BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Ky është problemi pra, se “kush dhe si është e vetmja shpresë”!

Ky është problemi pra, se “kush dhe si është e vetmja

Mbasi Kryesinë e PD-së Lulzim Basha e bëri të tijën, mbasi largoi kundërshtarët politikë si berishishtë dhe antibashistë, ai bëri një thirrje për të “mbajtur kokën lart” ata që ka larguar nga kryesia. Iku Nishani kritik i Bashës, por asnjëherë i qartë kundër Berishës për të mos thënë një njeri që mbase ka dashur ta trupëzojë atë në kryesi. Basha largoi Harxhin si berishiste e shprehur qartë pastaj si kundërshtare e tija. Basha, largoi Agron Shehajn si kundërshtar tipologjikisht të tij, por gati gati, si marrëveshje individësh të kundërt, por jo armiq. Basha largoi dhe të tjerë militantë të Berishës në kryesi për të lënë dy apo tre që janë të Berishës, po aq sa janë të Bashës, por me qëndrimin e qartë se “janë me atë që ka kalanë” dhe sot atë kala, e ka Basha. Një pjesë po largohen nga Basha, duke sharë dhe Berishën, por në dy mënyra. Një palë pse Berisha la Bashën si testamantar i “biznesit politik PD” dhe pjesa tjetër kundër Berishës, si frymë që tashmë e ka zëvendësuar Basha. Ky i fundit ka filluar imitacionin e Ramës me Rilindjen për përdorimin e grave në politike sigurisht nga burrat sipër tyre dhe kjo nënkupton kryetarin e partisë që padyshim as te Rilindja dhe as te PD-ja, nuk mund dhe nuk do të jetë grua asnjëherë sa të jenë këta tipa që përdorin gratë politikisht them. Por pra, nuk i lejojnë të ngjisin shkallët e kualifikimit dhe meritokracisë në politikë, por i katapultojnë (si gra kuotash politike) që t’i shërbejnë kryetarit. Imitacion i shëmtuar i mikut të tij Rama, por Basha me këtë imitacion ka shmangur disa tipa Berishë në parti. Mbasi ka pastruar kryesinë dhe lidershipin që vepron, Basha thotë për të përjashtuarit që nuk janë të acaruar për “vdekje”me të: “Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhur, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin. Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet Basha. Bukur shumë hëëë? Ka filluar ta imitojnë Ramën dhe batuta folklorike kryetari tashmë në rrugën e asgjësimit të pronës së familjes së Berishës në politikë dhe ngritësi i pronës së vet, ose Lulzim Basha. Po pra jermi, në qoftë se nuk e kam kuptuar mirë unë. Me që familja Berisha me anën e gazetarëve të pikërisht Berishës dhe të të birit thotë se “Berisha ka tashmë në dorë partinë dhe që nënkupton se do të jetë ai kryesuesi i çdo seance parlamentare dhe Basha po bën familjen e tij” dhe ju thotë – jerm antiopozitar, si atyre dhe njerëzve që janë kundra tij në parti. Pra dhe Berishëve dhe anti Bashëve. Të dyve bashkë. Kryevepër politike që na pret ta shikojmë si telenovelë në shtator. Për ta zgjidhur këtë telenovelë në mënyrë perfide Basha do të ketë dhe ndihmën e Ramës, por kjo nuk është telenovelë, por film tipikisht hollivudian grotesku dhe intrige brenda partisë, në bashkëpunim me “armikun” politikë në pushtet. Tani Lulzim Basha Partinë Demokratike të tijën dhe jo atë të Berishës e quan – të vetmen shpresë. Po pra atë me autoritet moral. Po pra, model i zgjedhur si shpresë. Ky është dhe problemi i madh që kanë shqiptarët sot. Kush dhe si është e vetmja shpresë? Kush, Lulzim Basha dhe tashmë kryesia e tij antiberishë apo dhe modeli që ka prej kohësh si loja “ngriva shkriva” me Ramën apo “kukafshehthi” që luan si me Ramën dhe partinë e tij? Ky është problemi i madh. Shpresa që duhet të vijë nga modeli i opozitarizmit Basha dhe ajo që të bën akoma më përshtypje - autoriteti moral i këtij modeli. I treguar prej tashmë tetë viteve dhe i perceptuar si autoritet moral si me qeverisjen e dikurshme të Bashës në krah të Berishës dhe moraliteti i bërjes opozitë e moralshme kundër Ramës, për të qëndruar qartësisht dhe bindshëm në opozitë. Tashmë të gjithë këtë e dinë. E dinë se Basha ka talent opozitarizmin e vazhdueshëm. Ka talent përbetimet e vazhdueshme për të rrëzuar nga pushteti Ramën. Ka talent dhe autoritet moral fillimin e një kauze dhe lënies në rrugë ose humbjen e saj. Ky pra është problemi. Vetëm në qoftë se i ka humbur se ka pasur Berishën në krah. Hëëë, në qoftë se paska qënë kjo, atëherë kësaj radhe e paska të “lehtë fitoren me Ramën”. Po pra, pa Berishën e kam fjalën. Ose me Berishën në Parlament. Apo jo? Ta shohim. Ky është dhe momenti enigmë i “autoritetit moral” të vepruar nga PD dhe kryetari i saj Basha!