BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ky sistem, një “pusetë” pa kapak e mbushur me “hedhurina”

Ky sistem, një “pusetë” pa kapak e mbushur me

Kanë ardhur e kanë ikur qysh nga rënia e komunizmit shumë “pronarë”. Askush prej tyre nuk ka marrë mundimin as të pastrojë sadopak këtë “pusetë”, as t’i vërë “kapak”, por vetëm kanë hedhur mbeturina dhe në këtë vend, siç është zakoni, secili kërkon t’ja lërë fajin tjetrit pa marrë askush përgjegjësi mbi vete. Të gjitha qeveritë e këtij sistemi të kalbur kanë ecur me mentalitetin e Shvejkut. “Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë dhe çfarë them unë”. As më shumë e as më pak, ky është “Sistemi i mirë Shvejk”!

Kaluan afro tridhjetë vite dhe “puseta” duhet pastruar e “lëmi” duhet shirë! Po kush do të “shijë” lëmin? Siç thotë populli, “lëmin do ta shijë ai kalë që zihet”! Dhe ky “kalë” u gjend Edi Rama! Ishte nisur rrugës për në punën e tij të pikturës, por ja që as ai nuk e priste që të vinte dita e t’i vinin “kapistrën” për të shirë “vrahun”! Edhe të tjerët, por edhe vetë e kishte të qartë që nuk merrte as vrap e as nuk donte t’ja dinte as nga “kamzhikët” që do të hante për të “shirë” vrahun! “Huqet” dhe “hazdisjet” e tij, në këtë “këmborë” që i varën, jo vetëm që nuk i shërbyen për të ulur kokën, por për të hedhur “vickla edhe më shumë! Por, një gjë është e vërtetë. Rama është “kali” që ka tentuar të bëjë dhe ka bërë më shumë nga çdo “Rosinant” gërdallë tjetër, që ka ardhur e ka ikur! Disa “mëzetër” të tjerë që i mori me vete në “vrah” e kishin mendjen vetëm tek “tagjia” dhe as që donin t’ja dinin që “vrahu” duhej shirë! Po tani, kur kupa u mbush? Eh, tani! Të gjithë pa përjashtim, përveç që e godasin me kamzhik, e qëllojnë edhe me gurë, i hedhin baltë e bëjnë “Judë” dhe e akuzojnë si të vetmin shkaktar të kësaj situate aspak të këndshme dhe që askush nuk i del zot, askush nuk merr përsipër asnjë grimë përgjegjësi. Secili ka zënë një pozicion dhe vetëm qëllojnë me gurë mbi “djallin”! Të gjithë dalin të larë, të gjithë dalin të pafajshëm, në një kohë që janë të zhytur deri në grykë me pisllëqe nga më të “dekompozuarat”! Ai që është i zhytur deri në grykë në këtë “pusetë” pisllëqesh, ai hiqet më i “larë” nga të gjithë.

Në situatën e krijuar, të gjithë janë bërë si “këmbët e dhisë”! Nuk merret vesh kush është kryeministër, kush është student, kush gazetar, kush rektor e kush dekan. Është bërë më i madh “bishti” nga “sqepari”! Janë të shumtë gazetarucë të mediave që janë bërë të tillë si militantë partie e që shkruajnë jo shqip por me “galabizhda”! Në diplomën e tyre ka hedhur firmën ndonjë Mark Marku dhe ata, shajnë e flasin me të njëjtin edukatë e fjalor siç i flet edhe Marku kryeministrit, i cili pavarësisht nga kusuret e shumta që ka, edukata dhe mënyra e komunikimit, mbetet e njëjtë si për çdo qytetar tjetër. Fevziu, më shpirt zi se i ziu, arrin deri atje që t’i heqi kryeministrit edhe mikrofonin! Po në gradat shkencore të idiotëve, që nuk kanë bërë “shkrap” asgjëkundi, kush ka hedhur firmën? Kanë hedhur firmën ata rektorë të tipit Dhori Kule, që sot duket sikur është mbyllur në “vetminë” e tij. Kështu ka hedhur firmën për “Doktore” Monikën, për Mimin e sa e sa të tjerë. Ky farë rektori i punësuar në njëmbëdhjetë funksione merr njëmbëdhjetë paga që bashkë me disa të tjerë rektorë e dekanë marrin dyfishin e atyre tarifave që studentët kërkojnë të ulen! Vetëm Dhori Kule ha racionin e më shumë se pesëfishin e njëmbëdhjetë studentëve dhe familjeve të tyre. Po kush ja ka krijuar këtë mundësi rektorëve dhe dekanëve”? Sigurisht që qeveria dhe zyrtarët e korruptuar! As më shumë e as më pak, dy institucionet kryesore që kanë të bëjnë, njëri me përgatitjen e brezave të ardhshëm dhe tjetri me shëndetin, janë në një gjendje të mjerueshme. Mirë do të ishte që studentët të ngrinin zërin edhe për ata pedagogë, që i lënë studentët nëpër kafenetë rreth e rrotull dhe shkojnë në punën e dytë apo të tretë që kanë, ashtu si edhe pedagogët mjekë, që lënë studentët në kafene e shkojnë në klinikën e tyre private, apo në një rast “urgjent” në spital, sepse atje janë “burimet”, atje janë të ardhurat, kurse studentët le të presin, po nuk e morën leksionin sot, do ta marrin nesër!

Kush ua ka bërë këtë “nder” hajdutëve të mëdhenj? Ua ka bërë qeveria dhe të gjitha qeveritë para kësaj që është sot, apo më saktë, “mungesa” e qeverive. Aq e dukshme është mungesa e qeverive në këto tridhjetë vjet sa që gjithçka është e ndërtuar së prapthi që, përveç arsimit dhe shëndetësisë, edhe drejtësia, edhe bizneset edhe çdo institucion tjetër “shtylla” e të cilëve është vetëm korrupsioni! Hendeku i pabarazisë sa vjen e thellohet. “Peshku” është qelbur qysh nga koka e deri tek bishti, prandaj ky “peshk” duhet vetëm për të shërbyer si “kapak” i kësaj “pusete” hedhurinash! Ky Sistemi “Shvejkian” sipas zakonit në fillimet e tij kur çdo banjo e kateve të para të ndërtesave u kthye në kioskë, ashtu edhe ndërtesat e vjetra, apo ato të ndërtuara rishtas u kthyen në universitete. Edhe këto universitete, ashtu si spitalet e shumta me emra të mëdhenj e të njohur në botë, amerikanë e europianë, si për të bindur këtë popull të “paparë” sipas drejtuesve, sikur gjoja atje do të merrnin dijet ashtu si amerikanët apo europianët, apo do të merrnin të njëjtin trajtim mjekësor si në Amerikë e Australi, u kthyen nga të “shkathëtit” burime marramendëse të ardhurash nga vjedhjet dhe spekulimet nën emrin amerikan apo europian! Shumica tjetër e popullit mbeti në gjendjen ku ishte, në mos më keq akoma. Prapa situatës së krijuar qëndrojnë hajdutët më të mëdhenj, të cilët qëndrojnë të heshtur! Disa sot fërkojnë duart me ç’po ndodh, të tjerë bërtasin e thërrasin “Rroftë sebepi”, të tjerë qëndrojnë sehirxhinj e disa të tjerë ngazëllehen e u qesh nuri. Mjerë ai që e ka në kurriz këtë “samar”!

Qofsha i gabuar, por sikur të mendosh për një çast që qeveria “Rama” të bjerë, edhe tetë pikat e studentëve janë të realizuara! Këtu e kanë hallin politikanët e tipit Boçi. Është bërë traditë tashmë që politika, kudo do të futi hundët, siç po bëjnë edhe me studentët që në një formë apo në një tjetër, duket sikur “dhelprat” po u qëndrojnë larg “pulave”! Ka edhe një të mirë kjo qeveri, që hakun të mos ja hamë. Përveç të tjerave, përmes shkopinjve nën rrota që vendosin të korruptuarit për t’i shpëtuar vettingut, po realizon reformën në drejtësi, të paktën me aq sa po bëhet. Ashtu si u zgjodh K/Prokurorja mes breshërive të flakadanëve dhe çizmeve, ashtu edhe zgjedhja e KLGJ dhe KLP u bë realitet në britmat dhe fishkëllimat e politikanëve që nxitin, shajnë e mallkojnë me një fjalor rrugaçësh! Krijimi i SPAKU-t, është ajo strukturë që i tërbon edhe më tepër politikanët, deputetët e hajdutët e të tëra ngjyrave. Më “i lumtur” në ditët e sotme është ai që thoshte dikur Solomoni, “ai që vdes dhe fukarai”! Ka edhe një pjesë politikanësh si Ilir Meta, që pavarësisht se nuk bëjnë asnjë punë, e ka “grurë” me të gjithë. Herë me Ramën e herë me Berishën, i cili bëri sikur u nda prej tij, në vitin 2009, me këmbë shkoi tek Rama, por kokën e mbante nga Berisha! Nuk e bëri Monikën “Zonjën e Parë”, me qëllimin e vetëm që njëri të ishte “Mazhorancë dhe tjetra “Opozitë”, njëri të hiqej i “qetë dhe i dashur”, kurse tjetra si mjeshtre e dhunës dhe egërsisë, duke qëlluar mbi qeverinë me të gjitha llojet e “armëve” përfshi edhe çizmet, duke bërë atë që nuk e bënte dot Presidenti! Përballë mijëra përgjegjësive të Ramës, Ilir Meta bëhet i “dashur” dhe “masovik” me studentët në këto ditë të ftohta, duke mos dekretuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2019, duke i “krijuar mundësinë Parlamentit që të reflektojë për kërkesat e studentëve”! “Lum” ai që “ngrohet” në “zjarrin” që ndezin të tjerët dhe “mjerë” ai që ka të gjitha përgjegjësitë mbi kurriz! A nuk ishte Monika, Presidenti dhe të gjithë LSI-stët, ata që firmosën Ligjin për Arsimin e Lartë në vitin 2015? Sot, këta “thëngjij të mbuluar” janë shumë herë më të rrezikshëm nga ata që janë “të ndezur”!

Në vitin 1990, studentët u ngritën për liri nga Diktatura, sot ngrihen për barazi ndaj të pangopurve që thithin gjakun dhe djersën e të papunëve, e studentëve, e të gjithë taksapaguesve, secili sipas mënyrës së vet. Askush nuk ka besim tek kjo klasë politike dhe kjo është ajo më e tmerrshmja. Askush të mos mendojë që të përfitojë nga kjo protestë sepse studentët e të gjithë këta që marrin udhët e Europës, ja kanë “pirë lëngun” kësaj klase politike. Studentët nuk kanë besim tek kjo qeveri, e atyre që kanë kaluar, por nuk kanë besim as tek ata drejtues të universiteteve që e kanë bërë qafën si “ledh” nga ryshfetet që u paguajnë këtyre hajdutëve vetëm me diploma të shkollës së mesme. Pa liri e pa barazi nuk mund të pretendohet për demokraci, prandaj kemi një demokraci “donkishoteske”! Monika e tij nga ana tjetër bën thirrje që “të mendojnë për të ardhmen e rinisë dhe studentëve”! Për këtë le të marrin të gjithë shembull se si mendojnë Presidenti dhe Monika për fëmijët e vet, që i shkollojnë në Angli me taksat e taksapaguesve shqiptarë. Po familjet që jetojnë me një asistencë prej katër mijë lekësh, si do të mendojnë për fëmijët e tyre? Le të bëjnë një llogari të thjeshtë se ku i shkollojnë fëmijët e tyre politikanët dhe deputetët, ku kurohen politikanët e deputetët e më pas të flasin për arsimin dhe shëndetësinë në vend, e të mendojnë nëse këta të babëzitur mendojnë për studentët e shkollimin e fëmijëve të të tjerëve apo jo. Ka edhe “dordolecë” të tillë si Basha, që para banorëve të Astirit deklaron: “Kur ne të na besohet qeverisja, të parin ligj që do të miratojmë, do të jetë ai i Arsimit të Lartë”! Mos o Zot, na i sillni atë ditë fatkeqe, të sillni Bashën në pushtet! Kështu si janë kokolepsur problemet në këtë tridhjetë vjeçar, jo vetëm që nuk ka Zot t’i zgjidhi, por edhe sikur të gjithë “UFO”-t e tëgjthë Planetëve jashtëtokësorë të mblidhen, nuk do të bëjnë zgjidhje radikale, ashtu si kërkohet për këtë sistem që “pjell” përditë e për orë vetëm viktima, mashtrues, kriminelë dhe hajdutë të të gjitha llojeve e ngjyrave!

Prandaj, duke mos dashur të hyj në hakën e kërkesave të studentëve, të cilët janë me të drejtën e tyre t’i vendosin një afat qeverisë për zgjidhjen e tyre sepse ajo që është “gatuar” për tridhjetë vite, nuk mund të zhbëhet brenda ditës si puna e atij që thoshte: “Dua nuse, e dua sot dhe e dua si tënden”. Pavarësisht gjendjes së krijuar, të gjithë mbeten me shpresë për të triumfuar arsyeja mbi agresivitetin dhe mllefet e trashëguara nga shekujt dhe të “çimentuara” nga politikanët! 

Nga Pandeli BARDHI