BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Lakuriqët e natës i çjerrin faqen imperializmit... në mes të ditës!

Lakuriqët e natës i çjerrin faqen imperializmit... në mes

-(Kur gjëmimet e topave shurdhojnë dhe vetë priftin)-

Nga të katër anët e globit tashmë janë të shqetësuar jo vetëm liderët e fuqive të mëdha, por dhe shkencëtarë, në fushën e biologjisë, mjekë, doktorë – profesorë, politologë e sociologë madje dhe arixhofkat që shtinë fall te rrapet e hekurudhës së Fierit e që nën zë mbasi “parashikojnë” një mijë e një të mira e përmbyllin parashikimin duke mërmëritur: “Qyqja më duket se së afërmi do hajë njeriu njerinë”! Duket sikur i gjithë rruzulli është mbështjellë me shaminë e zezë të ankthit të virusit të koronës, duke harruar se ky fenomen është një nga qindra elementët dhe plagët e pashërueshme, madje bashkudhëtare e natyrës së kapitalizmit dhe fazës së tij më të lartë imperializmit. Në luftën e madhe të konkurrencës, mbasi ai siguroi fitoren e përkohshme ndaj socializmit, imperializmi iu rikthye, apo më saktë si rezultat i zhvillimit të tij dhe arritjes në pikën më kulmore të zhvillimit, siguroi një prodhim të të mirave materiale në sasi dhe cilësi të tillë, që domosdoshmërisht kërkon shpërndarje. Në fund të fundit, asnjë mall nuk quhet e të etiketohet “mall” vetëm kur prodhohet, por i tillë i konsiderohet kur qarkullon, shitet, blihet dhe konsumohet. Sot për sot, në shoqërinë e polarizuar ku vendet e vogla kapitaliste janë grumbulluar si elektronet rreth bërthamës së imperializmit, kur konkurrenca e thjeshtë e lirë, është zëvendësaur me konkurrencë superfuqish, çështja e eksportit të kapitalit “mall- para” ka marrë formë nga më të ashprat nga ku pikërisht këto superfuqi, si USA, BE, Rusia, Kina, por dhe vende të tjera të zhvilluara si psh Japonia, Anglia, Kanadaja etj. e kanë domosdoshmëri jetike shtrirjen e zonave të influencës. Por globi tokësor është ai që është, qëkurse lindi për herë të parë shoqëria njerëzore dhe marrëdhëniet e saj në prodhim. Në këtë sipërfaqe janë zhvilluar të gjitha paradat e sistemeve shoqërore, në këtë sipërfaqe janë zhvilluar luftrat e përhershme dhe janë vendosur paqet e përkohshme që nga rendi skllavopronar deri te fitorja e përkohshme e socializmit, që dhe ky u sabotua nga tradhtia brenda radhëve të veta, duke i siguruar kështu botës kapitaliste dhe asaj imperialiste fitoren më të madhe politike të tij që mbas Luftës së Dytë Botërore. Por sado të lulëzojë imperializmi e gjithë forca dhe potenca e vet ekonomike, bazohet mbi shfrytëzimin e brendshëm të popujve të tyre, por dhe të jashtëm, të atyre popujve ku ata eksportojnë kapitalin e tyre. Tashmë zonat e influencës së këtyre superfuqive dihen, por ajo që nuk dihet është se, kur kontradiktat ndërimperialiste dhe kacafytja e këtyre ujqërve me njëri-tjetrin, ku dhe kundër kujt do të zhvillohen, cilët do kenë aleatë dhe kundërshtarë të përhershëm apo të përkohshëm?! Si do të zhvillohen këto luftëra midis tyre dhe nëse do zhvillohen ç’qëndrim do të mbajnë popujt?! Do ta lejojnë dorën imperialiste për një gjakderdhje të katërt botërore? Them të katërt sepse aktualisht ne përjetojmë epokën e Luftës së Tretë Botërore të një lloji të veçantë, e cila filloi direkt mbas Traktatit të Paqes në Paris në vitin 1946. Kështu që luftrat në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, në Amerikën e Jugut dhe para dy dekadave në Europë (ish-Jugosllavi) etj, në sasinë dhe arsenalin e armatimit të përdorur, forcave pjesëmarrëse, dëmet e shkaktuara etj. gati janë të përafërt po me ato të Luftës së Dytë Botërore. Në këto kushte bota imperialiste dhe superfuqitë, po përgatiten për një luftë të re, të sofistikuar, e cila si bazë nuk do ketë teoritë e shkatërrimit demografik të ekonomistit demograf, Thomas Maltus të para dy shekujve ( në teoritë e tij reaksionare “vërtetohej shkencërisht” se luftrat janë domosdoshmëri për të vendosur ekuilibrin midis rritjes në progresion gjeometrik të popullatës së globit, krahasuar ajo me rritjen aritmetike të të mirave materiale dhe ekonomike). Kështu që të gjitha superfuqitë pa as më të voglin përjashtim, për të siguruar paprekshmërinë jo vetëm të zonave të tyre të influencës, por dhe për të zgjeruar ato hartojnë dhe miratojnë plane të buxheteve të tyre ushtarake me shifra marramendëse. Bota sot duke investuar për luftën harxhon 2 trilionë dollarë. Pa dyshim kështu psh për vitin 2020 citadela botërore e imperializmit, USA udhëheq listën jo vetëm me 800 bazat e saj nëpër botë kundër plantit, por dhe me një shifër prej 750 miliardë dollarë. Ky buxhet është 2,2 herë më i madh se sa shpenzimet ushtarake që ka bërë Kina, e cila ndodhet në vend të dytë të listës. Në vendin e tretë qëndron Rusia dhe në të katërtin Europa. Por arsenali i tyre ushtarak nuk përmbledh vetëm sinë numerike të trupave dhe bazave ushtarake të instaluara në gjithë globin, sikurse janë instaluar në Japoni, Korenë e Jugut, Itali, Gjermani etj., por dhe studimet në fushën atomike dhe përdorimin kimik të armëve me efekte paralizuese, infektuese e deri në asgjësimin fizik të njerëzimit, teksa për shërbimin sanitar për vitin 2020, po kjo “Amerikë e demokracisë” ka caktuar një buxhet prej 257 milionë dollarë (sa pasuria e 10 politikanëve më të pasur shqiptarë, përjashtuar këtu dinastinë Berisha, baronët Meta e Kryemadhi, mandarinët Mediu e Zaganjori, Gjini e Fullani. Pse jo dhe Lulushi me Ramën dhe në fund unë me Xaken që mbyllim listën me nga 250 eu në bankë e që jemi nga më të varfrit).

Doemos që imperializmit, nuk i intereson shëndeti i globit, por shëndeti i ekonomisë së tyre dhe për këtë gjë ata eksperimentojnë jo vetëm armët konvencionale dhe atomike, por edhe ato kimike, si për shkatërrimin e bujqësisë në fushën e agrikulturës së kundërshtarit, për ta gjunjëzuar atë dhe kërcënuar me anë të urisë, por dhe armët bakteriologjike kundër njerëzimit. Bota sot e stepur dëgjon akuzat e ndërsjellta të USA kundër Kinës, por dhe Kinës kundër USA, madje kërkojnë dhe hetime ndërkombëtare. Po kush i prodhon këto armë, mos vallë popujt?! Popujt jo aspak- popujt duan paqen dhe jo luftën. Eksperimentimi i parë anti- njerëzor i shfarosjes masive u bë nga Amerika kundër Japonisë në vitin 1945, po pse? Të ishte kjo hakmarrje kundër “Pearl Harborit”, apo mos vallë Amerika donte që me këtë akt barabar kundër njerëzimit që pati pasojë gati 150 mijë viktima, të deklaronte se tashmë vendin e Gjermanisë hitleriane do ta kishte ajo vetë, për të qenë sundimtare e padiskutueshme e botës? Të jenë vallë lakuriqët e natës që hanë kinezët apo gjarpërinjtë që i preferojnë aq shumë, si shkaktarët realë të Covid-19 apo mos vallë pa dashje me këtë përrallën e lakuriqëve të natës ju çor maska e imperializmit në mes të ditës? Të jetë vallë se ky virus u lëshua për të parë rezultatet konkrete dhe efektet mbi njerëzimin? Ja supozojmë se dolën djajtë nga shishja e “Whuanit”. Po kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e dinte këtë gjë pse nuk e mbylli? Të jetë vetëm “Whuani” si qendër eksperimentale, apo ka të tilla sa të duash në botë? Deklarohen shifra se ky virus na paska infektuar gati më shumë se 17 milionë njerëz dhe gati 700 mijë kanë vdekur, në një kohë që ekspertë në fushën e bakteriologjisë deklarojnë se fuqitë imperialiste kanë të depozituara nëpër magazina sekrete armët e tyre kimike me viruse të një shkalle shumë më të lartë rrezikshmërie për vdekjen e njeriut dhe gjësë së gjallë, madje ky virus deklarojnë ata, renditet i shkallës së katërt për nga rrezikshmëria që paraqet. Teoritë gjasme “të komplotit” nuk mund ta fshehin dot të vërtetën e dukshme, se që nga Lufta e Parë Botërore e këtej, pra për gati 100 vjet; më shumë se 25 shtete në botë janë marrë me eksperimentimin, prodhimin dhe shitjen e këtyre armëve bakteriologjike që përmbajnë viruese të rrezikshme. Po kush do i ndalojë ato vende? Madje fuqi të tilla si Amerika, Rusia, Kina dhe shumë shtete të Europës, Azisë etj. e kanë firmosur aktin e vitit 1975, (Konventa e Armëve Biologjike të BËC ), si një marrëveshje ndërkombëtare që e bën të jashtëligjshëm çdo armë të këtij lloji e që u nënshkrua nga 182 vende të botës. Ç’kërkojnë më tepër USA, Rusia, Kina, dhe BE-ja? Ata vetë i prodhojnë këto armë dhe janë vet shkaktarët e tragjedisë botërore. Le të shkatërrojnë armët e tyre kimike atomike dhe bakteorologjike që globi të jetë i shëndoshë. Por këtë gjë ata nuk e bëjnë dhe kurrë s’kanë për ta bërë, sepse vetë kapitalizmi dhe imperializmi janë vetë fatkeqësia globale e maskuar si “demokraci”, demokraci kjo, që në çdo qelizë të saj pikon gjak nga gjaku i popujve të botës. Kush nuk e kupton dhe shpreson në dashamirësinë e tyre për paqe është një naiv që i pari do të binte viktimë e tij duke e mallkuar shumë rëndë, por do isht tejet vonë për të. Kush e kupton dhe hesht para tragjedive që përgatisin superfuqitë kundër popujve, është një frikacak i cili para dyerve të kishës duke parë pëllumbat në fluturim, lutet për paqe, teksa gjëmimet e topave shurdhojnë dhe vetë priftin.