BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kush ka "pushtuar Shkodrën" këto 28 vite që u dashka "Internacionali!?

Kush ka "pushtuar Shkodrën" këto 28 vite që u dashka

Nuk kisha lexuar marrëzi më të madhe se sa "lutja" e një kryebashkiakeje nga më të dobëtat, më të pasuksesshmet, më të akuzuarat e që nuk ka bërë "një punë" në Shkodër - drejtuar ambasadave në Shqipëri! Pikërisht atyre ambasadave, që partia e kryebashkiakes i akuzon si të "sorosit" ose si "të shitur te Rama"! Pikërisht atyre ambasadave të cilat anatemohen si mbrojtëse të mazhorancës! Në një pasazh të saj, Kryebashkiakja e fundit e PD-së këto 28-të vite të një sundimi absurd të qytetit dhe bashkisë pa ndalim, si administrimi më keqan, korruptiv, familjar, mediokër, folklorik politik, kryesisht në katër vitet e fundit thotë: Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti dhe jo vetëm për Shkodrën. Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese. Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Sigurisht ky është një dorëzim pa "kushte"ndaj agresivitetit kundrejt ambasadave dhe ndërkombëtarëve! Atyre pra, që pikërisht partisë dhe vetë Kryebashkiakes së Shkodrës, ju thanë se "duhet të futen në zgjedhje" të mos bojkotojnë zgjedhjet?! Që nuk reaguan, as nga tundja e dekretit të Metës nga pikërisht zonja Voltana, kur partizanët e saj digjnin shkollat! Tani zonja në fjalë, që kishte shumë dëshirë të gjuante me "molotof" po ju lutet ndërkombëtarëve, për një "komision administrimi si në vitin 1913-të"?! Ndërkombëtarëve të cilët asnjëherë nuk thanë "bravo" (ose më mirë thanë është gabim) pse partia e zonjës në fjalë, me urdhër partiak iku nga parlamentarizmi si asnjë parti tjetër në Europë! Lanë betimin mbi Kushtetutë dhe u larguan për të bërë jetën e rrugës dhe të "moloto-fave", që pastaj të krijonin kushtet për bisedime me "armikun Rama" që me të pastaj të bënin marrëveshjet që sigurisht nuk bëjnë asgjë tjetër, por i marrin shpirtin qytetarit normal shqiptar! Në Bashkinë e Shkodrës janë dhe "historianë" të jashtëzakonshëm në fakt! Deri në 2013-ën, nuk kanë ditur as datën e krijimit të Bashkisë së parë moderne shqiptare që është pikërisht ajo e Shkodrës, e krijuar nga Internacionali (20 maj), por ky është diskurs në vete! Sot zonja flet dhe në emër të "bashkive demokrate" sigurisht dhe kërkon "një internacional tjetër"! Por është turp i madh! Absolutisht kush di historinë dhe kush ka sado pak qytetërim në gjakun e tij, e kupton se është dëshpërim i jashtëzakonshëm që kërkon të barazojë maxhorancën e sotme me pushtuesin e dikurshëm. Nuk ka ku të shkojë më shumë se kaq, deliri dhe marrëzia absurde e jo thjesht personit që shkruan, por e një kaste dhe marrëzie administrative që ka 28-të vite që sundon Shkodrën! Kanë tre dekada që administrojnë Shkodrën dhe ju kanë mbetur dhe 15-të vite që të barazohen me Komitetin Ekzekutiv të PPSH-së! Po, por në qoftëse Komiteti Ekzekutiv ka bërë diçka, ky administrim i Bashkisë së Shkodrës ka pasur luftën e klasave njësoj me ish Komitetin dhe urrejtjen ndaj atyre që flasin ndryshe apo i kundërshtojnë! Njësoj si dikur Komiteti i Partisë Shkodër dhe Komiteti Ekzekutiv që deklamonin dhe akuzonin njerëzit si "borgjezë, të deklasuar, fashistë dhe bashkëpunëtor të armikut" dhe partia Demokratike dhe Bashkia e saj në Shkodër, për tre dekada kanë akuzuar njerëzit që nuk jua kishte qejfi si "komunistë, dhe socialistë apo enveristë"?! Njësoj absolutisht po i njëjti mentalitet, por ato dikur e bënin ndonjë punë, kurse këto të tre dekadave të fundit kanë bërë vetëm llafe dhe kanë degraduar qytetin e madh kulturor dhe sportiv! E kanë rrëzuar për nga begatia, nga niveli akademik dhe kulturor, për nga humori dhe mirësjellja! E rrethuan me modele folkorike, antishkodrane qytetare në thelb dhe qëllim, ju dhanë poste dhe i bënë të pasur, u sunduan nga marrëzia politike në ide dhe forma e përmbajtje, duke i dhënë qytetarëve shkodranë shqelmin, për të promovuar kush çonte flamurin e PD-së në dyqane dhe si vota mbledhës në votime dhe për të sharë e kërcënuar kush ju dilte para me shprehjen e famshme - komunist!

Por nga kush u pushtua qyteti i Shkodrës këto vite, që zonja e famshme e Bashkisë, arrin të kërkojë dhe "internacional" !? Ajo praktikisht ka të "drejtë" dhe ja pse!

Bashkia e Shkodrës dhe vetë qyteti ka tre dekada që është pushtuar nga mediokriteti akut i PD-së dhe shpirtrave të saj në qytet dhe po të doni në zonën suburbane dhe rurale! Nga njerëzit e hurit dhe litarit që prosperuan në kurriz të qytetarit të urtë shkodran. Nga njerëz dhe disa qytetarë që pranuan të bëjnë pakt me djallin për të mos qenë asnjëherë kontribuues, por përfitues! Nga familjariteti absurd, në punësime me kriter të vetëm partinë dhe familjet me parti (demokratike) që ndihmojnë dhe mbrojnë njëra tjetrën! Shkodra është pushtuar nga vetë izolimi i imponuar nga politikat agresive dhe idiote politike të partisë dhe njerëzve të saj, sidomos kohët e fundit të cilat e ndanë plotësisht atë nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, për nga zhvillimi! Shkodra ka tre dekada që është pushtuar nga biografia në punësim dhe katapultim dhe nga servilizmi idiot si siguri për të bërë karrierë në pika zhvillimi që prishin shumë punë si arti dhe kultura, por dhe sporte e shërbime! Shkodra është pushtuar nga njerëz të partisë demokratike që e trajtojnë qytetin si pronë politike dhe eksperiment të njerëzve delirantë në Tiranë, që e duan Shkodrën për modelin 2 prill që e organizuan vetë për gjak derdhje dhe përdorën më pas! Shkodra është e pushtuar nga rrufjanët e pronave të pa merituara dhe të marrjes të tyre, duke dëmtuar pronarët e vërtetë të Shkodrës, kurse një pjesë e tyre i morën në saj të Partisë Demokratike, duke fyer kolegët e dikurshëm të tyre si pronarë! Shkodra është e pushtuar nga llapaqenët kot dhe pa asnjë rendiment! Nga njerëz që nuk bëjnë asnjë punë dhe shajnë e ju bëjnë jetën ferr atyre që punojnë! Shkodra është pushtuar nga mentaliteti "rrëmujë dhe çrregullim urban pa fund"! Nuk stabilizuan njëherë tregjet dhe një herë rregullin e qarkullimit urban, nuk lyen fasada dhe nuk stabilizuan trotuare dhe kanale apo dhe rrugica e gjelbërim - sidomos vitet e fundit! Pothuaj çdo pushtues (bie fjala Austria) ka shtruar rrugë dhe ka bërë ura apo dhe kanalizime e sistem urbane - Bashkia e Shkodrës për tre dekada ka bërë një marrëzi urbane që nuk rregullohet më kurrë!

Ka fituar gjithmonë PD-ja si nga tmerri i Shkodranëve nën diktaturë dhe fobia ndaj të majtës, por dhe nga një PS e limituar dhe e frikësuar dhe akoma më shumë - e pa merituar në Shkodër! Megjithëse nuk ka bërë asgjë për Shkodrën, kryebashkiakja e "Internacionalit 2019-të" po të futej në garë, sërish mund të fitonte përballë Valdrinit! Po po, e kam një si bindje të vogël! Por atë (zonjën Kryebashkiake) nuk e la partia e saj me në krye holandezin (Basha) që Shkodrën në ndryshim nga Sali Berisha që e kishte lexuar nga Durhami (sepse babai i kishte folur për Kuvajtin) e njeh nga folklorizmi i sotëm në partinë demokratike Shkodër! Ato i thanë Voltanës - jo nuk do të fitosh, as nuk do të hysh në garë!? Kryebashkiakja duhet të ishte futur në garë me Valdrinin që sigurisht nuk njihej në qytet, nuk ishte pjesë reale e tij dhe nuk kishte asnjë lloj veprimtarie personale në dobi të tij! Tipikisht një person që Rama e vendos pa asnjë lloj konsultimi sidomos në Shkodër, që me sa duket e ka lodhur me - sistemet e saj që ai i kupton shumë pak dhe i neverit më shumë! Voltana mund ta kishte vazhduar "pushtimin e Shkodrës" po të ishte futur në garë - e sot nuk do të kishte thirrur "Internacionalin" nga ndërkombëtarët të cilët kur ta lexojnë letrën, padyshim që do të mahniten, do të "trazohen" kaq shumë nga pathosi demokratik, sa që "diare-ja" politike, do ti ndjekë për disa javë rresht!

Në qoftëse Shkodra ka nevojë për një "Internacional" i cili vjen për të larguar një pushtim të saj, ky pushtim sigutrisht është ai i Bashkisë së Shkodrës nga pikërisht fundi i sundimit të PD-së ose katër vitet e fundit të zonjës në fjalë! Ky pushtim ka qenë më idioti dhe më i sëmuri në shumë dekada bashkë! Nuk di sa do të ndryshojë, por di qartë se Shkodra është mrekullia natyrore dhe njerëzore, në ditët më të këqija të saj, në qeverisjet vendore dhe qendrore!

Nga Besi Bekteshi