Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush falsifikon diplomën e shkollës falsifikon gjithçka

Postuar: 11/07/2018 - 07:16

Kush falsifikon diplomën e shkollës falsifikon gjithçka. Kjo ka ndodhur me Erion Veliajn, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës. Ai ndoshta do që t’i thonë lali Eri, por mua më duket shumë e pështirë, pasi të parët tanë, kur mbushej një fëmijë nuk thoshin bie erë, por e ka përgërë lali Eri. Por, ajo që na ngacmoi më shumë për këtë falsifikator është firma e Elia Zaharisë, princeshës 35 vjeçare. Ajo, gjoja paska firmosur për prishjen e teatrit. Po po të ishte vetëm firma e saj e falsifikuar s’do të ish hataja. Se Elia, edhe firmos, s’ka aq staturë sa të jetë sa gjyshi i saj, që ka marrë pjesë në zbatimin e projektit Skënderbeg, ku ndërtesa e teatrit është një pjesëz e vogël e tij. Elia do edhe disa vjet ta kuptojë se me kë është martuar. Ajo, në shumë raste e ngatërron statusin e mbretit me atë të Erion Veliajt. Nga kjo ngatërresë ka përfituar dhe sekretari i Erion Veliajt, Mazniku, që ka firmosur për Elian, Piro Manin dhe nja 10 të tjerë. Nëse janë 20 firma nga 47 që ju paraqiten Presidentit të sakta thotë një Mjeshtër i Madh do të ishte normale. Erioni ka falsifikuar vetë jetën e tij. Po t’ja mbledhësh të gjitha ditët që ka qenë në SHBA sipas vulave hyrëse dhe dalëse i bëhen 123 ditë. Ai ka dorëzuar një diplomë sikur ka qenë pesë vjet me studime në SHBA. Erion Veliaj i ka ves falsifikimet e firmave. Janë mbi dhjetë raste të provuara. Besian Pesha thuhet se ka ikur nga “Mjaft” se shikonte falsifikime. Por edhe në Ministrinë e Punës ka dyshime se janë falsifikuar disa firma. Dyshime ka se janë falsifikuar edhe firma për G-99. E falsifikuar del dhe firma e faturës së dasmës së Erion Veliajt. Vesi i falsifikimit të firmës është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është sjellja e Erion Veliajt si pronar i Tiranës. I është sulur Tiranës si skifter. Pasi e mbushi me kioska,

ka shqepur tërë rrugët e Tiranës. Madje dhe unazën. Sillet me Tiranën sikur është pronari i saj. Këshillin Bashkiak e ka të falsifikuar dhe të jashtëligjshëm. Po kush i firmoska lejet e ndërtimit për ngushtimin e rrugëve!? Në Tiranën me rreth 700 banorë nuk numërohen as 2000 çiklistë, ndërkohë që janë 220 mijë makina. Si mundet që 2000 çiklistët e Erionit të na pushtojnë gjysmën e rrugëve të Tiranës!? Kush do ti zhbëjë këto punë të mbrapshta me firma të falsifikuara të Erion Veliajt!? Vështirë të thuhet tani. Por dyshimet e mëdha bien tek firma e Elias se ajo s’është shumë bindëse tek ajo që thotë. Që ajo edhe mund të ketë firmosur për prishjen e teatrit s’është çudi. Elia është. Por ajo që na tremb është vesi i Erion Veliajt, deri ku do shkojë. Një falsifikator është edhe një mashtrues, edhe një hipokrit, edhe një ordiner. Por kur është kryetar i Bashkisë së Tiranës është rrezik për të gjithë. Ai falsifikon kronika, falsifikon vdekjen e Ardit Gjoklajt, falsifikon lejet e ndërtimit, falsifikon jetën tonë si banorë të kryeqytetit./ Nga Bejdo MALO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:14

21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, që kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Postuar: 21/02/2019 - 07:13

Në fund të janarit të këtij viti, Kryeministri i vendi takohet me përfaqësues të ish-minatorëve s

Postuar: 21/02/2019 - 07:11

Jeta e njeriut shpalos të dy anët e medaljes, të mirën dhe të keqen, vesin dhe virtytin, paqësori

Postuar: 20/02/2019 - 07:12

Një zëri në unitet të plotë vendosëm: Luzim Basha jep kushtrimin, do djegim mandatet.

Postuar: 20/02/2019 - 07:11

Protesta e fundit që u mbajt në bulevard para Kryeministrisë, ndonëse u paraqit si më e madhja dh

Postuar: 20/02/2019 - 07:09

Fermenti politik në Shqipëri i shpikur dhe realizuar si gjithmonë nga super regjisori Sali Berish

Postuar: 19/02/2019 - 07:13

Në 17 shkurt të 2008, Kosova deklaroi në mënyrë të njëanshme Pavarësinë e saj nga Serbia.