BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Lajmet sensacionale nuk i shërbejnë edukimit të shoqërisë

Lajmet sensacionale nuk i shërbejnë edukimit të

Para ca ditësh një gjysmë i çmendur nga Selenica e Vlorës vrau 8 veta kushërinj të tij, dhe për ditë të tëra me këtë ngjarje tragjike u morën mediat vizive dhe ato të shkruara dhe bënë sensacione ndaj saj. Dhënia e mjaft hollësirave rreth ngjarjes,duke u munduar ta bëjnë lajmin sa më sensacional se si e paramendoi Ritvani vrasjen, se si debatoi me nuset e kushëririt për vjedhje pulash, si u largua nga dreka e përgatitur, se si mori kallashnikovin dhe lau oborrin me gjak e si pastaj i filmoi dhe i hodhi në facebook, jo vetëm nuk i shtojnë asnjë vlerë informimit, por dëmtojnë rëndë edukimin e të rinjve duke u mësuar atyre metodat e ushtrimit të së keqes. Mjafton të jepet lajmi, shkurt sa për informim,duke i mëshuar ndëshkimit sa më ashpër të këtij akti barabar,kurse përshkrimi me hollësira e komente makabre, do të sillte vetëm dëme. Madje, edhe në dhënien e lajmit, duhet të kishte më shumë dhimbje për viktimat e urrejtje për autorin, pasi disa spikere e transmetuan lajmin, jo sikur të ishte tragjedi njerëzore, por pa emocion e dhembje, sikur të ishte një humbje e zakonshme në një kampionat sportiv. Duke dhënë hollësira rreth një akti të shëmtuar e tragjik si ky, apo stërhollime rreth veprime të tjera të pamoralshëm që ndodhin me shumicë tani në kohën e demokracisë, në vend të informimit e edukimit, bën të kundërtën, u mëson fëmijëve dhe të rinjve mënyrën se si edhe ata të realizojnë veprime të tilla të dëmshme për shoqërinë. Në demokraci janë krijuar të gjitha mundësitë e hapsirat për realizimin e fjalës së lirë, botohen me dhjetra gazeta e revista të cilat shpalosin para publikut lloj- lloj informacionesh, lajmesh e sensacionesh, por liri shtypi nuk do të thotë spekullim e komercializëm. Liria e shtypit dhe medias nuk presupozon spekullimin dhe injorimin e shijeve të lexuesit e dëgjuesit, duke futur në ndërgjegjen e tyre helmin me pilulën e sheqerosur.

Jemi dëshmitarë sot të shumë ngjarjeve tragjike dhe akteve imorale të shëmtuara e të padëgjuara më parë në diktaturë dhe shoqëria jonë nuk ka qenë mësuar me tragjizma e makabritete të tilla. Dëgjojmë e lexojmë shpesh lajme të tilla si: “babai abuzoi seksualisht me të bijën 5 vjeçare”, “mësuesi ngacmoi seksualisht nxënësen e tij minorene”, “bashkëshorti vrau gruan se e kapi me dashnorin në dhomën e gjumit”, “i dashuri e shiti të fejuarën e tij për prostitucion jashtë shtetit”, “një e mitur 13 vjeçare u mashtrua nëpërmjet facebook-ut dhe pastaj u përdhunua nga dy djem në një hotel”, të cilat janë raste të veçanta dhe as nuk kanë pse të përgjithësohen e të bëhet publike me aq bujë duke bërë lajm sensacional me to. Se në këto raste shtypi e media, në vend që të bëhen frenuese e së keqes, pengues dhe demaskues, të akteve e veprave të tilla të shëmtuar, me dashje ose padashje bëhet nxitës i tyre. Ngjarje të tilla tragjike, vrasje e aksidente, përdhunime femrash dhe akte imorale ndodhnin edhe në kohën e Enverit, justifikohet dikush, por atëhere nuk jepeshin, sepse diktatura kishte censurë të rreptë! Në radhë të parë duhet thënë se veprime të tilla të ulta dhe të shëmtuara nuk ishin karakteristikë e shoqërisë socialiste, dhe pastaj, nëse ndodhnin raste sporadike e nuk jepeshin, bëhej shumë mirë. E pse të jepeshin, që i riu apo e reja të mësonte se si çnderohej që në moshë të re, se si mund t’i merrej jeta kollaj fare një personi, apo se si bashkëshortët përlesheshin me njeri -tjetrin çdo mbrëmje e të nesërmen bëheshin gazi i botës duke denoncuar sho-shoqin në polici!? Dhe që nuk ndodhnin kaq shpesh ngjarje të tilla në monizëm, një nga arsyet ishte edhe fakti se ato nuk bëheshin publike me sensacion për fitim e konkurencë. E kujt i duhet dhe ç’vlerë ka për shoqërinë psh fakti se babai abuzon me të bijën që e ka lindur vetë dhe e ka përditë në shtëpi, por që patjetër është një monstër, një maniak i sëmurë. A nuk i bëhet reklamim një psikopati në këtë rast!? Kujt i duhet mënyra perfekte e vjedhjes së një dyqani nga dy të rinj rrugaçë, përveçse ia shtie në mendje dikujt tjetri që mund të jetë i ndërgjegjshëm dhe as nuk e ka mendjen për veprime të tilla!? Çfarë mëson publiku i ndërgjegjshëm që e ka mendjen tek puna nga lajmi se “Bleona Qerreti i hoqi të gjitha në plazh”, se Nojzi zuri dashnore të re, apo “Stresi është kapur disa herë me drogë nga policia dhe është liruar se e ka të nevojshme përdorimin e saj”!? Kur bën sensacion me lajmin në kronikën e zezë, kur jep hollësira të panevojshme, nuk bën gjë tjetër veçse ia shtie në mendje veprimin e keq dhe ç’edukues dhe atij që nuk e ka zanat një gjë të tillë. Më e keqja është se edhe kur jepen lajme të tilla, në vend që t’i mëshohet luftës kundër shkakut e autorit që i bën këto imoralitete, të vihet theksi në ndëshkimin sa më ashpër të së keqes e parandalimit të saj, tregohen analiza dhe histori për t’i bërë ato më të kollajta në praktikim nga persona që edhe mund të kenë prirje të tilla. Po pse ndodhin sensacionet me lajmet dhe informacione të tilla?

Së pari, nga presioni i madh i komercializmit, nga etja për fitim e për t’u shitur sa më shumë gazeta e për të shtuar shikuesit mediat. Por në fakt tejkalimi i sensit të masës me informime të tilla bajate, makabre e me erotikë të shthurur shkaktojnë në shumicën e rasteve alergji tek lexuesi e dëgjuesi dhe në fakt po e ulin shumë numrin e atyre që kanë vërtet nevojë për një informacioni të kulturuar.

Së dyti, sensacioni në media dhe në shtyp ndodh për të përballuar fiktivisht konkurencën e egër të tregut. Konkurenca është e ashpër edhe në tregun e medias, qoftë atë vizive dhe të shkruar, dhe mungesën e aftësisë, profesionalizmit dhe informacionit të saktë e komentit argumentues, mundohen ta kompensojnë duke mbushur faqet e gazetave dhe emisionet televizive me lajme sensacionale e skena erotike, me killera e me hajdutë profesionistë, me aksidente tragjike e përplasje makinash, me vetëvrasje e me vënie zjarri në pyje e objekte, me zhveshje nudo të artistëve dhe skena përdhunuese të vajzave të mitura. Kështu të krijohet përshtypja sikur shoqëria jonë është bërë si bordello, sikur askush nuk punon, askush nuk studion e bën shkencë, askush nuk ka moral, askush nuk respekton shoqëri e farefis, askush nuk shkon në shkollë, askush nuk drejton shtetin, sikur të gjithë turren pas qejfit, apo të kryejnë vepra tragjike, kur në fakt fenomene të tilla edhe pse nuk mungojnë, nuk janë tipike dhe kjo nuk është Shqipëria jonë, se edhe në këtë vend ndodhin shumë gjëra të mira. Edhe nëse nuk është kështu, është detyra jonë ta inkurajojmë të mirën dhe të bukurën, moralin dhe punën, duke u bërë pengesë për të paimoralshmen. Sa gjëra të bukura, me informacione burimore jep gazetari Marin Mema në emisionin e tij. Mesazhi i tij është se nuk ekziston vetëm Shqipëria e korrupsionit, Shqipëria e drogës dhe e seksit, Shqipëria e papunësisë dhe e varfërisë, Shqipëria e divorcit dhe krizës familjare, Shqipëria e djemve që largohen nga vendi dhe e të rinjve që bëjnë qejf në shkolla, por se është edhe një Shqipëri ku punohet e prodhohet, se ka edhe një shumicë që jeton me dinjitet. Ata dhjetra fermerë që e kanë ngritur lumturinë e tyre familjare me punë të ndershme, me besim tek e ardhmja, ata mijëra familje që rrisin fëmijë të edukuar në saj të besimit reciprok bashkëshortor e harmonisë familjare, ata blegtorë që ka lezet shpirti t’u shohësh tufat e shëndetshme e tu provosh djathin e mishin e freskët, ata që bredhin pyjeve dhe maleve e grumbullojnë bimë medicinale, ata mjekë profesionistë që sfidojnë çdo ditë vdekjen, ata mësues që nderojnë shkollën e ata nxënës që nuk i ndahen dhjetës, ata humanistë që i shërbejnë me përkushtim jetës, siç ndodhi këto dy ditë me të riun durrsak që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë binjakë të një nëne të çakërdisur, janë kudo nëpër atdheun tonë të dashur, dhe presin të pasqyrohen në shtyp e media me modestinë madhështore. Kemi zanatçinj e artizanë të mrekullueshëm, që jo vetëm mbrojnë me konseguencë trashëgiminë tonë kulturore, por nxjerrin nga duart e tyre prodhime origjinale shqiptare që i ka zili bota, duke çuar kështu më tej traditën e të parëve tanë. Ne kemi plot shkrimtarë e artistë që bëjnë art të vërtetë, kemi punëtorë të palodhur që nuk i bëjnë buzë asnjë lloj pune, kemi një histori të mrekullueshme frymëzuese, kemi njerëz me shumicë që e duan vendin, familjen, shoqërinë shtetin, dhe përballë tyre janë pak fare pak, killerat, përdhunuesit, vjedhësit, dembelët, gënjeshtarët, divorcuesit, servilët. Do të ishin edhe shumë më pak sikur media dhe shtypi të ishin më realistë, më edukues, më gjithëpërfshirës më të kujdesshëm në informimin e publikut.

Nga Ramazan SHERJA