BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Kush po na “tromaks” e kush “tromakset”?!

Kush po na “tromaks” e kush “tromakset”?!

Edhe unë e gjeta si më të përshtatshme këtë fjalë të marrë nga disa “specialista” të medias që çuditen se si u “tromaks” Lindita Nikolla, Kryetare e Parlamentit kur mori informacionin që I.M, ku  aludohej për “ Ish” Presidentin ka qënë , spiun i sigurimit.! Në fund të fundit, Lindita Nikolla, një e vetme është, por ne, qytetarët ç’kusur kemi të na “tromaksin” këto palo media Hysebellinjsh, që nga mëngjesi në darkë për ditë e javë të tëra? Ka filluar një luftë e ashpër midis kësaj medie vizive që duket ka si synim të na mpijë trurin ne, qytetarëve me “ brockullime” të tilla aq sa Gazheli, një Drejtor Doganash, na është bërë si “burri i nënës” e na del dhe në ëndërr me kondrabandën që ka bërë. Ka bërë apo nuk ka bërë kondrabadë Gazheli, ç’kusure kemi ne që të dëgjojmë ditë e natë “burrijet” e Hysenbelliut edhe në kanalin televiziv dëgjojmë qysh pa zbardhur dita për Colagenin që “zbukuron” edhe plakat e i bën si “nuse të reja” edhe për “Obenin” që pleqtë e moshës së tretë i bën si “djem të rinj” e ngrihen e ulen si me sustë në divan? Sikur të mos mjaftonin këto, duhet të dëgjojmë edhe lajmet për javë të tëra për kodrabandën e Gazhelit, të dëgjojmë edhe në gazetat e tij që na i lexojnë  disa gazetarë Hysebellistë që i lexojnë me gisht si ata në kurset e analfabetizmit që u hapën pas clirimit, vetëm për kondrabandën e Gazhelit. Ka bërë apo nuk ka bërë kondrabandë Gazheli, as mua dhe askujt qytetari nuk i intereson përveç Gazhelit dhe “Nderit” të Hysenbelliut dhe si të tillë të shkojnë në dyert e drejtësisë dhe atje të zgjidhin se kush ka bërë kondrabandë, Gazheli, apo ka bërë Hysenbelliu evzion fiskal si pronar i madh i fabrikave të birrës  dhe meqë ka median e tij, u fryn burrijeve të tij të medias, që të dëgjojmë ne qytetarët, sikur të mos na mjaftonin temperaturat e larta të këtij Muaji.”Tromaksja” që na shkakton kjo luftë “dhëmb për dhëmb” Gazheli - Hysenbelliu, përvecse na mbush me urrejtje dhe na i shton hallet shumë më tepër nga rritja e çmimeve, asgjë tjetër nuk zgjidh. Deri kur do të vazhdojmë të dëgjojmë “burrije” të tilla të çjerra  që i bien fyellit në të njëjtën “vrrimë” ? Ç’farë kërkon nga ne Hysenbelliu? A nuk do të ishte më mirë që të bënte një sondazh se kush ka të drejtë, megjithse kjo, nuk është cështje sondazhi, por çështje e drejtësisë dhe mirë do të ishte që ky palo televizioni të mos luante me nervat tona! Por “tromaksjet” e qytetarëve, nuk mbarojnë me kaq. Ato, do të vazhdojnë më pas me politikanë të tipit Ilir Meta dhe do të na duhet të dëgjojmë me orë të tëra konferencat e shtypit të tij si ka arritur ai të bëhet “kampioni” i luftës kundër korrupsionit si burrë në krye të Shtetit që ka qënë, dhe këtë na e thotë tani që është “Ish” si ai Ambasadori i tij që ato dy pare mënd që ka patur, i ka lënë në kohën kur ka qënë Ambasador dhe tani,  në “Partinë e Lirisë”, ngaqë ka mënd shumë e cilësoi ish LSI-në si një gjysmë Kalbësire” sic e cilësoi i “Madhërishmi” Berisha , kur”Ish” LSI-ja. Ishte në koalicion me ish Partinë Socialiste dhe tani, Rilindja. Ish Ambasadori në Kryesinë e “Partisë së Lirisë”,një farë Nesho, më parë se t’i thonë emrin i vendosin parashtesën ‘Ish’ Ambasador, për t’i vënë në dukje meritat e tij “të mëdha” në kohën e “Dardaneleve” mbasi atëherë ka patur nja dy pare mënd kur ja dha i ati por më pas, “i humbi” dhe tani, gjatë rrugës, që nuk është më Ambasador, i ka mbetur vetëm “Ish-i”!...Duam apo nuk duam, në pamundësi për t’ju shmangur, jemi të detyruar që të “tromaksemi” edhe me të tilla brockulla mediatikohysenbellistolsistolirike! As mua  as qytetarëve, nuk na hyn aspak në punë nëse Ilir Meta ka qënë apo jo spiun i Sigurimit, sepse kjo për njerrëz të tillë nuk është cudi. Por ajo që ne na interesaon, është se nuk  ja kemi borxh këtyre farë politikanësh ish Presidentë dhe tani “Ishë”! Ne, si qytetarë, nuk zgjidhim asgjë, ato zgjidhen atje ku është vëndi, në dyert e drejtësisë. Edhe Ilir Meta, edhe Hysenbelliu, edhe Gazheli, të shkojnë në Prokurori dhe atje të marrin edhe përgjgjen nëse Hysenbelliu, ka bërë evazion fiskal sic thuhet me miliona euro, nëse Gazheli ka bërë kondrabandë, nëse Meta ka qënë apo jo, spiun i  Sigurimit. Ç’do kush, e ka vënë re që kur ke një siklet të madh, edhe sikur të jesh i pafajshëm, bëhesh si i shastisur dhe ca nga vapa, ca nga halli, fillon e flet përcart dh, edhe sikur të mos kesh qënë spiun i Sigurimit, e dëshmon vetë e bie brënda kur fillon e flet me pseudonime si “Pula e Parlamentit”, “ Gruaja e Bilalit”, “Floriri”, “Brava” “Zonja 5 milionë”, “Noriega” e sa e sa të tjera, sepse spiunët, gjithmonë kanë folur me pseudonime dhe jo me emrat e vërtetë. Sa për fjalorin e disa persionazheve deputëtë, edhe mua më vjen zor t’i përmënd atë fjalor rrugacësh që flasin, kërcënojnë e sulmojnë edhe për t’u goditur me grushta, them me vehte “Mbaji Zot i madh trutë e kokës, sepse mëndja një grusht me miza është.”! Përpos problemit nëse Ilir Meta, ka qënë apo jo spiun i Sigurimit, rradhit edhe një sërë krime të mëdha të “patronazhistëve” të Qeverisë që është zhytur në korrupsion me icneratorët, me investimet në rrugë me trefishin e cmimit për kilometër, për braktisjen  që po i bëhet vëndit edhe nga truri intelektual edhe nga të rinjtë e të rejat.. Nuk bën  ndonjë zbulim të madh, sepse këto probleme janë bashkëshoqëruese të politikës që është ndjekur në këtë vënd. Por, ajo që të cudit, është që ky “Ish”, ka qënë në krye të Piramidës si Kryeministër, si Zëvëndës Kryeministër, si Ministër i jashtëm dhe i ekonomisë si Kryetar Kuvëndi dhe President së fundi, a mban ndonjë fije përgjegjsie për këtë katrahurë politike që e ka bërë lëmsh këtë vënd, aq sa sot nuk di ku ta fillosh, e ku ta mbarosh!. Pse sot ky “Ish” kërkon të lajë duart si Ponc Pilati dhe t’ua hedhë të tjerëve tërë fajet? A nuk e di vallë ky që të gjithë e njohin se kush është apo nuk e di? Dihet, që ajo c’ka është më e vështira, është të njohësh vetvehten por ky “Ish”, nuk është nga ata që nuk e njeh vetvehten! A ndjen ndopak përgjegjsinë e tij, pa u futur në ato akte korruptive më zë e figurë që tani kërkon të lajë mëkatet me ndryshimin e emrit të partisë? Sa për shqetësimin e madh që ka dhe që i ka ikur edhe zëri edhe figura, ka plotësisht të drejtë. Këtë, do ta vërtetojnë Organet kompetente por, paraprakisht, mund të them që këtu, kjo puna e dosjeve nuk i ka interesuar për t’u hapur as të majtëve as të djathtëve, sepse e kanë parë më të arësyeshmë që në rast nevoje, kur del përpara ndonjë “Ish” tja kenë si “vëth në vesh” për ta fundosur..! Është në genin e kësaj politike kjo. Ama, sikur të jetë e vërtetë për këtë “Ish”, nuk ka gjë më të rëndë që një ish spiun të ketë drejtuar në majat më të larta të shtetit, të Organit Ligjvënës dhe atij Ekzekutiv, të Kreut të shtetit etj.. Më pas, as me “Ishin” nuk përfundojnë “tromaksjet” tona. Do të vazhdojnë këtë mesele “sejmenët” e politikanëve, disa të quajtur analistë që bërtasuin me aq zell e forcë  sa që edhe damarët e qafës u fryhen si shkopinj bejsbolli për të argumentuar që “Ilir Meta, nuk ka qënë spiun i Sigurimit të shtetit, por këtë e ka bërë Rama për t’u hakmarrë për “Ishin” President..! Të jetë vallë ky shkaku që kjo Politikë e këta politikanë kanë marrë zjarr, apo e kanë nga temperaturat e larta të motit që egërrsia, si asnjëherë tjetër, ka përfshirë deputetë, politikanë, parti, analistë etj etj..? Nuk qëndron, as njëra e as tjetra kanë një tjetër shkak të një lloji të vecantë që e kemi vetëm ne si Shqiptarë. “Faji” është hapja e Negociatave me BE-në e cila kjo në kuptimin e vërtetë të fjalës, është fitore që të gjitha përfitojnë e nuk janë të humbur, edhe Partitë, edhe politikanët edhe qytetarët. Por atëherë c’farë halli kanë politikanët dhe “sejmënët” e tyre analistë? Halli është pse këtë sukses ta mërri Qeveria Rama, që “nuk ka bërë asnjë deyrë shtëpie”, që vëndin e ka mbytur krimi dhe korrupsioni e shumë të tjera që Shqipëria, nuk e kishte hak hapjen e negociatave me BE-në, dhe ndryshe do të ishte sikur në pushtet, të ishim ne, opozitarët,edhe politikanët edhe mediat e tyre edhe kushdo por vetëm Rama, të mos ishte. Është  vërtetuar edhe më parë kjo, që sa herë Shqipëria arrin ndonjë sukses, “Hienave” antishqiptare ju ngrihet temperatura edhe më lart nga sa janë në këto ditë korriku! Ju ngruhet temperatura atyre e na “tromaksin” edhe ne, qytetarëve që me shpresë presim të dëgjojmë ndonjë fjalë të mirë. Me hapjen e negociatave me BE-në, kujtuam se do të dëgjojmë më në fund ndonjë llaf si “të gjejmë konsensusin se c’farë detyra në dalin si qeveri e opozitë, ç’do të bëjmë në të ardhmen për detyrat edhe më të vështira që na dalin në të ardhmen, ç’masa do të marim etj, etj që më mirë se kushdo i dinë politikanët. Por më kot! Politikanëve dhe analistëve u ka shkuar temperatura ku nuk mban më, ne qytetarët jemi të “tromaksur” nga mëngjesi në darkë, ca nga fukarallëku, ca nga temperaturat e larta të kohës, ku do të mund të përplasim kokën?