BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Kush ha kumbulla e kujt i mpihen dhëmbët

Kush ha kumbulla e kujt i mpihen dhëmbët

Kjo farë demokracie në vend të na bënte me te cilivizuar, na ka futur në ca konflikte,që është e vështirë të dilet më. Opozita nuk flet me shumicën. Ish-presidenti nuk foli sa qe në detyrë me Kryeministrin. Shahen e grinden në distancë, kur ne kemi institucione, që janë ngarkuar me zgjidhjen e konflikteve. Madje edhe avukatët që janë pjesë e drejtësisë dhe i dinë se ku zgjidhen konfliktet,dalin në protesta. Erdhën vërdallë nja dy javë,ku kërkonin të drejtat e popullit,por,në të vërtetë, për dy javë e penguam popullin të zgjidhte hallet e tij gjyqësisht. Nuk jemi kundër protestave,se opozita atë ka armë kryesore, por jo të mënjanojnë rrugët gjyqësore, ku mund të zgjidhen problemet pa zhurmë. Po merren me Butrintit edhe fshesaxhinjtë e qyteteve, kur vendimet e qeverisë nuk janë tabu, se ka organe kushtetuese që i shfuqizojnë kur cënojnë interest e popullit dhe të kombit. Mirëpo na u çanë ekranet televizive së zhurmuari, madje u bënë dhe protesta, kur ato mund të zgjidhen nga organet e drejtësisë. Nuk e kuptojmë përse i mënjanojmë organet përkatëse që janë caktuar me ligj për zgjidhjen e konflikteve.Opozita ulurin me inat, se po na vjedhin! Po cili vendim gjykate i formës së prerë e vërteton këtë? Njerëzit nuk binden me zhurmë inatçore.Publikoni vendimet e gjykatës dhe s’ka nevojë për ulurima pastaj e di vetë populli se ç’bën.

Tani na  ka plasur një xhërre tjetër.Autoriteti i dosjeve,një institucion i aprovuar me konsesus,na ka shpallur një I.M.spiun të sigurimit! Si fillim po u them se të punoje në sigurimin e shtetit,ishte vend pune si gjithë të tjerët,i cili nuk mund të vepronte kundër ligjeve të shtetit.Në të vërtetë nuk ishin vetëm ata spiunë të sigurimit,ishte krijuar një rrjet i tërë,që spiunonin edhe pa ua kërkuar njeri.Madje shumixa e atyre që akuzoheshin,nuk e dinin që ishin suvejuar nga spiunët,Njëri prej tyre jam dhe unë.Kur u prishën institucionet e shtetit në vitin e mbrapsht 1997,më sollën në shtëpi një kartelë,që tregonte se unë kisha qenë agjent i grekut! Kjo ndodhte se ata që kishte aktivizuar sigurimi i shtetit nuk kishin aftësi juridike dhe po të shikonin që këmbeje një përshëndetje në rrugë me ndonjë të deklasuar,shkonin e rapotonin.Por dosjen time e kishin mbyllur si të pavlefshme që  në vitin 1066,kur unë dergjesha spitaleve! Edhe I.M. mbase nuk e di se çfarë bëhej rreth tij,po përse të zhurmojë.Dosjet janë atje,atje është edhe emir i  informatorit dhe nuk ka nevojë të bëhet objekt i mjeteve informative dhe partiakëve pranë tij.Sigurimi i shtetit ishte vend pune siç ishin të tillë xhandarët e Zogut.Kur vajti një herë Enver Hoxha në një aktiv të zgjeruar në Berat u ngrit një pjesëmarrës dhe i tha,se përse punonin në administratën e shtetit disa prej tyre që kishin qenë xhandarë të Zogut! Dhe përgjigjja e tij ishte në formë pyetje: “Pse çfarë pune kishte atëherë,veç xhandarmërisë?” Pra nuk duhet gjykuar vendi i punës,por veprimet hakmarrëse e të pajustifikuara që bënin ata.Kush ka bërë krime në të dy sistemet duke tejkaluar ligjet,të mos kursehet.Mirëpo,ne nuk e dimë kush është ky I.M.,po në vend që Ilir Meta të kërkojë drejtësi,na angazhon një armatë të tërë partiakë në mbrojtje të tij,kur as ata nuk dinë gjë.Më keq akoma gërmojnë nëpër shtypin e kohës të gjejnë kartikaturat që ka bërë Edi Rama në shtypin e asaj kohe.Dhe na i nxjerrin edhe Ramën spiun se ka shkruar karikatura në revisten “Në shërbim të popullit”.Kush e ka lexuar atë revistë atëherë,e di që ajo nuk botonte asgjë për sigurimin e shtetit,po bënte shkrime problematike për sektorin e organeve te policisë dhe sigurimit,që e kishte dhe i ka çdo shtet.Mirëpo ç’lidhje kishte kjo me akuzat kundër I.M.?Nëse ka fakte për Ramën shpjerini në SPAK,se me zhurma nuk zgjidhet asgjë.Kush ha kumbulla e kujt i mpihen dhëmbët? Tani m’u kujtua një miku im që bënte një pyetje të tillë në FB:”Kush është i zoti të më gjejë një njeri që të merret vetëm me hallet e tij?!” Atëherë përse duhet ta diskreditojmë një njeri që akuzohet,kur ajo i përket vetëm atij.Dhe Iliri nuk është njeri dokudo,që të mos zgjidhë hallet e tij.Mirëpo na dalin ca Vasilër,Vasilika e Bilusha,që flasin qesim,me bindje se e mbrojnë Ilirin.Po kjo nuk është mbrojtje,mbrojtje quhet ajo që bëhet në gjyq.Kjo është një telendisje që po i bëjnë ata.Po të kishte ndonjë akuzë për partinë e tyre,le të ngriheshin me maç e me kuç.me cfurgje e sopata,sepse e dinin gjendjen e partisë,po jo ta mbrojnë atë që i përket vetëm atij dhe atyre që posedojnë dosjet. Po bëhet bozë puna e inseretorët,çështje që është në hetim e në gjykim,tani përse duhet të ngrihet kjo zhurmë.Votat nuk fitohen me të zhurmuar e shumë herë duke gënjyer.Zhurmë mund të bëjnë kur shkallët e gjykatave të kenë marrë vendim të formës së prerë,për të cilën mund të mos jetë i drejtë.Gjykatat nuk ndikohen nga zhurma,ata presin fakte të reja,sidomos nga opozita,që e ka detyrë ta bëjë këtë,po dhe kundërshtia duhet të jetë bindëse.Edhe pse gjykatat janë krehur nga element të lëkundur,ka ende,që gënjehen me një ryfshet të majmë që mund t’u serviret.

Ulurin opozita e ngatërruar,se perse SPAK nuk gjykon shkeljet! Po a e di kjo farë opozite se drejtësia nuk është më në komandë si në kohën e kriminelit Sali,kur të gjitha bëheshin me urdhër të tij,por vepron me denoncime e radhë gjykimi?A keni vënë re që vetëm dy veta na bejnë zhurmë e nuk durojnë dot radhën e gjykimit.Përse shpejtojnë kaq zhurmësh këta dy njerëz? Iliri kërkon votat nga kokëpalarët,që ta rrëzojë shpejt e shpejt këtë drejtësi,sepse shumë pëshpëshe të rënda vijnë këndej nga ne.Dhe këta që i sjellin janë dëshmitarë okularë Akuzat janë të rënda dhe prej tyre mund të shpëtojë vetëm po të sjellin në fuqi Dhallat me shokë.Për kriminelin Sali nuk ka nevojë të përnmëndësh fakte,se është i ngjeshur me krime deri mbi hundë.Ai që ka të drejtë nuk ka frikë as na ligji,as nga zhurmimet A i keni parë me kujdes kur ulurijnë? Flasin aq me inat sa shkatërruan dhe veten.Iliri bëri si bëri e ndryshoi emrin e partisë,që ishe etiketuar “Lëvisja e Skraparasve të inatosur!” Ne nuk na vinte mirë kur dëgjonim këtë epitet,se skraparasit e vërtetë janë njerëz shumë të qetë.Ata kurrë nuk i kanë zgjidhur problet e tyre më inat,cfurgje e vare,por me grykën e pushkës e me njerëzillëk.Mirëpo koha e pushkës ka kaluar,por dhe njerëzillëku ka humbur,se me hallin tim merren ata që nuk e dinë.Këta të dy,që i bashkon një hall,kanë dalë e gënjejnë një pjesë të popullit,që të ngrihen në protesta për të zgjidhur hallet e tyre.