BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Lamtumirë Kristaq Traja! Konstitucionalist i paçmueshëm, i bekuar me një inteligjencë që sfidonte të zakonshmen

Lamtumirë Kristaq Traja! Konstitucionalist i paçmueshëm, i

Po shpresoja që të ishte thjesht një shaka e hidhur. Realiteti qenka ndryshe. Trishtim. Më kujtohet ajo ditë shtatori e vitit 2003 kur zbrita nga treni në Gare de Strasbourg, mes emocionesh dhe grimcash kaotike ankthi për jetën e re që më priste me fillimin e studimeve për drejtësi në Universitetin Robert Schumann. Atëherë nuk e dija ende se në gjithë këtë vorbull ndjesish dhe përjetimesh nuk do të isha vetëm. Nuk e dija ende se ti, së bashku me Valin e dashur, do të ktheheshit për mua në pikë referimi, në familjen time të dytë, në një mbështetje të pakushtëzuar, në një shkëmb, në një strehë.

Vitet e para në Strasburg kanë qenë ndoshta më të bukurit e jetës sime. Do të doja të të kujtoja gjithmonë mes bisedave të pafundme, ku ushqeje dhjetëra njerëz me dashurinë tënde për artin, letërsinë, verën e mirë, gjuhën ruse dhe adhurimin për jetën. Do të doja të ta përsërisja se sa e mrekulluar isha nga përkthimi i kulluar i poezive të Aleksandër Bllokut, që ende më trazojnë edhe pas gati 15 vitesh, se sa ëmbël tingëllonin këngët e albumit “Rechnoy tramvaychik” të Alla Pugaçova, se si shijonin gatimet e shkëlqyera të Valit, që kishte aftësinë të shndërronte në festë edhe drekën më të zakonshme, dhe se si ato orët e gjata të kaluara pranë jush mua më ngjanin si sekonda që lutesha të mos u vinte kurrë fundi. Më kujtohet kur me drojë të dërgova me e-mail përmbledhjen e gjithë poezive të mia të shkruara në frëngjisht, dhe çfarë lumturie më pushtoi kur më the se kisha nxjerrë në dritë një kryevepër, ndërsa i riktheheshe disa herë vargjeve që të kishin prekur në mënyrë të veçantë.

Kujtoj takimin tonë të fundit të rastësishëm në Tiranën e zhurmshme, ku të kërkova një kopje të “Timon of Athens” që sapo e kishe përkthyer mjeshtërisht në shqipen tënde të kristaltë, dhe se si brenda pak minutave ai libër u gjend aq lehtësisht në dorën time, me një dedikim që do të mbetët tashmë edhe më i vyer për mua. Kështu të kujtoj.

Të gjithë ata që të njohën e të vlerësuan e dinë se sa i ke dhënë këtij vendi, profesionist i shkëlqyer i ligjit, konstitucionalist i paçmueshëm, gjyqtar kalibri, i bekuar me një inteligjencë e mençuri që sfidonte të zakonshmen. Unë kam pasur fatin të njoh dhe dimensionin tënd human e shpirtin tënd fisnik, ndaj më trishton edhe më shumë kjo humbje. Do të doja të ta thosha se ke qenë dhe do të mbetesh për mua frymëzim, mësues, mentor dhe deri në fund të ditëve të mia do të të jem mirënjohëse për gjithë ç’ke bërë për mua ndoshta edhe pa e ditur.

Lamtumirë Kristaq Traja!