BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Lahuta shqiptare në 150-vjetorin e lindjes së At’ Gjegj Fishtës

Lahuta shqiptare në 150-vjetorin e lindjes së At’ Gjegj

Thonë se kur lindi At Gjergji, babai i tij Ndoka e priti duke i rënë lahutës. Informacionet gojore që na vinë përmes këngës, na thonë se lahuta lezhjane në shekuj ka qetësuar dallgët e detit të Shëngjinit, si dhe furtunat dhe tragjeditë e ardhura nga përtej alpeve. Ka shëruar plagët e popullit tonë prej më shumë se rreth 5 mijë vitesh.

“Unë jam këtu i lashti fis/ Që prej kohës së mbretit Lis”, thotë kënga e lahutës së lashtë lezhjane. Ajo është e vogël si strukturë, por shumë e madhe në funksion, lindi në Malësinë e Madhe dhe i hodhi rrënjët e saj në gjithë hapësirën e trojeve të Shqipërisë së Epërme. Lahuta shqiptare është ndër instrumentet e para muzikore, që lindi si rezultat i nevojës së banorëve të këtyre trojeve për të mbijetuar ndaj luftërave të lavdishme, heroike historike që përballuan shqiptarët kundër pushtuesve që erdhën nga deti, si dhe nga përtej maleve.

Përse? Sepse bota pushtuese habitej se çfarë e mban këtë popull të lidhur kaq ngushtë me këta dete, fusha, male, Drinin, kalatë e Lisit, këto troje. Dhe kjo ishte magjia me emrin shqiptar Lahutë, ku në themel të emrit të saj ka apelativin ilir-Lavde, kënga e zanave kushtuar miteve, heronjve në mbrojtje të jetës dhe atdheut. Sot Lezha është bërë shumë e bukur, duke u kthyer në një destinacion të vizitueshëm për rreth 2 milionë vizitorë. Në qendër të saj ka ngritur monumentin e mitit të zanës lezhjane, monumentin e lahutës, që At Gjergj Fishta e mbrojti shkencërisht si simbolin e identitetit të popullit tonë, nga më të lashtët në Ballkan. Dhe kjo lahutë iu thotë sot të gjithëve: “Mirë se erdhët në magjinë e re të mbretërisë së Lisit të lashtë”. Erdhën grekët, u përpoqën të na zhdukin dhe na vodhën historinë, hyjnitë, mitet dhe trashëgiminë tonë kulturore, na ndërruan edhe emrin nga Lis na e bënë Lisos. Ikën, por duke marrë me vete gjithë qytetërimin tonë. Na pushtuan romakët, na shkatërruan qytetërimin që patëm ngritur, gjimnazet dhe institucionet, na ndërruan emrin duke na e shkruar në Lisus. Ikën duke na lënë fenë e tyre, por duke marrë me vete perënditë tona, besimin, hyjnitë, mitologjinë dhe trashëgiminë tonë kulturore. Na pushtuan bizantinët dhe ndenjën për të shkatërruar gjithçka që ringritëm pas pushtimit romak. Ndaluan me ligj çdo trashëgimi shqiptare, të gjitha instrumentet folklorike të trevës etnokulturore të Lezhës, për të zhdukur këngën, historinë tonë. Por lahuta mbijetoi atje në malet e Malësisë së Madhe. Erdhën dhe na pushtuan sllaveët rreth shekullit 6, që ishte pushtimi më vandal i deritanishëm pasi, që nga ky shekull sllavët e më vonë, pas sllavëve erdhi pushtimi turk i vendit tonë, filloi procesi i asimilimit si komb. Duke sulmuar gjuhën, kulturën, shkrimin, mendimin, historinë dhe trashëgiminë kulturore, gjithë qytetërimin tonë. Në Lezhë sllavët tjetërsuan emrat e njerëzve, të vendeve, të qyteteve, gjithçka që ishte arbnore dhe ilire. Dhe kur nuk ia arritën të asimilonin Lezhën, ata bënë çmos ta "bracin" historinë e saj, për ta bërë histori të tyrën. Mbi modelin e lahutës shqiptare krijuan lahutën e tyre duke ia bërë emrin sllav gusla (janë të pafytyrë, por të palodhur për fytyrën e tyre). Ngritën në Lezhë qarqet e tyre kulturore, duke e futur me dhunë emrin dhe formën e gusles së tyre në jetën kulturore lezhjane, për t'i treguar botës se nuk ka lahutë shqiptare, por vetëm gusel sllave. Emrin e Lisit e ndërruan në Ljes. Erdhën venecianët dhe emrin Lis e bënë Alesio. Gjatë pushtimit turk, në procesin e asimilimit të kombit me dhunë, emri Lis u bë Les-Lesh. Të gjithë u përpoqën t'i marrin lahutën. Kur informacionet gojore të këngës shqipe provonin se Lisi ishte shumë i hershëm, e legjenda thotë se këngët e Iliadës, yllit ilir që është ndarë... ishin kënduar për herë të parë me lahutën shqiptare në Lezhë shumë shumë para se këta braca të pushtonin Lezhën. Themi kënga, sepse çdo dokument tjetër mbi historinë e Shqipërisë i shkruar nga shqiptarët, të gjithë pushtuesit që nga ai gal e grek, romak, bizantin, e veçanërisht sllav, venecian dhe turk, i dogjën, i shkatërruan, i morën me vete, i zhdukën dhe kur nuk arritën t'i merrnin me vete, i varrosen nën tokë. Ose e tjetërsuan duke e bërë pronë të tyren. Siç po ndodh sot me lahutën shqiptare, që serbët e futen në UNESCO si guslen serbe. Që disa studiues shqiptarë po plaken me lahutën e Malësisë së Madhe dhe akoma u mëshojnë tezave greke- turko- sllave, që lahuta ka ardhur shumë vonë në Shqipëri. E disa studiues më të rinj, që kanë mbrojtur doktoraturat e tyre në universitetet sllave, greke, turke, apo i kanë "vizituar" dyert e tyre, kanë dalë me teorinë që nuk kemi punë me lahutën. Por me këndimin nen shoqërimin e lahutës si një formë e artit të lashtë, që është e njëkohshme për gjithë Ballkanin. Dhe shtojnë në fund- si formë e memories historike dhe e identitetit kulturor. Që do të thotë se serbët kanë marrë historinë e lahutës sonë, duke e bërë pjesë të identitetit të tyre kombëtar. Por kjo nuk mund të ndodhë. Kënga e lahutës shqiptare nuk harron tragjeditë që sllavët iu sollën shqiptarëve. Edhe pse ne sot i respektojmë serbët, ua duam të mirën, por historia e marrëdhënieve tona mbetet e gdhendur tek Këngët e Kreshnikëve, që ata bënë çmos t'i zhdukin apo t'u ndryshojnë personazhet. Nuk mund të ndodhë sepse është Lahuta e Malësisë së Madhe, të cilën nga ne e morën malazezët, boshnjakët, kroatët e me radhë, qe ashtu siç rilindi lavdinë e historisë së popullit tonë edhe sot ajo flet me gjuhën e saj shkencore dhe artistike përmes fjalës dhe këngës së At Gjergj Fishtës. “Edhe n'kohë para se Iliri/ Vend ktu zu Arbnori e i biri”. Që kumtojnë historinë, që në mbretërinë prehistorike të Lisit, para mbretërve Agroni, Teuta, Genti ishin mbretërit iliro-pellazgë Arbni, Ar-ben, ata që u bënë punuesit e parë të arit në Europë, pirustët ku bënte pjesë dhe Lisi. Dhe të bijtë. Dhe në kohën e mëvonshme, falë studimeve arkeologjike lezhjane u zbulua stema e lashtë e mbretërisë së Lisit, monedha me kokën e Zanës, kokën e dhisë, që ishte simboli i mbretërisë së Lisit. Simbol që banorët e Lisit e vendosen tek miti i qëndresës shqiptare, e vendosen në lahutën e tyre, afër zemrës. Simboli i kokës se dhisë që përmes lahutës jetoi edhe rreth 2000 vite pushtimesh e luftërash, pa arritur ta zhduknin, deri sa erdhi Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe e rilindi edhe një herë kombin tonë dhe simbolet e tij, duke e vendosur simbolin e kokës së dhisë së lahutës së Lisit, në përkrenaren e tij, që sot njihet në gjithë boten si Përkrenarja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Dhe as serbët, as grekët dhe as turqit nuk e kanë problemin me lahutën. Ata kanë dështimin e tyre historik në zhdukjen e kombit tonë edhe përdorën luftën, helmimin dhe asimilimin. Dhe me një histeri të palodhshme dhe shumë djallëzore, përpiqen t'i heqin identitetin e të qenit shqiptar themeluesit të shtetit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Pa Gjergj Kastriotin nuk ka histori, trashëgimi kulturore, identitet dhe shtet shqiptar. Në një kohë që sot bota e globalizmit ka shtetet dhe identitetet e tyre të trashëgimisë kulturore. Dhe ne punëtorët e artit dhe të trashëgimisë sonë historike kulturore, duhet të studiojmë dhe të punojmë më shumë dhe më shkencërisht dhe me patriotizëm, (të mos shesim historinë tonë), që lahuta fishtiane me elementet e saj unikal-identitar shqiptar, me mënyrën e ndërtimit dhe të shprehjes së saj melo ritmike, të tematikës që nga prehistoria që ajo rrok, të marrë të drejtën e autorit të atyre që e krijuan-të shqiptarëve. Sepse është e drejta e identitetit tonë si shqiptar, brenda kufijve tanë shtetërorë si pjesë e kulturës formuese të qytetërimit europian dhe botëror. Nuk është kurrë vonë për të bërë punë të mira në shërbim të kombit tonë dhe kulturës botërore. Lezha, me të gjitha kapacitetet e saj, shoqatat, bordet dhe operatoret e saj, vazhdon të prodhojë forma dhe projekte që i vinë në ndihme ruajtjes dhe zhvillimit të kësaj trashëgimie që na la mësuesi, shkrimtari, përkthyesi, poeti, piktori, dramaturgu, prozatori, kritiku, historiani, eseisti, që për rreth një gjysmë shekulli u bë figura qendrore e letërsisë shqipe (qysh se ishte gjallë u kurorëzua poet i kombit), por edhe kryetari i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i Delegacionit të qeverisë shqiptare në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar në vitin 1921, lahutari i kombit At’ Gjergj Fishta. Në këtë 150-vjetor Bashkia Lezhë ka ngritur Festivalin e Çmimit “At’ Gjergj Fishta”, që edhe fëmijët edhe të rinjtë të kenë asetin e tyre për t’u bërë pjesë e këtyre zhvillimeve kulturore. Por duhet edhe mbështetja e Ministrisë së Kulturës për projektet e Bashkisë Lezhë, që data 23 Tetor të kthehet në festë kombëtare. Ati i trashëgimisë kulturore lezhjane At’ Gjergj Fishta, është bekimi e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale të kombit tonë. Është panteoni Gjergj Fishta që në këtë 150-vjetor, krijon dimensione të reja artistike dhe kulturore per Lezhën dhe kombin shqiptar.

*Mjeshtër i Madh/ [email protected]