BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x

Opinion / Editorial

Lajtmotivi i kauzës së liderit historik

Lajtmotivi i kauzës së liderit historik

Si rrallë herë ,qëllon në një emision të shpalosësh karakterin e një politikani, duke zbuluar se ç’fshihet brenda unit të tij ,ushqimi shpirtëror i cili do të bëhet udhërrëfyesi i karrierës. Ishte një emision që të linte pafjalë teksa ndiqje liderin historik ,të gjunjëzuar përpara moderatorit, por edhe ,avokatit ,teologut, filozofit siç janë  mësuar ta thërrasin në emisionin "Zonë e lirë". Që lideri historik është i lexuar, rrëfejnë bashkëstudentë e tij, për romanet që s'i ndante nga dora, fal memories që s'e tradhtonte kurrë. Por s'di c' kishte  ndodhur me liderin e varur në studio ,teksa përtypte fjalët sikur të thyente arra.

Tek emisioni "Zona e lirë" ,lideri historik, po me ngjasonte me një nxënës korrespodencë, i ndjerë në vështirësi në përgjigjet e pyetjeve,  të sjella mbi antikitetin,filozofinë e Niçes dhe deri tek "Jul Cezari "i Shekspirit. Filozofi Niçe ishte bërë pjesë e tij me shprehjen:" Unë jam, ai qe s'jam , filozofi e cila motivon tjetërsimin e liderit historik ,në ato që thotë sot ,si zë besë nesër ...Moderatori se bashku me filozofin' teologun', avokatin ,se kishin menduar keq skenarin, se zbërthenin karakterin e politikanit ,por i ngatërruan pak hesapet më "Brutin "e Jul Cezarit ,në dy krahasimet e bëra ; Lideri historik, s'është "Jul Cezari "dhe lideri i opozitës, s'është "Bruti," shoku i ngushtë i perandorit, që i fut thikën mbas shpinë dhe, e vret ,së bashku me senatorët e tjerë ,.Ai ka një vendim, non grata  me ShBA. Përballjen ka me demokracinë .Emisionet televizive, ka muaj që  kanë ngritur një proces gjyqësor, që afron me "Procesin" e Kafkës, për nga absurditeti ,por që s'ka asgjë të përbashkët me "Jozev K "i cili jo vetëm është pa identitet, por  është thjesht, një arkëtar banke. Ndërsa lideri , është lider historik, siç janë munduar të etiketojnë nëpër mitingje. Ai është në gjendje të mbrohet, atje ku është vendi...Mediat, krijojnë atmosfera kafkjane ,të ngritura mbi hipoteza, amëndesi ,lodhen duke argumentuar dhe stërargumentar, ato që prodhon imagjinatë e tyre, duke dashur të bëjnë avokatin e djallit ,pa ditur për se, dhe për çfarë ,kur non grata ka shkruar të zezën, në të bardhë ...Lideri ,u zbërthye si në dritë të diellit për ushqimin shpirtëror, por edhe mëndesimin leninist mbi "revolucionin "strategjia për marrjen e pushtetit biles edhe,atij brenda partisë, "së do të dërgojë masën e njerëzve, si përmbaruese edhe pse të palicencuar" .Në vend që t'i vihet fre këtij revanshi, për të mos ngjallur anarkinë ,në emër të një asgjëje ,bëhen pyetje retorike ,pa anë e fund nga analistët ,në një proces të nisur nga Sh BA, ku i vetmi avokat mbrojtës është lideri ,të cilit i është cenuar integriteti i tij. Indirekt, me dashje ose jo ,mbas shpinë thika, po i ngulet popullit ,i cili në vend të ngrejë zërin për të zgjidhur problemet e tija, duhet të qajë hallet e kalorësit se i varen këmbët .Thënë shkurt; "Bruti" i emisionit "Zonë e lirë ,"s'është gjetje për liderin ,por për popullin e varfër, që i ngulën thika mbas shpinë ,i cili është vërtet personifikimi i "Jozef -K "-së ,që është i pafajshëm ,por jeton gjendje fajësie, ngase nuk i tregon me votë ,vendin njerëzve që e mbajnë varur, përmes ca proceseve absurde,të ngritura nëpër emisione televizive që vetëm çorodisin opinionin e gjerë dhe jo t'u bien në kokë gjërave, të cilat janë vërtet në interes të vendit ,kombit ,popullit ,sistemit që është tronditur nga korrupsion ,duke i marrë frymën. Hardallosjen liderit historik s'ia sjellin vetëm, bota e errët e personazheve, ku është zhytur,por edhe udhëheqësi shpirtëror

 Që babai shpirtëror, e ka udhëhequr në këto 30vjet," Liderin historik" , flet vetë historia ,por që të kalojë edhe atë, duke mos përfillur ,as gjyqet, as diktatori, nuk e ka bërë .Së paku, ai kundërshtarët e vet, i dënonte me gjyqe ,të montuar ose jo ,trokitej në dyert e saj. Lideri historik ,në emër të popullit gjakos, bijtë e tij, duke kthyer selinë e partisë në një "Bastijë," përmes "Kalit të Trojës" .Nuk di në se selia e PD, është një "Bastije" apo "Kalë Troje" .Që është i nxitur nga "Revolucion Francës," kjo vetëkuptohet ,nga se s'ndan nga goja revolucionin ,por që" Luigji i 14",s'mbetet mbrapa në marrjen e "Bastijes" për ta kthyer, në një burg ,për  kundërshtarët e tij politike, u pa më 8 Janar, ku qejfmbetësit apo disa akilej të zemëruar tentuan, të kthejnë shtëpinë e vet, në një kala vëllavrasëse ,ashtu si ndodhte në mesjetë, duke mbjellë kufoma nëpër bedena ....Fali, o zot, akilejte e zemëruar dhe liderin historik, të cilët lufta për pushtet, i ka errësuar sytë ,humbur logjikën dhe po kthehen, në vëllavrasëse si, Kaini me Abelin. Për liderin historik selia e PD ishte  një" Bastije" dhe një "Kalë Troje", për ta marrë nga brenda pushtetin ,si një mundësi shpëtimi nga non grata .Nuk di ç’emër mund t'i vesh kësaj !?Çdo gjë mund ta quash, që nga kryqëzatat dhe deri tek guerrilasit,por erë demokracie nuk bie gjëkundi. Më 92-shin,në një takim në Elbasan, me sekretarin e PSD Holandeze, (shtatë breza diplomatësh ,shëtitur me 86 shtete të botës, njohës i filozofive nga më të ndryshmet,dhe teorisë së Marksit në themeli ,) kishte dy javë në Shqipëri ,por s'po kuptonte se si ishte aplikuar socializmi ynë. Shfaqej shumë i habitur, atëherë për socializmin tonë. Po sot, i nderuar mik, që demokracia shqiptare zhvillohet në sytë e gjithë botës ,një e tillë në rruzullin tokësor, a ekziston valle!? Flasim për vend demokratik. Është e dhimbshme ta mendosh, se si lejohet nga diplomacia botërore ,eksperimente të tilla në kurriz të popullit! Flitet ,se nuk ndërhyhet në punët e brendshme .Cilat punë të brendshme mbrohen,veçse ato të korrupsionit të politikanëve!? Vetëm sovranitetin e tyre ruani, se popullit i ka vajtur shpirti në majë të hundës, nga grykësia e lidermëdhenjve ,tanë të paskrupull. Ca me keq akoma, kur shtëllunga e mediave ,ngrysen e gdhihen,duke tjerrë  bëmat e liderit historik ,a thua se taksat tona ,kanë mbyllur te gjitha vrimat e halleve të popullit dhe tani ka mbetur vetëm qoka e non gratës ,zgjidhja e ca qejfmbetjeve për pushtet, apo akilejtë e zemëruar të shfryjnë mllefet e tyre, duke dashur te kthejnë vendin në një betejë lufte,për të plotësuar teket e një grusht njerëzve, të mbytur në korrupsion. Njerëz, mos u bëni mish për top, të politikanëve që e kanë katandisur vendin, si kokoshin një thelë. Merrni fatet  tuaj në dorë, boll i besuat dogmave të lirisë, kur ju kanë grabitur gjithçka. Lideri historik, po kalon përtej babait të tij shpirtëror, edhe pse nga mëngjesi në darkë ciret për antikomunizmit .Në qarkoren në vitet 90 zë babai shpirtëror ndau  neper organizatat e partisë: Është koha të shpërndaheni. Të krijoni nga një parti dhe të shani me ç'të mundni komunizmin.....Lajtmotiv qe ka shoqëruar dhe shoqëron kauzën e liderit historik....