Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush gënjen: kryeministri apo të painformuarit?

Postuar: 17/11/2019 - 07:42

Një njeri kërkon të marrë një për qind të produktit tonë të përgjithshëm të Shqipërisë. Janë 110 milionë euro. Është sikur të gjithë qytetarët e vendit tonë të punonin për tre ditë e gjysmë vetëm për të: të prodhonin, tregtonin, shërbenin vetëm për të. Ky është italiani Francesco Becchetti, sipërmarrës. Çfarë i kemi bërë ne si shtet këtij sipërmarrësi? Ai pretendon se shteti shqiptar, më saktë qeveria jonë, e ka persekutuar. Ka nxjerrë një mandat arrestimi ndërkombëtar për të. I ka sekuestruar sipërmarrjet në Shqipëri. I ka mbyllur një kanal televiziv të hapur prej tij në Shqipëri, i cili ishte, sipas italianit, kritik ndaj qeverisë. Prandaj dhe ky italian e ka hedhur në gjyq në një gjykatë ndërkombëtare shtetin tonë, duke i kërkuar 640 milionë euro dëmshpërblim. Më 24 prill të këtij viti, kjo gjykatë ndërkombëtare, e cila quhet Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për Investimet dhe është një strukturë e Bankës Botërore, ka nxjerrë një vendim në favor të tij. Ku kërkon që shteti shqiptar t’i paguajë këtij italiani 110 milionë euro dëmshpërblim. Cilido që di anglisht mund të hyjë në internet në portalin e kësaj strukture të Bankës Botërore me inicialet “icsid.worldbank.org” dhe të kërkojë po në anglisht “rasti Becchetti kundër shtetit shqiptar”. Menjëherë del rasti me nr. ARB/15/28 (https://icsid.worldbank.org/en/Pages/cases/casedetail.aspx?CaseNo=ARB/15/28). Ky rast të thotë se sipërmarrësi italian, në përfaqësim të kompanisë së tij “Hydro S.r.l.” e ka regjistruar aplikimin për gjyq (arbitrazh) më 29 qershor 2019. Arbitrazhi (trupi gjykues) me tre gjyqtarë është ngritur më 23 nëntor 2015. Më 24 prill 2019, ky trup gjykues ka dhënë vendimin e tij. Ky vendim nuk është bërë publik. Kjo formë vendimi jo-publik nënkupton që gjykata kërkon nga palët të ruajnë konfidencialitetin (të bërit jo publik) të përmbajtjes së vendimit, deri sa të përfundojë koha e apelimit (kërkesës për anulim të vendimit nga ana e palës që akuzohet). Pala aplikuese në gjyq, italiani Francesco Becchetti dhe studio ligjore që e përfaqësoi në gjyq nuk e respektuan këtë kërkesë (në gjuhën juridike “klauzolë”). Dy ish të punësuar të tij shqiptarë në televizionin “Agon” e bënë publike vendimin në mediat e vendit tonë, ndoshta edhe pa e ditur përmbajtjen e vendimit, dokumentet e të cilit janë voluminoze. U mjaftonte që vendimi kishte detyruar shtetin tonë t’i paguajë ish-paguesit të tyre italian 110 milionë euro dhe të deklaronin me të madhe: “Më në fund drejtësi për të 400 punonjësit e televizionit Agon të flakur në rrugë”. Po si qëndron e vërteta? Ne si qytetarë të këtij vendi e dimë mirë si qëndron e vërteta. E dimë se televizioni “Agon” nuk ishte ndonjë televizion kushedi çfarë kritik ndaj qeverisë. Në listë mund të renditej i shtati ose i teti, duke patur përpara shumë televizione private shqiptare shumë më kritikë ndaj qeverisë. Gjatë gjithë vitit 2014, emisione të tij si “Kontrata” kemi parë që nxirrnin në pah programet e ministreve dhe ministrave të kësaj qeverie që sot italiani e akuzon si persekutuese të bizneseve të tij në Shqipëri, për shkak të televizionit gjoja kritik ndaj qeverisë. Një ish i paguar i Becchetti-t në Shqipëri, ish-drejtor i editorialeve në “Agon”, një poet i mirë, e quajti kryeministrin gënjeshtar pse ju referua klauzolës së konfidencialitetit dhe në një emision televiziv nuk iu përgjigj pyetjes së tij për vendimin e 24 prillit 2019. Do të kishte mjaftuar që poeti i mirë të informohej për natyrën e vendimit të gjykatës së Bankës Botërore. Por i lejoi vetes të shkonte i painformuar në emision dhe pastaj të quante kryeministrin e vendit të tij gënjeshtar. Po mediat italiane, si e quajnë italianin ish-pagator të tij? Sipas gazetës italiane “Il Fatto Quotidiano (Fakti i Ditës)” (https://www.ilfattoquotidiano.it/2015/12/14/agon-channel-truffe-milionar...), 
 
Francesco Becchetti është nipi i Manlio Cerroni-t, manjatit italian të prodhimit të energjisë nga plehrat, pronar i fushës më të madhe të plehrave në Evropë, Malagrotës pranë qytetit të Romës. I cili, po sipas shtypit italian, u arrestua nga policia italiane më 9 janar 2014 (https://www.ilfattoquotidiano.it/2014/01/09/rifiuti-7-arresti-a-roma-anc..., nën akuzat e krijimit të një grupi kriminal, mashtrimit dhe trafikut të paligjshëm të plehrave. Po sipas medias italiane, Francesco Becchetti i ka marrë një prej bankave më të mëdha të botës, bankës gjermane Deutche Bank 159 milionë euro për një hidrocentral të liçencuar dhe të pandërtuar në Shqipëri, hidrocentralin e Kalivaçit. Përmes një serie tre gjyqesh ndërkombëtare, dy prej të cilave të fituara nga italiani. Po sipas shtypit italian, sipërmarrësi Becchetti mori nga shteti shqiptar në vitin 1997 një leje për të ndërtuar një digë (hidrocentral) me fuqi 80 megavat mbi lumin Vjosë, në luginën e Kalivaçit. Dhe për 18 vite rresht nuk vuri një shtresë betoni si duhet për këtë digë. Duke shfrytëzuar njohjet e dajës së tij, manjatit të trajtimit të plehrave Manlio Cerroni, rreth vitit 2000, Francesco Becchetti bindi gjigantin shtetëror italian të energjisë ENEL të ndërtojnë sëbashku një hidrocentral me fuqi 100 megavat në Kalivaç. Në vend të punës së përbashkët, Becchetti iu dha bashkëkombësve të tij të ENEL një seri tjetër gjyqesh ndërkombëtare, duke iu kërkuar 440 milionë euro dëmshpërblim për mos ndërtimin e hidrocentralit! Dhe tani kërkon 110 milionë euro nga paratë tona, pse ndihet i persekutuar nga shteti shqiptar. Kë të besojmë: gazetarin që i thotë gënjeshtar kryeministrit dhe gazetares që brohorit gjobën ndaj vendit të saj, apo kryeministrit që nuk flet, pasi thotë se e ndalon një klauzolë konfidencialiteti (mos bërje publike të asaj që di)? Ia lë lexuesit të këtij artikulli të përgjigjet vetë.
Nga Fatos Çoçoli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i zakonshmi në një cep të Shqipërisë deri tek njerëzit e shquar, ata që kanë bërë emër me personalitetin, punën, idetë, zg

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë m

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe