BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Kush vendos apo e pengon çështjen tonë kombëtare, shqiptarët, Amerika apo zuska Europë?!

Kush vendos apo e pengon çështjen tonë kombëtare,

Një nga problemet e shumë pritura historike të shqiptarëve e cila ka mbajtur në shekuj të gjallë ëndrrën e tyre për bashkim, ka qenë dhe ngelet zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare. Rrjedha e ngjarjeve që prej shthurjes së Perandorisë Osmane e deri më sot në e marrëdhëniet e fqinjëve tanë, ka treguar se lakmitë e tyre ndaj trojeve tona kanë qenë madje edhe sot në botën e qytetëruar ngelen padrejtësisht po aq lakmitare sa dhe më parë. Sigurisht për zgjidhjen drejt të çështjes kombëtare aspak nuk duhen marrë parasysh pikëpamjet e gabuara, shoviniste apo ëndrrat me sy hapur të ultranacionalizmit të sëmurë, të cilat përherë të çojnë në luftra midis shteteve me njëri-tjetrin. Nëse do t’i hidhnim një sy të shkurtër se cili ishte fati i shqiptarëve që prej kambanave të “Lidhjes së Prizrenit” 1878, do të vërenim se ne jo vetëm se nuk e patëm mundësinë e ruajtjes së trojeve tona, por Europa së bashku me Rusinë e asaj kohe të pasuara më vonë me Konferencën e Londrës 1913, atë të Londrës së dytë më 1915, por dhe të vendimeve të Europës sëbashku me Amerikën mbas Luftës së Kosovës për Pavarësi, luajtën një rol jo në favor të çështjes së drejtë kombëtare! Sa fjalë e bukur “Çështja jonë e madhe Kombëtare”! E bukur, por e copëtuar pjesë pjesë për të kënaqur orekset e Italisë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe dreqit me të bir deri në kufijtë e shuarjes së identitetit tonë aq saqë mund të ngeleshim dhe një popull pa Atdhe! Vetëm mbas çlirimit dhe kur populli shqiptar me në krye Enver Hoxhën dhe komandantët e tjerë legjendarë, komisarët, partizanët u dolën për zot fateve të veta, vetëm atëherë ne ishim e ngelëm të pavarur edhe pse padrejtësisht gjysma e trungut tonë për marrëzitë e Europës zuskë ngeli jashtë kufijve tanë të dikurshëm.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë shumë popuj të kësaj Federate i shkëputën vargonjtë e skllavërisë të nacionalizmit serb përveç shqiptarëve edhe pse ata luftuan po aq mbase dhe më shumë se të tjerët. Por ja që situatën luftarake dhe kryengritjen e armatosur të popullatës shqiptare të Dardanisë nuk e dëshironte as Europa, as Rusia, as Amerika sikurse dhe ajo më e interesuara ish-Jugosllavia e çarvalitur e sëmura e Ballkanit prej sindromës së “nacionalizmit të ngushtë serbo-madh” etj. U pyes ju zotërinj ambasadorë të USA-s dhe BE, kancelaritë tuaja a i njohin aktet me rëndësi të madhe ndërkombëtare që i kanë firmosur dhe vulosur vetë? Le të marrim si shembull “Kartën e Atlantikut” të vitit 1941. Ju zotërinj ambasadorë a e dini se firmëtarët e kësaj karte e kanë përcaktuar saktë problemin e zgjidhjes drejt të çështjes kombëtare deri në të drejtën e popujve të vetëvendosin për fatet e tyre?! Dhe këtë nuk e firmosëm ne, as Stalini, as Enveri, as Millosheviçi dhe as Thaçi me Rugovën... por Roosvelti me Churcillin tuaj! Të ketë qenë kjo Konferencë e Kartës së Atlantikut, si një kartë higjienike e përdorur nga ana juaj, për të ekzaltuar me iluzione dhe për t’i mashtruar popujt? Jam i sigurt se hierarkët tuaj të atashuar pranë UÇK-së në vitin e luftës më 1999 e dinin shumë mirë dhe e njihnin po aq mirë aspiratën e popullit tonë si përkëtej ashtu dhe matanë kufijve tanë e njihnin po aq mirë dhe vetë betimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare, betim ky që u realizua në formën me të shëmtuar dhe gjysmake. Po përse nuk e lejoni që të bashkohet ky popull që është nga më të lashtët në Europë dhe në botë? Është një nga çështjet më të thjeshta sepse është e ngelet një akt madhor me rëndësi nacionale, i cili bëhet pa luftë dhe në formën më paqësore sepse jemi vëllezër të një gjaku, të një gjuhe, të një toke, të një ëndrre të formuar historikisht dhe që na kanë lidhur doket, zakonet, aspiratat, këngët, vajet kostumet, të vdekurit, të gjallët që lindin e shkuara dhe e ardhja... Pikërisht janë këta elementë që ju këto nuk i kuptoni, ose i kuptoni, por nuk keni dëshirë t’i realizoni sepse “dikujt” që ju ua kini frikën nuk i realizoni për të ruajtur të ashtuquajturat balancat politike, për të mos acaruar marrëdhëniet me konkurrentin tuaj Rusinë. Sigurisht me këtë rast kokolisni dhe Serbinë duke i përkëdhelur dhe ruajtur ëndrrën e tyre shoviniste. Dhe kjo është e padiskutueshme. Ju teksa hiqeni miq të shqiptareve u bëni me sy shovinisteve serbe duke ua lenë të rihapur ëndrrën e tyre për “nashaja kosovu”, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet vënia në të njëjtën balancë e krerëve shovinistë kriminelëve të luftës Millosheviç e Tadiç me udhëheqësit e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Tani u kujtuat ju se këta udhëheqës na qenkëshin “kriminelë e terroristë”? Mbas 20 vitesh?! Ku ishit ju gjatë gjithë kësaj kohe?!

Jo unë këtë nuk e besoj sepse ju hallin e kini gjetkë. Ju nuk i doni luftrat çlirimtare të popujve, sepse ato janë një hapi i madh përpara në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe zgjimi i ndërgjegjes kombëtare diferencon dhe përcakton saktë se cilët janë miqtë e vërtetë të një populli dhe cilët janë armiqtë e tij. Por ju në raport me vetë shqiptarët nuk jeni dhe aq fajtorë. Fajtore e madhe deri në kufijtë e tradhtisë së interesave kombëtare është, ose më saktë, janë kastat drejtuese si përkëtej Shqipërisë ashtu dhe matanë saj. Atyre u ka munguar dhe u mungon dëshira e këtij bashkimi ngaqë i ka mikluar kolltuku i çudirave të pasurisë ekonomike dhe posteve drejtuese. Çdo të bënit ju zotërinj ambasadorë nëse populli ynë me vullnetin e tij të plotë do të bënte bashkimin e vëllait me vëllanë? Apo mos vallë me vendimet tuaja “pas kuintave” doni të tregoni se shqiptaret e Dardanisë vërtetë flasin shqip, por s’janë shqiptare? Pra dhe ne paskemi ngjashmëri si puna e australianëve që flasin anglisht, por që nuk janë anglezë. E bukur logjikë! Këtu ka një të vërtetë, por ata i lidh vetëm gjuha dhe e dini ju, Yuri Kim dhe Soreka se ajo ishte gjuha e juaj e kolonizimeve, gjuhë që nuk ishte e lindur në tokën e saj pra që ju ua dhatë me anë të forcës së luftërave pushtuese e koloniale. Mos vallë u zhduk sistemi klasik kolonial dhe po përjetojmë kolonizimin e ri, të një forme tjetër? Dhe unë e mendoj se me të vërtetë Shqipëria sikurse dhe disa vende ish-komuniste tashmë janë kthyer në kolonitë tuaja moderne duke na hedhur skllavërinë e re që lirinë tonë tashmë e mbrojmë me topat e NATO-s si vendin e skllavërisë tashmë e kemi në Europë, por që Europa nuk na pranon sepse jemi skllevër që na shikojnë nga dhëmbët, nga surrati dhe nga hallatet dhe me gjithë miklimet e BE-së, nuk pranohemi sepse nuk plotësojmë dot kushtet e skllavërisë tuaj. Veçse një gjë nuk duhet ta harroni zotërinj ambasadorë se pa u zgjidhur drejt çështja jonë kombëtare Ballkani nuk do të gjejë kurrë qetësi. Qetësinë nuk e vendos as Rusia e as Serbia. Këtë çështje duhet ta marrë vetë në dorë populli shqiptar ashtu sikurse vepruan vëllaznit tanë dardanë me 1999, por që u tradhtuan në rrugën e vërtetë të lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.