Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush do t’i bëjë zgjedhjet në tetor?!

Postuar: 11/07/2019 - 07:15

Nuk po e marrim vesh se kujt i pëlqen t’i kokolepsijë gjërat kaq shumë, kur ligjet tona kanë forcë për t’i zgjidhur. Mund të jesh në krye të shtetit, por ligji u ka vënë kufij të gjithëve. Brenda caqeve mund të manovrosh. Vërtet që Kushtetuta i ka dhënë të drejtë Presidentit për të caktuar ditën e zgjedhjeve, po kjo nuk do kuptuar toktançe, sepse jo vetëm që është ligjore, por është bërë edhe traditë, që dita e zgjedhjeve dekretohet pas konsultimit me partitë. Atëherë Presidenti zgjedh një nga ditët e diela siç e mendon ai, kur partitë kanë propozuar datat e tyre. Dhe këtë Presidenti e ka bërë në të gjitha zgjedhjet me përjashtim të çdekretimit të datës 30-qershor, për të cilat shkeli ligjin, prishi dhe traditën. Edhe sikur Presidenti të kishte informacione, se do të kishte probleme, i takonte t’i mblidhte partitë për ta qartësuar këtë problem, por edhe për t’ua lënë përgjegjësinë partive po të mos pranonin. Në të vërtetë zhurmën për konflikte nuk e dhanë strukturat e shtetit, që e kanë detyrë funksionale, por opozita,që në esencë përhapi një erë të keqe. Ra erë të keqe, se ky ndryshim i ditës së zgjedhjeve u bë kur fushata ishte në të mbaruar. Kjo tregoi haptazi se Presidenti kishte formuar opozitën e tretë me qeverinë. Kjo u kuptua ashiqare edhe në konferencat e shtypit, që kishte humbur qetësinë dhe nuk gjente ngopje për të pirë ujë! Para tij dolën dy këshilltarët e tij juridik, të cilët as vetë nuk e morën vesh se çfarë thanë. Si duket kjo e detyroi Presidentin te dilte disa herë. Përse duhej të delte në konferencë shtypi, kur ai nxori dekretin e tretë? Kush të donte le ta denonconte në organet përkatëse, sepse ato do të ngriheshin një ditë. Dekretet dalin për t’i qetësuar gjakrat, jo për t’i ndezur.

Dihet që zgjedhjet i përgatit dhe zbaton pushteti, sepse ai i ka Komisionin e Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor. Mirëpo pushteti i bëri zgjedhjet brenda kohës që ishte caktuar me dekret të Presidentit, të cilat u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga strukturat ndërkombëtare. E themi këtë sepse po të mos ishin dakord ato dhe Amerika, nuk do të dërgonin vëzhgues në Shqipëri. Konflikti që ekzistonte mes pozitës dhe opozitës ishte largimi i kryeministrit nga pushteti që të hynin në zgjedhje. Këtë Presidenti e anashkaloi dhe dëgjoi opozitën për të prishur ditën e zgjedhjeve, për të cilën ishin betuar se nuk do të kishte zgjedhje në 30-qershor. Konfliktin kryesor nuk e zgjidhi dekreti i Presidentit, sepse kryetari i opozitës deklaroi i pari, që nuk futemi në zgjedhje në tetor me Ramën kryeministër. Pra u krijua një konflikt i ri, që Presidenti nuk e zgjidhi para se të nxirrte dekretin e fundit. Tani Presidenti është vënë përballë pozitës dhe opozitës, që asnjëra nuk lëshon pe. Pozita e siguroi pushtetin lokal ashtu siç kishte deklaruar. Në të vërtetë rezultati i atyre zgjedhjeve nuk ishte real, sepse votuesit u vunë midis dy zjarreve. Të frikësuar nga pushimi nga puna nga të dyja pushtetet, shkuan dhe i nxorën fletët e votimit të pavlefshme, sepse e dinin që ato do të kontrolloheshin nga kryebashkiakët sa të merrnin mandatet, mbi bazën e të cilave do të fillonin fshesën. Kjo ndodhi në të gjithë vendin, por në Skrapar jam unë dëshmitar se sa socialistë nuk shkuan në votim e disa i nxorën të pavlefshme që të mos linin gjurmë. Një gjë është e saktë, shumica e socialistëve ku pushtetin e kishte opozita nuk shkuan në votim, sepse, jo vetëm ishin porositur të mos vinin, por caktuan nga një roje për të parë se cilët do ta thyenin urdhrin e tyre. Në Skrapar, në një qendër votimi ku vajtën të votonin dy miqtë e mi të opozitës, i telefonuan menjëherë kryetarit. Isha dëshmitar i një zënke midis një çifti që punonin në bashki, të cilët ziheshin, se gruaja donte të shkonte në votim, kurse burri nuk donte. Më në fund gruaja nuk e dëgjoi po shkoi e votoi. Deri këtu arriti ndasia e frika për të votuar qetësisht.

Opozita nuk pranon të hyjë në zgjedhjet e tetorit, sipas dekretit të Presidentit. Arsyet dhe kushtet ia kanë thënë Presidentit. Atëherë çfarë pret Presidenti? Ai e krijoi konfliktin e ri dhe i takon atij ta zgjidhë para se të trashen gjërat. Është ngulur këmbë, që opozita nuk pranon asnjë lloj zgjedhje me Ramën Kryeministër. Këtë Presidenti e dinte. A ka forcë ky President ta largojë Ramën nga pushteti? Ligjërisht jo. Po opozita që mbeti gjithë ditën me “Rama Ik” a ka mundësi ta largojë? Nuk e kemi fjalën për ato ngrehinat prej kartoni që i rrëzon përpara kryeministrisë. “Rama ik” nuk është alternativë. As tullumbacet dhe urinimi pranë portës së kryeministrisë nuk mund ta rrëzojë. As molotovët e gjithfarë zhurmash që u përdorën në nëntë protesta, nuk treguan ndonjë forcë për ta rrëzuar. Qeveria rrëzohet vetëm me votat e popullit, ku opozita ka frikë të përballet, se ka bërë shumë hakarete ndaj vendit dhe popullit. Populli bindet me alternativat dhe kulturën që ka një formacion politik, jo nga bllokimi që u bëjnë rrugëve të popullit. Në esencë opozita deri tani ka punuar kundër popullit dhe vetes.

Kjo farë opozite ka ngulur këmbë në akuzat kundër pushtetit, se janë vjedhur votat, sepse kanë sajuar ose parë ca fletushka babalesh, të cilat nuk kanë asnjë vërtetësi ligjore. Çuditërisht të bën përshtypje këmbëngulja e LSI-së, e cila, sipas atyre që i kanë parë, mes të cilëve jam dhe unë, si ka blerë vota në vitin 2013. Po ju paraqes dëshminë e ish-kryetarit të PD-së në Kukës: “…Shoku Meta është ai që e ktheu në fenomen blerjen e votës. Në vitin 2013 e kam të jetuar si kryetar i PD Kukës, pa pikë turpi solli në Kukës një kandidat të LSI (biznesmenin Cole nga Gjirokastra, pa asnjë lidhje me Kukësin) dhe bleu 14% të votave, hapur në pikë të ditës me diell. Vetë lideri perëndimor Basha më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të jem numërues i votave në komisionin e numërimit, se ka informata të sakta se Meta ka dhënë shumë lekë për të blerë mandatin. Kjo ka ndodhur rëndom në gjithë Shqipërinë, pra ka blerë vota”, Nga ato lekë kam pirë dhe unë një birrë, të cilën ja kishte dhënë një shoqe gruas, të cilës nuk i kishin dhënë aq sa ishin caktuar, se i mbante për vete ai që i ndante. Dhe ajo vajti dhe votoi kundra LSI-së, ku ishte anëtarësuar .Tani na del një Lulush e bashkohet me vjedhësin e votave për të akuzuar qeverinë si blerëse e votave! Nëse keni kurajo dhe pak burrëri denoncojeni ish-kryetarin e PD-se Kukës, por dhe mua për këto që dëshmova. Po Presidenti çfarë do të bëjë, apo do të nxjerrë ndonjë dekret tjetër.

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë po e shpërdorojnë pa asnjë efekt,por as nuk po mjedisohemi me këto mendësi.

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri

Postuar: 18/07/2019 - 07:11

Lajmin se Monika Kryemadhi, ka një pallat në “Unazën e re” e kumtoi Presidenti Meta n

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhe

Postuar: 17/07/2019 - 07:10

(Nuk di, pse mu kujtua kjo thënie e Shvejkut nga Bugjeovica)

Postuar: 17/07/2019 - 07:08

Ai socialisti i mirë aty në periferi, apo në qendër të Tiranës, ai që lexon i vetëm gazetat, ai q