BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Ky është përfundimi i shqiptarit të politizuar jo protestues për ekonomi!

Ky është përfundimi i shqiptarit të politizuar jo protestues

Në qoftëse dje përpara 1990-tës ish partia e Berishës në atë kohë, por dhe baballarëve të shumë shqiptarëve, e donte shqiptarin të ideologjizuar, sot të gjitha partitë jo vetëm ajo e “BerishëBashës” por deri Rilindja, e do shqiptarin të politizuar! E dini pse e duan kështu? Sigurisht që e dini! E deshën dje të ideologjizuar se po të ankohej ai se “mungonte buka apo qumështi apo veza dhe djathi” partia ta fuste në burg si armik i Shqipërisë Socialiste, PPSH dhe popullit shqiptar bashkë me Marksizmë Leninizmit! E donin të ideologjizuar që kushdo që të ngrihej dhe ankohej për padrejtësitë dhe kushtet e punës apo të mirëqënies me mungesa të mëdha me privacione të jashtëzakonshme të goditej si armik ideologjikisht përpara të indoktrinuarëve të partisë dhe të popullit, që pritnin të donohej dikish për agjitacion e propogandë që të bënte karrierë ai që ulurinte më shumë “rroftë partia dhe udhëheqësi”! Nuk mund të flisje askund për bukën që nuk dilte dhe ishte e keqe, apo për mishin që mungonte apo për barkun bosh të njerzve. Nuk mund të flisje, sepse shoqëria ishte ideologjizuar deri në qelizë dhe pse e dinte se po i bashkohej shpina me barkun nga uria! Njerzit duhet të akuzonin borgjezinë dhe revizionizmin që shfrytëzonin klasën punëtore, por asnjëherë të kritikonin se nuk kishin për të ngrënë dhe për tu veshur. Imagjinoni po të kërkonin të drejta të tjera se çfarë ju ndodhte! Prandaj ju duhet ideologjia!

Sot shoqëria jonë është e politizuar! Nuk ka ideologji, por ka parti dhe udhëheqës! Sot mund të ankohesh me gojë dhe ndoshta me shkrim, por nuk mund të protestosh sepse partia dhe lidershipi protestën e ka vetëm për pushtetin e tyre dhe se shoqëria e politizuar nuk proteston për ekonominë dhe çmimet! Nuk proteston, sepse nga partia kjo protestë nuk lejohet ngaqë ul qëllimin pse duhet protestuar dhe që është – pushteti politik! Çdo parti që ndërron pushtet në Shqipëri nuk ka protestë për ekonominë sepse  di që është “aleate” me atë parti që po ndërron! Sa herë janë çuar studentët dhe shoqëria për të protestuar, partitë poitike kanë mbivendosur erën e qelbur të tyre mbi protestën, e cila është rrëzuar menjëherë sa janë futur politika dhe lidershipet e tyre të korruptuar! Protestat në Shqipëri janë poitike dhe nga partitë politike në saj dhe të shitjes dhe korrupsionit të sindikatave të cilat janë bashkëpunëtore në “krimin” politik dhe vjedhjet ordinere me politikën! Janë sobotatoret e protestës për ekonomi dhe kushte pune apo çmime monopol. Askush jashtë politikës dhe protesta për ekonomi vdes! Kjo tashmë është e qartë në Shqipëri! Protestën ekonomike e ka vrarë Sali Berisha i cili ka imituar PPSH-së në organizim partiak, protestën ekonomike e ka vrarë Nano me marrëzitë e tij politike fjalamane dhe protestën politike e vret sot Rama me vetminë në pushtet pa alternativë dhe me një politizim të tejskajshëm të administratës sa frikacake dhe të politizuar! Kush dreqin që punon në shtet nuk i bindet PS-së dhe Rilindjes? Edhe ata që nuk duan, janë të detyruar, sepse mund ti largojnë nga puna si me arsye idiote dhe pa arsye fare në arrogancë që nuk të lejon as të ankohesh, sepse të bën keq më pas! Po nuk ishte me njërën nga partitë e pushtetit, zor se mund të bësh hajër ekonomik dhe po ishe nuk ankohesh dot, as kritikon dhe as proteson!

Nuk mund të protestojnë arsimtarët jo vetëm se ndërhyn politika, por dhe sindikatat e korruptuara dhe politike. Të gjithë drejtorat (drejtoreshat) e arsimit dhe të shkollave janë të politizuara dhe të vendosura për të mbrojtur partinë. Deri spiunimi vepron me përcaktimin e bindjeve dhe deri në qelizë ka shkuar politizimi si dikur ideologjizimi. Nuk proteston dot shëndetsia sepse ndërhyn partia. Nuk protesojnë dot uiniversitetet sepse janë domene politike stafesh dhe senatesh apo organizatash partie rinie të politikës kudo. Në Shqipëri e pranojnë se universitetet kanë brenda organizmat politikë rinie që bëjnë jo mësim. por edukim politik që pastaj kur të dalin nga auditoret të bëhen drejtora dhe nëpunës shteti që i do partia shumë.

Askush nuk do të protestojë në Shqipëri, për akonominë në rënie dhe për shtrenjtimin e jetesës. Askush ose pak kush. Do të bëjnë gam gam në FB por vetëm kaq. Në Shqipëri, nuk ka as trima dhe as burra që të bëjnë protestë pa politkë brenda! Jo sepse ajo hyn menjëherë dhe i përçan shqiptarët që pastaj vriten me njëri tjetrin me parti dhe këto të fundit pasurohen nga budallenjtë që vriten për to. Shqipëria sot, nuk ka opozitë sepse ajo merret me një delirant si SB që do të shpëtojnë veten dhe fut zjarrin PD-së dhe po të ketë mundësi dhe Shqipërisë!

Shqiptarët nuk protestojnë ekonomikisht! Ato dinë vetëm të hanë, flejnë, pijnë, rrinë, shajnë dhe vriten me njëri tjetrin politikisht! Por kurrë të protestojnë se po ju rëndohet ekonomia dhe po ju vuajnë fëmijët për jetë më të mirë aty ku janë pikërisht te shtëpia. Shqiptari ka përfunduar si frikacak dhe grotesko politik që çfarëdo që ti bëjnë ekonomikisht nuk proteson.