BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kuvendi i Arbërit 1703, 317 vite më pas

Kuvendi i Arbërit 1703, 317 vite më pas

Një nga ngjarjet më të bujshme nacionale dhe religjioze të Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane ishte mbajtja e Kuvendit të Arbërit me dt.14 dhe 15 janar 1703 në fshatin Mërqi të Lezhës, në kishën e Shën Gjon Pagëzorit të atij fshati nën kryesinë e ipeshkvit Zmajeviç ditën e dytë të dielë pas Krishtlindjeve. Në Koncilin e Arbërit morën pjesë: Imzot Pjetër Karagjiku, arqipeshkëv i emëruar i Shkupit. Imzot Gjergji, ipeshkëv i Zadrimës. Imzot Nikollë Vladanji, ipeshkëv i Lezhës. Imzot Ndue Babi, ipeshkëv i emëruar i Shkodrës. Imzot Marin Gjini, ipeshkëv i zgjedhur i Pultit. Atë Fra Egjidi de Arsenta, Prefekt Apostolik i Misioneve t'Arbënisë. Atë Fra Frano Maria a Lycio, Prefekt Apostolik i Misioneve të Maqedonisë. Atë Fra Martini nga Gjonima (Gjonmi), i pari i Provinçes së Fretënve. (https://www.vaticannews.va/sq /bota/news/2019-01/kuvendi-kishtar-arberit-mborjtja-identitetit-kombetar-fetar.html)

Ky kuvend u mbajt për të ruajtur kristianizmin në tokat e Arbërisë kryesisht të veriut dhe të Kosovës. Kuvendi u mbajt në gjuhën latine dhe arbërisht. Interesant është fakti se në këtë kuvend, i cili u quajt i Arbërit tokat e Shqipërisë u quajtën Arbëri dhe gjuha arbërisht, por u fol për herë të parë për elementin shqiptar dhe gjuhën shqip. Ky element shqiptar dhe gjuha shqip iu atribuuan arbërisht folësve apo më mirë shqip folësve myslimanë të cilët ishin kryesisht arbër të konvertuar në myslimanë ose të huaj të ardhur nga provincat e largëta të Perandorisë Osmane, kryesisht nga Persia, Abhazia, Libani, cerkezë, pak turq. Kuvendi i Arbërit, u mbajt në zbatim të Propagandës FIDE, e cila u krijuar rreth vitit1622 nga Papa Gregori XV, me qëllim për të rregullua punët e misionarëve katolikë në vendet ku kristianizmi ishte dëmtuar apo zhdukur ose ishte në prag të zhdukjes, sidomos në gadishullin ballkanik. Kongregacioni FIDE kishte për qëllim si Kongregacion për Evangjelizmin e Popujve dhe vetë emri FIDE u vendos për shkak të pallatit FIDE – i cili u ndërtua në Romë sipas arkitektit Bernini dhe arkitektit Borromini. Ky program u aktivizua plotësisht nga Papa Urban VIII më 1627 duke trajnuar në fillim misionarët katolikë, të cilët erdhën dhe në Arbëri dhe në Epir. Kongregacioni FIDE kishte në atë kohë 186 archdiocese, 785 diocese, 82 vicariate apostolic, 39 prefecture apostolice, 4 administratione apostolike, 6 missione sui iuris, 1 territorial abbacy, and 6 military ordinariates in today’s modern organization.(https://en.wikipedia.org/wiki/Congregation_for_the Evangelization _of_Peoples). Me këtë Program FIDE, u trajnuan dhe priftërinjtë katolikë të famshëm të Arbërisë, Pjetër Bogdani në kolegjin ilirik në Ankona si dhe para-ardhësit e tij Pjetër Budi dhe Frang Bardhi, të dy rreth viteve 1640. Kurse Pjetër Bogdani u bë prift katolik në Pult dhe në 1654 – 1656 u titullua Doktor në Teologji dhe Filozofi. Po kështu dhe Castellano, i cili erdhi me mision në jug në Himarë në vitet 1730 për të katolicizuar jugun, (https://es.wikipedia.org/wiki/Pjet% C3%ABr Bogdani). Koncili i Arbërit u realizua nën kujdesin e Papa Klementit XII ( siç u quajt nga arbërit katolikë të asaj kohe – Papa Pretëmadhi). Në përfundim, dekretet, pra vendimet e Koncilit të Arbërit, shkruar në shqip e latinisht nga vetë imzot Zmajeviçi, iu paraqitën për shqyrtim Papës dhe, pas miratimit më 28 janar 1704, u botuan nga Propaganda Fide nën titullin "Kuvendi i Arbnit o Koncili Provinciall i mbledhun Vjetit mijë shtaqind e tre ndenë Shqiptarin Klementin XI papë Pretëmadhin". Aty tekstualisht u fol edhe për arbërit edhe për shqiptarët! Ipeshkvi Zmajeviç tha: “Ju binda urdhënit; ju solla dheut; kërkova rruzullimin; pashë plagët e tij. Pashë, - uh, ç'dhimbje, - vu nën haraç atë që dikur kje despoti i Provincjave; (pashë) (Shypninë) Zonjën e gjindëve ndrydhë nën thember, me dhimbje të idhta; shqytin e trimave – shembë; murin e forcës sonë – rrenue! E ndërkaq unë, me vëllazën të mij të tjerë të Arbënisë… lusim Hyjin t'ju ruejë Ju, Papën Arbënesh Pretmadhin, për shumë mot në Kishë e edhe ne të na ruejë shëndosh pa kurrnjë të keqe… Shkrue në Perastti, ditën e dhetë të korrikut, në vjetë të Krishtit njimië e shtatqint e tre”. (https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2019-01/kuvendi-kishtar-arberit-mborjtja-identitetit-kombetar-fetar.html). Papa Klementi XI, alias, Xhanfrançesk Albani, me prejardhje nga Arbëria (ose siç i themi sot-shqiptare), këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit. Arbëria e cila tashmë filloi të quhej Shqipëri për shkak të popullatës arbërisht folëse apo më mirë shqip folëse myslimane, ishte islamizuar në shumicën dërrmuese të trojeve për shkak të sundimit të ashpër osman. Për këtë arsye popullatës së Arbërisë dhe Epirit i ndodhën këto fatalitete menjëherë pas pushtimit osman dhe më vonë në vitet në vazhdim e deri në 1703: Ose popullata u largua me nxitim, kryesisht shtresa e pasur dhe e mesme e qyteteve dhe e fushave, për në Itali, Kroaci, More, Rumani, Ukrainë (dhe Odesa); në kuadrin e 40 viteve rresht pas pushtimit të Shkodrës, u larguan rreth 300.000 njerëz. Në Italinë e Jugut u quajtën arbëreshë, kryesisht popullatë ortodokse, kurse në Venedik dhe Kroaci, ikën arbërit katolikë. Ose një pjesë e popullatës u bashkua rreth kishave ortodokse sllave serbe dhe u quajtën -shkie, ose rreth kishave ortodokse bullgare dhe u quajtën maqedonas ose rreth kishave bizantine në Greqi dhe u quajtën arvanitas, ose ata që ikën në Rumani e Ukrainë u quajtën arnautë, kurse në Mal të Zi arbërit ortodoksë u konvertuan në kishën serbe dhe u quajtën malazezë (Mali i Zi- Maleci), Ose një pjesë e popullatës u fsheh në male për një kohë të gjatë dhe që andej luftoi kundër osmanëve si në veri ashtu dhe në jug, por më vonë zbriti gradualisht në fusha e qytete. Një pjesë e popullatës me kalimin e kohës u islamizua me dhunë ose me ligje e favore nga Osmanët me qëllim që të pushonin kryengritjet. Fushat e Arbërisë dhe Epirit (fushë Kosovë, fushë Shkodër, fushë Shqipëri e Mesme, fushë Korçë, fushë Shkup, fushë Janinë, fushë Myzeqe dhe Vlorë, etj) dhe qytetet të cilat u ndërtuan jashtë kështjellave të rrafshuara nga Sulltan Mehmet Fatihu me një urdhër të veçantë të asaj kohe dhe u mbushën gradualisht me të ardhur bujkrobër nga Perandoria Osmane, persë, abhazë, çerkezë, libanezë, sirianë, si dhe romë nga Egjipti, apo romë (jevgj) të Ballkanit; p.sh., Shkodra u mbush me myslimanë persë, dhe më vonë me shqiptarë nga malësia të islamizuar. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në qytetet e tjera shqiptare. Një pjesë e popullatës mbeti deri në pavarësinë e Shqipërisë si popullatë laramane katolike apo ortodokse, ose mori fenë e bektashinjve gjerësisht në jug, Shqipërinë e Mesme dhe në veri, më pak. Ky problem i islamizimit të Arbërisë, Epirit dhe në përgjithësi të Ballkanit detyroi Propagandën FIDE të ri-kristianizojë këto troje. Propaganda FIDE pati sukses kryesisht në veri të Shqipërisë që atëherë quhej akoma Arbëri, si dhe në Kosovë e Maqedoni. Kurse në Jug të Shqipërisë, kryesisht në Epir për shkak se Patrikana e Stambollit dërgoi Shën Kozmain, i cili u përpoq të ruante dhe të gjallëronte ortodoksinë dhe kryesisht atë bizantine ( pra jo ortodoksinë sllave), nuk pati sukses. Pra mund të thuhet se që nga shek i XV e deri në fillim të shek XVIII (pra 1703), u krijua një popullatë e re që u quajt shqiptare dhe vendi Shqipëri, që kishte dy dallime: ishte myslimane, por fliste gjuhën e lashtë të Arbërisë dhe të Epirit që u quajt gjuhë shqipe. Kjo u përhap shumë deri në 1912, ku megjithëse njerëzit quheshin turq ose grekë, apo latinë, më në fund, në Pavarësinë e Shqipërisë u quajtën shqiptarë, myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe bektashinjtë e këtyre trojeve. Madje kisha katolike dërgoi dhe popullatë katolike në numër të vogël sidomos në veri, kryesisht në Shkodër qytet dhe rrethina të ardhur nga Libani, Tunizia, ndoshta Maroku. Ky veprim i Kishës Katolike nëpërmjet Koncilit të Arbërit dhe dërgimit të misionarëve dhe popullatës katolike në veri, minimizoi në veri të Shqipërisë islamizimin, kurse në jug nuk pati sukses të madh. Nuk pati sukses të madh as Shën Kozmai, i cili më tepër u përpoq të bindte popullatën që të fliste bizantinisht (greqisht), dhe të mos lutej në arvanitisht. Kjo shkaktoi konflikte të mëvonshme (https://en.wikipedia.org/wiki/Islamization _of_Albania). Sidoqoftë Koncili i Arbërit pati rëndësi të madhe në ruajtjen e identitetit arbëror-shqiptar dhe në ruajtjen e kristianizmit, duke krijuar premisa për të ruajtur gjuhën arbërisht – epirotisht-shqip, e cila u realizua në Kongresin e Manastirit, në të cilin ishte drejtuesi kryesor imzot Gjergj Fishta. Në kujtim të kësaj date do të ishte mirë që të mbaheshin kumtesa dhe konferenca edhe kombëtare pavarësisht religjiozitetit, dhe shpresojmë që në vitet e ardhshme të përkujtohet më mirë.