BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

Ky zogu që del në Vlorë...na bëri glasën në dorë

Ky zogu që del në Vlorë...na bëri glasën në

-Nga cikli “Do marr çiften do dal për gjah”-

E pa besueshme, por e vërtetë !Kisha dëgjuar se Vlora ne kuadrin e ri ngritjes apo si i thonë sot restaurimit, do të kthehej në identitet pra në të qënurit Vlora e vërtetë. Për të vërtetuar dhe bindur se a ishte kështu apo jo, mendova që dhe pushimet ti organizoja dhe kaloja në qytetin e bukur të Vlorës që për mua ngelet perla e vendit. Një rrugë e dy punë. E kisha lënë takimin me Qani Qopekun dhe me Biken të cilët çuditërisht i gjeta në kushtet e një depresioni të madh shpirtëror, që si zakonisht ishin ulur te”Frank - bar” dhe pse atje shërbehet vetëm me lekë e me euro dhe të paktën asnjëri deri tani nuk ka pirë qoftë dhe një kafe me franga. I përshëndeta, por vërejta se, si njëri, ashtu dhe tjetri, ishin tejet të mërzitur. Mendova se mos e kishin nga trafiku që ne si Vlorë e kemi më të çrregulltin në Evropë mbas Napolit të Italisë, ( pra ne në vend të dytë) por jo, diçka më tepër se kaq. Për të nxitur pakëz bisedën, por dhe për të kuptuar se ku e kishin hallin e fillova vet dialogun :- Ore, si shpjegohet, që kur prishet koha pulëbardhat dalin të gjitha në breg, madje dhe fluturimet i bëjnë jo në gjerësi, por në gjatësi dmth, përgjatë bregut të detit ?- Ooo..Kusur po ti pse flet e ja fut qafë më qafë,ndaj na vjen këtu të na provokosh? Ne kemi hallin te “Zogu” ti na flet për pulëbardhat. Ma bëre si te filmi”Kapedani” që kur xha Sulua donte lajme nga Vietnami, teksa nipi i lexonte gazetën.. për ndërzimin artificial të bagëtive. E kupton ti se çdo të thotë që në Vlorë të shfaqet “Zogu” ? Për momentin unë e mendova se mos Qopeku ndofta kish zbuluar se në Vlorë ish hapur ndonjë “Qejfseksitore” ilegale dhe me të vërtetë do të ish një turp i madh për kryeqendrën e Labërisë, ndaj për tu qartësuar u thashë : - Ore sinqerisht, që nuk po ju kuptoj por a më thoni si qëndron puna e “zogut” se me thënë të drejtën ne nga ndonjë herë këtë fjalë e përdorim dhe për ndonjë plaçkë të vyer... por dhe të ndaluar kur e merr pa leje?! - Të vyer the..!? Ajo me nder teje..është e dhjerë e ti më thua e vyer - ma ktheu aty për aty Bikja i cili nuk duroi dot më dhe shpërtheu: Dëgjomë Kusur Madh se je më i kënduar nga ne, më dëgjo me kujdes e mi nxirr në gazetë të gjitha këto që do të të them unë:- E shikon ti atë merkaton me sahatin atje në qendër të Vlorës? Atë e ka ideuar për herë të parë Ali Asllani kur u bë kryetar i bashkisë, para se te fillonte “Lufta e Vlorës”, aty nga viti 1918. E di ti dhe ai ka shkruar poezi si puna jote, por me faqet e librit ku janë poezitë e tua, sot në “Çole” dhe te “Kulaçi” mbështjellin misra të pjekur. Vëlla ndryshuan kohët. Më përpara i hidhnim me shume mendjes se barkut, tani i hedhin barkut pa në djall mendja le të zërë dhe rrjetë merimange! Pra, që të kisha llafin në atë kohë u bë vetëm merkatoja pa sahat dhe sahatin që thua ti e ngriti përsëri Ali Asllani kur u zgjodh për herë të dytë kryetar, më saktë një vit para se të arratisej Zogu pra që me 1938 dhe në të katër faqet e kullës e sahatit vunë dhe nga një basorelief një për Skënderbeun, një për Viktor Emanuelit të lll, ose Torin, një për Flamurin dhe faqen tjetër që na nxiu faqen ish për Zogun. Ja pa më thuaj ti mua, po sot a ka bythë të rrijë kjo punë, që të marrësh përsëri atë e ta vendosësh në një faqe te Sahatit kur të gjithë e dinë se ai tradhtoi dhe e braktisi Mëmëdheun duke menderosur dhe vet surratin e tij në sahat? Ky është indetiteti ? Ja e zëmë se do e çojnë Vlorën në identitet, por po te jetë ashtu pse nuk e vënë dhe Viktor Emanuelin që e kishim mbret të Perandorisë, sikurse e kishim në fillim në sahat ? Fundja tani që kemi miqësi më të madhe se ç’pati Zogu me Italinë, pse të mos vëmë Melonin dhe te vendi në faqen e Flamurit të vendosim Ramën? (Ndërhyn Qani Qopeku)... duke ju drejtuar Bikes : Ore miku, ti mbylle gojën e vuri fre sepse ti s’ke aspak të drejtë të flasësh nga që pushtetin vendor e kini ju socialistet. Vetëm një u tregua burrë dhe lab i vërtetë nga Tërbaçi, një antar i Kryesisë së PS që shkurt i flasin “Noke”. Ai e kundërshtoi me rreptësinë më të madhe, po kush ta dëgjojë thuaj ! Nuk e di sa e saktë është, por ai më duket se i ishte drejtuar Ermal Dredhës kryetarit të ri të Bashkisë duke i thënë - Në je burrë i vërtetë lab trim dhe bir i Kaninës qe lindi Ismail Qemalin ec në rrugën e tyre dhe mos u pajto me tradhtinë. Hiqe sa më parë surratin e Zogut nga sahati pa u inauguruar kompleksi ! Fundja dhe po nuk ke këllqe tu ngjash atyre, të paktën ngjaji tët eti..! Por ca horra dhe kopukë e bij kopukësh thonë se Ermali do e miratojë ndaj e ka mbiemrin “Dredha” dmth qe mund ta dredhë. Pra une kam të drejtë kur them se ju socialistët e sotëm jemi bërë më ballisto - zogistë se ne të të djeshmit. Mirë ne se fundja do interesohemi për sërën tonë që morën arratinë gjatë lufte dhe fundja tani që na erdhi koha domosdo do u ngremë shtatore do u sjellim kokallet ( kockat) në arkat e kalbura të gjithë atyre që b/punuan me fashizmin. Po ju socialistët ja menderosët dhe vet Salës dhe Lilit dhe nuk i lini dy gurë bashkë kur vjen puna për të vjedhur e rrëmbyer?! Të lutem ja ma thuaj tani kush është sot më ballist e zogist, unë apo ti që je në pushtet qe firmos e vulos? Pushtetin vendor ju e kini dhe deri dje nuk linit gjë pa thëne kundër Zogut. Po a kishte më paqësor se Zogu ? Ai nuk e donte luftën ndaj dhe iku, ai italianet nuk i shikonte dot me sy ndaj bëri ç’bëri mori ca lingota si ato të Lil floririt dhe u syrgjynos. E çi ndodhi mëmëdheut mos vallë na e rrëmbyen Shqipërinë ? Erdhi Taljani...iku me bisht në shalë me gjithë Duçen, erdhi gjerman agai, iku dhe ai se kish kohë që i kish ikur mëndja, a nuk e shikon që ne e kemi tokën tonë ?! Ja e zëmë se atëherë na morën Shqipërinë, po sot si i bëhet që na lanë Shqipërinë dhe na morën gjithë shqiptarët? Po pse ore me se do rronte i biri botës me bar...ashtu si thosh Enveri ? E dëgjove si u tha Rama dhe ua plasi në mes të Romës fashisteve italiane? Ti nuk e di por po ta them unë.... Në kohën kur na pushtoi Italia fashiste, Shqipëria lulëzoi, e fundja çfarë pushtimi na qënkish ai ?! Pra kur Rama nuk e quan pushtim, por automatikisht një bashkim – vllazërim si Serbia me Kosovën. Ja pra pse Zogu duhet rimëkëmbur ne Sahat e jo si “xhaxhi” qe vetëm e nëpërkëmbi. Dhe ja ndaloi dhe hyrjen në Shqipëri. Ore nuk thua qe shkenca nuk ka arritur të ngjalle njeriun, se me këtë mendje do na e kishin sjellë përsëri mbret..? Por unë vetëm me një gjë habitem : Pse Franca nuk e riabiliton F. Pëteinin që ua dha gjysmën e Francës Gjermanisë së Hitlerit dhe as sot e kësaj dite jo vetëm se nuk i kanë ngritur as asnjë bust, por e konsiderojnë një nga tradhëtarët e Frances ? Po ate Kuislingun e Norvegjisë qe pranoi te behej k/ministër nën çizmen gjermane e di ti qe norvegjezet e kanë personin me te urryer. Prit kur të kujtohet ndonje ditë Rama qe për ti marrë me të mirë dhe grekët, të ngrejë në Himarë bustin e Napolon Zervës, sepse sipas burimeve historike dhe ai na paska origjine shqiptare. Ore me tërë mënd po a ka bërë për Vlorën Zogu ?( kruan kokën dhe mendohet se çfarë ka bërë Zogu për Vlorën) teksa një i dehur kaloi para nesh duke kënduar:.... “ Zogu mbi sahat në Vlorë...na e la glasën në dorë”...