BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Ky vend nuk bëhet…  

Ky vend nuk bëhet…  

Shumë shpesh lexojmë dhe dëgjojmë shqiptarët të thonë për Shqipërinë: KY VËND NUK BËHET! Sinqerisht asnjëherë nuk kam kuptuar se çfarë duan të thonë shqiptarët për vendin e tyre. Në asnjë vend të botës banorët nuk do të thonë se ky vend nuk bëhet megjithë mangësitë  dhe dobësitë që mund të ketë. Ajo që brengos më shumë është se këtë e thonë ‘’me kompetencë’’ zakonisht ata shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri ose janë të mërguar ose emigrantë në vende të ndryshme. Sa herë ngjet një aksident (Fajin e ka gjithandej qeveria, nuk diskutohet sipas tyre!)dhe se menjëherë duhet të japë dorëheqjen Kryeministri (kushdo qoftë në këtë post mbasi këtë e dëgjojmë më shumë se 30 vjet!) Dihet se opozita bën fajtore qeverinë (dhjetë vitet e fundit fajtor është Edi Rama dhe më parë ishte Sali Berisha e shokë!) Ditët e fundit ndodhi një ‘’aksident tragjik’’ në Himarë ku mbeti e vrarë një vajzë 7vjeçare. Nuk ka dyshim se  personi përgjegjës ka kryer një akt kriminal nga papërgjegjësia dhe më e keqja, na qenkej dhe njeri i rendit, i policisë. Për këtë njeri nuk ka asnjë mënyrë lehtësuese, nuk mund të themi mungesë përgjegjësie ndaj aktit të tij kriminal .Është e natyrshme të indinjohen dhe të  zemërohen qytetarët,(kjo është e shëndetshme) dhe drejtësia të marrë masa ndëshkuese ndaj personit në fjalë por...opozita shqiptare gjeti rastin ta shfrytëzojë tragjedinë familjare për të përfituar...politikisht! Si është e mundur të bësh politikë mbi trupin e njomë të copëtuar të një fëmijë shtatëvjeçare? Menjëherë filluan akuzat kundër kryeministrit që nuk...ishte atje të mbronte fëmijën se, siç dihet, sipas tyre, kryeministri duhet të jetë kudo dhe është përgjegjës për gjithçka ngjet në vend akoma dhe për aksidentet automobilistike. Dhe kush akuzon më shumë dhe kush po ndot demostratën e ligjshme të qytetarëve? Dy njerëz që janë përgjegjës për të gjitha mynxyrat që kaloi vendi këto 30 vite! Njëri non grata dhe tjetri spiun i sigurimit! Këta që janë bërë milionerë në kurriz të popullit, këta që kanë zhytur duart në gjakun e shqiptarëve, befasisht u dhimbset jeta e një vajze shtatëvjeçare dhe dalin në demonstratë...ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë (ndryshe kryeministrin do ta tërheqin zvarrë) që të  marrin ata pushtetin që të pasurohen dhe një çikë!. Por këto dihet. Ajo pra që brengos është kur i sulen vendit të tyre (se ish i tyre) disa emigrantë që jetojnë në parajsën e vendeve të tjera! Atje ku jetonë ata nuk ka aksidente, nuk ka kriminelë (ka dhe nga radhët e tyre të tillë, mos harrojmë) se atje shteti i sheh dhe kujdeset për çdo qytetar, jo si në Shqipëri që nuk ka as kujdesej shteti, ose më mirë nuk ka shtet! Thonë pra paturpësisht: ‘’AI VËND NUK BËHET SHTET!’’ dhe mbushin gazetat dhe portalet shqiptare me komentet e tyre plot helm... Shkruesi i këtyre radhëve që jeton pothuajse gjithë jetën në një vend fqinj, nuk do të guxonte kurrë të thoshte një gjë të tillë...sidomos për vendin ku jeton. Merreni me mënd të dëgjoni një grek të thotë një gjë të tillë për vendin e tij! Jo vetëm se nuk ja boton kush por  do t’i sulen të gjithë kundër tij dhe nuk do të dijë ku të fshihet! Për grekët-që janë patriotë të vërtetë- për të gjitha disfatat, prapësitë dhe humbjet, asnjëherë nuk e ka fajin Greqia! Për çdo prapësi dhe disfatë fajin e kanë ngaherë të huajt. E njëjta gjë ngjet dhe në shtetet pranë Shqipërisë...Merreni me mënd që një serb të thotë se Serbia nuk bëhet shtet! Jooo! Këtë privilegj e kanë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit! Në asnjë vend të botës nuk do të guxohej të akuzohej dhe të shahej, madje dhe nga televizioni Atdheu i tyre! Sigurisht ajo që më indinjon më shumë është se si emigrantët që ...punojnë dhe jetojnë në vende të tjera...bërtasin se sa bukur është jeta larg Shqipërisë se në ..Shqipëri nuk jetohet dhe se ai vend nuk bëhet shtet..kurse atje ku jetojnë ata jeta është kaq e bukur...nuk ka aksidente rrugore dhe detare,nuk ka  drogë (Jo zoti na ruajt!) nuk ka prostitucion (Prapë jo zoti na ruajt!!!) dhe sigurisht nuk ka korrupsion, nuk ka kusarë dhe hajdutë si në Shqipëri... (Mirë në Shqipëri një hajdut ishte zgjedhur dhe President dhe kërkon të rikthehet bashkë me non grata..Qyfyre shqiptare!) Nuk themi se nuk duhen kritikuar mangësitë,gabimet dhe keqpërdorimi i pushtetit! Përkundrazi duhet të vihen në pah të gjitha mangësitë dhe krimet e pushtetarëve, por nuk mund të lejohet që të nënçmohet dhe të shahet Shqipëria dhe çdo shqiptar sepse dikush ose disa keqpërdorin pushtetin. Veçse është poshtërsi-po,po poshtërsi- që dikush që jeton jashtë vendit të shajë dhe të bërtasë se ‘’vetëm në Shqipëri ndodhin këto gjëra!’’ kurse në vendet ku ata jetojnë-sidomos në Greqi ,Itali, Gjermani dhe gjetkë në Europë (nuk flasim për ata që jetojnë në Amerikë dhe komentojnë sikur janë në majë të Olimpit!) nuk ngjasin gjëra të tilla se ...ka shtet! Këta emigrantë- e dimë se si punojnë dhe jetojnë në këto vende- shkojnë në Shqipëri dhe kapardisen me makinat luksoze që nuk i kanë shlyer akoma, dhe kur polici rrugor i ndalon ose u pret gjobë për kundërvajtje,bërtasin: ‘’Këtu nuk ka shtet!’’ dhe hedhin dhe një koment antishqiptar në portal që i ka kaq qejf këto komente antishqiptare. Ndjek leximin e shtypit shqiptar çdo mëngjes dhe ato që shkruhen në disa gazeta nuk do të guxonte ta shkruante kush në një gazetë të huaj! Shumë herë pyes veten: Qenka ky shtypi shqiptar? Shumë  nga këto gazeta i kanë shumë për qejf të ribotojnë dhe të zmadhojnë  çdo akuzë ose sharje kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë në shtypin e huaj madje një shkrim  modest  antishqiptar në një gazetë ose portal i huaj, ato gazeta që e quajnë veten shqiptare e riprodhojnë duke e zmadhuar e duke bërtitur:Ja çfarë thonë të huajt për Shqipërinë! Thonë se është vendi i korrupsionit dhe i drogës! Të shporret sa më parë kryeministri dhe qeveria që të na vijnë ata që e duan Shqipërinë ( jo sa xhepi i tyre sigurisht!!, them unë) ( Të hamë dhe ne bashkë me ta..se këtu nuk bëhet shtet!) thonë këta opinionistë,analistë dhe...gazetarë të majmur po nga ajo Shqipëri e mjerë... Por unë besoj se Shqipëria  ËSHTË SHTET- ndonëse me mangësi dhe dobësi që vërehen në të gjitha vendet e botës. Prandaj kot e kanë ata që bërtasin. Kombi shqiptar do të ecë përpara duan s’duan ‘’emigrantët’’ që e kritikojnë dhe e shajnë madje dhe ata që nxijnë emrin shqiptar...Unë e besoj këtë dhe megjithëse është tepër vonë për mua që të shpresoj ta shoh me sytë e mi, koha do të tregojë se është në favor të kombit shqiptar...