pas "Butrintit"?!

Kush dhe çfarë fshihet pas "Butrintit"?!

Që Butrinti,objekt 27 shekullor i  arkeologjisë, trashëgimi kulturore shqiptare, është  pasuri mbarë botërore që i përket vetëm Shqipërisë prej kur u krijua e gjer më sot, kjo nuk ka nevojë për vërtetim sepse ka plot e plot dokumente, prova, fakte. Ka prova që e vërtojnë këtë në mënyrën më të plotë që nga fjalorët, deklaratat, fermanët, vulat, fotografitë deri te gurët, pemët, zogjtë, gjarprinjtë...Kjo qendër ka të gdhendura në muret, truallin dhe tërë anekset e veta  gjurmët e rënda të sunduesve romakë, bizantë,osmanë dhe shfrytëzuesve italianë, grekë, etj. Butrinti është dhe do të mbetet një  vend  turistik i posaçëm dhe me vlera të rralla.Vetëm syplasurit, servilët, të shiturit për dy dollarë të qelbura, mund të mos e shohin këtë të vërtetë. Jo vetëm sa thonë  specialistët, shkencëtarët e fushës,por edhe  z.Auron Tare,  z. Klodian Tomorri, edhe shumë të tjerë, është humbje kohe të flasësh se kjo qytezë  e kulturës paleokristiane  i përkiste bashkësisë së fisit të kaonëve.Pra është një objekt që nga tërë anët e veta ndodhet brenda territorit të shtetit shqiptar. Mirëpo dalka këto ditë edhe një lloj gjallese dykëmbëshe  me kashtë në vend të truve, që deklaron se nuk ka pasur e nuk ka shtet shqiptar!? A ka njeri vallë që të mos habitet me këtë monstruozitet?!Dhe i tilli  është një lloj profesori( sa keq që ndotet ky titull nga kësisoj emrash) jo shqiptar, që qeveria jonë e ka miratuar me ligj që të bëjë menaxhimin e plotë të Butrintit për dhjetë vjet!? Vari ujkut mëlçitë në qafë!Shteti shqiptar është vetëm shqiptar sepse kufizohet nga popullsi shqiptare nga të katër anët e tij toksore e detare.Rast ndoshta unik historik dhe  domethënës. Që ky shtet ka vendqëndrim në këto troje dhe që  përfaqëson  një komb, një vatan, një gjuhë, një kulturë e traditë- këtë e dinë të gjithë kontinentet. Këtë e dinë edhe të gjithë ata që nuk duan ta dinë, edhe kur nuk u intereson, pavarësisht nga personi që çohet nga oligarkia financiare dhe mafia e më të mëdhenjve, në krye të tij për  një apo dy rotacione.Si nuk e ditka kush është Shqipëria, një lloj profesori, kryetar i një lloj fondacioni, demek, siç thotë kryeminsitri "shqiptaro-amerikan" që qeveria jonë,me kryetar E. Rama, e ka caktuar "të menaxhojë Butrintin"?!Por ama,që sot, në vitin 2022, pikërisht ky lloj  profesori me emër  të botuar Richard Hodges, i cili jep leksione diku, të dalë e të thotë se Shqipëria “Është një vend i krijuar artificialisht, pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, -kjo është  e befta më tronditëse për ne.Në përemrin vetor 'NE' përfshij tërë shqiptarët ku janë e ku s'janë,tërë organizmat shtetërore e shoqërore shqiptare, nga shoqatat për mbrojtjen e rrëqebullit deri tek ministritë dhe Akademia e Shkencave,nga roja i portës deri tek Presidenti,nga karrocieri deri tek informatori,por sidomos  te kryeministri, sepse ky individ realisht me ligj,nga ajo karrige, bën ligjin në këtë vend, për këto tridhjet e dy vjet.Por qënka edhe më  skandaloze se edhe deputetët kukulla të teatrit qeveritar, e paskan miratuar këtë lloj menaxhimi prej këtij lloj profesori!?Si nuk doli një deputet trim socialist që ta kundërshtonte? Apo të kërkonte domosdoshmërinë e kësaj shitjeje  me pasoja katastrofike? Në qoftë se qeverisë sonë mendjefemër, po i digjej uji i lumit dhe duhej bërë me paderman ky veprim ligjor dhe ekonomik,-ndonëse nuk ka asfare argumente për këtë-, si nuk u gjend  një fondacion apo institucion safi shqiptar për ta marrë përsipër, por po i  falet, vetëm me një ngritje të dorës, një fondacioni fantazmë?Ka goxha muaj që zjen  nëpër  shkallinat e qeverisjes alla-Rama përse Butrinti të jepet me koncension për dhjetë vjet një fondacioni enigmë."Argumentet" e kryeministrit kur mbrojti në parlament këtë premtim që ia ka dhënë dikujt gjetiu,ishin fjalët "Butrinti do të jetë karbon fri" , do të këtë zhvillime të mëdha,por "nuk kam faj unë që ju të deputetë opozitarë  jeni budallenj!", për ta mbyllur pastaj  me fjalët shpërfillse dhe moskokëçarëse: "Butrintit, Fondacionit, Fondit dhe gjithë këtij plani ju thjesht i merrni të keqen!"Më pas e më para tij, kanë dalë e folur- lexo: broçkullisur-,për iu bërë iso deputetëve gojëkyçur të së majtës së verbuar, shumë individë,profesorë, drejtorë.Ka folur madje edhe personalisht një zonjë,e cila në tabelën organike të  qeverisë mban  emërtimin "Ministre e Kulturës". Të tillët kanë  lustruar, mashtruar, shtruar e nënshtruar plot fjali që të justifikojnë këtë veprim tradhtar, antishqiptar. Dhe  vetëm pak kanë thënë të vërtetën: Butrinti, kjo perlë e historisë tonë, një nga emblemat e idenditetit tonë kombëtar, po shitet për turp të botës!Atëherë kush fshihet pas këtij akti? Përse Parlamenti Shqiptar miratoi "marrëveshjen për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, pa bërë asnjë transparencë? Përse nuk prononcohet kryetarja e Parlamentit? Nga këtu delet qartazi se pas "sherrit"  për Butrintin fshihet një tufë hajdutësh të ligjëruar nga partia në pushtet.Përse nuk del  kryetari qeverisë me shpjegimet përkatëse të plota, të sinqerta, para shqiptarëve, për këtë problem?