BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Kush do marrë lavdinë në 2 mars se shpëtoi Shqipërinë?!

Kush do marrë lavdinë në 2 mars se shpëtoi

Deri ditë më parë, protesta e dy marsit është reklamuar si lëvizje presidenciale në shërbim të unitetit kombëtarë dhe mbrojtjen e Kushtetutës nga pushteti dhe kryeministri arrogant, me akuzën se kërkojnë të rrëmbejnë sovranitetin dhe pavarësinë e sistemit, kompetencat e presidentit me ligjin që u japin të drejtë gjyqtarëve të Kushtetueses dhe ata të Gjykatës së Lartë të betohen përveç para presidentit edhe tek noteri. Betimi është thjesht një akt formal në realitet. Dhe nuk të bën as prokuror dhe as gjyqtar. E gjitha kjo është cilësuar nga i pari i shtetit si grushti i shtetit. Po rreth shtyllës kryesore, kapjes së Kushtetutës që mbetet edhe objektivi numër një, protestës i bashkëngjiten edhe dhjetëra zgjidhje të tjera, halle, mungesa, probleme të shqiptarëve dhe politikës në përgjithësi. Veç përmasave kombëtare, organizatorët përpiqen me të gjitha mënyrat dhe për këtë kanë hedhur në veprim skalionet e informimit publik, propagandës, analistë e një duzinë zëdhënsish, të cilët u bien borive të zgjidhjeve magjike, sikur fillim marsi do të jetë përmbysja e madhe, fitore popullore, arritja më madhështore, mitingu me përmasa biblike, se në të do jenë të pranishëm, jo vetëm shqiptarët, po edhe suedezët, afrikanët, sirianët, irakianët, ukrainasit, ballkanasit doemos, po deri në Zelandën e Re dhe të gjithë njerëzit mbi dhé. Ka ditë që mendjeve të shqiptarëve u bëhet lavazh e shpëlarje truri për të krijuar idenë se jemi para një ndryshimi të madh, shumë të thellë, apokaliptik me përmasa universale. Dhe e gjitha kjo se për herë të parë në historinë e tri dekadave demokraci, mitingun e thërret jo një apo disa parti, po vetë presidenti. Përmasa të tilla fiktive, janë kujdesur dhe bëjnë përpjekje titanike të gjithë ndihmësat e presidentit, jo vetëm të punësuarit në Presidencë, po edhe ata që nga distanca luten që të jetë një rrëmujë e madhe e papërballueshme, dhunë me qëllimin e vetëm që bosët e pastrimit të parave, të pasuruarit nga trafikimi i drogave, subjektet e aksionit forca e ligjit, të pakënaqurit, kundërshtarët e qeverisë, lojtarët e lojërave të fatit, gjyqtarët e përjashtuar nga veting, të gjithë ata që luten me sytë nga Presidenca, të fitojnë privilegjet e humbura janë vënë në garë se cili më parë do japë garanci se do dërgojnë në miting gjithë njerëzit e tij. Në realitet zoti Meta i fton shqiptarët të vijnë me mimoza në bulevard. Po kjo është simbolikë. Seç ka një ngutje dhe janë vënë radhë të gjithë ata që kërkojnë zgjidhje përmes marshimeve revolucionare dhe ky i dy marsit është atipiku, i pangjashëm së paku me asnjë rast tjetër në Shqipëri deri tani. Është kjo risi që vjen nga vetë presidenti që ka ngjallur pritshmëri jashtë çdo realiteti. Objektivët, ata që i dinë mirë këto punë, qëndrojnë në heshtje, bëjnë llogari, se cili është humbësi dhe kush fitimtari. Pyetjet më të zakonshme të këtyre ditëve, sapo u njoftua mitingu presidencial, para Kryeministrisë, me objektiv final përmbysjen e kusarisë së qeverisë, kundër kryeministrit ishte: Si do thirreshin qytetarët në një tubim mbarëkombëtar dhe cilat do ishin mekanizmat për ta dërguar ftesën shtëpi me shtëpi, derë më derë, dorë më dorë, kudo që jetojnë shqiptarët? Një pjesë ndoshta me idealistët e gjykonin se ishte e panevojshme çdo përpjekje dhe ndërhyrje e forcave politike se grumbullimin e militantëve e bënte vetë presidenti me autoritetin dhe kredibilitetin e vet. Se nuk është si protestat që thërrasin partitë, po thirrja e atij që përfaqëson unitetin e popullit. Deri ditë më parë, të gjithë besonim se koka udhëheqëse, ideatori, organizatori do ishte vetëm iniciatori i kësaj proteste mbarëkombëtare, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Po nuk ndodhi kështu. Në radhë për t`u taktuar me presidentin në seli u rreshtuan, Kryemadhi, Lulzimi. Më parë në prapaskenë, kuptohet edhe faktor të tjerë të politikës, ish-presidentë e ish-kryeministra. Këtu nuk përjashtohet Nishani e Berisha. U duk se protesta do ishte bio presidenciale. Po nuk ishte e thënë që këtë herë të ishte ndryshe nga mijëra herë të tjera kur në krye të mitingjeve kanë qenë liderët politikë nga e majta tek e djathta. Sapo presidenti shpalosi strategjinë, liderët e politikës, nxituan të shpallin protestën, vepër të tyre, duke i hequr me përdhunë ekskluzivitetin presidencial. U duk se Basha në këtë protestë do qëndronte mënjanë. Pasi priti disa ditë, u dorëzua nën presion, a me dëshirë, me të mirë apo pahir, duke kërkuar mobilizimin e militantëve, t`i bashkohen protestës së dy marsit në Tiranë. Qëllimi është i qartë. Të mos lihet i vetëm presidenti. Është në një linjë me opozitën, fotokopje e saj. Njëherësh opozitarët nuk duan kurrsesi t`i lënë presidentit tërë këtë lavdi. Edhe para protestës, kanë nisur llogaritë, kasnecët e opozitës presidenciale e të partive politike opozitare. Njoftojnë se mitingu i marsit në Tiranë, do jetë më i madhi që ka ndodhur në tërë historinë shumëshekullore, jo pas demokracisë, po edhe gjatë viteve të diktaturës. Kanë nisur llogaritë. Numra njëqind shifrorë, me miliona do zbresin në shesh taborë-taborë, me sipërfaqe në kilometër katror. Dhe janë gati llogaritë se të parët protestues, ishin te stacioni i trenit, të fundit te kodrat e liqenit. Do bëhen krahasime. Do përballen shifrat me Berishën, me Mejdanin, me Nanon. Me Ramën gjithashtu. Në fund, llogaritë do anojnë nga protesta blu. Protesta madhështore e dy marsit deri ditë më parë kishte vetëm një kumbar. Po me futjen në kuzhinë të gjithë liderëve politikë nuk merret vesh se cili është strategu në këtë miting, kush e mbushi sheshin, cila do jetë pjesë e PD-LSI-së, PDIU-së, PBDNJ-ës, shoqërisë civile dhe organizatave të servilëve. Cila është pesha e presidentit në mitingun mbarëpopullor? Sa solli mitingashë te sheshi presidenti? E do nisin llogaritë. Do pëlcasë propaganda, me shifra deri në pabesueshmëri. Po kjo nuk do ketë asnjë rëndësi. E gjitha do jetë në interes të qëllimit të madh për të “rivendosur” rendin dhe mbrojtur sistemin në Shqipëri nga ata që duan t`i marrin kompetencat presidentit. Kur shikon kaq shumë ustallarë që kanë nisur rrugëtimin drejtë sheshit “Skënderbej” a para Kryeministrisë, ndihemi keq se me hile ia kanë presidentit, se duan të copëtojnë e bëjnë thërrime suksesin presidencial për t`u ngjitur opozita në rend të parë. E vërteta nuk është kështu. Se të gjithë opozitarë do jenë në gjithë këtë zallamahi për ta shitur si majë suksesi. Do dëgjojmë, si do u fryhet borive e do bien daullet dhe të gjithë do na thonë se protesta e dy marsit kishte përmasat e globit. Po duke qenë kaq shumë organizatorë për një marshim, asnjëri nuk do dijë se cili e shpëtoi nga gremina Shqipërinë! Liderët e partive e meritojnë lavdinë apo vallë presidenti ynë?!