Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lali Eri, çfarë po e bën taksën e shkollës?

Postuar: 10/08/2018 - 07:18

 Po afrojnë zgjedhjet, ndaj lali Eri po lodhet shumë në çdo televizion kombëtar, apo privat të na mbushë mendjen se është duke punuar. Duke punuar, apo duke na mashtruar, kjo mbetet në të vërtetë ta shohim. Edhe pse rreket të na mbushë mendjen se me të, ne shqiptarët mund të qajmë edhe qiejt. Paçka se thotë se ka mbjellë 120 mijë pemë, e gjithë Tirana është zhveshur sa rrallëkund sheh ndonjë pemë, apo lule të mbjellë. Ndërsa me shumicë kemi gradaçiela 20 apo 30 katëshe, me të cilat lali Eri na krenohet çdo orë të ditës.

Lali Eri, pasi na ka rritur çmimin e urbanit, ka detyruar drejtuesit e autobusëve që të rrisin nivelin e ndotjes brenda mjeteve të tyre, po edhe nivelin e ngrohjes. Veçanërisht këto ditë të nxehta të gushtit. Pse nuk lëshoni freskueset,- pyesim shoferët. E kemi urdhër nga lali Eri. Po të na shohë se kemi lëshuar freskueset, na gjobit,- përgjigjen shoferët. Këto ditë, na ka kujtuar ne tiranasve të vjetër sistemin e kaluar kur thirreshim në zbor dhe udhëtonim ngjitur me njëri tjetrin nëpër autobusët e vjetër.

Na ka rritur edhe çmimin e ujit të pijshëm, po atë rrallë e shohim me sy. Sepse e blejmë te biznesi privat, që çdo ditë na këndon te veshi: Hajde ujë Dajti, ujë Dajti. Ndërsa ngremë botet me ujë, na duket sikur e shohim lali Erin që na nxjerr gjuhën e na tall me çfarë po na bën e po na mashtron.

Kaq mashtrime nuk janë gjë. Bile ne shqiptarët jemi mësuar edhe me shumë më tepër mashtrime. Ja, tani si po mashtrohemi me PPP-të. Rilindasit na i kanë mbjellë në çdo vatër shqiptare. I mbolli Edi si fillim. Po edhe lali Erit i erdhi inat. I erdhi inat pse nuk i kishte shkuar ndërmend më parë. Se ai me peshën e taksave ua ka ulur shpinën tiranasve. Të vjetër e të rinj. Sa ka prej tyre të rinjve që i kanë shitur shtëpitë dhe janë rikthyer në banesat e vjetra rrëzë malit, që i kishin lënë pak vite më parë. Ndodhi kështu se lali Eri ua kërrusi shpinën dhe i detyroi të largoheshin me vrap. Ndërsa tiranasit e vjetër nuk kanë ku të shkojnë, ndaj i janë nënshtruar më lehtë lali Erit. Aq sa nuk bëjnë zë as për taksën më të çuditshme, atë të shkollës. Kudo nëpër këtë botë, ndërtesat shkollore i ndërton shteti. Vetëm këtu në Tiranë, lali Eri ua ka imponuar tiranasve ta ndërtojnë godinën shkollore me taksat që ua merr nga xhepi. Bile ua ka bërë të ditur se brenda pak viteve do të ndërtojë 17 godina shkollore. Dhe këto do t’i ndërtojë me taksën e shkollës, që duhet ta paguajnë pa bërë fjalë tiranasit.

Tiranasit kanë në bashki edhe përfaqësuesit e tyre që i quajnë këshilltarë. Po ata hyjnë në bashki dhe e hanë bukën bashkë me turpin që në mëngjes. As nuk duan t’ia dinë për hallet e tiranasve, të cilët lali Eri i plaçkit pa pyetur ndokënd. Lali Eri nuk mbetet i kënaqur, edhe pse na i fut duart në xhepa si t’ia dojë qejfi. Sepse askush nuk e kundërshton. Të gjithë i jemi nënshtruar. Me të në krye, ne tiranasit ç’nuk kemi parë me sy e ç’nuk kemi ndjerë me zemër. Kemi parë lloj-lloj taksash e kemi heshtur. Duket se do të heshtim edhe për taksën e ndërtimit të 17 shkollave që prej dy vjetësh na e plaçkit nga xhepi. Po sot kemi dëgjuar edhe diçka tjetër shumë herë më të çuditshme. Lali Eri do t’i japë shkollat për t’i ndërtuar me PPP. Pra, do t’ua japë të afërmve të tij me PPP dhe do t’ua paguajë shumëfish përmes nesh, taksapaguesve.

 Problemi është se pse ndërtimi i shkollave duhet dhënë me PPP, kur ne tiranasit po paguajmë taksën e shkollës? Gjatë 3 viteve janë mbledhur aq shumë miliona para, sa për të ndërtuar disa shkolla. Pse lali Eri nuk na tregon çfarë është bërë me taksën e arsimit? Ç’dreqin do të thotë ndërtim shkollash me PPP, kur ne paguajmë çdo muaj para në arkën e lali Erit?

 More, cfarë po bëhet në këtë Shqipërinë tonë? Nga çdo anë po plaçkitemi pa asnjë mëshirë dhe ne shqiptarët po mbetemi më të varfërit në këtë kontinentin plak. Çudia është edhe heshtja e jonë. Të gjithë e dimë se po plaçkitemi dhe heshtim. Sikur kënaqemi pse na plaçkisin lloj-lloj monstrash që i kemi vënë të na drejtojnë. Dhe të na plaçkisin, padyshim. Derisa ne u jemi nënshtruar tamam si skllevërit e kohës së lashtë. Lali Eri! Na trego se çfarë po bën me taksën e shkollës? Nëse je duke ndërtuar shkolla, pse të paguajmë edhe për PPP?

Nga Ermion DULLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 07:41

Zakonisht ndryshimet e thella dhe mendimi ndryshe vijnë nga qendrat e mëdha, metropolet. Dhe kjo nuk është pa arsye.

Postuar: 21/10/2018 - 07:39

Para ca ditësh u paraqit në prokurori lideri i opozitës, Lulzim Basha për të dhënë sqarime rreth

Postuar: 21/10/2018 - 07:37

Njeriu kaq shumë i përfolur mediatikisht për korrupsion dhe pasurim si gjyqtar i lartë, ju ka dhë

Postuar: 20/10/2018 - 20:05

Më në fund pas merkatos të futbollistëve, merkatos së peshkut dhe merkatos së plehrave hyri në lo

Postuar: 20/10/2018 - 07:27

Lajmi i mirë

Postuar: 20/10/2018 - 07:26

Në jetën tonë të përditshme jetojnë në një simbiozë perfekte bixhozi real, kumari i kazinove dhe

Postuar: 20/10/2018 - 07:24

Dorëheqja e papritur e ministrit të Jashtëm grek Kotzias dhe deklarimi i atypëratyshëm i kryemini